05/05/2023
🔊Mirmëngjes😍 me Ramazanin, drejtorin ton të QKF-s🤌
👉Ramazan Ringaj është një prej njerëzve që ka kontribuar shumë për qytetin.
✍️Pas viteve 1990 ai ka kontribuar tek liria e besimit dhe harmonia fetare, fal kontributit të të cilit janë zhvilluar veprimtari të përbashkëta unikale në të gjithë vendin.
👉Si pasoje e situatës se krijuar në 1997 themelon televizionon lokal "Puka TV", ku jo vetëm në atë kohë, por gjatë gjithë funksionimit të kësaj media pati ndikim për komunitetin pukjanë dhe zhvillimet social-kulturore.
👉Ai është një prej themeluesve të shoqatës humanitare "BESA" duke kontribuar në ndihmë të qindra familjeve pukjane, por dhe tek shuarja e konflikteve dhe hasmërive, teksa ka financuar dhjetra aktivitete e veprimtari.
👉Kontributit i tij shquhet dhe në kohen e luftës së Kosoves ku pret dhe akomodon dhjetra të dëbuar të luftës duke i trajtuar ata deri në rikthimin e tyre.
👉Ramazani është themelues i spektaklit MISS PUKA dhe një sër aktivitetesh kulturore në Pukë.
👉Aktualisht është drejtor i Qendres Kulturore të Fëmijëve, ku krahas shumë veprimtarive të tjera themelon dhe festivalin mbarkombëtar " Talentet e rinj"
👉Sot kur shënon dhe përvjetorin e lindjes, Ramazanit i urojmë JETË TË GJATË DHE SUKSESE!👏
🫶
🤌
🤝