Radio 7 Nord

Radio 7 Nord RADIO 7 NORD
Frekuenca 97.5 fm për Shkodrën
Online http://radio-7.net/live7nord/

Dita 71 | Lexoni nga Mateu 5:1-12Mali i predikimitAi kur pa turmat, u ngjit në mal. (v. 1) Kush është Jezusi? Kjo është ...
09/09/2026

Dita 71 | Lexoni nga Mateu 5:1-12

Mali i predikimit

Ai kur pa turmat, u ngjit në mal. (v. 1)

Kush është Jezusi? Kjo është pyetja më e rëndësishme që mund të bëjë ndonjëri prej nesh. Kush është ky njeri që ulet në shpatet e malit dhe bën predikimin më të madh që është bërë ndonjëherë? Vetë kjo histori na jep disa të dhëna në lidhje me malin.

Mali. Siç e kemi parë nëpër Shkrim, malet përfaqësojnë një hapësirë të ngushtë midis qiellit dhe tokës ku Perëndia vjen të takojë bijtë e tij. Dhe Jezusi duket sikur po futet me vetëdije në këtë temë. Së pari, duke u takuar me turmën në majën e malit, ai po e identifikon veten e tij si Perëndia, i madhi "UNË JAM" (Eks. 3:14), i cili zbriti nga malet në Dhjatën e Vjetër. Mirëpo, së dyti, ai gjithashtu po adreson klithmën e zemrës së psalmistit: "Kush do t'i ngjitet malit të ZOTIT?" (Psa. 24:3), duke i kthyer këtë përgjigje: vetë ai! Jezusi "u ngjit në mal" (Mt. 5:1) për të na treguar rrugën e kthimit për tek Ati.

Pastaj Jezusi hap gojën e tij dhe fillon të "zbërthejë" interpretimet e gabuara që ishin ngritur në lidhje me ligjin, duke zbuluar urtësinë e vërtetë që ligji përmbante. Ashtu si Moisiu në malin Sinai, edhe Jezusi ndërton një komunitet në majë të malit, pra, një komunitet i ri ku prania e Perëndisë vjen së pari tek "skamësit në frymë" (v. 3) dhe tek "ata që vajtojnë" (v. 4) dhe tek ata që përndiqen (v. 11), në vend që të vijë tek të pasurit dhe të fuqishmit. Kështu që, kush është Jezusi? Ai është zëri që foli me Moisiun në mal (Eks. 19) dhe ai që zbret të takohet me ne, dhe pastaj na merr me vete lart në mal bashkë me të. — Justin Kuiper

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë që ju ka takuar në personin e Jezu Krishtit.

08/09/2026

Kur dyshimi hyn në besim

A ke pasur ndonjëherë një moment kur ke besuar te Perëndia, por rrethanat të kanë bërë të dyshosh? Kur je lutur, ke pritur dhe ke pyetur: “Ku është Perëndia? A po më dëgjon?”

Në këtë mesazht “Sipas Fjalës me Pastor Klodi Lumcin", do të shohim historinë e Thomait dhe do të zbulojmë një të vërtetë inkurajuese: dyshimi nuk është fundi i besimit. Edhe kur kemi pyetje dhe besimi ynë dobësohet, Perëndia mbetet besnik dhe nuk largohet prej nesh.

Dëgjo “Sipas Fjalës” në Radio 7 Nord, 97.5 FM, dhe zbulo se si Perëndia mund të punojë edhe përmes dyshimeve dhe pyetjeve tona.

Dita 70 | Lexoni nga 1 i Mbretërve 19:1-18Mali i shushuritjes së ëmbëlDhe ai [Elia] u ngrit, hëngri dhe piu; pastaj me f...
08/09/2026

Dita 70 | Lexoni nga 1 i Mbretërve 19:1-18

Mali i shushuritjes së ëmbël

Dhe ai [Elia] u ngrit, hëngri dhe piu; pastaj me forcën që i dha ai ushqim eci dyzet ditë dhe dyzet net, derisa arriti në Malin e Perëndisë, në Horeb. (v. 8)

Në leximin për sot, Elian e gjejmë përtokë. Një kapitull më parë ai ishte përcjellësi për fuqinë e Perëndisë kur mposhti profetët e Baalit. Mirëpo në leximin e sotëm e shohim që ai është arratisur në shkretëtirë, dhe është një njeri i kërkuar. "Tani mjaft, o ZOT! Merr jetën time", tha ai, i ulur nën hijen e një gjineshtre (v. 4).

