Shkodra Live

Shkodra Live Shkodra Live është platformë mediatike online, e pavarur dhe e paanshme, informuese dhe promovuese.Themeluar në Dhjetor 2021

Vllaznia dhe Edi Martini do të vazhdojnë rrugëtimin së bashku.Klubi shkodran ka zyrtarizuar rinovimin e bashkëpunimit me...
01/06/2026

Vllaznia dhe Edi Martini do të vazhdojnë rrugëtimin së bashku.

Klubi shkodran ka zyrtarizuar rinovimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini edhe për dy sezonet e ardhshme, duke i besuar vazhdimësinë e projektit teknik deri në vitin 2028.Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, KF Vllaznia ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshjen me trajnerin Edi Martini për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për dy sezonet e ardhshme.
Klubi kuqeblu ka konfirmuar se Martini do të jetë pjesë e projektit të Vllaznisë deri në vitin 2028, duke i dhënë vazhdimësi punës së nisur dhe objektivave të ekipit për sezonet në vijim.

Amatia Lleshi nga Shkodra triumfon në Itali / Kombëtarja shqiptare e gjimnastikës me rezultate të lartaShqipëria vijon t...
01/06/2026

Amatia Lleshi nga Shkodra triumfon në Itali / Kombëtarja shqiptare e gjimnastikës me rezultate të larta

Shqipëria vijon të afirmohet në arenën ndërkombëtare të sportit, kësaj here falë një suksesi të lartë në gjimnastikën artistike. Talenti i ri, Amatia Lleshi nga Shkodra, ka arritur të ngrejë lart flamurin kuqezi duke u renditur në vendin e parë në Kampionatin Ndërkombëtar të Gjimnastikës Artistike, zhvilluar në Pesaro të Italisë.

Performanca e saj ka qenë shumë e mirë, duke dominuar në disa disiplina dhe duke treguar një nivel të lartë teknik e artistik, që e vendos atë si një sportiste e të ardhmes.

Ky rezultat nuk është vetëm një arritje personale, por edhe një dëshmi e rritjes së gjimnastikës shqiptare në nivel ndërkombëtar.

Ky sukses vjen si rezultat i një pune të gjatë dhe të përkushtuar nga sportistët, trajnerët dhe drejtuesit e federatës.

Një rol të rëndësishëm në këtë zhvillim ka luajtur presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Leonard Luli, i cili me vizionin dhe mbështetjen e tij ka kontribuar në rritjen e cilësisë dhe përfaqësimit të Shqipërisë në gara ndërkombëtare.

Po ashtu, vlerësim i veçantë shkon për trajnerët Izmir Kashi, Latif Kashi dhe Shpresa Salja, të cilët punojnë çdo ditë me përkushtim për të formuar kampionët e së nesërmes.

Triumfi i Amatia Llesh*t dhe gjimnastëve të tjerë të vegjël, është një moment krenarie për sportin shqiptar dhe një sinjal i qartë se talenti dhe puna po japin frytet e tyre në arenën ndërkombëtare.

Statusi i plotë i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës:

Ekipi Kombëtar 🇦🇱 triumfon në garën ndërkombëtare të gjimnastikës artistike të zhvilluar në Pesaro, Itali.

Ekipi Kombëtar, i përbërë prej 8 gjimnastesh: Hana Leka, Hera Mustafa, Amatia Lleshi, Nadia Daci, Maria Zefi, Viktoria Simoni, Nil Elbasani dhe Merili Islami, të shoqëruara nga trajneri Izmir Kashi dhe Sekretarja e Përgjithshme e federatës, znj. Eliriana Karaj, arriti të renditet në vendin e parë si ekip 🥇🏆🇦🇱.

“International Women’s Artistic Gymnastics Tournament”, organizuar nga Confsport Italia, është një kompeticion ku Shqipëria merr pjesë prej tre vitesh në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit, një ndër arritjet e Presidentit të FSHGJ.

