Channel 7

Channel 7 Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Channel 7, TV Network, Shkoder, Shkodër.

Alfabeti i pare ne bote vjen nga Egjipti.Historianët tregojnë për shkrimin proto-sinaitik si sistemin e parë të shkrimit...
08/04/2025

Alfabeti i pare ne bote vjen nga Egjipti.Historianët tregojnë për shkrimin proto-sinaitik si sistemin e parë të shkrimit alfabetik, i cili përbëhej nga 22 simbole të përshtatura nga hieroglifët egjiptianë. Ky grup u zhvillua nga njerëz që flasin semitisht në Lindjen e Mesme. Germat jane DIZENJUAR nga Egjiptianet e lashte te atij tempull kohor.

Juljan Shehu ishte protagonist në elitën e Polonisë, teksa realizoi gol me skuadrën e tij Widzew Lodz, në ndeshjen ndaj ...
08/04/2025

Juljan Shehu ishte protagonist në elitën e Polonisë, teksa realizoi gol me skuadrën e tij Widzew Lodz, në ndeshjen ndaj Lechia Gdansk.

Mesfushori i kombëtares dhuroi një paraqitje pozitive, teksa është përfshirë në formacionin e javës.

Një grup çiklistësh serbë po realizojnë një udhëtim prej 1.300 kilometrash drejt Parlamentit Evropian në Strasburg, për ...
07/04/2025

Një grup çiklistësh serbë po realizojnë një udhëtim prej 1.300 kilometrash drejt Parlamentit Evropian në Strasburg, për të tërhequr vëmendjen mbi fushatën e vendit të tyre kundër korrupsionit.

Protesta e tyre ka nisur më 3 prill, kur çiklistët u nisën nga Novi Sadi, qyteti i dytë më i madh i Serbisë dhe pas dy ditësh mbërritën në Budapest Hungari, ku u mirëpritën nga mbështetësit dhe studentë serbë që studiojnë atje.

Probleme të raportuara per Kompanine Yahoo Mail.Yahoo Mail funksionon si një shërbim falas në internet i postës elektron...
04/04/2022

Probleme të raportuara per Kompanine Yahoo Mail.

Yahoo Mail funksionon si një shërbim falas në internet i postës elektronike që është online për më shumë se 15 vjet.

Përdoruesit kane verejtur shumë probleme. Serverët e Yahoo Mail ulen në rajone të zgjedhura, ose me raste është një ndërprerje globale që gjithashtu kompania ka njoftuar.

Problemet e zakonshme me Yahoo Mail përfshijnë aftësinë për të lexuar emailet dhe për të dërguar përmes portalit në internet, aplikacioneve iPad, iPhone ose Android.

Ankesat kryesore zakonisht përfshijnë faqen e hyrjes dhe kjo nuk është gjithmonë për shkak të fjalëkalimeve të harruara, megjithëse kohët e fundit përdoruesit ankohen më së shumti për emailet që nuk shkarkojnë përmbajtjen, bashkëngjitjet dhe janë shumë të ngadalta. Kjo sigurisht mund të jetë për shkak të problemeve të serverit në rajone të ndryshme.

Rusia zgjati të dielën afatin e stërvitjeve të saj ushtarake në Bjellorusi, përgjatë kufirit verior të Ukrainës, pas dy ...
21/02/2022

Rusia zgjati të dielën afatin e stërvitjeve të saj ushtarake në Bjellorusi, përgjatë kufirit verior të Ukrainës, pas dy ditë luftimesh në Ukrainën lindore midis separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase. Kjo pason paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara për një sulm rus ndaj Ukrainës, pas grumbullimit të më shumë se 100,000 trupave ruse në kufirin Rusi-Ukrainë.

Videoja e fundit nga Ministria Ruse e Mbrojtjes tregon lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale “Yars” nga Rusia. Kremlini pohon se stërvitjet e tij të gatishmërisë ushtarake dhe më shumë se 100 mijë ushtarët e grumbulluar përgjatë kufirit të Ukrainës nuk përbëjnë asnjë kërcënim për fqinjin e tij, të cilin Rusia thotë se nuk ka ndërmend ta sulmojë.

