Djemtë e Bisakut

Djemtë e Bisakut Faqja "Djemtë e Bisakut" ka për synim promovimin e Traditës Kulturës Historisë Bisakut e Mirditës.

🇦🇱Gegë Tuci🇦🇱BisakëKëngëtari i mirënjohur në mbarë shqiptarinë përformon së bashku me artistët e Ansamblit Mirdita organ...
21/08/2026

🇦🇱Gegë Tuci🇦🇱Bisakë
Këngëtari i mirënjohur në mbarë shqiptarinë përformon së bashku me artistët e Ansamblit Mirdita organizuar në ditën e emingrantëve.
Zëri i tij së bashku me këngëtaren e talentuar znj Mrika Trumshi përshëndetën publikun mirditor dhe jo vetëm me këngën dedikuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Zemra ju knoftë gjithmonë Artisti ynë i madh.
Këndofshi brez mbas brezi Artiste e madhe e Mirditës.

Ju përshëndesin

🇦🇱Gëzuar Bisakas festën e Sh’mrisë🇦🇱Dita e festës na bashkon rreth sofrës të gjithve, urimi ynë për të gjithë ju është…J...
15/08/2026

🇦🇱Gëzuar Bisakas festën e Sh’mrisë🇦🇱
Dita e festës na bashkon rreth sofrës të gjithve, urimi ynë për të gjithë ju është…
Ju rujtë e ju ndihmoftë të gjithve kudo ndodheni!
Një urim në veqanti për familjet Cera, Laska, Ahengu, Marku, Maroci, Tuci ku sot në këtë ditë feste mungon një pjestar i dashur i familjes së tyre!
E festofshi ma mirë mot!

“Përshumvjet e mot ”

Lamtumirë, Mësues Leka😥😥😥😥😥😥😥😥😥Lamtumirë kolegu im, piktor, skulptor, skenograf😥😥Lekë Frroku shkoi në amshim në moshën 6...
07/08/2026

Lamtumirë, Mësues Leka😥😥😥😥😥😥😥😥😥
Lamtumirë kolegu im, piktor, skulptor, skenograf😥😥

Lekë Frroku shkoi në amshim në moshën 66-vjeçare. Shkoi duke lënë pas vetes një jetë të lidhur ngushtë me artin, me krijimtarinë dhe me njerëzit që e deshën e që patën fatin ta njihnin. Piktor, skulptor, skenograf, ideues dhe zbërthyes projektesh, por mbi të gjitha njeri i mirë, koleg i dashur dhe mësues i përkushtuar.
Unë e kam njohur Lekën jo vetëm si artist, por si një bashkëudhëtar në rrugën e krijimit. Ai ishte mësuesi i portretit, në skulpturë, ai që dinte të shihte përtej pamjes së jashtme të njeriut, të kapte një shikim, një rrudhë, një buzëqeshje, një heshtje dhe t'i kthente në figurë. Unë, siç e kam ndier gjithmonë veten, isha një nanuritës i gjuhës artistike, duke kërkuar në fjalë atë që ai kërkonte në vijë, në ngjyrë, në formë e në hapësirë. Dhe sa herë takoheshim, nuk kishim nevojë për shumë fjalë. Na bashkonte ideja krijuese. Një mendim i hedhur në bisedë bëhej menjëherë një projekt; një ide merrte formë; një skenë niste të ndërtohej në imagjinatë. Ai dinte ta zbërthente një ide, ta shihte nga të gjitha anët dhe t'i jepte asaj jetë. Ishte nga ata njerëz që nuk kënaqeshin vetëm duke parë një vepër të përfunduar; atij i pëlqente të hynte në brendinë e saj, të kërkonte fillimin, arsyen, shpirtin dhe mesazhin.
Në bisedat tona, arti nuk ishte veç profesion. Ishte mënyrë jetese. Ishte një gjuhë që e kuptonin edhe heshtjet tona. Kur ai fliste për një portret, unë dëgjoja sikur po më tregonte një histori; kur unë flisja për një tekst, një këngë apo një ide artistike, ai menjëherë kërkonte ta shihte atë në figurë, në skenë, në ngjyrë. Kështu u bëmë bashkëudhëtarë, secili me mjetin e vet, por me të njëjtin udhëtim: t'i shërbenim së bukurës, artit dhe njerëzores.
Lekë Frroku kishte një cilësi që nuk mësohet në asnjë shkollë: mirësinë. Ishte njeri që të afrohej pa zhurmë, të dëgjonte pa të ndërprerë dhe të jepte një mendim pa ta imponuar. Në shoqërinë e tij ndiheshe mirë, sepse ai nuk kërkonte të ishte mbi të tjerët; kërkonte të ishte pranë tyre. Sot, kur themi “Mësues Leka”, nuk kujtojmë vetëm një mësues që u mësoi të tjerëve portretin. Kujtojmë një njeri që la gjurmë në fytyrat, në kujtesën dhe në zemrat e atyre që e njohën.
66 vjet jetë janë pak për një shpirt krijues. Por jeta nuk matet vetëm me vitet që numërohen. Matet me gjurmët që lihen. Dhe Leka la gjurmë: në pikturë, në skulpturë, në skenografi, në projektet që morën jetë nga idetë e tij, në nxënësit që mësuan prej tij dhe mbi të gjitha në kujtesën e miqve e të kolegëve. Tani ai ka marrë udhën e amshimit, por unë besoj se njerëzit e artit nuk largohen plotësisht. Ata mbeten në atë që kanë krijuar, në atë që kanë mësuar, në një bisedë që na vjen papritur në kujtesë, në një ide që na zgjon një mëngjes, në një portret që na ndal përpara tij dhe na bën të mendojmë. Dhe ndoshta një ditë, kur të më lindë një ide e re, do të më duket sikur po e dëgjoj sërish zërin e tij:
“Po sikur ta zbërthejmë kështu…?”
Dhe unë do ta kuptoj se bashkëudhëtari im nuk është larguar krejt. Ai do të jetë aty, në atë çast krijues, aty ku dikur takoheshim më shpesh: në udhën e artit.
Lamtumirë, Mësues Leka! Lamtumirë, kolegu im, piktor, skulptor e skenograf; ideuesi dhe zbërthyesi i projekteve; njeriu i mirë që e bëri më të bukur rrugën tonë krijuese.
Ti shkove në amshim, por portreti yt do të mbetet i gjallë në kujtesën tonë.
U prehsh në paqen e amshimit, bashkëudhëtari im i mirë.