Rezultatet individuale:

Kategoria Kids 🤸🏽
Amatia Lleshi – vendi i parë 🥇
Nadia Daci – vendi i dytë 🥈
Hana Leka – vendi i tretë 🥉

Ushtrime të lira:
Nadia Daci – vendi i parë 🥇
Amatia Lleshi – vendi i dytë 🥈
Hana Leka – vendi i tretë 🥉

Kërcime:
Amatia Lleshi – vendi i parë 🥇

Paralele:
Nadia Daci – vendi i parë 🥇
Amatia Lleshi – vendi i tretë 🥉

Trarë ekuilibri:
Amatia Lleshi – vendi i parë 🥇
Hana Leka – vendi i dytë 🥈
Hera Mustafa – vendi i tretë 🥉

Kategoria Youth 🤸🏽
Viktoria Simoni – vendi i tretë 🥉
Maria Zefi – vendi i tretë 🥉

Ushtrime të lira:
Maria Zefi – vendi i parë 🥇
Viktoria Simoni – vendi i dytë 🥈

Kërcime:
Maria Zefi – vendi i parë 🥇

Trarë:
Viktoria Simoni – vendi i parë 🥇

Kategoria Junior 🤸🏽
Merili Islami – vendi i dytë 🥈

Kërcime:
Merili Islami – vendi i parë 🥇

Ushtrime të lira:
Merili Islami – vendi i tretë 🥉

31/05/2026

"Dasma e Skenderbeut" në Vau Dejës / Kisha e Dejës shndërrohet në skenë të gjallë historie

“Dasma e Skënderbeut dhe Donikës” riktheu historinë në Kishën e Dejës, në Vau Dejës!
Kisha e Dejës u shndërrua në një skenë të gjallë historie, kulture dhe identiteti kombëtar, përmes aktivitetit “Dasma e Skënderbeut dhe Donikës”, i cili mblodhi së bashku qindra qytetarë, artistë, përfaqësues të pushtetit vendor e qendror, klerikë dhe arbëreshë.

Aktiviteti solli në vëmendje një nga ngjarjet më domethënëse të historisë shqiptare, duke e kthyer këtë vend me vlera të veçanta historike në një pikëtakim të memories kolektive dhe të trashëgimisë sonë kulturore.

Nga Kisha e Dejës u përcoll një mesazh i fortë mbi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe të lidhjes së brezave me rrënjët e tyre historike.

Aktiviteti shërbeu si një kujtesë se historia nuk është thjesht një dëshmi e së shkuarës, por një themel i rëndësishëm mbi të cilin ndërtohet e ardhmja.

31/05/2026

Zëvendës Trajneri i Vllaznisë Borshi: I kërkojmë falje tifozëve / "Keqardhje që Vllaznia nuk doli kampion"

Në emër të stafit, zëvendës trajneri i Vllaznisë Ergi Borshi i kërkoi falje tifozëve kuqeblu për këtë paraqitje të dobët në Final Four me 3 humbje dhe për faktin që shkodranët nuk dolën kampion.

Borshi u shpreh se ndjen keqardhje që Vllaznia nuk e fitoi trofeun duke qenë se udhëhoqi të gjithë kampionatin në vend të parë.

Presioni i madh deklaroi numri dy i pankinës shkodrane ndikoi disi tek futbollistët në këto 3 përballje të Final Four që Vllaznia i hunbi radhazi me Dinamon, Egnatian dhe sonte me Elbasanin.

Vllaznia tha Borshi ka nevojë që të ruaj boshtin aktual dhe të bëjë disa përforcime në mënyrë që të jetë një ekip po kaq pretendent sezonin e ardhshëm dhe të fitojë titullin kampion që mungon prej 25 vitesh.

Egnatia shpallet kampione / Vllaznia dështon në luftën për titullin kampion / Shkodranët humbasin edhe me Elbasanin në F...
31/05/2026

Egnatia shpallet kampione / Vllaznia dështon në luftën për titullin kampion / Shkodranët humbasin edhe me Elbasanin në Final Four

Vllaznia humbi shansin e saj të paktë dhe të fundit për titullin kampion këtë vit.

Shkodranët u mundën edhe në ndeshjen e tretë të Final Four përballë Elbasanit 1-2.
Ndërkohë kampione e Shqipërisë për të tretën herë me radhë është shpallur Egnatia e cila fitoi me Dinamon 2-0 dhe pavarësisht se ka barazim pikësh me Elbasanin, për shkak të golavarazhit më të mirë, fiton trofeun e tretë radhazi.

Vllaznia nga ama e saj ka bërë një paraqitje të dobët dhe të pajustifikueshme në 3 ndeshjet e Final Four duke mos fituar asnjërën prej tyre.

Mund të quhet një sezon që nisi shumë mirë me kryesim të kampionatit gjatë gjithë kohls thuajse por në fund, në sfidat e Final Four rezultoi një dështim.

Shpresat ishin të mëdha për titullin kampion këtë vit por kuqeblutë nuk ia dolën në tri sfidat e fundit duke i humbur të gjitha duke e mbyllur kështu në vend të tretë me 31 pikë kundrejt 37 pikëve të Egnatias kampione dhe Elbasanit nënkampion.