Në Shtetet e Bashkuara, vazhdojnë përpjekjet për një zgjidhje diplomatike të krizës mes thirrjeve në rritje nga Kongresi për vendosjen e sanksione të forta ndaj Rusisë.

“Derisa të fillojnë lëvizjet me tanke dhe aeroplanë në Ukrainë, ne do të bëjmë gjithçka që do të mundemi për ta nxitur presidentin Putin të ndryshojë vendimin për të sulmuar që ne besojmë se ai tashmë e ka marrë. Ne vazhdojmë të bëjmë përpjekjet maksimale për ta frenuar atë nga zbatimi i vendimit të tij dhe deri në minutën e fundit, do të ketë një mundësi që ai të tërhiqet”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Ndërsa Rusia ka mohuar vazhdimisht pretendimet se ka plane për të sulmuar fqinjin e saj, bombardimet këtë javë në Ukrainën lindore pranë zonave të kontrolluara nga separatistët pro-rusë të mbështetur nga Moska, kanë përshkallëzuar tensionet.

Në një konferencë të fundit për shtyp në Moskë, Presidenti Vladimir Putin kritikoi ashpër vendet anëtare të NATO-s për mos shqyrtimin e kërkesave të Rusisë në lidhje me sigurinë, një akuzë që Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë.

“Ne mund të shqyrtojmë disa nga shqetësimet e tij të sigurisë. Ne i kemi dhënë atij dokumente në të cilat i kemi shtjelluar këto çështje. Do të ishte vërtet një vendim i lehtë për të. Gjithçka që ai duhet të bëjë është të zgjedhë rrugën diplomatike”, thotë Kristina Kvien, ushtruese e detyrës së ambasadores amerikane në Ukrainë.

Ndërsa të dyja vendet kanë premtuar publikisht se nuk ka plane për të sulmuar Ukrainën, Rusia dhe fqinji i saj Bjellorusia vazhdojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake në kufirin verior të Ukrainës.

“Nuk do të ketë ndërhyrje dhe nuk ka plane të tilla. Ajo është sqaruar në dokumentet ruse që ne ua kemi përcjellë miqve tanë amerikanë dhe Departamentit të Shtetit. Rusia ka deklaruar publikisht gatishmërinë e saj për të vazhduar përpjekjet diplomatike për trajtimin e të gjitha çështjeve të pazgjidhura. Trupat ruse janë në territorin sovran rus. Ne nuk kërcënojmë askënd”, tha ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov.

Ushtarët amerikanë nga Divizioni i 101-të Ajror, të dislokuar në Evropë, janë një demonstrim i mbështetjes së vazhdueshme për aleatët e NATO-s. Kërkesa kryesore e Rusisë ndaj Perëndimit është që Ukraina të mos lejohet kurrë të hyjë në NATO, të cilën Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë.
VOA

Një repart i ri për forcat speciale “RENEA”Fjala e Kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e inaugurimit të ambienteve të r...
09/02/2022

Një repart i ri për forcat speciale “RENEA”

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e inaugurimit të ambienteve të reja të repartit bashkëkohor për forcat policore të elitës, RENEA të cilat, pas 30 vjetësh do të kenë më në fund të njëjtat kushte si forcat simotra në Europë:

Në 13 janar të vitit 1913 më pak se 2 muaj nga themelimi i shtetit shqiptar u formua institucioni i parë i Shqipërisë së pavarur, Policia e Shtetit.

“Duhet të qërohen të tillë oficerë dhe të mësohet puna e xhandarmërisë dhe e Policisë në duar të ndershme dhe të stërvitura. Të zgjidhni xhandarë e policë me kujdes të madh dhe një rregull të shtrënguar!”

Kjo ishte porosia që Ismail Qemali dha në atë kohë. Është një porosi që nuk ka datë skadence sepse të qenurit në duar të ndershme dhe të stërvitura është “A”-ja e çdo policie shteti dhe e kësaj policie shteti.

