26/08/2026
DJ PM ka reaguar publikisht pas disa shkrimeve të publikuara së fundmi në media, të cilat lidhen me jetën e tij personale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, DJ PM ka shprehur indinjatën e tij ndaj informacioneve që, sipas tij, janë të pavërteta dhe po paraqiten si fakte pa u verifikuar më parë.
“Është e papranueshme që të publikohen informacione të pavërteta dhe të paraqiten si fakte, pa u verifikuar më parë me mua apo me burime të besueshme”, shkruan ai.
DJ PM thekson se publikime të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në imazhin dhe reputacionin e tij, duke kërkuar nga portalet më shumë profesionalizëm dhe përgjegjshmëri në trajtimin e informacioneve që lidhen me të.
“Lajmet e tilla dëmtojnë padrejtësisht imazhin dhe reputacionin tim. I bëj thirrje portaleve që të tregojnë profesionalizëm dhe përgjegjësi dhe të mos publikojnë më informacione të pavërteta vetëm për të tërhequr klikime”, shprehet ai.
DJ PM u bën gjithashtu me dije ndjekësve se është i gatshëm të japë sqarimet e tij për çdo informacion që lidhet me të, duke kërkuar që faktet të merren drejtpërdrejt prej tij.
Në fund, reagimi i tij merr edhe një ton më të fortë, teksa paralajmëron se nëse publikimet e tilla do të vijojnë, ai mund t’u drejtohet rrugëve ligjore për mbrojtjen e reputacionit.
“Nëse këto publikime vazhdojnë, do të detyrohem të ndërmarr edhe hapat e nevojshëm ligjorë për mbrojtjen e reputacionit tim”, përfundon DJ PM.
Reagimi vjen në një moment kur këngëtari dhe DJ është vënë në qendër të vëmendjes së mediave për çështje që lidhen me jetën e tij personale.