Portali Shkodra Sot

Portali Shkodra Sot Jemi zëri i përditshëm i Shkodrës dhe rajonit, duke sjellë lajmet më të rëndësishme, analizat dhe historitë që kanë vlerë për komunitetin.

Lajmi siç është, jo siç duket !

30/10/2025

📌 Leon Lekaj, kompozitor me përvojë dhe pasion të rrallë, rikthehet pas 38 vitesh me një krijim fitues që dëshmon fuqinë e talentit të tij.


📍 Teater Migjeni

30/10/2025

Nga premtimi te harresa:

‘Shumë shpejt do zbardhim masakrën e Dobracit’, tha Ministri Hoxha 10 muaj më parë ndersa sot 1 vit pas ngjarjes, nuk ka asnje rezultat

Deputetët e qarkut Shkodër kanë ndarë një foto të përbashkët nga ambientet e Kuvendit, pak para nisjes së seancës parlam...
30/10/2025

Deputetët e qarkut Shkodër kanë ndarë një foto të përbashkët nga ambientet e Kuvendit, pak para nisjes së seancës parlamentare të ditës së sotme.

Në foto shihen Marjana Koçeku, Xhenis Cela, Onid Bejleri dhe Bujar Rexha, të cilët kanë përcjellë një mesazh uniteti dhe bashkëpunimi në përfaqësimin e Shkodrës në Parlament.

Në postimin e tyre në rrjetet sociale, ata kanë shkruar:
🗣️ “Ju përshëndesim nga Parlamenti 🖐🏻
Me kolegët e nderum deputet në rrugën tonë të përbashkët për Shkodrën e për Shqipninë.”

30/10/2025

📰 Kundërshton punonjësit e IKMT-së, procedohet penalisht 55-vjeçari nga Shkodra Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër njofton se janë referuar disa materiale në Prokurori për ngjarje të ndryshme në qark, ndër to edhe një rast që ka përfshirë një 55-vjeçar shkodran, i cili ka kund...

📍Malësi e Madhe. Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.  I dënuar nga autoritetet italiane, me 4 vjet e 2 mu...
30/10/2025

📍Malësi e Madhe. Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I dënuar nga autoritetet italiane, me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 58-vjeçari.

Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë kapur në fshatin Vermosh dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:

Frederik Nacaj, 58 vjeç, banues në fshatin Vermosh.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

🚨 Aksident pranë një shkolle në aksin Lezhë–Shkodër, një person i plagosurNjë aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë–...
30/10/2025

🚨 Aksident pranë një shkolle në aksin Lezhë–Shkodër, një person i plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë–Shkodër, pranë një shkolle private.

Në ngjarje janë përfshirë një kamion dhe një automjet tip “Toyota”.

Si pasojë e përplasjes, raportohet për një person të lënduar. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Një vit nga atentati që tronditi Shkodrën dhe gjithë ShqipërinëSot shënohet 1-vjetori i ngjarjes së rëndë në Shkodër, që...
30/10/2025

Një vit nga atentati që tronditi Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë

Sot shënohet 1-vjetori i ngjarjes së rëndë në Shkodër, që më 30 tetor 2024 tronditi qytetin dhe mbarë opinionin publik.

Në pasditen e asaj dite, pranë rrethrrotullimit të “5 Heronjve” në lagjen Dobraç, ndodhi një atentat i përgjakshëm me katër viktima dhe nje te plagosur.

Në automjetin tip “Benz S-Class” me targa kroate, udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati dhe nje person ende i paidentifikuar nga policia, të cilët u qëlluan me breshëri automatiku nga një tjetër makinë në lëvizje. Lici humbi jetën në vend, ndërsa Bushati u plagos rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spital. Personi tjeter u largua nga vendi i ngjarjes.

Por tragjedia mori edhe jetë të pafajshme. Flutura Basha, një kalimtare e rastit që po udhëtonte me bashkëshortin e saj Bashkim Basha me motor, u përfshi në përplasjen e frikshme pasi makina e shënjestrës humbi kontrollin. Flutra humbi jetën në vend, ndërsa i shoqi mbeti i plagosur rëndë duke nderruar jete me vone.

Një vit më pas, ngjarja vijon të mbetet pa autorë. Asnjë person nuk është vënë përpara drejtësisë për këtë masakër që la pas dhimbje, pasiguri dhe shumë pikëpyetje mbi zinxhirin e ngjarjeve kriminale që prej kohësh kanë goditur Shkodrën.

Familjet e viktimave sot kujtojnë me dhimbje të afërmit e tyre, ndërsa qyteti nuk e ka harruar ende atë pasdite tetori, kur plumbat ndalën jetën e katër personave dhe tronditën paqen e një komuniteti të tërë.

