07/08/2026
Nikë Deli Progni –i Salcës së Mërturit dhe Dëshmor i Qëndresës së Malësisë së Gjakovës kunder malazezeve ne te Ura Valbones , vitin 1915 .
Historia e Malësisë së Gjakovës është historia e një populli që, ndër shekuj, e mbrojti lirinë me pushkë në dorë, me besën e dhënë dhe me gatishmërinë për të flijuar jetën për vendin. Në këtë histori të lavdishme dallohen shumë burra që u bënë simbol i qëndresës shqiptare. Njëri prej tyre ishte Nikë Deli Progni, biri i Deli Tahir Prognit, nga Salca e Mërturit, luftëtar i njohur i Nikaj-Mërturit, emri i të cilit ruhet në kujtesën historike, në këngët epike të Malësisë dhe në memorialin e Muzeut Historik të Tropojës.
Nikë Delia lindi në një familje me tradita të forta patriotike dhe atdhetare. Ishte biri i Deli Tahir Prognit, një burrë me autoritet në Malësinë e Gjakovës, i njohur për urtinë, besën dhe pjesëmarrjen në kuvendet e krahinës. Kulla e Deli Tahirit ishte një vatër ku mblidheshin burrat për të biseduar mbi fatet e vendit, për të pajtuar gjaqet dhe për të organizuar mbrojtjen e trojeve shqiptare.
Nga nëna, Macë Markja, bija e Mark L*lës së Shalës, Nikë Delia bashkonte në gjakun e tij dy prej trungjevetë njohura të Malësisë shqiptare: derën Prognajve të Salcës së Mërturit dhe derën e Mark L*lës së Shalës. Në këtë mjedis ai u edukua me ndjenjën se liria nuk trashëgohet pa sakrificë dhe se nderi i burrit matet me besën dhe guximin për të mbrojtur vendin.
Sipas traditës gojore të ruajtur në familjen Progni dhe në Malësinë e Gjakovës, Nikë Delia mori pjesë që në moshë të re në luftimet e zhvilluara në Kodrën e Palçit, ku luftoi krah për krah me të atin, Deli Tahir Prognin, kundër forcave të Durgut Pashës. Kjo përballje përmendet në kujtesën e krahinës si një nga betejat ku Nikë Delia u dallua për trimëri, duke fituar respektin e burrave të Malësisë dhe duke dëshmuar se ishte trashëgimtar i denjë i derës së tij.
Në vitet e mëvonshme, kur ushtritë malazeze ndërmorën sulme mbi trojet shqiptare të Malësisë së Gjakovës, Nikë Delia u gjend përsëri në radhët e para të qëndresës. Ai iu bashkua luftëtarëve të Nikaj-Mërturit, Shalës, Shosh*t e krahinave të tjera, të cilët lanë mënjanë dallimet krahinore dhe u bashkuan për mbrojtjen e tokës shqiptare.
Një nga betejat më të rëndësishme ishte ajo e Urës së Valbonës, një pikë strategjike që kontrollonte hyrjen në zemër të Malësisë. Sipas kujtimeve të At Bernardin Llupit, në veprën Historia e Luftës Kundër Malit të Zi (Kujtime të vitit 1915), në çastet vendimtare të përplasjes:
*“Ma i pari qi mbrrijti te Ura e Valbonës kje Nika i Deli Tahirit prej Mërturit të Salcës…”
Kjo deshmi
ka vlerë të veçantë, sepse vjen nga një autor bashkëkohës i ngjarjeve. Ai dëshmon se Nikë Delia ishte ndër luftëtarët e parë që u hodh në mbrojtje të urës, duke u përballur drejtpërdrejt me armikun.
Sipas traditës së ruajtur në Salcë të Mërturit, pikërisht në këto luftime, duke luftuar kundër forcave malazeze, Nikë Delia ra dëshmor në Urën e Valbonës, duke mos pranuar të tërhiqej nga pozicioni i tij. Sakrifica e tij u kthye në simbol të qëndresës së Malësisë dhe u ruajt brez pas brezi në kujtesën popullore.
Heroizmi i tij u përjetësua në epikën historike shqiptare. Në përmbledhjen “Kangët Popullore në Lëvizje të Dukagjinit” këndohet:
**“Krajl Nikollës ju thashin krahit,
Nik Bogiqi, i trim dragua,
N’at Qafë t’Kolçit asht ngujuar.
Shala e Nikaj e kanë rrethuar.
Krisi rrufeja, çka qillue,
Tanë turrmimin e ka përmbysë.
Ka plumba u la ra dhe:
‘Katoliku lufton për fe!’
‘S’jem ka bajmë jo luftë për fe,
Por për vend t’lirë jemi lé,
E për krenët qi na i kanë pré.’
**Nikë Delija te Ura e Re…”**²
Kjo këngë ka një rëndësi të madhe historike, sepse shpreh qartë se qëndresa e malësorëve nuk kishte karakter fetar, por kombëtar. Luftëtarët e Malësisë luftonin për mbrojtjen e trojeve shqiptare, ndërsa përmendja e Nikë Delisë në këtë kontekst tregon vendin që ai zinte në ndërgjegjen historike të popullit.
Një tjetër këngë popullore, e ruajtur në traditën gojorene Malesin e Gjakoves , e paraqet Nikë Delinë si një luftëtar të vendosur dhe të paepur:
**“Nik Delia prej Salcës së Mërturit,
Po i ndjek shkiet gur mas gurit.
Shkon me i dalë përpara plumbit.
Me e kthye mbrapa Vashoviqin,
Qysh pat kthye edhe Nik Bogiqin.
Bashkë me ta edhe Durgut Pashën,
N’Qafë të Kolçit me ua thye qafën.
Me ua hup namin e nishanin,
Për ket jetë mos me ua ndie zanin.
Ai për fenë e Krishtit asht betue,
Edhe jeta n’koftë me m’shkue,
Pa dalë farët mos me u dorëzue.”**³
Kënga nuk duhet lexuar vetëm si krijim poetik. Ajo pasqyron mënyrën se si populli e kujtoi Nikë Delinë: si një luftëtar që ndiqte armikun pa u trembur, që i dilte përballë plumbit dhe që ishte i gatshëm të sakrifikonte jetën për vendin.
Një tjetër këngë e vendos figurën e tij në kulmin e betejës së Urës së Valbonës:
**“Kujtoj erdh ushtrija e Mbretit,
N’Urë t’Valbonës p***a hi.
Nikë Delija, i djal i ri,
Fyt për fyt me rojet t’Mbretit,
Fyt për fyt e hej medet!
Bini, shokë, e bani zemër.”**⁴
p***a ardhe koha me deke, p***a ardh