Gazeta Pogradeci

Gazeta Pogradeci Gazeta Pogradeci, media më e vlerësuar në qytet për vëmendjen që u jep pogradecarëve me kontribut!
(1)

10/06/2026

SUKSESE Lorenc Marko

Në Pogradec rikthehet shija e ushqimit "pe vërteti" siç thotë Lenci. Shija e Taverna Ndona
Këtë herë me projekt të ri, një restorant dhe bujtinë së bashku!
Këtë herë me një lokacioni të ri, shumë pranë Bashiksë dhe Hotel Enkelanës
Pa harruar, vera🍷më e mirë e prodhuar në Pogradec

ISI MANELLARI, KRENARI DHE MOTIVIM I TALENTEVE TË REJA POGRADECAREMesfushori me tipare sulmuese që po shkëlqen në futbol...
27/05/2026

ISI MANELLARI, KRENARI DHE MOTIVIM I TALENTEVE TË REJA POGRADECARE

Mesfushori me tipare sulmuese që po shkëlqen në futbollin shqiptar.
Një talent i dalë nga Pogradeci, që sot mbron ngjyrat e Elbasanit dhe po jep paraqitje të shkëlqyera me ekipin që lufton për titullin kampion në Superiore.

Me punë, përkushtim dhe karakter, Isi po tregon se talenti pogradecar di të ngjitet lart dhe të bëjë krenarë jo vetëm familjen dhe ekipin, por gjithë qytetin e Pogradecit.

Sukseset dhe rruga e tij janë frymëzim për të rinjtë që ëndërrojnë futbollin dhe besojnë te puna e ndershme për të arritur majat.

Vazhdo kështu kampion! Pogradeci krenohet me ty!
(foto e shkrepur pas fitores së Elbasanit përballë Dinamos)

Motorri i xhaxhi Gjergjit🙏🏻
19/05/2026

Motorri i xhaxhi Gjergjit🙏🏻

NDOSHTA KA ARDHUR KOHA...U fol për organizim, për strukturë, për objektiva afatgjata. Por futbolli nuk mbahet vetëm me f...
17/05/2026

NDOSHTA KA ARDHUR KOHA...

U fol për organizim, për strukturë, për objektiva afatgjata. Por futbolli nuk mbahet vetëm me fjalë, as me premtime vere. Futbolli mbahet me vazhdimësi, me zemër dhe me njerëz që djersijnë për fanellën.
Dhe sot pyetja që bën çdo tifoz është e thjeshtë: ku humbi rruga?
Sepse skuadra kishte mbështetje. Kishte tifozë. Kishte kushte më shumë se shumë ekipe të tjera. Kishte edhe emra. Por në fushë dukej sikur mungonte gjëja më e rëndësishme: shpirti. Nuk mund të thuash se ke sulmin më të mirë të kategorisë dhe të mos bësh një gjuajtje në port në ndeshjet vendimtare. Nuk mund të flasësh për ngjitje dhe skuadra të duket pa gjak, pa reagim, pa zemërim sportiv.
Tifozi pogradecar nuk kërkon mrekulli. Nuk kërkon “Champions League”. Ai kërkon të shohë lojtarë që derdhin djersë për atë fanellë blu e bardhë. Kërkon djem të qytetit që e ndjejnë rëndësinë e stemës. Sepse vendaliut i dhemb humbja ndryshe. Atij i dhemb në kafe, në xhiro, në familje. Nuk e sheh si rrogë mujore, por si nder.
Prandaj zemërimi i tifozëve nuk është thjesht për humbjen. Është për ndjesinë se skuadra u mbush me mercenarë, ndërsa talentet pogradecare mbetën jashtë. Është për bindjen se u investua gabim. Se u mendua më shumë për emra dhe pazare sesa për identitetin e ekipit.
Dhe po, përgjegjësia nuk është vetëm e lojtarëve. Në futboll përgjegjësia fillon nga pankina dhe mbaron te zyrat. Kur një projekt dështon dy vite radhazi, nuk mund të fshihesh pas justifikimeve. Duhet reflektim. Duhet analizë. Duhet guxim për të pranuar gabimet.
Sepse kjo “nëndetëse”, siç e quajnë tifozët, nuk u fundos nga mungesa e oksigjenit. U fundos nga drejtimi i gabuar.
Ndoshta ka ardhur koha që Pogradeci të kthehet te rrënjët. Të ndërtojë me njerëz që e njohin qytetin, që e ndjejnë fanellën dhe që nuk e shohin klubin si stacion kalimtar. Të investohet te akademia, te djemtë e zonës, te trajnerët që kanë lidhje emocionale me klubin.
Sepse futbolli në Pogradec nuk kërkon aktorë. Kërkon djem që luajnë për qytetin.
Dhe tifozët e kërkojnë qartë: më mirë një ekip që lufton me zemër në Kategorinë e Parë, sesa një skuadër pa shpirt që premton Superiore dhe nuk gjen dot portën.
Gazeta Pogradeci

