Historiku i Shtermenit
Ne shekullin e 17-te Shtermeni formohej nga Pazhoku dhe Shkozeti deri ne shekullin e 19-te kur me rreth 10 - 20 banesat e para shenohet fillimi i krijimit te Shtermenit aktual fale shpernguljes se familjeve te para te cilat banonin, rreth 1,7 km me poshte vendndodhjes sotme te Shtermenit. Familjet e para qe filluan te formonin Shtermenin e sotem ishin; familja Rrasa nga Sha
lesi (EL), familja Mema nga Mollasi, familja Merdani nga Gjyrala (EL),familja Baku nga Dushani (GR), Familja Kuqja nga Shalesi (EL) familja Boja nga Dibra e Madhe, familja Salla nga Lubinja (GR) dhe familja Luta me rrenjet ne Pazhok, nga me te hershmet ne Shtermen. Banoret
Shtermeni sot ka me shume se 700 familje me mbi 3500 banore, Shtërmeni ka marrë e merr nga banorët e tij të cilivizuar, të cilët prej dekadash e kanë kthyer Shtërmenin në një qendër urbane, në një qytezë të vërtetë. Pozicionimi
Shtermeni jo vetem ngjason me nje "qyteze" por ketu fjala qyteze merr kuptim te plote, shto perveç kesaj bukurie edhe hijeshine magjepese te fushes nen kembe, e cila radhitet nder fushat me pjellore te vendit tone, mes verteksit te dy lumenjeve kryesore te Shqiperise: Shkumbin e Devoll. Tek kjo fushe per mijera vite jane depozituar prurjet e lumenjeve ne fjale, e natyrisht humusi i pasur i ketyre aluvioneve e ka bere kete fushe me interes per iliret e lashte qe paten banuar ne Pazhok, varrezat e te cileve zgjuan kureshtje te madhe arkeologjike. Pershkrimi i zones
Shtermeni shtrihet pergjate fundit te kodres se bute e krijuar nga natyra enkas per te, mbushur me shtepi njera pas tjetres, kjo ngritje disa metroreshe, ne fakt dallon si e bere posaçerisht per te ngritur qendren e banimit pak metra me lart nga fusha madheshtore shtrire gjere e gjate poshte rruges nacionale. Ku ndodhet
Shtermeni ndodhet në rrethin e Elbasanit. Në trekëndëshin më të zhvilluar të vendit tonë : Tiranë-Durrës-Elbasan, Shtërmeni gjendet i favorshëm që prej një shekulli, aq më tepër në dekadat e fundit të zhvillimit të Shqipërisë. Pozicioni gjeografik dhe faktorët e tjerë histo-arkeologjike e kanë bërë Shtërmenin që nga mesi i shekullit të kaluar, qendër te zhvilluar e tërheqëse; por më tepër vlera
Personalitetet
Nga Shtërmeni kanë dalë deputetë e drejtues pushteti, inxhinierë e mjekë; mësues, agronomë, zooveterinierë, sportistë e qindra mjeshtra të kualifikuar nga te gjitha profilet. Sot atje ka dhe biznese të suksesshme e fermerë të zot, por të dëshpëron fakti i hidhur që pjesa dërmuese e të rinjve, e jo vetëm ata, kanë qenë të detyruar të emigrojnë, si shumica e krahut të punës nga e gjithë Shqipëria, të cilët nuk kanë reshtur me vajtje-ardhjet e tyre e me dëshirën e qartë për kthimin përfundimtar në Shqipëri, në Shtërmen