Sot, më vjen jashtëzakonisht mirë që na jepet mundësia që 107 nga vjet nga formimi i Policisë së Shtetit tu themi të gjithë djemve të përkushtuar dhe shembullorë të RENEA-s, por edhe vajzave që janë pjesë e tyre, se e shlyem një borxh ndaj tyre, duke u vënë në dispozicion, më në fund, pas 30 vitesh, këtë strukturë që i shërben stërvitjes, i shërben mirëqenies profesionale dhe morale të tyre, ndërkohë që, për 30 vjet rresht të gjithë ata që janë angazhuar në forcat RENEA kanë dhënë shembuj të panumërt përkushtimi nga një lartësi profesionale dhe morale e admirueshme që nuk janë shpërblyer sa dhe si duhet.

Sot RENEA ka në dispozicion një strukturë, e cila është në çdo aspekt e ngjashme në çdo standard me strukturat e forcave policore të elitës në vendet europiane.

Është dita mbase për ta kujtuar që, RENEA u themelua me një akt të posaçëm në 12 shtator të vitit 1991 si pasardhëse e Batalionit 326 Antidemonstratë, krijuar në vitin 1982 dhe në një moment kur diktatura e kishte marrë tatëpjetën dhe pushteti i saj kishte rrëshqitur. Detyra e parë e atij grupi ishte të përndiqte grupimet e supozuara antiregjim, ndërsa përgjatë viteve ‘80 detyra e posaçme e 326-ës ishte të parandalonte çdo mundësi revolte kundër regjimit nëpër stadiume.

Sot jemi në një botë tërësisht tjetër dhe me sfida, qëllime dhe mundësi tërësisht të tjera. E nëse sot kemi këtu një strukturë moderne për forcat e RENEA-s, që, siç e thashë, nuk ka asgjë të mangët në aspektin e kushteve, krahasuar me strukturat e ngjashme në vendet europiane, deri një dekadë më parë kishim një repart ushtarak që në shkurt-mars të vitit ‘97 përgatitet të sulmonte popullsinë civile në jug të vendit së bashku me brigadën e raketave, brigadën e tankeve dhe brigadën e artilerisë.

Nuk ishte 100 vjet më parë, por vetëm 20 vjet më parë dhe nëse krahasimet me të shkuarën janë absolutisht tronditëse, sot është koha për t’u matur me të ardhmen dhe për të shfrytëzuar të gjitha mundësinë, duke u mbështetur pa asnjë luhatje te kapacitetet njerëzore, profesionale dhe morale të forcave speciale.

RENEA është një forcë krenarie dhe një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë që tregon se është absolutisht e mundur që ne të synojmë në gjithë perimetrin e Policisë së Shtetit të kemi standarde sjelljeje profesionale të njëjta me ato të policive të vendeve europiane.

Përpara disa kohësh një autoritet i huaj vizitoi forcat RENEA dhe gjatë takimit me të dëgjova fjalë të shkëlqyera. Sipas tij, nëse në kushtet optimale, që tanimë janë të siguruara, do të vendoseshin si të gjitha forcat e të tjera të elitës edhe forcat RENEA atëherë rezultatet do të ishin edhe më mbresëlënëse. E pikërisht janë rezultat mbresëlënëse që ne presim të shtohen falë forcave RENEA, forcave speciale, por dhe në përgjithësi falë edhe Policisë së Shtetit.

Duke qenë se është fillimi i vitit unë dua që t’u përcjell me këtë rast një përshëndetje shumë të përzemërt të gjitha familjeve, të gjitha nënave të atyre që janë nën uniformë, baballarëve, bashkëshortëve, bashkëshortëve, fëmijëve, duke i siguruar se respekti im dhe yni për njerëzit e policisë së shtetit është i palëkundur dhe se në vazhdimësi do përpiqemi që këtë respekt ta tregojmë me vepra duke bërë më të mirën në mënyrë që edhe ata që përcjellin shërbëtorët e shtetit në mëngjes të ndihen më mirë dhe në mënyrë që të gjithë fëmijët e policisë së shtetit të kenë një të ardhme më të mirë.

