Tribuna e Idealit Kombëtar Shqiptar

Tribuna e Idealit Kombëtar Shqiptar Besëlidhje për Bashkim!

Tribuna e Idealit Kombëtar Shqiptar, është një faqe që synon të edukojë me njohuri të gjithë shqiptarët, nëpërmjet historisë, filozofisë, traditës dhe mendimit kritik, duke përfshirë çdo element të shqiptarizmës dhe jo vetëm.

28/08/2026

📜 Më 28 gusht 1924, në Malin e Rencit (Lorencit), në Shëngjin, lindi kleriku françeskan dhe shkrimtari At Zef Pllumi.

I ndikuar nga At Anton Harapi dhe i formuar në mjedisin kulturor të revistës “Hylli i Dritës”, At Zef Pllumi zhvilloi që herët pasionin për dijen, kulturën dhe letërsinë.

Rrugëtimi i tij shpirtëror u ndërpre dhunshëm nga regjimi komunist. Më 14 dhjetor 1946, në moshën 22 vjeçare, u arrestua për herë të parë dhe u dënua me tre vjet burg, të cilat i vuajti në “Burgun e Madh” të Shkodrës dhe në kampet e Bedenit në Myzeqe e të Orman-Pojanit në Maliq të Korçës.

Pas lirimit u kthye në Kuvendin Françeskan. Në vitin 1956, pas shugurimit si meshtar në Dukagjin, ai u arrestua sërish më 1967. Në total, ai kaloi 26 vjet në burgje dhe kampe internimi, ndër të tjera në Spaç, Reps, Skrofotinë të Vlorës, Ballsh, Zejmen-Shënkoll dhe Tiranë. U lirua më 1989.

Pas rënies së regjimit komunist, ai iu rikthye veprimtarisë letrare dhe publicistike. Nga viti 1993 deri më 1997 rinxori revistën “Hylli i Dritës”. Vepra e tij më e njohur, trilogjia “Rrno vetëm për me tregue”, është një dëshmi e fuqishme njerëzore dhe historike mbi përndjekjen, vuajtjet dhe qëndresën gjatë diktaturës komuniste.

Në vitin 2006, Presidenti i Republikës e dekoroi me urdhrin “Nderi i Kombit”. Po atë vit, Ministria e Kulturës e nderoi me çmimin letrar “Penda e Artë” për trilogjinë “Rrno vetëm për me tregue”.

At Zef Pllumi u nda nga jeta më 25 shtator 2007 dhe u varros në Shkodër.

📖 Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist - Vëll. VI, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, “WestPrint”, Tiranë, 2017, faqe 333–334.



🇦🇱

Ndahet nga jeta akademik emeritus Mark Tirta   Akademia e Shkencave e Shqipërisë njofton me hidhërim të thellë se sot më...
28/08/2026

Ndahet nga jeta akademik emeritus Mark Tirta





Akademia e Shkencave e Shqipërisë njofton me hidhërim të thellë se sot më 27 gusht 2026 u nda nga jeta akademik emeritus Mark Tirta, një prej studiuesve më të shquar të etnologjisë dhe antropologjisë shqiptare, një personalitet i rëndësishëm i albanologjisë dhe një nga zërat më të spikatur të studimit të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Me largimin e tij, shkenca dhe kultura shqiptare humbasin një dijetar të përkushtuar, i cili për më shumë se gjashtë dekada ia kushtoi jetën kërkimit shkencor, dokumentimit dhe interpretimit të kulturës materiale e shpirtërore të shqiptarëve. Jeta dhe vepra e tij janë të lidhura ngushtë me përpjekjen për të njohur, ruajtur dhe përcjellë te brezat e ardhshëm pasurinë e jashtëzakonshme të traditave, besimeve, miteve, zakoneve dhe mënyrave të jetës së popullit shqiptar.

Akademik Mark Tirta lindi më 21 maj 1938 në Orosh të Mirditës. Kreu studimet e larta në degën Histori-Gjuhësi të Universitetit të Tiranës, të cilat i përfundoi në vitin 1961. Pas studimeve punoi në arsim në rrethin e Mirditës, ndërsa në vitin 1968 nisi veprimtarinë kërkimore në sektorin e etnografisë të Institutit të Historisë.

