Star Plus Tv

Call Directions Website Contact the business

Star Plus Tv Televizioni rajonal më i madh në Shqipëri

16/10/2026

STUDENTËT NË SHKODËR, MARSHIM NË RRUGËT E QYTETIT

16/10/2026

MYFTIU I SHKODRËS MESAZH PËR PROTESTËN

16/10/2026

ORGANIZOHET PANAIRI I PUNËS DHE KARRIERËS

16/10/2026

VAU DEJËS, BURRI GODET GRUAN ME ÇEKIÇ

16/10/2026

LAJMET E ORËS 14:30 - LIVE

16/10/2026

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në fshatin Barbullush, shtetasi V. K. 73 vjeç, dyshohet se ka goditur me çekiç, në kokë, bashkëshorten e tij, shtetasen L. K., 68 vjeçe,e cila është dëmtuar rëndë.

Shtetasi V. K. është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

16/10/2026

Kryeministri Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale, krah një fotoje të një tabele rrugore të rrëzuar në tokë.

Tabela me shenjën ‘Stop’ ka mbishkrime nga kalimtarët duke formuar në anglisht shprehjen “I’ll never stop loving you” (s’do të resht kurrë së të dashuri). Rama i ka shtuar edhe një modifikim përmes aplikacioneve duke i shtuar në fund fjalën ‘Shqipëri’.

“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shkruan Rama.

16/10/2026

Kanë nisur përplaset te Ministria e Arsimit, kur protestuesit nisen me hedhjen e gurëve në drejtim të oficerëve dhe institucionit.

Policia i është përgjigjur me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Tubuesit janë larguar duke u drejtuar drejt shesh*t Skënderbej.

16/10/2026

Protestuesit që u nisën nga Ministria e Arsimit po vijojnë marshimin në drejtim të zonës së 21 Dhjetorit dhe më pas drejt Rrugës së Kavajës.

Një numër i konsiderueshëm studentësh, gjimnazistësh dhe qytetarësh të tjerë kanë kaluar nga Zogu i Zi dhe po vijojnë lëvizjen drejt Unazës, duke marshuar mes automjeteve.

Gjatë marshimit, shoferët që përballen me protestuesit u bien borive në shenjë mbështetjeje për të rinjtë që vijojnë protestën.

16/10/2026

Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë shprehur shqetësimin për dhunën dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të ndalin dhunën dhe të kontribuojnë në qetësimin e situatës.

Në deklaratën e publikuar më 16 tetor, OKB thekson se duhet të respektohen të drejtat themelore të qytetarëve për tubim paqësor, liria e shprehjes dhe liria e shtypit, ndërsa duhet të garantohet siguria dhe mbrojtja e pronës publike dhe private.

"Kombet e Bashkuara në Shqipëri shprehin shqetësimin për aktet e fundit të dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë. Rikonfirmojmë rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të tubimit paqësor, lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit, si dhe të garantimit të sigurisë dhe dinjitetit të të gjithëve, në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Theksojmë rëndësinë e vetëpërmbajtjes dhe proporcionalitetit në veprimet e forcave të rendit, respektimit të garancive për një proces të rregullt ligjor dhe mbrojtjes së pronës publike dhe private, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira të përmbahen nga dhuna, të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv, në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të angazhimit të përbashkët për paqen dhe shtetin e së drejtës"

Address

Rruga Kolë Idromeno, Pranë Hotel Colosseo
Shkodër
4001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Star Plus Tv posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Star Plus Tv:

Shortcuts

Share

Category