Albania Uncovered

23/12/2025

Një copë histori në zemër të Mirditës.
Kështjella Duka në Perlat, statuja e Pjetër Perlatit dhe figura e Skënderbeut – dëshmi të qëndresës, besës dhe identitetit shqiptar.
Këtu historia nuk lexohet, por ndjehet.

20/12/2025

Kur dita mbyllet ngadalë, deti flet më pak dhe mendimet bëhen më të pastra.

15/12/2025

Kisha e Fjetjes së Shën Mërisë, Voskopojë 🤍⛪
Një nga thesaret më të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore dhe shpirtërore. E ndërtuar në vitin 1694, kjo kishë monumentale dallohet për përmasat e saj, arkitekturën e veçantë dhe afresket e mrekullueshme të piktorëve të njohur si David Selenica dhe bashkëkohësit e tij.

Voskopoja, dikur një qendër e rëndësishme kulturore e Ballkanit, vazhdon të flasë përmes këtyre mureve, duke ruajtur kujtesën, besimin dhe artin e shekujve.

Një vend që të fton të ndalesh, të reflektosh dhe të respektosh historinë.

07/12/2025

Saraje — qendra e një trashëgimnie

Sarajet e Gjon Marka Gjonit ishin kompleksi rezidencial dhe fortezë që ndodhej në Orosh, në krahinën e Mirdites.
Ato kanë përbërë rezidencën e udhëheqësve të familjes fisnike Gjomarkaj (ose “Dera e Gjomarkut”), që mbante titullin “Kapidan” — zotërues të pushtetit tradicional në Mirditë që prej kohëve të perandorisë osmane.

02/12/2025

Voskopojë, një thesar mes maleve të Korçës. Qetësi, ajër i pastër dhe histori që duket në çdo gur. Pamje nga lart që tregojnë bukurinë e saj të rrallë – një vend ku natyra dhe tradita bashkohen në perfeksion.

Eleganca britanike, historia e rrugëve shqiptare. Makina e vitit 1930, dikur mbretërore, tani ndalon te Pazari i Vjetër ...
02/11/2025

Eleganca britanike, historia e rrugëve shqiptare. Makina e vitit 1930, dikur mbretërore, tani ndalon te Pazari i Vjetër i Korçës.

01/11/2025

Address

Rr. Myslym Shyri
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albania Uncovered posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Albania Uncovered:

Share