Prej vitit 1979 vijoi veprimtarinë pranë Institutit të Kulturës Popullore, ku ndërtoi një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij shkencore. Në vitin 2008 u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në Seksionin e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike. Në vijim të veprimtarisë së tij të gjatë akademike e shkencore, ai mori statusin Akademik Emeritus.

Akad. Mark Tirta ishte një prej studiuesve që e njohu kulturën shqiptare jo vetëm përmes burimeve të shkruara, por edhe përmes kërkimit të drejtpërdrejtë në terren. Ai mori pjesë në ekspedita të shumta në vise të ndryshme shqiptare, duke mbledhur dhe dokumentuar dëshmi të rëndësishme mbi jetën, traditat, zakonet, besimet dhe mënyrat e organizimit të komuniteteve shqiptare. Kjo përvojë e gjerë e terrenit u bë një prej veçorive dalluese të punës së tij shkencore.

Puna e tij kërkimore ishte e shumëanshme dhe preku disa nga çështjet themelore të etnologjisë shqiptare. Ai u mor në mënyrë të veçantë me migrimet e popullsisë shqiptare dhe mitologjinë popullore, gjithashtu studimet e tij u shtrinë edhe në aspektet e familjes, veshjeve popullore, së drejtës zakonore, toponimisë e antroponimisë, artit popullor, historisë së etnologjisë shqiptare dhe personaliteteve të kësaj fushe.

Trashëgimia e tij bibliografike është e jashtëzakonshme. Ai la pas një trashëgimi të gjerë studimore. Ka botuar mbi 300 punime shkencore e kulturore, ka marrë pjesë me mbi 100 kumtesa në sesione shkencore, simpoziume, konferenca dhe kongrese shkencore kombëtare e ndërkombëtare, ndërsa rreth 42 punime të tij janë botuar në gjuhë të huaja.

Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë “Mitologjia ndër shqiptarë” 2004, “Etnologjia e shqiptarëve”2003, 2006, “Etnologjia e përgjithshme” 2001, 2008, “Migrime të shqiptarëve” 1999, “Mjeshtëria e kërkimit shkencor në etnologji” 2006, “Panteoni e simbolika, doke e kode...” 2007 dhe “Lëvizjet migruese të shqiptarëve, të brendshme e në popujt më afër” 2013.

Në historinë e studimeve shqiptare, akademik Mark Tirta do të kujtohet si një prej dijetarëve që i dha një dimension të rëndësishëm shkencor studimit të kulturës tradicionale shqiptare. Ai e pa etnologjinë jo vetëm si një fushë të mbledhjes dhe përshkrimit të fakteve, por si një mënyrë për të kuptuar historinë, kujtesën, identitetin dhe vazhdimësinë kulturore të shqiptarëve. Përmes punës së tij, shumë dëshmi të kulturës materiale dhe shpirtërore shqiptare u dokumentuan dhe u bënë pjesë e kujtesës së shkruar shkencore.

Librat, studimet dhe materialet që la pas përbëjnë një pasuri të çmuar për studiuesit e sotëm dhe të ardhshëm të etnologjisë, antropologjisë, folklorit, historisë së kulturës dhe albanologjisë.

Me ndarjen e tij nga jeta, Akademia e Shkencave e Shqipërisë humbet një nga figurat e saj të shquara, ndërsa shkenca shqiptare humbet një studiues që i kushtoi gjithë jetën njohjes së rrënjëve kulturore të shqiptarëve.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë u shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve, kolegëve dhe gjithë bashkësisë shkencore për këtë humbje të rëndë.


I paharruar kujtimi i Akademik Emeritus Mark Tirta!

Për ceremoninë e lamtumirës do njoftoheni në vijim.

Për më shumë lexoni linkun; https://www.facebook.com/share/p/19NPaPPBrR/?mibextid=wwXIfr

www.akad.gov.al

Sot kujtojmë 138-vjetorin e  lindjes të Kapedanit të Mirditës, Gjon Marka Gjoni.I lindur më 28 gusht të motit 1888 në Or...
28/08/2026

Sot kujtojmë 138-vjetorin e lindjes të Kapedanit të Mirditës, Gjon Marka Gjoni.

