22/04/2026
Në Ditën Botërore të Tokës kujtojmë rolin e rëndësishëm që ka letërsia jo vetëm në eksplorimin e botës së brendshme të njeriut, por edhe në raportin tonë me botën që na rrethon.
Shtëpia Botuese “Muza” ka sjellë për lexuesin shqiptar edhe romanin “Toka” të autores Buket Uzuner, përkthyer nga origjinali turqisht nga Lindita Xhanari Latifi - një vepër që na rikthen vëmendjen te natyra, te rrënjët dhe tek ekuilibri i brishtë mes njeriut dhe mjedisit.
--------
"TOKA është e duruar. Ajo të pret, të fal. TOKA vetëm kur ofendohet, zhduket. TOKA bën vetëvrasje kur ofendohet dhe ky quhet erozion. TOKA arratiset në ujë dhe, nëse largohet, nuk kthehet më kurrë. Dhe kur ikën TOKA atëherë merr fund shtëpia, foleja, vendi, bujqësia, ushqimi, gatimi.
Po mbaroi TOKA, mbaron gjithçka!"