Fotografi gjurmoi njerëzit që kapi në film rreth 50 vjet më parë për të rikrijuar fotot e tyre vite më vonë (FOTO)
07/02/2022

Fotografi gjurmoi njerëzit që kapi në film rreth 50 vjet më parë për të rikrijuar fotot e tyre vite më vonë (FOTO)

Ky eshte njeriu qe beri 112 000 klm pa hipur ne avion.Njihuni me shume rreth lajmit duke shkarikuar aplikacionin Channel...
04/02/2022

Ky eshte njeriu qe beri 112 000 klm pa hipur ne avion.
Njihuni me shume rreth lajmit duke shkarikuar aplikacionin Channel 7 me mbi 5000 downloads

Gjuha turke në shkollat e Shqipërisë? Vizita e Erdogan “shpejton” aplikimin e projektit pilot. Zbardhet e-maili i DAR dr...
23/01/2022

Gjuha turke në shkollat e Shqipërisë? Vizita e Erdogan “shpejton” aplikimin e projektit pilot. Zbardhet e-maili i DAR drejtuar shkollave 9-vjeçare

Fill pas vizitës e së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan ne vendin tone, shkollat po vlerësojnë kërkesat per te mësuar gjuhen turke si lende me zgjedhje te lire.

Shkollat 9-vjeçare kanë nisur të pyesin prinderit e nxënësve te klasave te 6 deri ne klasën e 9 në lidhje me vendosjen ose jo të gjuhës turke si lëndë me zgjedhje.

Ne kete email drejtoria rajonale Arsimore Tirane kërkon informacion te plotë nga shkollat për numrin e kërkesave të nxënësve për të mësuar gjuhen turke si gjuhe e huaj, pjese e kurrikules me zgjedhje pasi nxenesit të aprovohen ne secilën klase referuar planit kombëtar te arsimit 9 vjecar per nxenesit e klasave te 6 deri tek klasat e 9.

Mesueset kujdestare kane dërguar tek prinderit javën qe kaloi mesazhe ku kërkohet te mblidhen të dhënat mbi preferencat per gjuhen turke
Ndërsa në Fletoren Zyrtare është publikuar ne datën 2 mars 2021 marrëveshja mes dy vendeve e cila parashikon futjen e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një programi pilot në gjuhën turke. Referuar marrëveshjes,

Në nenin 3. pika 2, theksohet qartë se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë e kulturën brenda sistemit të tyre arsimor.

(BalkanWeb)

Parashikimit i motit per Qytetin e Shkodres parashikohet Pjesërisht me re dhe me temparatura qe vijojn nga 4°c deri ne 1...
21/01/2022

Parashikimit i motit per Qytetin e Shkodres parashikohet Pjesërisht me re dhe me temparatura qe vijojn nga 4°c deri ne 15°c
Era fryen mesatarisht nga 3 m/s deri 3.1ms

Shkariko Aplikacionin Channel 7.Mbi 5000 dowloads. Informacioni nuk ka qen asnjer me i shpejt!
20/01/2022

Shkariko Aplikacionin Channel 7.
Mbi 5000 dowloads.
Informacioni nuk ka qen asnjer me i shpejt!

Maldivet – të gjithë keni dëgjuar për bukurinë e kësaj parajse, por a i dini këto fakte për kulturën interesante që kanë...
20/01/2022

Maldivet – të gjithë keni dëgjuar për bukurinë e kësaj parajse, por a i dini këto fakte për kulturën interesante që kanë?

Maldive përveç një pjesë e bukur e parajsës në oqeanin Indian gjithashtu ka dhe një kulturë mjaft interesante.

E zhytur në kulturë dhe traditë të pasur, kultura e Maldiveve është formuar shumë nga ndikimet indiane, Sri Lankane, Malajzia, arabe, persiane, indoneziane dhe madje edhe afrikane. Maldivianët janë njerëz jashtëzakonisht të ngrohtë, mikpritës dhe miqësorë, me qëllim për t’i bërë pushimet tuaja vërtet të paharrueshme.

Gjuha zyrtare e Maldiveve është Dhivehi, e cila duket të jetë një derivat i sinjalit të gjuhës shri-lankane. Edhe pse Maldivianët përdorin Divehi për shumicën e komunikimeve dhe transaksioneve të tyre të përditshme, anglishtja po fiton tërheqje si gjuha e dytë më e zakonshme.

Address

Shkoder
Shkodër
4001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Channel 7 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category

Channel 7