I lindur më 28 gusht të motit 1888 në Orosh, Mirditë. Ai ishte prijësi tradicional i Mirditës, udhëheqës i Derës së Gjomarkut dhe një nga figurat më qendrore të nacionalizmit e qëndresës antikomuniste në Shqipëri.

Ishte djali i vetëm i Kapidan Marka Gjonit. U rrit sipas dokeve dhe zakoneve të Shqipërisë së Veriut, duke u përgatitur si trashëgimtar i parisë së Mirditës. Pas vdekjes së të atit në vitin 1925, ai mori titullin Kapidan i Mirditës.

Gjatë viteve 1926–1928, Gjoni zgjidhi mbi 620 gjakmarrje duke bashkuar fshatrat e krahinës. Shërbeu si "pleqtar" dhe interpretuesi përfundimtar i Kanunit të Lekë Dukagjinit, duke e përshtatur atë me nevojat e kohës.

Mbreti Zog e gradoi Gjonin Nënkolonel rezervist të Ushtrisë Kombëtare për të siguruar qetësinë në Veri.

Menjëherë pas zbarkimit italian më 7 prill 1939, paria e Shkodrës e ngarkoi Kapidan Gjonin që të bisedonte me ministrin e jashtëm italian, Kontin Galeaco Çiano, ku si përkthyes mori pjesë Patër Anton Harapi.
Sipas dëshmive historike, Çiano i kërkoi Gjonit të kryesonte delegacionin që do t'i dërgonte Kurorën e Skënderbeut mbretit Viktor Emanueli III në Romë. Kapidani refuzoi me thënien e njohur: "Shqipninë e pushtuet e unë Kunorën e Skënderbeut nuk e kapërcej përtej Adriatikut, veç lidhë kambësh e duarsh".

Në vitin 1943, shërbeu si Ministër i Mbrojtjes në qeverinë e shkurtër të Eqrem Bej Bushatit.

Gjon Marka Gjoni organizoi forcat vullnetare të Mirditës për të bllokuar depërtimin e forcave partizane komuniste në krahinat e veriut.
Më 27 nëntor 1944, me rënien e Shqipërisë në duart e komunistëve, u detyrua të mërgonte bashkë me djalin e tij, Ndue Gjomarkaj, duke lënë njerëzit e tij, me në krye djalin Mark Gjomarkun, në vazhdim të rezistencës kundër forcave komuniste.

Në vitin 1946 bashkëthemeloi organizatën politike në mërgim Blloku Kombëtar i Pavarur.
Kapedan Gjon Marka Gjoni, ndërroi jetë në Romë më 28 prill 1966 në moshën 77-vjeçare. Profesor Ernest Koliqi mbajti fjalimin e lamtumirës në nder të tij.

Gjon Marka Gjoni, pati marrëdhënie me disa prej figurave kryesore kombetare shqiptare, si me prof. Ernest Koliqin dhe Mithat Frashërin.

Ernest Koliqi ishte një nga miqtë, bashkëpunëtorët dhe admiruesit më të mëdhenj të Kapidan Gjonit dhe familjes së tij. Pas largimit nga Shqipëria në nëntor 1944, Gjon Marka Gjoni dhe Ernest Koliqi u bashkuan në Romë. Më 6 nëntor 1946, ata bashkëthemeluan Bllokun Kombëtar të Pavarur, një organizatë që synonte bashkimin e forcave nacionaliste në ekzil kundër regjimit të Enver Hoxhës. Koliqi i kushtoi vargje epike qëndresës së Gjomarkajve (si p.sh. "Gjama për kapedan Mark Gjon Markun") dhe në vdekjen e Kapidanit (1966) mbajti fjalimin e lamtumirës.