29/10/2025

🎼 Laorjan Ejlli u vlersu me çmimin e 2 ne festivalin “LULEBORE” edicioni i 10 me kengen “Shkoder Loce”
Teksti: Melita Vjerdha
Kompozitor: Laorjan Ejlli
Orkestrues: Maestro Markelian Kapidani

📍Teater Migjeni

Presidenti Bajram Begaj përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Mbështetje për paqen.
29/10/2025

Presidenti Bajram Begaj përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Mbështetje për paqen.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas lajmit se Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Në një postim publik, Kreu i Shtetit e cilësoi këtë vendim si një hap të rëndësishëm në drejtim të fo...

29/10/2025

Nexho Shabani, gruaja dhe dasma me dhendrrin italian…

Duke dëgjuar rrefimin e Emi Kalasë, historine e një gazetareje që ka vendosur të jetojë dhe të punojë në vendin e saj dh...
29/10/2025

Duke dëgjuar rrefimin e Emi Kalasë, historine e një gazetareje që ka vendosur të jetojë dhe të punojë në vendin e saj dhe të bëjë ndryshimin — Emi, Shkodra është krenare për ty!
Nga Valbona Karakaci

Çfarë do të thotë të jesh gazetare lokale?
Kjo pyetje më kalon shpesh në mendje, veçanërisht kur reflektoj mbi rrugëtimin tim që nga ditët si studente në Universitetin e Shkodrës. Të punosh në këtë profesion është një sfidë e vazhdueshme, një vallëzim në ritmin e lajmeve që ndonjëherë duket si një maratonë pa fund.
Dëshira për të raportuar dhe për të sjellë zërin e komunitetit ka qenë gjithmonë brenda meje, por ajo që dikur ndjehej si pasion për të shkruar, tani ka marrë një kuptim më të thellë. Çdo ditë përballem me sfida që ndonjëherë vënë seriozisht në provë aftësinë time për t’i përballuar. Kam kuptuar se të punosh si gazetare nuk ka orar të caktuar; ndonjëherë shkrimi ndërpritet për të raportuar një protestë, dhe vonë natën, e gjej veten duke pritur për ngjarje tjeter.
Nga stadiumi te rrugët e qytetit, ka kaq shumë histori që presin të tregohen. Kam kaluar situata të vështira, si përmbytjet, ku kam ndjerë se detyra ime nuk është vetëm të raportoj, por edhe të j*p mbështetje dhe shpresë për ata që kanë nevojë. Ndonjëherë, duke ndjekur ngjarje të shumta, kam pasur nevojë të balancoj jetën profesionale me atë personale, duke pritur me telefon në dorë ndërsa kujdesem për fëmijën tim.
Nuk është gjithmonë e lehtë, por çdo ditë është një mundësi për të mësuar diçka të re. Kam kuptuar se gazetaria është një udhëtim i vazhdueshëm, një mundësi për të rritur dhe reflektuar mbi veten. Jam shumë mirënjohëse për mbështetjen që kam marrë nga kolegët e mi, sepse kjo punë nuk është thjesht një profesion; është një komunitet.
Të jesh gazetare do të thotë edhe të jesh nënë. Kam mësuar se është një sfidë unike të shpjegosh fëmijës tënd se çfarë po ndodh në botë, duke e ndihmuar të kuptojë realitetin përmes historive që ti raporton. Ajri i përditshëm është i njëjti ajër që fryn qytetet dhe ngjarjet; ndonjëherë duket si një skenë filmi që merr jetë. Dua që fëmija im ta shohë botën me sy kritik dhe të ndjejë nevojën për të kontribuar në përmirësimin e saj.
Në fund, të jetosh me ritmin e lajmeve më ka mësuar se prioriteti im është të sjell në dritë të vërtetat e komunitetit tim. Të jesh gazetare lokale është një përvojë e thellë, emocionuese dhe ndonjëherë e dhimbshme, por gjithmonë me vlerë. Kam qenë me fat që jam pjesë e kësaj aventure dhe jam e përkushtuar të vazhdoj të tregoj historitë që meritojnë të dëgjohen. ❤️📰

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka siguruar qëndrimin në Ligën B të UEFA Nations League, pas fitores me rezultatin 3-0 nd...
29/10/2025

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka siguruar qëndrimin në Ligën B të UEFA Nations League, pas fitores me rezultatin 3-0 ndaj Qipros në ndeshjen e dytë play-out

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka siguruar qëndrimin në Ligën B të UEFA Nations League, pas fitores me rezultatin 3-0 ndaj Qipros në ndeshjen e dytë play-out, të zhvilluar të martën në “Air Albania”. Një paraqitje e shkëlqyer e vajzave kuqezi, që dominuan ndeshjen dhe vulosën një...

Address

Shkodër
4001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Portali Shkodra Sot posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share