Tani mjaft! A e ndjeni peshën që ka kjo shprehje? Ekziston një lodhje e tejskajshme në ato fjalë, një ndjesi që Elia as nuk mund të ngrihej në këmbë, edhe sikur të donte. Dhe vdekja dukej e vetmja rrugëdalje. Krijuesi ynë vetëm sa i hedh sytë drejt nesh dhe na thotë: "Rruga është tepër e gjatë për ty" (v. 7). Ndoshta sot edhe ju jeni në këtë vend.

E megjithatë, "po kalonte ZOTI" (v. 11). Kjo është shpresa e madhe kur duket sikur nuk mundeni më me gjithçka. Elia u ngjit në të njëjtin mal ku Perëndia foli nga shkurrja që flakëronte dhe hap veshët për të dëgjuar Perëndinë. Vjen një erë e madhe, një tërmet, një zjarr, mirëpo Perëndia nuk gjendet në asnjërën prej tyre. Përkundrazi, ai vjen me zërin "si një shushuritje e ëmbël" (v. 12), aq butësisht saqë Elia edhe mund të mos e kishte dëgjuar nëse nuk do të mbante qetësi.

Kur pesha e botës është e tepërt, kur gjithçka që ne mund të bëjmë është të biem në gjunjë e të këlthasim "Tani mjaft!", atëherë pikërisht ky është vendi ku Zoti dëshiron të na takojë, edhe nëse është përmes një shushuritjeje të ëmbël. — Justin Kuiper

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t'ju afrohet më pranë kur s'mundeni më.

Dita 69 | Lexoni nga Ligji i Përtërirë 34Mali i vizionitPastaj Moisiu u ngjit nga fusha e Moabit në malin Nebo. (v. 1)Nd...
07/09/2026

Dita 69 | Lexoni nga Ligji i Përtërirë 34

Mali i vizionit

Pastaj Moisiu u ngjit nga fusha e Moabit në malin Nebo. (v. 1)

Ndonjëherë është e vështirë të shohim se ku po na drejton Perëndia. Jemi të gjithë si personazhe të angazhuar në një histori e cila shtrihet që nga krijimi dhe përfundon me krijimin e ri, e megjithatë nuk jemi ne autori, pra, ne nuk mund ta shohim se ku po shkon ky skenar.

Kështu e imagjinoj unë se u ndje edhe Moisiu pasi u end bashkë me izraelitët për dyzet vjet në shkretëtirë, kur zbuloi, pasi kishin mbërritur më në fund buzë tokës së premtuar, se ai nuk do të lejohej që të hynte në të (v. 4). Kështu priste Moisiu të mbaronte kjo histori? Ky prijës i fuqishëm i një grupi të internuarish, i cili vdes përpara se të mund të hyjë në këtë Edenin e ri, në këtë vend "ku rrjedh qumësht dhe mjaltë" (Eks. 3:8)?

Në pamje të parë, ky fund nuk ka kuptim. Ne të gjithë kemi tokën tonë "të premtuar", pra, një ngritje në detyrë, një marrëdhënie, një status i caktuar financiar. Kur skenari na çon diku që nuk e prisnim, atëherë pyesim veten se çfarë mund të jetë vallë duke sajuar Perëndia. Mirëpo, ja kthesa e papritur që merr kjo histori. Moisiu nuk debatoi me Perëndinë. Në fakt, Ligji i Përtërirë 33 regjistron pikërisht bekimin që ai i jep popullit të Izraelit, dhe fundi i kapitullit të 34-të na tregon se udhëheqësia i kaloi Jozueut, i cili "u mbush me frymën e urtësisë, sepse Moisiu kishte vënë duart mbi të" (v. 9). Fundi i kësaj historie nuk është që Moisiu nuk hyri në tokën e premtuar, por që kjo histori u mbyll me besnikërinë e Perëndisë në majë të një mali. — Justin Kuiper

Ndërsa luteni, kërkoni kurajën për të besuar edhe atëherë kur nuk mund ta shihni fundin e historisë suaj.