Marrëdhënia mes Gjon Marka Gjonit dhe Midhat Frashërit (Lumo Skëndos) ishte një raport respekti reciprok historik, por i shoqëruar me distancë ideologjike gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila më vonë u shndërrua në një aleancë të domosdoshme politike në mërgim. Si dy nga krerët më në zë të bllokut antikomunist, ata ndanin të njëjtin armik, por përfaqësonin dy botëkuptime të ndryshme për të ardhmen e Shqipërisë.

Lavdi jetës dhe veprës së Kapedan Gjon Marka Gjonit.

🇦🇱

Një jetë në shërbim të demokracisë, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës: UP-ja nderon me titullin „Doctor Honoris Causa” Jo...
26/08/2026

Një jetë në shërbim të demokracisë, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës: UP-ja nderon me titullin „Doctor Honoris Causa” Joseph J. DioGuardin dhe Shirley Cloyes DioGuardin

Universiteti i Prishtinës nderoi sot me titullin „Doctor Honoris Causa” ish-kongresistin amerikan Joseph J. DioGuardin dhe bashkëshorten e tij Shirley Cloyes DioGuardin.

Dy personalitet e shquara që u angazhuan me tërë qenien e tyre në të gjitha proceset nëpër të cilat kaloi Kosova, u nderuan „për përkushtimin shumëvjeçar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të vlerave demokratike, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës në rrugëtimin e tij historik drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë”.

Në një ceremoni solemne të zhvilluar nën moderimin e profesoreshës Rreze Kryeziu-Breznica, një biografi të zgjeruar dhe pikat më të rëndësishme të angazhimit shumëvjeçar për çështjen e Kosovës dhe shqiptarët të të dy laureatëve, i paraqiti laudatorja dhe profesoresha Luljeta Plakolli-Kasumi.

Ajo tregoi se si Joseph e Shirley DioGuardi plotësuan njëri-tjetrin gjatë bashkëpunimit për të mirën e Kosovës: „Ai hapte dyert politike, ajo i mbushte ato me argumente; ai fliste në gjuhën e Kongresit, ajo shkruante në gjuhën e dëshmisë; ai sillte besueshmërinë e ish-kongresistit, ajo sillte peshën e hulumtueses; ai ndërtonte aleanca politike, ajo ruante kujtesën historike”, tha laudatorja Plakolli-Kasumi.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu, duke kujtuar punën e palodhshme të çiftit DioGuardi në një periudhë kohore të shtrirë në më tepër se katër dekada, tha se „Joseph J. DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi i kanë dhënë Kosovës zë, atëherë kur zëri i saj mezi dëgjohej, i kanë dhënë miqësi atëherë kur ajo kishte shumë nevojë për miq dhe i kanë dhënë shpresë atëherë kur shpresa ishte ndër gjërat më të rralla”.

Rektori, më tutje përmendi me nderim sloganin e dikurshëm të njohur të çiftit DioGuardi: „Pavarësi për Kosovën tani — E vetmja rrugë për paqe në Ballkan” dhe i siguroi mysafirët e nderuar se dera e Universitetit të Prishtinës për ta do të jetë gjithmonë e hapur dhe se kudo në Kosovë duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre.

Ish-kongresisti amerikan Joseph J. DioGuardi në fjalën e tij, tha se tërë jetën është munduar të bëjë gjëra të rëndësishme për njerëzimin dhe jo për paratë. Duke u krenuar me rrënjët e tij shqiptare, ndihmuesi i madh i Kosovës, tha se është këtu për ta ndryshuar historinë. „Kemi shumë histori për të ndryshuar, sepse shumë gënjeshtra janë thënë për shqiptarët”, deklaroi DioGuardi.

Ai një pjesë të madhe të fjalimit ua kushtoi të drejtave të grave dhe u shfaq i lumtur kur kuptoi se në Universitetin e Prishtinës mbi gjysma e personelit dhe studentëve janë gra. „Mendoni atë që e ka thënë Fan Noli ‘Mbahu Nëno, mos kij frikë / Se ke djemtë në Amerikë’. Ju do të befasoheni, por unë do ta ndryshoj këtë. Nuk dua të ndryshoj fjalët e Fan Nolit, por ato nuk e thonë gjithë tregimin. ‘Mbahu Nëno, mos kij frikë / Se ke djemtë e vajzat në Amerikë’”, tha DioGuardi.

