06/09/2026
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Sarandë pas një hetimi dymujor për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtjen pa leje.
Në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshta”, janë ndaluar 20 persona, për të cilët Gjykata e Sarandës kishte caktuar masën “arrest në burg”.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan 2 pistoleta, kokainë dhe kanabis të ndara në dhjetëra doza, 4 automjete, 19 telefona celularë dhe një shumë parash në lekë dhe euro.
Sipas Policisë, nga hetimet dyshohet se lëndët narkotike shpërndaheshin në Sarandë dhe Ksamil, në zona plazhi, lokale nate dhe pranë shkollave.
Në të njëjtin procedim, më 31 korrik, ishin arrestuar edhe 3 persona të tjerë dhe ishin sekuestruar 5 kilogramë kanabis. Hetimet vijojnë nga Prokuroria e Sarandës.