Dita 68 | Lexoni nga Eksodi 19Mali që digjet ZOTI zbriti, pra, mbi malin e Sinait. (v. 20) Imagjinoni pak izraelitët, që...
06/09/2026

Dita 68 | Lexoni nga Eksodi 19

Mali që digjet

ZOTI zbriti, pra, mbi malin e Sinait. (v. 20)

Imagjinoni pak izraelitët, që nuk kishin shumë që ishin çliruar nga skllavëria në Egjipt, të grumbulluar në rrëzë të malit Sinai. Tunikat e tyre janë të pluhurosura nga rruga e lodhshme dhe djersa formohet si bulëza mbi vetullat e tyre. Mirëpo këto gjëra pothuajse nuk i vënë më re për shkak se majat shkëmbore përpara tyre flakërojnë nga zjarri. Bubullimat tundin malin dhe ata shikojnë, memecë nga habia, Moisiun që ngjitet lart të takohet me Perëndinë.

A mund ta përfytyroni frikën, tmerrin, mahnitjen? Zoti erdhi të pushojë mbi malin Sinai dhe "tymi i tij ngrihej si tym i një furre dhe tërë mali dridhej fort" (v. 18). Dhe në mes të flakëve vorbulluese është Perëndia i qiellit, i cili kishte zbritur mbi mal me zjarr të shenjtë (v. 20). Është interesante që kjo është hera e dytë që Moisiu e takon Perëndinë në një zjarr mbi një mal. Herën e parë ishte një shkurre e vogël; tani prania e Perëndisë ka mbështjellë të gjithë malin si një kurorë.

Ky është paradoksi i Perëndisë. Ai është era që vërshoi ditën e Rrëshajave (Vep. 2), e megjithatë ai është edhe Fryma që rri pezull mbi ujërat (Zan. 1), flaka e vogël dhe zjarri gjëmues. Mirëpo më çdo rast, gjëja e rëndësishme është që ai zbriti. Izraelitët murmuritën në shkretëtirë, e megjithatë Perëndia zbriti në mesin e tyre sepse ai dëshironte të ishte me krijesën e tij. Po kështu, edhe kur rrethanat rreth e rrotull jush ndihen të tepërta, kur jeni të vetmuar, të shtypur dhe në ankth, kur keni qenë duke u endur nëpër shkretëtirën tuaj, Perëndia vazhdon të zbresë që t'ju takojë. — Justin Kuiper

Ndërsa luteni, lavdërojeni Perëndinë për hirin e thjeshtë që ai zbret.

Dita 67 | Lexoni nga Eksodi 3Mali i shenjtëMoisiu ... arriti në malin e Perëndisë, në Horeb. (v. 1)A keni përjetuar ndon...
05/09/2026

Dita 67 | Lexoni nga Eksodi 3

Mali i shenjtë

Moisiu ... arriti në malin e Perëndisë, në Horeb. (v. 1)

A keni përjetuar ndonjëherë një moment në të cilin hendeku mes qiellit dhe tokës të ishte aq i ngushtë saqë të ndihej i bukur? Ndoshta ka qenë ky çast gjatë lutjes, ose diku në krijimin e Perëndisë, apo në kohën e kaluar me besimtarë të tjerë. Historia e Shkrimit ka ta bëjë me një Perëndi i cili vazhdimisht e ngushton këtë hendek, në mënyrë që qielli të vërshojë sërish në tokë. Një shembull të tillë e dëshmojmë pikërisht në historinë e famshme të Moisiut me shkurren që flakëron.

Moisiu, një bari me një të kaluar të komplikuar, i prin kopetë e tij në malin Horeb dhe këmbët i ndalen nga një shkurre që ishte përpirë nga flakët por nuk po digjej (v. 3). Ndërkohë që nxehtësia e zjarrit i përplaset në fytyrë, Moisiu dëgjon nga zjarri t'i thërrasin emrin e tij. "Mos u afro këtu", i thotë Perëndia, "... sepse vendi në të cilin ndodhesh është vend i shenjtë". (v. 5).

Unë i kam kërkuar Perëndisë të më tregojë shenja, ta thërrasë emrin tim nga thellësitë e flakëve të zjarrit, dhe pastaj, kur nuk e përjetoj një moment si ky i Moisiut, shkurajohem kollaj. Mirëpo pyes veten nëse ndonjëherë ne jemi aq shumë të zënë duke vështruar për një shenjë të pakundërshtueshme, siç është shkurrja që flakëron, saqë e humbasim mënyrën se si na flet Perëndia. Moisiu u përgatit të ndalej dhe të mahnitej, të dëgjonte zërin e Perëndisë. Kur Perëndia duket i heshtur, a është e mundur që zemra jonë ka zënë aq shumë kallo sa nuk e dëgjon zërin e tij? A është e mundur që të jemi madje duke shkelur nëpër tokë të shenjtë pa e kuptuar fare? — Justin Kuiper

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t'ju hapë sytë për ta parë atë në botën rreth e rrotull jush.