Aktivistja Shirley Cloyes DioGuardi duke falënderuar rektorin Hajrullahu për mikpritjen dhe titullin e dhënë, tha se „presim me padurim që së bashku ta artikulojmë realitetin tonë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Së bashku do të kremtojmë paqen dhe drejtësinë”.

Ceremoninë e nderimit të çiftit DioGuardi e ndoqën edhe prorektorët Rozafa Basha, Albana Berisha-Qehaja, Adem Beha e Avni Hajdari, anëtarët e Këshillit Drejtues, dekanët e njësive akademike, profesorët e studentët dhe figura tjera të shquara të jetës politike, publike dhe akademike të Kosovës e më gjerë. Për pjesën artistike e muzikore të ngjarjes u kujdesën studentët e Fakultetit të Arteve.

Joseph e Shirley DioGuardi gjatë viteve ’80 e ’90 të shekullit XX nëpërmjet krijimit dhe angazhimit në Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i zhvilluan rreth 40 vizita të ndryshme në Kosovë dhe viset tjera me shqiptarë të Ballkanit Perëndimor, duke mbledhur fakte rreth shkeljes së të drejtave të njeriut, të cilat pastaj i përdorën gjatë lobimeve në institucionet më të larta shtetërore e politike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Falë punës së tyre dhe njerëzve tjerë që mendonin e vepronin njësoj, gjendja e atëhershme në Kosovë arriti ta ketë vëmendjen e politikës dhe vendimmarrjes amerikane.

Vitin e kaluar po me titullin „Doctor Honoris Causa” Universiteti i Prishtinës nderoi juristin e njohur japonez të së drejtës ndërkombëtare me përmasa globale, z. Hisashi Owada.

"Arkeologjia e një portreti" ështëekspozita e hapur dje në Muzeun e Burgut të Prishtinës, që krahas fytyrave të ish të b...
26/08/2026

"Arkeologjia e një portreti" është
ekspozita e hapur dje në Muzeun e Burgut të Prishtinës, që krahas fytyrave të ish të burgosurve politikë sjell historinë dhe përjetimet e tyre, dhe kësisoj e bën "Burgun e Idealit" një vend reflektimi për të kaluarën
dhe mësimi për brezat e ri.

Mes portretesh aty gjeni edhe ato të
simbolit të rezistencës Adem Demaçi
intelektualit e profesorit Ukshin Hoti, e
shumë të tjerëve, që u burgosën e dënuan vetëm se ishin shqiptarë dhe punonin për të drejtat e popullit dhe të mirën e kombit tonë.

Ekspozita, e cila do të jetë e hapur deri më 3 shtator, është një iniciativë kolektive e një grupi artistësh mbi portretin, kujtesën, vuajtjet e qëndresën, marrëdhënien dhe
tensionin me të burgosurit. Ajo sjell në pah edhe humbjen e raportit të të burgosurve me imazhin e vetë, si pasojë e mohimit të lirisë, përkatësisht mbylljes dhe izolimit në një hapësirë pa pasqyrë.

- Albin Kurti

Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim ish-kongresistin Joe DioGuardi, Shirley Cloyes DioGuardi si dhe anëtarë të L...
26/08/2026

Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim ish-kongresistin Joe DioGuardi, Shirley Cloyes DioGuardi si dhe anëtarë të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Prishtinë, 25 gusht 2026

Një ditë pas dekretit të ushtrueses së detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, për dhënien e shtetësisë ish-kongresistit Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i priti të dy në zyrën e tij dhe më pas zhvilloi një takim me anëtarë të bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Në takimin e përzemërt, kryeministri Kurti i falënderoi për kontributin e tyre të pamatshëm për rreth katër dekada nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara te Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane. “Të dy përherë dhe palëkundur qëndruan për kombin dhe me popullin shqiptar. Joe e Shirley gjithnjë interesohen për zhvillimet në Kosovë dhe japin ide e kontribut të çmuar”, tha kryeministri.