"DIGJET" ËNDRRA E SUPERLIGËSFoto që shpjegon një sezon të përfolur, ngjarjesh dhe kulisash të cekëta brenda zyrtarëve të...
16/05/2026

"DIGJET" ËNDRRA E SUPERLIGËS
Foto që shpjegon një sezon të përfolur, ngjarjesh dhe kulisash të cekëta brenda zyrtarëve të ekipit për të shfaqur kush e kush lëpin më mirë shefin.

Humbën paratë, superliga, reputacioni, talentet pogradecare dhe më e pafalshmja tifozerinë.

Sezoni nisi me kopetentin e përfundoi me shokun kopi!
Federata Shqiptare e Futbollit

AVOKATI I POPULLIT ENDRIT SHABANI ZGJEDH POGRADECIN PËR AKTIVITETIN E DITËS SË FAMILJESVlerëson punën e zyrës Rajonale p...
15/05/2026

AVOKATI I POPULLIT ENDRIT SHABANI ZGJEDH POGRADECIN PËR AKTIVITETIN E DITËS SË FAMILJES

Vlerëson punën e zyrës Rajonale për ndihmën ndaj problematikave të qytetarëve.

Avokati i Popullit Endrit Shabani zgjodhi Pogradecin, si një nga institucionet me vlerësimin maksimal në përkushtimin ndaj problematikave të qytetarëve, për të mbajtur aktivitetin në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes.

Me qytetarët, për të dëgjuar zërin e tyre dhe për të adresuar problematikat theksoi Shabani në krah të Burbuqe Ngraçanj, përfaqësueses së Zyrës Rajonale të Avokatit të Popullit për Pogradecin dhe Qarkun Korçë.

Shabani e hapi fjalimin duke kujtuar se Pogradeci ka humbur afërsisht një të katërtën e popullsisë në 13 vitet e fundit, një sfidë demografike që kërkon vëmendje të veçantë nga politikat publike.

Avokati i Popullit ngriti gjithashtu çështjen e formulës së financimit të bashkive, e cila lidhet me numrin e banorëve.

Sipas tij, kjo formulë duhet rishikuar paralelisht me reformën territoriale, që bashkitë me popullsi në rënie të mos lihen pa burimet që u nevojiten për shërbime publike cilësore.

Shabani solli në vëmendje se Avokati i Popullit është i vetmi institucion në Shqipëri që ka llogaritur minimumin jetik, dhe theksoi se mbështetja për familjet nuk matet vetëm në para, por edhe me shërbime publike falas.

Nga ana e tij Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, propozoi rishikimin e skemës së ndihmës ekonomike drejt një modeli të ri që integron pagë minimale për ata që janë vërtet në nevojë, e gërshetuar me punë publike nga përfituesit.

Në përfundim Avokati i Popullit njoftoi se do të paraqesë në Kuvend një opinion të posaçëm për dimensionin e të drejtave të njeriut në reformën territoriale, një dimension që sot mungon në debatin publik.

NDRIÇUESI I MËNDJES SË ZONËS SË MOKRËSSPIRO GJOKMËMA, mësusi i fshatitI qetë, i përpiktë dhe i ndërgjegjshëm deri në ash...
09/05/2026

NDRIÇUESI I MËNDJES SË ZONËS SË MOKRËS
SPIRO GJOKMËMA, mësusi i fshatit

I qetë, i përpiktë dhe i ndërgjegjshëm deri në asht

Spiro Gjokmëma i përket brezit të mësuesve të shkëlqyer që mbajtën peshën e arsimit në fshat, njerëzve të ndershëm e fisnikë që lanë gjurmë të pashlyeshme kudo jetuan e punuan.

