Radio Jehona

Radio Jehona Radio Jehonen e ndiqni në FM 107.6 MHz dhe Online në Facebook, X, Instagram, TikTok dhe
https://radioonline.al/438-radio-jehona.html
www.radiojehona.al

📻🎥Kroaci: Dhjetë raste me virusin e Nilit Perëndimor!..Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Zagreb.—————Në Kro...
04/09/2026

📻🎥Kroaci: Dhjetë raste me virusin e Nilit Perëndimor!..
Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Zagreb.
—————
Në Kroaci këtë vit janë raportuar dhjetë infeksione me virusin e Nilit Perëndimor, ndërsa gjashtë persona kanë pasqyrë më të rëndë klinike dhe janë hospitalizuar. Nuk është raportuar asnjë rast vdekjeje, njoftoi Instituti Kroat për Shëndetin Publik.

Nga dhjetë infeksionet e raportuara, katër kanë qenë asimptomatike. Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Zagreb, gjithsej pesë, pasuar nga dy raste në qarkun Krapina-Zagorje, dy në qarkun Osijek-Baranja dhe një në qarkun Koprivnicë-Krixhevci.
Sikurse edhe në vitet e mëparshme, shumica e të prekurve vijnë nga pjesa kontinentale e Kroacisë.
Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të raportuara dhe personave të hospitalizuar, Instituti i Shëndetit publik e vlerëson situatën aktuale epidemiologjike në Kroaci si të zakonshme.

Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht përmes pickimit të një mushkonje të infektuar dhe nuk transmetohet përmes kontaktit të zakonshëm me një person të sëmurë. Sezoni i aktivitetit më të madh të mushkonjave zgjat gjatë verës dhe fillimit të vjeshtës.
Sipas të dhënave të Instituti i Shëndetit publik kroat, 70 deri në 80 për qind e infeksioneve kalojnë pa simptoma. Te personat që zhvillojnë sëmundje, simptomat më të zakonshme janë temperatura e lartë, dhimbja e kokës, dhimbjet e muskujve dhe nyjave, dobësia, të përzierat, të vjellat dhe ndonjëherë skuqja e lëkurës.
Instituti i Shëndetit publik u rekomandon qytetarëve të mbrohen nga pickimi i mushkonjave duke përdorur repelentë, duke veshur rroba me mëngë dhe pantallona të gjata, si dhe duke vendosur rrjeta mbrojtëse. Rekomandohet gjithashtu eliminimi i rregullt i ujit të ndenjur nga enët, kovat, fuçitë, vazot, gomat e vjetra dhe vendet e tjera të përshtatshme për shumimin e mushkonjave.

📻🎥Aeroporti i Tiranës kryeson në rajon me 6 milionë pasagjerë në 6 muaj!.."6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj, me një r...
04/09/2026

📻🎥Aeroporti i Tiranës kryeson në rajon me 6 milionë pasagjerë në 6 muaj!..
"6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj, me një rritje prej 17 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025", ka shkruar Rama në rrjetet sociale.
_________
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.
"6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj, me një rritje prej 17 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025", ka shkruar Rama në rrjetet sociale.
Në reagimin e tij, Rama ka ndarë edhe shifrat rreth pasagjereve për aeroportet e tjera të vendeve të rajonit.
Shifra përfaqëson një rritje prej 17 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke e pozicionuar Tiranën në vendin e parë në rajon për numrin e pasagjerëve.

Rritje të konsiderueshme kanë shënuar edhe disa aeroporte të tjera të rajonit.
Pas Tiranës renditet Beogradi me 4,2 milionë pasagjerë, ndërsa Zagrebi ka regjistruar 2,2 milionë pasagjerë. Në vijim janë Prishtina me 2,1 milionë, Shkupi me 1,8 milionë, Spliti me 1,3 milionë dhe Dubrovniku me 1,2 milionë pasagjerë.
Rritja e vazhdueshme e numrit të udhëtarëve lidhet edhe me zgjerimin e lidhjeve ajrore dhe fluksin në rritje të turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë si destinacion.