Ai falënderoi edhe anëtarët e Bordit të Ligës, me të cilët zhvilloi një diskutim të këndshëm për angazhimin e tyre të vyer dhe përkushtimin e paepur për atdheun, si dhe për aktualitetet dhe të ardhmen.

Ish-kongresisti i parë amerikan me origjinë shqiptare, Joe DioGuardi, bashkë me plejadën e Tom Lantos, Bob Dole dhe Eliot Engel, ishin nga zërat e hershëm e të fuqishëm, mbështetës në kohët kur populli ynë kishte më së shumti nevojë të dëgjohej në botë.

“Kosova ishte me fat dhe e bekuar që pati ambasadorë të këtillë, edhe kur s’kishte ambasadë të Republikës në ShBA, andaj jemi përherë mirënjohës si shtet dhe popull”, theksoi kryeministri.

🇦🇱🤝🇺🇲

Si sot, më 8 korrik 1944 lindi arvanitasi Aristidh Kola.Aristidh Kola (1944–2000) ishte një avokat, publicist dhe studiu...
08/07/2026

Si sot, më 8 korrik 1944 lindi arvanitasi Aristidh Kola.
Aristidh Kola (1944–2000) ishte një avokat, publicist dhe studiues i shquar arvanitas në Greqi. Ai ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës së tij studimit të prejardhjes, gjuhës dhe kulturës së arvanitasve, si dhe forcimit të marrëdhënieve dhe miqësisë midis popullit grek dhe atij shqiptar.

Kola lindi në Kaskaveli të Tebës (Greqi) në një familje me rrënjë të thella arvanitase. Studioi për Drejtësi në Universitetin e Athinës dhe punoi për disa vite si avokat i suksesshëm, duke ndihmuar edhe shumë emigrentë shqiptarë në çështjet e ndryshme në Greqi.

Gjatë aktivitetit të tij në lidhje me veprimtarinë kulturore të shqiptarëve në Greqi, ai themeloi Shoqatën Kulturore të Arvanitasve "Marko Boçari" dhe revistën "Besa", ku botoheshin studime mbi kulturën arvanitase.

Disa nga veprat kryesore të shkruara të Aristidh Kolë janë:
* "Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve" (1983): Ky është libri i tij kryesor dhe më i famshëm. Në këtë vepër ai mbrojti tezën se arvanitasit luajtën një rol vendimtar në krijimin e shtetit modern grek dhe në Revolucionin e vitit 1821.
* Gjuha Arvanitase: Luftoi pa rreshtur për ruajtjen dhe njohjen e gjuhës arvanitase (një dialekt i vjetër i shqipes) në Greqi.
* Lidhjet Shqiptaro-Greke: Punoi si urë lidhëse kulturore. Ai argumentonte se shqiptarët dhe grekët kanë një prejardhje të përbashkët të lashtë (pellasgjike).

Gjatë luftës në Kosovë, Kola doli publikisht në mediat greke në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës. Kjo gjë solli debate të mëdha dhe presione ndaj tij nga qarqet nacionaliste në Greqi.

Aristidh Kola ndërroi jetë në vitin 2000 në Athinë pas një sëmundjeje të rëndë (leçemi), ndonëse në qarqet intelektuale shqiptare pati dyshime për rrethanat e vdekjes së tij të parakohshme.

Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shpall më 4 korrik 1776, moment kur 13 kolonitë britanike të Amerikës së...
05/07/2026

Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shpall më 4 korrik 1776, moment kur 13 kolonitë britanike të Amerikës së Veriut nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë duke u shkëputur zyrtarisht nga Mbretëria e Bashkuar.

* Deklarata e Pavarësisë: U miratua në Filadelfia nga Kongresi i Dytë Kontinental. Dokumenti u hartua kryesisht nga Thomas Jefferson, me ndihmën e figurave si John Adams dhe Benjamin Franklin.

* Parimet Themelore: Dokumenti shpalli se të gjithë njerëzit lindin të barabartë dhe gëzojnë të drejta të patjetërsueshme si jeta, liria dhe mirëqenia.

