Portali Shkodra Sot

Portali Shkodra Sot Jemi zëri i përditshëm i Shkodrës dhe rajonit, duke sjellë lajmet më të rëndësishme, analizat dhe historitë që kanë vlerë për komunitetin.

RAPORTONI:+355 68 876 2391

Lajmi siç është, jo siç duket !

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas vendimit te SPAK per te cuar per gjykim kryebashkiakun Bene...
09/01/2026

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas vendimit te SPAK per te cuar per gjykim kryebashkiakun Benet Becin. Në një deklaratë të gjatë publike, Spahia e cilëson këtë moment si një përballje mes “politikës së pastër” dhe “pushtetit të hajdutërisë”, duke e konsideruar qëndrimin në detyrë të një zyrtari nën akuzë si një akt dhune ndaj demokracisë dhe një fyerje për qytetarët shkodranë.

Statusi i plotë i deputetit Bardh Spahia:

POLITIKA E PASTËR VS. PUSHTETI I HAJDUTËRISË: NJË ZGJEDHJE MORALE!

​Të dashur bashkëqytetarë!
​Sot jemi përballë një prove të madhe jo vetëm politike, por mbi të gjitha morale.
Politika, në thelbin e saj fisnik, është arti i të bërit mirë për të tjerët. Ajo është mjeti me të cilin krijohet mirëqënie për komunitetin, ndërtohen shkolla, jo vila për pushtetarët, shtrohen rrugë për njerëzit, jo rrugëdalje për paratë e pista.

​Por çfarë kemi sot?
Një qeveri dhe “mazhorancë” të shkërmoqur nga skandalet e hajdutërisë pa limit në të gjitha zyrat e nivelet, të bërë një me krimin dhe kartelet e drogës.
Rasti i fundit është ai i institucionit të Bashkisë Shkodër, të marrë peng nga një individ i akuzuar tashmë zyrtarisht për vjedhje.
Të jesh nën akuzë (me fakte) për abuzim me fondet publike nuk është thjesht një procedurë ligjore, është një “vdekje” politike. Në çdo vend demokratik, dhe për çdo njeri me pak moral, dorëheqja do të ishte dhënë sekondën e parë.

Qëndrimi i të pandehurit Benet Beci në zyrë, ndërkohë që mbi të rëndon akuza e hajdutërisë, është një akt dhune ndaj demokracisë dhe ofendimi ndaj qytetarëve shkodranë. Benet Beci nuk po qeveris më. Ai po fshihet mbas kolltukut dhe me këtë ai po tregon më së miri që është peng i krimit që e mbështeti por edhe e të shkuarës së vet të pisët. Shkodra nuk mund të jetë mburoja e një njeriu i cili kërkon të strehohet në shtëpinë e madhe të një qyteti që meriton respekt dhe dinjitet. Çdo firmë që hedh sot është e njollosur, çdo vendim që merr është i dyshimtë.
Ikja e Becit është e pashmangshme, por mënyra se si ai po e zvarrit, po tregon se atij kurrë nuk i ka interesuar ky qytet, por vetëm pushteti dhe mbrojtja nga drejtësia.

Kam dhe dy fjalë për ata që i shkojnë pas.
Ky mesazh është edhe për ju, rrethi i ngushtë, servilët, dhe ata që duartrokasin vjedhjen për të ruajtur një karrige apo një rrogë.
Turpi është edhe i juaji!
Të mbështesësh një hajdut, të bën bashkëfajtor më e pakta moral. Të heshtësh përpara vjedhjes së shtëpisë tënde të përbashkët vetëm se të hedhin ndonjë thërrime nga sofra e pushtetit, është mjerim qytetar.
Historia nuk do të mbajë mend vetëm atë që vodhi, por edhe ata që i mbanin thesin. Mos u bëni garda mbrojtëse e korrupsionit!

Të dashtun bashkqytetarë​ të lirë, kjo betejë është midis së shkuarës të pisët dhe të ardhmes që meritojmë.
Një qytet me histori dhe kulturë nuk mund të ulë kokën para një grushti njerëzish që e shohin bashkinë apo zyrat e shtetit si bankomat personal.

Shkodra meriton drejtues me integritet të cilët nuk janë pengje as të bandave dhe as të drejtësisë por që mbi gjithçka vendosin shërbimin ndaj qytetarëve të ndershëm.

Shkodra meriton transparencë, jo skema mafioze.
Shkodra meriton dinjitet!
​Koha e hajdutëve ka mbaruar. Tani është koha e llogaridhënies para drejtësisë e mbi të gjitha para qytetarëve të ndershëm.