Prej tre vitesh Vllaznia tenton trofeun që mungon prej 25 vitesh por eshe kësaj here nuk ia doli. Tifozët që e mbështetën gjatë gjithë sezonit mbesin të zhgënjyer me shpresën për të ndërtuar një skuadër më të mirë vitin e ardhshëm.

Drejtuesi politik i PS Shkodër Karakaçi vlerëson me certifikatë ish kryetaren Dodaj në 35 vjetorin e partisë / Mesazh i ...
31/05/2026

Drejtuesi politik i PS Shkodër Karakaçi vlerëson me certifikatë ish kryetaren Dodaj në 35 vjetorin e partisë / Mesazh i qartë se fituesit nuk duhen mënjanuar

Partia Socialiste në Shkodër festoi 35 vjetorin e themelimit, një festë që PS po e organizon në degët e saj në gjithë vendin.

Teksa Partia Socialiste festoi këtë 35 vjetor, një prej figurave të saj në nivel lokal, ish-kryetarja e PS Shkodër Mirela Dodaj, është një prej personave të vlerësuar me certifikatë mirënjohje që iu dorëzua nga drejtuesi politik Enea Karakçi në praninë e dy kryetarëve aktual të PS Marjan Ndërshtiqaj dhe Kejsi Spahia.

Dodaj pas këtij vlerësimi ka zgjedhur të ndajë një reflektim publik, duke rikujtuar jo vetëm rrugëtimin e kësaj force politike, por edhe rolin e saj personal në një prej fitoreve më të rëndësishme kur PS fitoi për herë të parë bashkinë Shkodër.

Dodaj pavarësisht se është kthyer në një zë kritik përpara se drejtimin politik të PS Shkodër ta merrte Karakaçi, ky i fundit e vlerësoi për kontributin e saj duke dhënë qartazi mesazhin se asnjëherë nuk ka vend për të mënjanuar fituesit.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Dodaj shprehet:

“3️⃣5️⃣ vite më parë nisi rrugëtimin Partia Socialiste🌹, një forcë politike që ka qenë pjesë e momenteve më të rëndësishme të historisë së vendit. Ky përvjetor përfaqëson jo vetëm një etapë të rëndësishme, por edhe besimin, përkushtimin dhe punën e mijëra njerëzve që kanë kontribuar ndër vite.

Mirënjohëse për vlerësimin nga familja jonë e madhe socialiste💜, por mbi të gjitha krenare që isha pjesë e historisë së kësaj force politike si Kryetare e Partisë Socialiste të Shkodrës, në periudhën kur u fitua Bashkia e Shkodrës për herë të parë gjatë pluralizmit politik."

31/05/2026

Dy ditë më parë Alban Xhaferi uroi vajzat kampione / A do të dalë edhe Vllaznia e meshkujve kampione sot?

Dy ditë më parë Vllaznia e vajzave doli kampione e Shqipërisë për të 13-ën herë radhazi. Në këtë sukses ishte i pranishëm në stadium Presidenti i Vllaznisë së meshkujve Alban Xhaferi i cili uroi vajzat shkodrane për trofeun.

Sot Vllaznia e meshkujve luan ndeshjen e fundit në Final Four duke patur ende një shpresë të fundit.

Në rast se shkodranët fitojnë me Elbasanin dhe në ndeshjen tjetër Dinamo mund Egnatian, Vllaznia shpallet kampione.

Kjo për shkak se të tri skuadrat, Vllaznia, Egnatia dhe Elbasani do shkonin në barazim pikësh. Çdo rezultat tjetër në këto dy përballje i humb shanset Vllaznisë për titull.

Përderisa ka ende një llogari matematikore, Vllaznia do të përpiqet deri në fund. Edhe pse shkodranët kanë mundësi të pakta ndërsa humbën dy shanse të arta në përballjet direkte ndaj Dinamos dhe Egnatias që Vllaznia i humbi të dyja.

Sot është dita e fundit ku titulli kampion vendoset nëse do ta fitojë Egnatia për të tretën herë radhazi apo do të shkojë në Shkodër apo Elbasan.

31/05/2026

Ja se si do të penalizohen fermerët vitin e ardhshëm tek subvencionet / Kritere të forta nga BE për sigurinë ushqimore, trajtimin e kafshëve apo substancat e përdorura

Drejtorisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në Shkodër dhe të gjitha drejtorive të tjera i ka mbërritur një email i cili paralajmëron se në kuadër të integrimit në BE vitin e ardhshëm fermerët mund të penalizohen edhe më shumë duke mos përfituar nga grantet e qeverisë në rast se nuk plotësojnë disa kritere shtesë që lidhen me sigurinë ushqimore, trajtimet e kafshëve apo substancat e përdorura.

