Sarandacity.al

Sarandacity.al Nje Media për informimin, shoqërinë, njeriun, vlerat, idetë, debatin… Sarandacity.al është një projekt me tharm qytetar më shumë se një portal informues.

Ndaj, më shumë se portal është frymë! Si i tillë, nuk është i dikujt por i të gjithëve!

Ikja e përlotshme e një monumenti qytetarie: cila ishte brenga e madhe e Kristo Kaurit?Trishtim jo lehtë i kapërcyeshëm ...
23/09/2025

Ikja e përlotshme e një monumenti qytetarie: cila ishte brenga e madhe e Kristo Kaurit?

Trishtim jo lehtë i kapërcyeshëm është ai mbi ikjen nga kjo jetë të Kristo Kaurit, një prej emrave të shquar të jetës qytetare sarandiote, një njeri që mishëronte virtytet e larta dhe dashurinë plot afsh për qytetin.

Dy dhimbje ngërthehen te ikja e Kristo Kaurit: e para, ajo e natyrshmja për ikjen e një njeriu të mirë dhe njëherësh një modeli qytetarie; e dyta, humbja e shansit që kishte Saranda për të përfituar prej gjenialitetit të tij profesional.

Me Kristo Kaurin, ky qytet kishte mundësinë e artë që të bëhej kryeqyteti i gjelbërimit, por nuk e lanë. Vendimmarrësit lokalë, në vend që ta shfrytëzonin si aset, t’i vilnin idetë, t’ja përqafonin vizionin që kishte për një Sarandë ku natyra, me më të bukurën e saj të prevalonte mbi betonin e ndërtimet dramësjellëse për qytetin, e lanë në hije, u treguan shpinëkthyer, duke ia shtuar dhe më shumë brengën që e mundonte: qytetin e zhvokur nga e bukura.

Ajo që mbetet këtej e tutje, është më e pakta emërtimi i lulishtes “Miqësia” në qendër të qytetit me emrin e tij, sigurisht, pasi t’i jetë dhënë një titull i lartë nderues pas vdekjes.

Por jo në gjendjen aktuale ku ndodhet lulishtja, katandisur për turp; në një lulishtje me tjetër pamje, siç ai do e kishte sajuar nëse do i ish besuar.

Zoti të pastë nën mëshirën e Tij, Kristo Kauri!

Pas kaq kohësh, një supervizitor në Gjirin e Sarandës. Entuziaste? Jo, trishtuese! Deri para pak vitesh ishin më shumë, ...
12/09/2025

Pas kaq kohësh, një supervizitor në Gjirin e Sarandës. Entuziaste? Jo, trishtuese! Deri para pak vitesh ishin më shumë, tani më rrallë.

Address

Sarandë
9701

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sarandacity.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Sarandacity.al:

Share