"E vetmja pasuri ne jeten tande nuk jane veshjet, apo stolit ne murin tuej, cfar makine luksoze disponon, apo sa banjo e...
09/01/2026

"E vetmja pasuri ne jeten tande nuk jane veshjet, apo stolit ne murin tuej, cfar makine luksoze disponon, apo sa banjo e dhoma gjumi numron ne vilen luksoze.
Pasuri asht sa e thelle dhe e pasun ishte eksperienca yte ne tan keto vite qe jetove, qe dhe me pervojen tande, sa gjana pozitive shpirterore more dhe prap i dhe, e sa shum mesove pergjate saj.
Emri yt i gdhendur ne obeliskun e perjetsise pozitive, vlen ma shum se cdo miniere diamanti apo shpelle Ali Baba me 40 hajdut…
Ne se le nje emer qe do mbetet e nderohet gjate pas vdekjes, kjo esht pasuria ma e madhe."

Frederik Ndoci

09/01/2026

HUMOR ! 🎥 “Një grua në Për’puthen”,

Nje material nga mjeshtri A***n Çuliqi me "Mjeshtrat e Medhenj" te humorit shqiptar: Zyliha Miloti, Besnik Çinari, Drande Xhaj dhe Sandër Ruçi…

Video copyright: A***n Çuliqi

09/01/2026

Beci: Punë pa ndalim në kushte ekstreme për rikthimin e normalitetit në Njësinë Administrative Pult

Kryetari i Bashkisë Benet Beci ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e punonjësve në terren, të cilët po përballen me kushte shumë të vështira për të garantuar sigurinë dhe normalitetin për banorët e zonave të prekura.

Në fshatin Kir, Njësia Administrative Pult, ekipet po punojnë pa ndërprerje mes terrenit të thyer dhe kushteve të rënda atmosferike, duke ndërhyrë për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të siguruar kalueshmërinë.

Sipas njoftimit, punimet do të vijojnë edhe për 2–3 ditë të tjera, me angazhim maksimal dhe përgjegjësi të plotë nga të gjitha strukturat e përfshira.

Po ashtu, bazuar në parashikimet aktuale, nga e hëna në mbrëmje pritet që tri Njësi Administrative – Pult, Shosh dhe Shalë – të kenë mundësi lëvizjeje me automjete nga Qafa e Thores, duke rikthyer gradualisht aksesin dhe lidhjen me zonat e thella malore.

Prej disa minutash nje pjese e mire e qytetit te Shkodres eshte ne terr. Energjia elektrike mungon ne lagjet Parruce,Xha...
09/01/2026

Prej disa minutash nje pjese e mire e qytetit te Shkodres eshte ne terr. Energjia elektrike mungon ne lagjet Parruce,Xhabije, pergjate pedonales “Kole Idromeno”, ne Rus e deri ne Skenderbeg.

Ende nuk dihet arsyeja e shkeputjes se energjise elektrike ne qytet !

09/01/2026

Deputetja Marjana Koçeku vizitoi fshatin Obot, në Anen e Malit, duke u njohur me situaten e banorëve dhe duke koordinuar veprimet me forcat e armatosura, emergjencat civile dhe Bashkinë e Shkodrës.

“Ky fshat përherë ka qenë një nga pikat më të dobëta të Shkodrës gjatë reshjeve të shumta, por krahasuar me vitet e kaluara, sivjet situata është shumë më mirë,” tha deputetja Koçeku.

Deputetja shkruan:

Në Obot, ne Ane te Malit, bashkë me banorët, forcat e armatosuna, emergjencat civile dhe Bashkinë. Ky fshat përherë ka kenë nji nga pikat ma të dobëta të Shkodrës kur ka pas reshje të shumta por ne krahasim me vitet e kalume, fatmiresisht, sivjet situata asht shumë ma mire. Përveç rrugës për në Obot, e cila asht e kalueshme vetëm me mjete të nalta sepse niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 40 cm. Aty jane forcat e ushtrise ne ndihme te banoreve pergjate tan ktyne diteve per cdo lloj sherbimi. Sipërfaqja e tokës bujqësore të përmbytun vlerësohet rreth 100 hektarë, kryesisht në fshatrat Obot dhe Muriqan. Jam afër çdo banori dhe zone që kto dit po has vështirësi dhe sfida. 🙏🏻

LAJMI I FUNDIT/ SPAK CON PER GJYKIM BENET BECINProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më dat...
09/01/2026

LAJMI I FUNDIT/ SPAK CON PER GJYKIM BENET BECIN

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 08.01.2026, ka paraqitur kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 196 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve: Benet Beci, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Objekt i këtij hetimi është një procedurë prokurimi e zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e pesëqind mijë) lekë.

Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Nga aktet e administruara ka rezultuar se, gjatë zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, janë evidentuar rrethana fakti për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të titullarit të autoritetit kontraktor, anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Këto veprime kanë konsistuar në përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve në dokumentacionin standard të tenderit, si dhe në fazën e vlerësimit të ofertave.