* Lufta për Pavarësisë:
Shpallja erdhi gjatë Luftës Revolucionare Amerikane (1775–1783). Britania e Madhe e njohu zyrtarisht pavarësinë e SHBA-së në vitin 1783 përmes Traktatit të Parisit.

* Festë Kombëtare: Data 4 korrik njihet si "Dita e Pavarësisë" (Fourth of July) dhe festohet çdo vit me parada, fishekzjarre dhe aktivitete festive në mbarë vendin.

Në Tiranë po zhvillohet një valë masive protestash mbarëkombëtare që zgjat prej më shumë se një muaji, ku kërkohet dorëh...
05/07/2026

Në Tiranë po zhvillohet një valë masive protestash mbarëkombëtare që zgjat prej më shumë se një muaji, ku kërkohet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij, po ashtu edhe e gjithë kastës së vjetër politike që ka keqqeverisur Shqipërinë për 35 vite. Protestat organizohen çdo mbrëmje rreth orës 19:00, duke nisur me grumbullimin në Sheshin "Skënderbej" dhe duke vijuar me marshime drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe godinës së Kryeministrisë.

* Pjesëmarrja masive: Tubimet kanë mbledhur mijëra qytetarë nga i gjithë vendi, si dhe një numër të madh shqiptarësh nga diaspora që kanë udhëtuar posaçërisht drejt Tiranës. Mediat ndërkombëtare, si BBC, i kanë pagëzuar këto revolta me emrin "Revolucioni i flamingove".

* Kërkesat e protestuesve: Protestuesit kanë shpallur 5 kërkesa të panegociueshme, ku përfshihen dorëheqja e qeverisë, krijimi i një qeverie teknike tranzitore, reforma kushtetuese e zgjedhore, si dhe anulimi i disa ligjeve specifike e investimeve që kundërshtohen nga publiku.

* Incidentet dhe tensionet: Tubimet kanë shënuar përplasje me forcave të rendit. Gjatë javës së parë të korrikut, pati përplasje të dhunshme pranë Parlamentit, ku u arrestuan shumë qytetarë nga policia. Më pas, protestuesit marshuan drejt Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar.

* Simbolikat në shesh: Protestuesit kanë përdorur forma të ndryshme revolte paqësore dhe ironizuese, si vendosja e një arkivoli "politik" përpara Kryeministrisë, fikja e qirinjve të një torte betoni në ditëlindjen e kryeministrit, si dhe ndezja e dritave të telefonave duke krijuar imazhe masive nga droni.

Sot në orën 19:00: Pritet të zhvillohet protesta e 36-të radhazi përpara Kryeministrisë.
Është bërë thirrje që qytetarët të mblidhen edhe përpara Gjykatës së Tiranës për të mbështetur protestuesit e ndaluar nga policia.

Ndërkohë që organizatorët refuzojnë çdo bisedim me qeverinë pa u plotësuar kushtet, kryeministri Edi Rama i ka mbrojtur projektet e tij dhe ka pasur akuza politike të ndërsjella mbi natyrën dhe financimin e këtyre tubimeve.

Arkeologë shqiptarë dhe polakë kanë zbuluar një tempull rreth 2,000-vjeçar në vendin ku besohet se ndodhej qyteti i lash...
02/07/2026

Arkeologë shqiptarë dhe polakë kanë zbuluar një tempull rreth 2,000-vjeçar në vendin ku besohet se ndodhej qyteti i lashtë ilir i Bassanias, pranë Bushatit. Ky është tempulli i parë i këtij lloji i identifikuar ndonjëherë në veri të Shqipërisë.
Ky zbulim hedh më shumë dritë mbi qytetërimin ilir, dhe dëshmon pasurinë e jashtëzakonshme historike e kulturore të trojeve tona.

Gërmimet në Bassania pranë Bushatit, të nisura në vitin 2018 dhe të zgjeruara në vitin 2022, kanë zbuluar struktura që arkeologët besojnë se mund të kenë qenë pjesë e një kompleksi fetar 2000-vjeçar.

- Arbëria Matanë Detit 🇦🇱

Address

Rrëshen

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Tribuna e Idealit Kombëtar Shqiptar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share