Familja bën me dije se ceremonia mortore
organizohet tek shtepia në Ishull Lezhë, "rruga Gjergj
Simoni: varrimi me 8 gusht, ora 11.00, tek varrezat e Ishull, Lezhë!

Faqja “Djemtë e Bisakut” shprehin ngushëllime të thella familjes, miqve dhe gjithë të afërmve!
Përgaditi për portalin tonë Poeti shumë i nderuar z Fran Laska, Lezhë!

😥Ngushëllime 😥

Lajm i hidhur sot për të gjithë bisakasit😥😥😥😥😥😥Ndërron jetë në moshën 51 vjeçare z Gëzim Z Tuci Klos, Bisakë!Djalë i një...
04/08/2026

Lajm i hidhur sot për të gjithë bisakasit😥😥😥😥😥😥
Ndërron jetë në moshën 51 vjeçare z Gëzim Z Tuci Klos, Bisakë!
Djalë i një familje të nderuar dhe të respektuar në gjithë krahinën e Fanit!
Familje puntore, mikpritëse dhe bujare.
Ishte larguar nga vendlindja me familjen dhe ishte vendosur në qytetin e Lezhës, ku dhe ka ndërruar jetë, shkak një aksident automobilistik!
Një ikje e parakohshme e cila ka pikëlluar rëndë familjen bashkshorten, dy djemtë dhe vajzën tij të vetme, të afërmit, miq dhe të gjithë ata që e njohën.
Familja njofton se varrimi bëhet ditën e mërkurë datë 05/08/2026 tek varrezat pranë Kishës së Shën Markut Klos, Bisakë!

Faqja “Djemtë e Bisakut” shprehin ngushëllime të thella familjes, miqve dhe gjithë të afërmve!
U prehsh në parajsë Vlla i nderuar😥😥😥😥😥😥

😥Ngushëllime 😥

🇦🇱Gegë Tuci🇦🇱BisakëArtist i Ansamblit Mirdita “Mjeshtër i Madh” me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, një herësh d...
02/08/2026

🇦🇱Gegë Tuci🇦🇱Bisakë
Artist i Ansamblit Mirdita “Mjeshtër i Madh” me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, një herësh dhe President i Ansamblit “Zani i Arbërit Mirdita” ka marr pjesë në festivalin mbarkombtarë në Podujevë, Kosovë në datat 30 - 31 korrik 2026.
Ky grup artistësh nga Mirdita nderohet me çmimin
“Trashëgimia e Kombit” me motivacionin…

“Per nivelin e lartë artistik, interpretimin autentik dhe kontributin e çmuar në ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e trashëgimisë shpirtërore e kulturore shqiptare me dinjitet dhe perkushtim”

Nder dhe respekt Artisti jonë i madh, suksese të njëpasnjëshme juve dhe gjithë artistëve të Mirditës!

“Ju përshëndesin ”

🇦🇱Eminenca e Tij Kardinal Ernest Simoni rikthehet në Spaç, për të gjithë të pranishmit ishte një moment i mbushur me sim...
31/07/2026

🇦🇱Eminenca e Tij Kardinal Ernest Simoni rikthehet në Spaç, për të gjithë të pranishmit ishte një moment i mbushur me simbolikë. Në vendin e vuajtjeve, ai u kthye për të falënderuar Zotin dhe për të dëshmuar se besimi eshtë më i fortë se persekutimi.

Mes tyre dhe një Bisakas z Kevin Cera, emigrant prej vitesh në Britaninë e madhe!