Konkretisht, nga analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e personit të marrë si i pandehur në një procedim tjetër, shtetasit Evis Berberi (bashkëshorti i të pandehurës Adela Ruko), si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore në kuadër të këtij hetimi, ka rezultuar se:

I pandehuri Benet Beci, në detyrën e Administratorit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit, të pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, si dhe me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, të pandehurit Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k.

Në këtë procedurë prokurimi janë evidentuar veprime në kundërshtim me nenet 1, 2, 20, 24 dhe 46 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe me nenet 28 dhe 61 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.

FOTOLAJM/ Per herë të parë, vendoset sinjalistike paralajmëruese ne zonat e permbytura te ShkodresNdërmarrja e Shërbimev...
09/01/2026

FOTOLAJM/ Per herë të parë, vendoset sinjalistike paralajmëruese ne zonat e permbytura te Shkodres

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike ka nisur punimet përgjatë rrugës së Obotit, e cila aktualisht ndodhet nën ujë, me qëllim vendosjen e sinjalistikës paralajmëruese për kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve.

Sinjalistika po vendoset për të bërë të dallueshme kanalet dhe gropat, të cilat gjatë përmbytjeve mbulohen nga sipërfaqja e ujit që kalon mbi rrugë dhe nuk dallohen më, duke u kthyer në një rrezik serioz për qarkullimin dhe sigurinë e banorëve.

Në përmbytjet e kaluara janë regjistruar disa raste kur automjete civile, por edhe mjete të ushtrisë, kanë përfunduar në kanale, pikërisht për shkak të mungesës së sinjalistikës paralajmëruese dhe orientuese.

Nisin punimet në rrugën e Prekalit, ndërhyrje për stabilizimin e aksitKa nisur puna për rehabilitimin e rrugës së Prekal...
09/01/2026

Nisin punimet në rrugën e Prekalit, ndërhyrje për stabilizimin e aksit

Ka nisur puna për rehabilitimin e rrugës së Prekalit, pas verifikimeve të detajuara të kryera në terren, ku u konstatua se situata paraqitej e rënduar dhe ndërhyrja kërkon kujdes të veçantë për shkak të kushteve të vështira të terrenit.

Sipas njoftimit të kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ekipet dhe mjetet janë angazhuar në stabilizimin e segmentit rrugor, duke kryer ndërhyrje të kontrolluara dhe të vazhdueshme, me synim garantimin e sigurisë së qarkullimit dhe parandalimin e problematikave të mëtejshme.

Punimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, deri në rikthimin e plotë të normalitetit në këtë aks.

“Ka nisur puna në rrugën e Prekalit, pas verifikimeve të detajuara në terren, ku u konstatua se situata ka qenë e rëndë dhe ndërhyrja kërkon kujdes të veçantë për shkak të kushteve të vështira të terrenit. Ekipet dhe mjetet janë angazhuar në stabilizimin e segmentit rrugor, me ndërhyrje të kontrolluara dhe të vazhdueshme, me qëllim garantimin e sigurisë së qarkullimit dhe parandalimin e problematikave të mëtejshme. Punimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, deri në rikthimin e plotë të normalitetit në këtë aks,” – thuhet në njoftimin e kryebashkiakut Benet Beci.

09/01/2026

Banorët e Gojanit në Pukë në alarm: Rruga pranë tunelit rrezikon të shembet në lumin Fan i Madh

TI RAPORTON / Banorët e fshatit Gojan, në bashkinë Pukë, shprehin shqetësim serioz për sigurinë e rrugës pranë tunelit, e cila sipas tyre po rrëshqet dhe rrezikon të shembet plotësisht.

Qytetarët kanë raportuar situatën ShkodraSot permes whatsapp ne +355 68 876 2391, duke theksuar se brigjet pranë lumit Fan i Madh janë në lëvizje të vazhdueshme. Sipas tyre, rrëshqitja po ndodh me ritme të shpejta dhe ekziston rreziku real që e gjithë trupi i rrugës të përfundojë në lumë.

Banorët thonë se kjo rrugë është jetike për lëvizjen e përditshme të komunitetit dhe paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet, sidomos në rast të reshjeve të tjera.

Për këtë arsye, ata u bëjnë thirrje Bashkisë Pukë dhe institucioneve përgjegjëse që të reagojnë sa më parë, për të marrë masa urgjente dhe për të shmangur një ngjarje të rëndë.

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Malësisë së Madhe per kalimin e  tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi...
09/01/2026

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Malësisë së Madhe per kalimin e tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi...

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Malësisë së Madhe: Kalimi i tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Hipotekave dhe Kadastres (ASHK) Shkodër informon banorët e njësive administrative Gradec, Reç, Ktosh dhe Pjetroshan, se po vijon pu...

09/01/2026

"Jemi te sigurte ne menyre absolute se ne i fitojme zgjedhjet. Edi Rama nuk i fitonte kurre keto zgjedhje"- Sali Berisha

Address

Shkodër
4001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Portali Shkodra Sot posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share