16/02/2023
.al
・・・
😇🏎️🚥🥰🔝 Konkursi Ndërkombëtar për Projektin “Auto Moto Park Albania”🏎️🇦🇱🏁, një hap më pranë jetëzimit të ëndrrës së cirkutit të parë shqiptar sipas standardeve të FIA dhe FIM në Elbasan! 🤩🥳
Lajm SPEKTAK🛞LAR për motorsportin shqiptar dhe për vendin! 🇦🇱❤️🏁
🎈Ceremonia e hapjes nisi me fjalën përshëndetëse të një prej personaliteteve më të mëdha në fushën e motorsportit dhe sigurisë rrugore, Z. Jean Todt, ish-President i FIA dhe i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Rrugore, i cili vlerëson dhe mbështet plotësisht zhvillimin e kësaj vepre. 🙏
😍 Të nderuar që pjesë e kësaj dite historike, krah e mbështetje, u bënë edhe promotorët kryesorë të këtij projekti strategjik, Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Znj. Belinda Balluku, si edhe Kryeministri i Shqipërisë, Sh. T. Z. Edi Rama (gjithashtu pjesë e nderuar e Jurisë) të cilët shprehën në fjalët e tyre përshëndetëse vlerësimin për rëndësinë e këtij investimi të jashtëzakonshëm për sigurinë rrugore, kulturën motorsportive, ekonominë e turizmin, si edhe përgëzuan ekipin e DPSHTRR për përpjekjen model! 🫶
Pjesë e jurisë vlerësuese, personalitete dhe profesionistë të fushës, ku gjejmë rastin t’i falenderojmë për gatishmërinë e ekspertizën:
Z. Beat Huesler
Arkitekt
Z. Gledian Llatja
Kryetar i Bashkisë Elbasan
Znj. Adelina Greca
Drejtoreshë e Përgjithshme
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Z. Lirim Zendeli
Pilot Garash Automobilistike (F2, F3, së shpejti Indy Pro)
Z. Niko Leka
President i Automobile Club Albania (FIA)
Falenderojmë të gjithë studiot pjesëmarrëse në këtë konkurs, që prezantuan koncept-idetë e tyre krejtësisht pa pagesë dhe me shumë profesionalizëm, si edhe tërë grupet e interesit që do të jenë aktorë, bashkëpunëtorë e përfitues direkt të këtij projekti, e të gjithë ata që kanë kontribuar me zemër drejt vizionit që ëndrra e Auto Moto Park Albania të kthehet së shpejti në një realitet!🙌🤝
🌐www..automotopark.al