Spaç, këtu diktatura komuniste ngriti burgun, kamp për kundërshtarët politik.
Në këtë vend regjimi ushtroj mbi ta të gjitha metodat e shpërfytyrimit nëpërmjet stërmundimit me punë të rëndë, dhunës dhe torturës!
Këta të dënuar në maj të vitit 1973 vendosen të rebelohen ndaj këtij trajtimi çnjerzor dhe organizuan revoltën me thirrjen…
Ja vdekje, ja liri.
Për disa orë revolta triumfoj, të burgosurit arritën të zotëronin kampin, përzunë policinë dhe në vend të flamurit komunist ata ngritën për herë të parë ngritën flamurin kombëtar pa yllin e kuq.
Regjimi i kohës i friksuar e shtypi revoltës me ushtri dhe polici speciale, mbyti në gjak revoltën për liri dhe demokraci, ajo ishte një revoltë e pa armatosur!
Terrori ra mbi ata që ishin koka e revoltës shteti diktatura pushkatoj 4 të burgosur dhe shtoj mbi dhjetra të dënuar edhe nga 25 vite dënime si dhe intensifikoj dhunën barbare mbi çdo të dënuar!

Ju përshëndesim Bisakas kudo ndodheni, në vendindje dhe anë e mbanë botës.
Respekt

🇦🇱Preng Gega🇦🇱BisakëMësues dhe n/drejtor i shkollës së mesme "NdrecNdue Gjoka".Lindur në Bisak në vitin 1945. Pasi mbaro...
31/07/2026

🇦🇱Preng Gega🇦🇱Bisakë
Mësues dhe n/drejtor i shkollës së mesme "Ndrec
Ndue Gjoka".

Lindur në Bisak në vitin 1945. Pasi mbaroi arsimin
fillor në vendlindje, 7-vjeçaren në Klos të Fanit dhe shkollën e mesme në Fan, kreu Institutin Pedagogjik
"Aleksander Xhuvani" në degën Histori-Gjeografi-Fiskulturë.
Ka punuar si mësues në Domgjon dhe Sang (1967-
1971), drejtor i shkolles 7-vjeçare në Domgjon (1971-
1977), më pas drejtor shkolle në Bisak (1977-1990). Në vitet 1990-1994 ka qenë n/drejtor në shkollën e mesme: "Ndrec Ndue Gjoka".
Më pas rikthehet në Bisak (1994-1997), ndersa ne vitet 1998-2006 punon mësues në Kurbin (Laç), ku edhe del në pension.
Mban dekoratën "Naim Frashëri" eshtë shquar si mësues, por veçanërisht per kontributin e tij në zhvillimin e sportit në shkollat ku ka punuar: Domgjon, Klos dhe Bisak.
Në lëndën e fiskulturës ka ngritur grupe akrobatike si një disipline e re, duke e kthyer kete aktivitet në pjesë të rëndesishme te jetës shkollore. Me pasion dhe aftesi profesionale ka organizuar shfaqje e takime sportive per publikun, ku grupet e të rinjve janë vlerësuar per interpretim dhe aftesi.
Eshte shquar gjithashtu si studies dhe autor. Ka botuar dy libra: një per historikun e vendlindjes dhe monografin "Bisaku ngjit shkallët e historisë”…….kjo është pjesë nga libri Shkolla “Ndrec Ndue Gjoka” Fan-Mirditë me autor akademikun e njohur z Preng Vorfi Konaj!

“Respekt nga ”

🇦🇱Kristian Prenga🇦🇱Orosh MirditëSportist, boksier i njohur në arenën ndërkombtare.Ka lindur në një familje tipike mirdit...
25/07/2026

🇦🇱Kristian Prenga🇦🇱Orosh Mirditë
Sportist, boksier i njohur në arenën ndërkombtare.

Ka lindur në një familje tipike mirditore, puntore, bujare, mjeshtra të fjalës dhe të punës.
Me sportin e boksit ka filluar që në moshë të re, në karrierën e tij ka 21 ndeshje ku 20 prej tyre të fituara me KO.
“The Eagle” nikname ngjitet sonte në ring për titullin kampion bote kundër ish kampionit të peshave të rënda anglezit Anthony Joshua.

Grushti jot kurrë nuk shkon bosh,
T’ka përkund djepi n’Orosh…

Gjithmonë Mirdita ka lind burra që i kanë dhënë nder e lavdi vendlindjes së tyre.
Sonte Orosh*t e Mirditës ia nigjon zanin krej bota.
Forca Kristian, krejt shqiptaria janë me ty, dalsh faqebardhë!

“Forca Kampioni ynë ”

22/07/2026

🇦🇱Urime martesën Mbesa jonë🇦🇱
Çifti i bukur Hektor & Onesa nisin së bashku udhtimin e jetës!
Dashuria dhe respekti për njëri-tjetrin mos u mungoftë kurrë!
Nga zemra ju urojmë qofshi gjithmonë të lumtur!

Lumturi pa fund për ju

Address

Rrëshen

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Djemtë e Bisakut posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share