Dita 66 | Lexoni nga Zanafilla 22Mali i sprovës Ofroje [Isakun] si holokaust në një nga malet. (v. 2) Kantautori Endrju ...
04/09/2026

Dita 66 | Lexoni nga Zanafilla 22

Mali i sprovës

Ofroje [Isakun] si holokaust në një nga malet. (v. 2)

Kantautori Endrju Pitërson (Andrew Peterson) thotë se, duke jetuar jetën e krishterë, "ne përpiqemi të besojmë atë që nuk është për qëllim të kuptohet". Të gjithë ne e ndjejmë ndonjëherë peshën e kësaj të vërtete. Ne e dimë që Perëndia është aty, mirëpo drita mezi shihet.

Dhe kjo është ajo që hasim edhe tek Zanafilla 22. Vargu i parë na thotë: "Mbas këtyre gjërave Perëndia e vuri në provë Abrahamin". Mbas premtimit të Perëndisë për të sjellë breza të tërë prej Abrahamit, madje edhe në pleqërinë e tij, mbasi e përmbushi besëlidhjen e tij duke siguruar një djalë me emrin Isak, Perëndia i kërkon Abrahamit të bëjë të pamundurën: ta marrë djalin e tij të vetëm në malet e moriahëve dhe ta sakrifikonte atë "si një holokaust" (v. 2).

Ashtu si me Abrahamin, Perëndia ndonjëherë na bën thirrje edhe neve të ngjitemi drejt malit të sprovës. Ai mund të na kërkojë të stivojmë drutë e sakrificës mbi të njëjtën gjë për të cilën kishim shpresuar dhe që zemra e kishte dëshiruar. Ai mund të na kërkojë të ecim nëpër atë rrugë ku drita është e zbehtë dhe e vetmja gjë që mund të themi, në dyshimet dhe frikërat tona, është: "Perëndia do të sigurojë" (v. 8). Mirëpo Perëndia sprovon me qëllim që të shpengojë, dhe nëse ne kemi besimin për të lënë tek altari përpara tij edhe gjërat që mbajmë si më të shtrenjta, atëherë ai është besnik dhe do të sigurojë. Për Abrahamin ishte "një dash i zënë për brirësh në një kaçube" (v. 13). Për ne, është një tjetër qengj i pafaj që u ngrit lart në një mal që të vdiste. Jezusi, Qengji i Perëndisë, mori vendin tonë mbi altarin e malit Kalvar. Në të ne mund të vëmë gjithë shpresën tonë. — Justin Kuiper

Ndërsa luteni, i dorëzoni shpresat tuaja tek Perëndia dhe ia ofroni ëndrrat tuaja atij.

Dita 65 | Lexoni nga Zanafilla 8Mali i tokës së thatë Arka u ndal në malet e Araratit. (v. 4) Kur mendojmë për atë që nj...
03/09/2026

Dita 65 | Lexoni nga Zanafilla 8

Mali i tokës së thatë

Arka u ndal në malet e Araratit. (v. 4)

Kur mendojmë për atë që njihet si "përvoja në majë të malit", shpesh ne imagjinojmë diçka euforike: retë që hapen dhe drita që depërton mes tyre, duke na lejuar neve ta shohim botën me një shikim të ripërtërirë. Tek Zanafilla 8, ama, përvoja në majë të malit për Noeun ishte e një lloji tjetër. Ishte një tokë e thatë në mes të përmbytjes.

Noeu ishte "një njeri i drejtë dhe i patëmetë midis bashkëkohësve të tij" (Zan. 6:9), e megjithatë "tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë" (6:5). Mallkimi i mëkatit të parë të Adamit kishte çelur dhe ishte kthyer në një sëmundje që kishte infektuar të gjithë krijimin, dhe Perëndia vendosi të ribëjë gjithçka. Ujërat e egër, prej të cilëve kishte bërë dheun në fillim, tani vërshuan sërish dhe përmbytën tokën. Mirëpo Perëndia e hoqi Noeun dhe familjen e tij nga ujërat dhe i vendosi mbi një varkë, një lloj Edeni pluskues, për 40 ditë.