📻🎥Në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, mbrëmë Prishtinës i kaloi zyrtarisht flamuri i Lojërave, s...
04/09/2026

📻🎥Në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, mbrëmë Prishtinës i kaloi zyrtarisht flamuri i Lojërave, si nikoqirja e edicionit të 21-të, që do të mbahet në kryeqytetin e Kosovës. Flamurin në emër të qytetit e mori kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Gjatë ceremonisë u shfaq edhe videoja promovuese e Prishtina 2030, me të cilën publikut mesdhetar iu prezantua nikoqirja e radhës e Lojërave.

04/09/2026

🎙Radio “JEHONA” FM 107.6 MHz📻
dhe Online📡
Kliko linkun dhe dëgjoje live Radio Jehona👇
https://stream.iradio.pro/proxy/radiojehona?mp=/1

☎️Tel: Për dhe mund të kontaktoni në nr; 0673088155
ose në nr; 0676648388!
📲WhatsApp & Viber: 00355 ⁨067 308 8155⁩
në Radio Jehona transmetohen në FM si dhe mund të publikohen edhe në portalet/rrjetet sociale: Facebook, Instagram, TikTok dhe X.

📞 Për telefonata në emisionet muzikore live kontakto nr; 0676648388 dhe për sms; ‭
067 462 2366‬

📧Email: [email protected]

ℹ️Radiostacioni Jehona dëgjohet edhe në Facebook/Radio Jehona, X/Radio Jehona
Instagram/RadioJehona,TikTok/Radio Jehona
Klikoje👇
https://radioonline.al/438-radio-jehona.html

🛎Radiostacionin JEHONA mund ta dëgjoni edhe në celularin tuaj Android, pasi të keni instaluar në ekran aplikacionin “Moj Radio”/Radio Jehona përmes Google Play;
👉https://play.google.com/store/apps/details?id=com.iradio.pro

📻🎥Shtetet e rajonit janë përfaqësuar në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, në disiplina të ndryshme sportive dhe, në tot...
03/09/2026

📻🎥Shtetet e rajonit janë përfaqësuar në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, në disiplina të ndryshme sportive dhe, në total, kanë siguruar 67 medalje.

Serbia kryeson me numrin më të madh të medaljeve, e ndjekur nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.

Në vijim ju sjellim tabelën e plotë, me numrin e medaljeve të fituara nga secili shtet dhe ndarjen e tyre në të arta, të argjendta dhe të bronzta.

03/09/2026

📻 Radio “J E H O N A”
🎙️ Zëri që i jep jehonë bisnesit tuaj!

📢 Për njoftime, reklama dhe promovime me efekt të garantuar, na kontaktoni në:
📞 067 66 483 88

🎧 Radio Jehona – aty ku fjala juaj dëgjohet nga të gjithë!

📻🎥Portreti i Donald Trumpit është shfaqur në një monedhë amerikane.!..Thesari i ShBA-së nxori më 2 shtator monedhat 1-do...
03/09/2026

📻🎥Portreti i Donald Trumpit është shfaqur në një monedhë amerikane.!..

Thesari i ShBA-së nxori më 2 shtator monedhat 1-dollarëshe me portretin e presidentit amerikan, duke e bërë Trumpin presidentin e parë në detyrë që shfaqet në monedhën amerikane pas një shekulli.

Monedhat, të prera për të shënuar 250-vjetorin e themelimit të SHBA-së këtë vit, janë mjete të vlefshme pagese dhe mund të përdoren për blerje, njësoj si kartëmonedha 1-dollarëshe.

Vendosja e portretit të Trumpit në një monedhë me vlerë monetare bie ndesh me ligjin federal, i cili ndalon që presidentët në jetë të shfaqen në monedhën amerikane.