Një problem të tillë e shtroi përgjegjësi i sektorit në drejtorinë e bujqësisë në Shkodër Rifat Kodra i cili tha se ka mbërritur një email i tillë nga drejtoria e përgjithshme.

Përgjegjësja e sektorit të autorizimit të pagesave në AZHBR Elisa Xhafa u shpreh se fermerët këtë vit do të këshillohen që të plotësojnë kriteret që kërkon BE në kuadër të integrimit.

Këto kritere të forta tashmë mund të vendosen që vitin e ardhshëm dhe fermerët shqiptar për të përfituar nga skema e subvencioneve duhet që të plotësojnë kushtet si kudo në vendet e BE ose përndryshe nuk do të përfitojnë nga subvencionet dhe madje mund të kenë edhe masa ndëshkuese.

Takimi mes AZHBR dhe fermerëve në Shkodër u zhvillua për t’i njohur këta të fundit me skemën e re të këtij viti dhe se si mund të bëhen përfitues të subvencioneve mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë dhe se çfarë duhet të shmangin për të mos u penalizuar.

Edona Bilali mes politikës dhe auditorit / Vijon angazhimin si lektore në Vjenë /  "Universiteti, vendi ku mësojmë të gj...
30/05/2026

Edona Bilali mes politikës dhe auditorit / Vijon angazhimin si lektore në Vjenë / "Universiteti, vendi ku mësojmë të gjithë"

Mes angazhimeve në politikë dhe jetës akademike, Edona Bilali vijon të mbajë një rol aktiv edhe në auditor.

Zëvendës Ministrja e Infrastrukturës Bilali, ka ndarë së fundmi një reflektim nga Vjena, ku po vazhdon kontributin e saj si lektore në programet e masterit në fushën e inovacionit digjital.

Përmes një statusi publik, Bilali thekson rëndësinë e universitetit si një hapësirë ku jo vetëm studentët mësojnë, por edhe vetë pedagogët marrin frymëzim dhe përvoja të reja.

Statusi i plotë i Edona Bilalit:

Vjenë 📍. Ka privilegje që nuk maten me tituj, poste apo përgjegjësi publike. Për mua, një prej tyre mbetet mundësia për të hyrë në auditor dhe për të ndarë ide me brezin që do të formësojë të ardhmen.

Dje, me studentët e rinj të programit Master në Digital Innovation dhe Digital Technology Innovation në Vjenë 🇦🇹, ndjeva sërish të njëjtin emocion si para 15 vitesh kur kam dhënë mësim për herë të parë.

Jam krenare për rrugëtimin akademik, për dyert që hapi doktoratura me rezultate të dalluara në Austri, por mbi të gjitha jam mirënjohëse për vlerësimin dhe privilegjin që më është dhënë duke më bërë pjesë të stafit akademik të Universitetit, sepse arsimi ka fuqinë e rrallë të lidhë vende, përvoja dhe breza të ndryshëm përmes së njëjtës gjuhë: kërkimit të dijes.

Pas çdo leksioni, bindem edhe më shumë se universiteti është një vend ku mësojmë të gjithë. Studentët dëgjojnë një perspektivë tjetër e marrin njohuri, ndërsa unë marr frymëzim 😊.

30/05/2026

Doçi: Të gjithë kundra nesh por ia dolëm / "Nuk luhet ndeshja në orën 16:00 se edhe me kondicioner ndez në makinë është nxehtë, FSHF të na mbështesë më shumë"

Kapitenia e Vllaznisë Megi Doçi pas fitimit të 13-të të titullit kampion, është shprehur e lumtur për këtë sukses dhe për golin që shënoi në finale ndaj Apolonisë.

Doçi thotë se këtë sezon të gjithë ishin kundra Vllaznisë por skuadra shkodrane ia doli.

Doçi ka rezerva edhe për FSHF pasi sipas saj është e vështirë që ndeshja të luhet në orën 16:00 sepse edhe me kondicioner ndezur në makinë është shumë nxehtë.

Këtë sukses Doçi ia kushton gjithë ekipit, tifozëve dhe familjes së saj sepse të fitosh 13 tituj kampion nuk është aspak e lehtë.

Address

Rruga "Edit'h Durham" Shkodër
Shkodër
4001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkodra Live posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shkodra Live:

Share