Vetëm mund ta imagjinoj frikën që ndjeu Noeu, bashkë me familjen e tij, kur arka u ndal mbi malin Ararat, mirëpo ujërat vazhdonin të ishin në nivele të larta. Ndoshta ai u përlesh me Perëndinë, ose madje edhe u zemërua. Mirëpo Perëndia bëri që një erë të fryjë derisa "toka ishte e thatë" (Zan. 8:14), dhe u zotua të mos e shkatërrojë më kurrë tokën (v. 21). Në fund të fundit, Perëndia nuk gjen kënaqësi të ndëshkojë krijesën e tij. Në këtë histori, shkatërrimi bëri që Noeu të takohej me Perëndinë. Dhe përmes familjes së Noeut, dhe eventualisht Jezusit, sh-krijimi bëri që të vinte ri-krijimi. Përmes Jezusit, edhe në mesin e ujërave të përmbytjes në jetën tuaj, edhe ju mund ta takoni Perëndinë dhe të transformoheni prej tij. — Justin Kuiper

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t'ju tregojë se si janë duke u shpalosur qëllimet e tij edhe nëpërmjet rrethanave më të këqija.

Dita 64 | Lexoni nga Ezekieli 28:11-19Mali i mërgimitUnë të kisha vënë në malin e shenjtë të Perëndisë. (v. 14)Shpesh ku...
02/09/2026

Dita 64 | Lexoni nga Ezekieli 28:11-19

Mali i mërgimit

Unë të kisha vënë në malin e shenjtë të Perëndisë. (v. 14)

Shpesh kur lutem në mëngjes, e kap veten duke ndjerë mall për Edenin, kopshtin ku hapësira midis qiellit dhe tokës ishte aq e ngushtë saqë gati-gati nuk ekzistonte fare, sepse njerëzit ecnin me Perëndinë. Edeni gëlonte me jetë (Zan. 1), dhe pikërisht këtu gjejmë edhe referencën e parë për malet në Bibël.

Në leximin e sotëm, profeti Ezekiel, i cili jetonte në mërgim në Babiloni, merr një fjalë nga Perëndia në lidhje me mbretin e Tiros, që ishte mbreti i një qyteti pagan në atë rajon. Profecia i bën jehonë imazheve të Edenit që shohim tek Zanafilla 2-3. Ezekieli e imagjinon "kopshtin e Perëndisë" (Eze. 28:13) të vendosur në kreshtën e një mali të shenjtë. Të gjitha gjërat atje ishin të mira, të drejta dhe të bukura. "Ti ishe i përsosur në rrugët e tua", shkruan Ezekieli, "derisa nuk u zbulua te ti çoroditja" (v. 15). Mosbindja ndaj Perëndisë, qoftë në fillim apo në çdo moment tjetër më pas, sjell prishjen në botë, duke e dëbuar njerëzimin nga bashkësia me Perëndinë. Njerëzit janë të humbur në këmbët e malit pa një rrugë për t'u ngjitur lart.

Duket sikur nuk ka asnjë shpresë. Në profecinë e Ezekielit, mbreti i Tiros do të hidhet poshtë dhe do të shkatërrohet si rrjedhojë e mëkatit të tij. Megjithatë, ne e dimë se Perëndia hap një rrugë drejt ripërtëritjes. Ne vetë nuk mund ta gjejmë dot rrugën për t'ju ngjitur malit, mirëpo Jezusi mund t'i japë formë secilit prej nesh duke na bërë vende ku banon prania e Perëndisë, nëse jemi në të (1 Kor. 6:19). — Justin Kuiper

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t'ju falë dhe t'ju ripërtërijë.

Nuk mund të ketë absolutisht asnjë dyshim në mendjen e gjithsecilit që po kalojmë një trazirë botërore. Si në botë dhe n...
02/09/2026

Nuk mund të ketë absolutisht asnjë dyshim në mendjen e gjithsecilit që po kalojmë një trazirë botërore. Si në botë dhe në komb, ne po përjetojmë diçka që nuk e kemi parë kurrë gjatë jetës sonë. Do të thoja dhe në histori, por nuk mund të jem kaq i sigurt, prandaj, dua që të jem i kujdesshëm. Për këtë arsye, do të bëj një seri me tre pjesë, të cilën e kam quajtur “Perëndia ynë gjithmonë fiton.

Shiko TV 7 Live: https://tv7.al/live/

Nuk mund të ketë absolutisht asnjë dyshim në mendjen e gjithsecilit...

Address

Shkodër

Telephone

0682048801

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio 7 Nord posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Radio 7 Nord:

Shortcuts

Share

Category