Ata e konsideronin arsimin dhe edukimin e fëmijëve jo thjesht profesion, po shumë më tepër se aq, mision të shenjtë. Ai dhe brezi i tij janë thesar që duhet çmuar si shembull i përkryer për gjeneratat e reja të mësuesve.

U lind më 18 dhjetor 1944 në fshatin Pleshisht të Mokrës Sipër në familje patriotike të ndershme fshatare. Fëmijërinë e kaloi në vendlindje me bashkëmoshatarët dhe familjarët e vet. Pas mbarimit të shkollës fillore, vazhdoi shkollën 7-vjeçare dhe më pas të mesmen me rezultate të mira. Filloi studimet e larta në vitin 1972 dhe i përfundoi në vitin 1978 në degën e gjuhë letërsisë me korrespodencë në fakultetin e mësuesisë të Institutit Pedagogjik të Korçës i cili në atë kohë ishte në vartësi të Instituti homolog të Elbasanit.

Prej vitit 1971 deri në vitin 1975 gjatë periudhës së kryerjes së studimeve të larta me korrespodencë jep mësim në shkollën 8-vjeçare të fshatit Llëngë. Prej vitit 1976 deri në vitin 2005 ka shërbyer mësues i lëndës së gjuhës shqipe dhe leximit në shkollën 8 vjeçare "Çeta e Mokrës" së fshatit të tij, Pleshisht. Të punoje në vendlindje ishte kënaqësi më vete, por sigurisht edhe përgjegjësi e madhe, të cilën ai e realizoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Që në fillim u përpoq të krijojë profil të vetin, duke punuar me përkushtim, me synimin që nxënësit të fitonin njohuri të plota në lëndët e gjuhë-letërsisë.

"Nëse të binte rruga, apo ta donte puna të vije në shkollën mokrare ku jepte mësim Pirua, ta kishte ënda të vizitoje klasën e tij të pajisur me të gjitha mjetet didaktike për mësim, ta dëgjoje tek shpjegonte me pasion dhe autoritetin karakteristik, të vëzhgoje nxënësit që ndiqnin të përqendruar mësuesin e e tyre të rreptë," - përshkruan portretin e tij ish shefi i arsimit të rrethit, Istref Haxhillari.

Përpjekjet sollën rezultate mjaft të mira, ndaj pas vitesh të gjata e të suksesshme si mësues, në periudhën 1995-2005 น emërua drejtor i shkollës 8 vjeçare të Pleshishtit. Në vartësi të kësaj shkolle atëherë kaluan shkollat 8 vjeçare të fshatit Selcë Sipër e Hoshteçë. Përveç këtyre vijonin studimet e ciklit tetëvjeçar nxënës nga fshatrat Zëmçë dhe lagjes Qosolla të fshatit Trebinjë. Megjithëse shkollë me gjeografi të gjerë dhe numër të madh nxënësish, Pirua manifestoi profesionalizëm dhe nivel të admirueshëm drejtimi e komunikimi. Në drejtimin e shkollës spikati korrektësia, përkushtimi, vullneti, pasioni, fryma mobilizuese e kolektivit pedagogjik, planifikimi e organizimi i detajuar. Ndërtoi marrëdhënie reciproke me kolegët, eprorët, komunitetin e nxënësve dhe atë të fshatarëve që e respektonin në mënyrë të veçantë birin e tyre punëtor.

Saktësia dhe mendimi i urtë, ishin disa nga cilësitë kryesore të tij. Përkushtimi, sjellja korrekte, respektimi i misionit të shenjtë të mësuesit kanë qenë çelësi i punës së tij. Nëse nuk e meritoje notën, kurrë nuk lëshonte pe, korrupsionin nuk e njihte.

Me qetësinë dhe urtësinë karakteristike, përpiqej të ishte korrekt dhe skrupulos në jetën familjare e shoqërore. Me bashkëshorten, nënën e fëmijëve, lindën dhe edukuan 3 djem e një vajzë, të cilët i ushqyen me dashurinë për shkollën, punën, njerëzit dhe sot ecin në rrugën e nderit e pasionit si babai i tyre.

