Libroteka është platforma e parë shqiptare që mundëson tregtimin e librave elektronikë (eBooks) në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një qasje të lehtë të librave digjitalë në Shqipëri dhe jashtë territorit të saj ku gjenden mijëra shqiptarë. Libroteka ofron libra VETËM në format digjital të cilat sh*ten, blihen, shkarkohen ose lexohen brenda kësaj librarie online. Duke u përshtatur me epokën e digjitalizimit, ne i ofrojmë të gjithë adhuruesve të librave komoditet, cilësi, siguri dhe profesionalizëm. Përmes regjistrimit në platformë, kushdo ka mundësi të blejë dhe të shesë libra digjitalë, pavarësisht se ku ndodhet. Shtëpitë botuese, shkrimtarët dhe përkthyesit mund të nxjerrin në sh*tje librat e tyre digjitalë tek Libroteka, ndërsa lexuesit mund të blejnë dhe të eksplorojnë dhjetra libra elektronikë në kohë reale. Ne, shtyrë nga dëshira për t’u lexuar më shumë libra, menduam të sjellim një mënyrë inovative leximi për librat shqiptarë, dhe një mundësi të re tregu për sh*tësit e librave. Këta të fundit, mund të publikojnë librat e tyre pa pagesë, duke ju shërbyer edhe edhe si një mundësi e re promovimi. Pavarësisht nëse jeni një autor apo një blerës, ju mjafton vetëm një llogari për të sh*tur dhe për të blerë libra njëkohësisht. Krahas tregtimit të librave elektronikë, ne ofrojmë edhe shërbime të digjitalizimit të tyre në formatet si ePUB dhe PDF. Çdo libër digjital i Librotekës, mund të lexohet në pajisje elektronike si kompjuter, laptop, tabletë, smartphone si dhe në pajisjet e posaçme eReader që shërbejnë specifikisht për të lexuar libra në këtë format.