📻🎥UNICEF: Një në 5 fëmijë në 21 vende kanë përjetuar abuzim seksual të lehtësuar nga teknologjia!..Rreth 20 milionë fëmi...
03/09/2026

📻🎥UNICEF: Një në 5 fëmijë në 21 vende kanë përjetuar abuzim seksual të lehtësuar nga teknologjia!..
Rreth 20 milionë fëmijë të moshës 12 deri në 17 vjeç, ose gati 1 në 5, kanë përjetuar të paktën një formë të shfrytëzimit dhe abuzimit seksual të lehtësuar nga teknologjia në një vit të vetëm në 21 vende, tha UNICEF-i.
————-
Rreth 20 milionë fëmijë të moshës 12 deri në 17 vjeç, ose gati 1 në 5, kanë përjetuar të paktën një formë të shfrytëzimit dhe abuzimit seksual të lehtësuar nga teknologjia në një vit të vetëm në 21 vende, tha UNICEF-i.
Gjetjet janë përfshirë në një raport të ri të titulluar "Përmes Syve të Fëmijëve: Si Teknologjitë Digjitale Mundësojnë Abuzimin Seksual të Fëmijëve", i cili kombinon të dhënat e anketës me dëshmitë e fëmijëve që kanë përjetuar abuzim.
"Raporti zbulon një realitet të dhimbshëm. Më shumë se 20 milionë fëmijë në të gjitha vendet e studiuara iu nënshtruan përmbajtjes së padëshiruar seksuale të drejtpërdrejtë ose shfrytëzimit në internet, shpesh në hapësirat digjitale ku mësojnë, luajnë dhe lidhen me miqtë", tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell.
"Shumë fëmijë vuajnë në heshtje, të pasigurt se ku të drejtohen për ndihmë. Nuk mund të shikojmë tutje", shtoi ajo.
Raporti vlerëson se mbi 15 milionë fëmijë u ekspozuan ndaj përmbajtjes së padëshiruar seksuale ndërsa 9 milionëve iu kërkua të angazhoheshin në biseda seksuale ose të ndanin imazhe seksuale kundër vullnetit të tyre.
Rreth 4 milionëve iu ndanë imazhe seksuale të vetes pa pëlqimin e tyre.
- Shumica e rasteve ndodhën në platformat e mediave sociale
Gati 60 për qind e rasteve ndodhën në platformat e mediave sociale duke përfshirë Facebook, Instagram, Snapchat, TikTok dhe WhatsApp ndërsa 14 për qind ndodhën në lojëra online, sipas raportit.
Raporti zbuloi se 57 për qind e rasteve përfshinin dikë që fëmija e njihte tashmë, përfshirë bashkëmoshatarë, partnerë romantikë, miq dhe anëtarë të familjes. Në të njëjtën kohë, 38 për qind e fëmijëve u takuan për herë të parë me autorin e krimit në internet, me abuzim të lehtësuar përmes mjeteve të tilla si llogaritë e rreme dhe mesazhet private.
Përvojat patën ndikim të rëndësishëm në mirëqenien emocionale të fëmijëve, ndjenjën e sigurisë dhe besimin tek të tjerët, me pjesëmarrësit në hulumtim që përshkruanin ndjenja frike, turpi, konfuzioni dhe izolimi, sipas raportit.