Spiro Gjokmëma ndërroi jetë në vitin 2005, duke lënë pas kujtimin e mësuesit të pasionuar e studios, babit të përkushtuar për mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve të vet, mikut të mirë të gjithkujt që e njohu. Ai mbetet një simbol i mësuesit punëtor dhe të ndërgjegjshëm deri në asht.

Marrë nga Botimi "MISIONARËT" /Autorë Isterf Haxhillari, Bujar Balliu

07/05/2026

ESTRADA
Urime portierit kundërshtar që mezi priste të pësonte gol, paso e hiç, gjuaj e hiç, largo e jasht loje.
Tifozët u ftuan në stadium, por me biletë me pagesë se nuk ishte shumë i nevojshëm motivimi nga shkallët e stadiumi. Thjesht kush donte të vinte mund të shikonte estradën se fitorja ishte siguruar që pa nis loja.
Tani teatri mbaroi, përballë vjen Besa. Kavajasit e synojnë vetë Superligën, nuk duan më ta shesin si një vit më parë.
Federata Shqiptare e Futbollit

TË JETOSH ME ARSIMIN, Sotiraq Mangeri, DREJTUESI QË ZGJEDH PËRULËSINË MBI ZHURMËNSotiraq Mangëri, drejtori i Zyrës Arsim...
28/04/2026

TË JETOSH ME ARSIMIN, Sotiraq Mangeri, DREJTUESI QË ZGJEDH PËRULËSINË MBI ZHURMËN

Sotiraq Mangëri, drejtori i Zyrës Arsimore Vendore Pogradec, është një nga ata njerëz që nuk e ka nevojë zhurmën për të treguar rëndësinë e rolit që mban. Një figurë e qetë, por me peshë. Një drejtues që nuk e sheh karrigen si privilegj, por si përgjegjësi.

Prej vitesh në arsim, ai sot e drejton Zyrën Arsimore me një qasje të tillë ku bie në sy mirësjellja e sinqertë dhe një përulësi që pak drejtues e kanë.Nuk sillet si drejtor që pret pas dere, por si një njeri që të pret, të dëgjon dhe përpiqet të të zgjidhë hallin, me një përkushtim që të kujton më shumë një sportelist të ndershëm sesa një funksionar të lartë.

Tipiku i intelektualit pogradecar. Fjalëpak aty ku nuk duhet të flitet kot, dhe mendimtar aty ku duhet dhënë zgjidhje.

Në një realitet ku shpesh drejtuesit me profil politik shihen me skepticizëm, Mangëri është përjashtimi që e rrëzon këtë tezë. E sheh shpesh të ulur në një kafe, duke biseduar lirshëm me vartësit, me humor dhe pa barriera autoriteti, një pamje kjo që nuk ndodh shpesh. Por ai e bën të duket normale, e bën njerëzore.

Sa për kontributin në arsim, ndoshta s'ka nevojë të renditen arritje. Janë njerëzit që flasin për të, dhe kjo është dëshmia më e fortë. Ndërsa përvoja si Kryetar i Këshillit Bashkiak për katër vite tregoi qartë se profesionalizmi, toni i ulët dhe qasja për të zgjidhur problemet, jo për t’iu shmangur atyre) nuk janë thjesht cilësi, por mënyra e tij e jetesës.

Sotiraq Mangëri është nga ata njerëz që nuk bëjnë shumë zhurmë, por lënë gjurmë. Dhe Pogradeci ka nevojë pikërisht për këtë lloj drejtuesi. Intelektualë të vërtetë, profesionistë me integritet dhe mbi të gjitha, njerëz që mbeten njerëz, edhe kur ngjiten lart.
Gazeta Pogradeci

22/04/2026

ÇFARË DUHET TI THONË PRESIDENTIT
"Në 90 minuta Pogradeci gjuajti vetëm një herë në portë...Ekipi vinte nga ndeshjet turistike...U harxhuan afro 1 mln euro në dy sezone...stafi duhet të shkarkohet..."
Analiza e gazetarit Redi Dandallaku që u duartrokit nga të ftuarit në studio

Address

Pogradec

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gazeta Pogradeci posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share