Fëmijët që përjetuan shfrytëzim të lehtësuar nga teknologjia kishin katër herë më shumë gjasa të raportonin mendime ose sjellje vetëvrasëse dhe vetëlëndim ndërsa raportuan nivele dukshëm më të larta ankthi, zbuloi analiza.
Në Meksikë dhe Maqedoninë e Veriut, rreziku i mendimeve ose sjelljeve vetëvrasëse ishte më shumë se tetë herë më i lartë tek fëmijët që përjetuan abuzim ndërsa në Pakistan rreziku i vetëlëndimit ishte më shumë se shtatë herë më i lartë, thuhet në raport.
- Fëmijët vuajnë në heshtje
Më shumë se 40 për qind e rasteve nuk u ndanë kurrë me askënd, ndërsa më pak se 1 për qind u raportuan tek autoritetet, përfshirë policinë, punonjësit socialë ose linjat e ndihmës. "Arsyeja më e zakonshme pse fëmijët heshtën në të gjitha vendet e anketuara ishte mosdija se ku të shkonin ose kujt t'i tregonin", tha UNICEF-i.
Raporti u bën thirrje qeverive, kompanive të teknologjisë dhe palëve të tjera të interesuara të forcojnë mbrojtjen për fëmijët në internet, përfshirë mbrojtje më të forta të privatësisë, kufizime në kontaktin e padëshiruar nga të rriturit, sisteme më të sigurta rekomandimi dhe zbulim dhe raportim më të mirë të abuzimit.
Ai bën thirrje për ligje dhe masa më të forta zbatimi, sisteme më të mira raportimi dhe mbështetjeje si dhe mbështetje më të madhe për familjet, shkollat ​​dhe komunitetet.
"Të gjithë ne, përfshirë qeveritë dhe kompanitë e teknologjisë, duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur fëmijët në internet", tha Russell.
Raporti mbështetet në anketa përfaqësuese kombëtare të afërsisht 21 mijë fëmijëve që përdorin internetin të moshës 12 deri në 17 vjeç në 21 vende, së bashku me intervista të thelluara me 100 të rinj që kanë përjetuar abuzim në fëmijëri.
UNICEF-i tha se gjetjet e anketës janë përfaqësuese të fëmijëve që përdorin internetin dhe jo të të gjithë fëmijëve, veçanërisht në vendet me lidhje më të ulët interneti.

📻🎥Telefonat, veshja dhe siguria, risitë për ditën e parë të shkollës!..Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka ndarë një...
03/09/2026

📻🎥Telefonat, veshja dhe siguria, risitë për ditën e parë të shkollës!..

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka ndarë një nga risitë më të rëndësishme të udhëzimit për vitin e ri shkollor 2026–2027, që lidhet me mënyrën e organizimit të ditës së parë të shkollës në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare.

Sipas Kumbaros, dita e parë e shkollës do t’i kushtohet veçanërisht orientimit dhe informimit të nxënësve, duke i njohur ata me rregullat, normat e sjelljes dhe mënyrën e organizimit të institucionit arsimor.

“Bëhemi gati për ditën e parë, shkolla po na mirëpret. Dita e parë e shkollës është gjithmonë një vorbull emocionesh që ka brenda rrahje të forta zemre, kuriozitet, sfida dhe pikëpyetje mbi botën e re që ka përpara çdo fëmijë, çdo nxënës, prandaj në këtë vit të ri shkollor, dita e parë, përmes një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit, parashikon aktivitete të cilat njohin nxënësit me mjediset e shkollës, shokët, shoqet e mësuesit dhe gjërat e bukura që ata do të bëjnë gjatë vitit në programin “Pas Shkolle”, dhe ka si qëllim t’i kthejë emocionet e kësaj dite në kujtime të bukura që rrënjosin dashurinë për shkollën dhe dijen”, shkroi ministrja.

Në çdo klasë, nxënësit do të njihen me: rregulloren e brendshme të shkollës, të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si dhe rregullat e sjelljes në mjediset e shkollës; rregullat dhe masat për ndalimin e përdorimit të telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të; kodin e veshjes së nxënësve në shkollë; rregullat e sigurisë.

Informimi dhe orientimi i nxënësve do të realizohet nga i gjithë stafi i shkollës, sipas rolit dhe përgjegjësive të secilit, duke përfshirë mësuesit e të gjitha lëndëve, mësuesit kujdestarë, shërbimin psiko-social dhe oficerët e sigurisë.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe njohjes së nxënësve me veprimtaritë mësimore dhe programin ‘Pas Shkolle’ që këtë vit do të shtrihet në 408 shkolla në gjithë vendin.

Po ashtu, stafi i shkollës do t’i orientojë nxënësit në mjediset e institucionit, duke i njohur me klasat, laboratorët, bibliotekën, mjediset sportive, hapësirat e përbashkëta, mjediset e shërbimit psiko-social dhe hapësirat e sigurisë. ata

Address

Radiostacioni “Jehona” Rruga: “Draçin”
Shkodër

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio Jehona posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Radio Jehona:

Shortcuts

Share

Category