THELB

THELB Modë. Kulturë. Estetikë. Si shenja të kohës në shoqëri

Te Chanel, Matthieu Blazy duket se është më i interesuar të transformojë sesa të zëvendësojë. Për koleksionin Fall/Winte...
17/09/2026

Te Chanel, Matthieu Blazy duket se është më i interesuar të transformojë sesa të zëvendësojë. Për koleksionin Fall/Winter 2026, ai nis nga një ide e Gabrielle Chanel: gruaja që mund të jetë praktike gjatë ditës dhe e transformuar në mbrëmje. Nga kjo marrëdhënie mes funksionit dhe fantazisë ndërtohet koleksioni dhe në detajet e tij kuptohet më qartë drejtimi që Blazy po i jep shtëpisë.
Kostumi, tweed-i dhe kodet e njohura të Chanel mbeten, por ndryshojnë formë, material dhe mënyrën se si vishen. Nuk është një shkëputje nga Gabrielle Chanel, por një bisedë me atë që ajo la pas. Edhe vendi i zgjedhur për fushatën e vazhdon këtë bisedë, apartamenti i Gabrielle Chanel në 31 Rue Cambon, në Paris. Mes dhomave dhe shkallës së saj të famshme me pasqyra, e shkuara dhe Chanel-i që po ndërton Blazy gjenden në të njëjtën hapësirë.
At , Matthieu Blazy seems more interested in transforming than replacing. For the Fall/Winter 2026 collection, he begins with an idea from Gabrielle Chanel: a woman who can be practical by day and transformed by night. The collection is built around this relationship between function and fantasy and it is in the details that the direction is giving the house becomes clearest. The suit, tweed and familiar Chanel codes remain, but their shapes, materials and the way they are worn begin to change. It is not a departure from Gabrielle Chanel, but a conversation with what she left behind. The setting chosen for the campaign continues that conversation: Gabrielle Chanel’s apartment at 31 Rue Cambon in Paris. Among its rooms and famous mirrored staircase, the past and the Chanel that Blazy is building now occupy the same space.

Christy Turlington hap sfilatën e Sabyasachi në New York Fashion Week.Në moshën 57-vjeçare, një prej supermodeleve që pë...
17/09/2026

Christy Turlington hap sfilatën e Sabyasachi në New York Fashion Week.

Në moshën 57-vjeçare, një prej supermodeleve që përcaktuan modën e viteve ’90 u rikthye në pasarelë për të hapur koleksionin SS27 të stilistit indian Sabyasachi Mukherjee. Turlington u shfaq me një look tërësisht në denim, të shoqëruar me bizhuteri të mëdha, duke shënuar kështu rikthimin e Sabyasachi në New York Fashion Week pas gati 18 vitesh. Koleksioni Bengal Byzantine Broadway ndërthur elemente të garderobës amerikane me artizanatin indian dhe prezanton edhe bashkëpunimin e ri të shtëpisë me The Metropolitan Museum of Art për bizhuteritë.
Christy Turlington opens Sabyasachi’s New York Fashion Week show.

At 57, one of the supermodels who defined fashion in the ’90s returned to the runway to open Indian designer Sabyasachi Mukherjee’s SS27 collection. Turlington appeared in head-to-toe denim, paired with statement jewelry, marking Sabyasachi’s return to New York Fashion Week after nearly 18 years. Titled Bengal Byzantine Broadway, the collection brings together elements of American dressing and Indian craftsmanship, while also introducing the house’s new jewelry collaboration with The Metropolitan Museum of Art.

Credits:

16/09/2026

Ka ditë kur historia nuk ndihet e largët, ndihet e pranishme.

Sot, vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë riktheu në vëmendje një nga kapitujt më të dhimbshëm dhe më kompleksë të historisë sonë. Në të njëjtën ditë, Emina Çunmulaj, modelja shqiptare me një karrierë ndërkombëtare në modë, ndau pamje nga vizita e saj në Muzeun 'Çast' në Prishtinë. Një vend i krijuar për të ruajtur historitë e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, histori që për vite mbetën të pathëna. Veshjet, objektet dhe dëshmitë që ruhen aty na afrojnë me jetët e njerëzve që e përjetuan atë. Historia e një lufte nuk jeton vetëm në dokumente apo në sallat e gjykatave. Ajo jeton te njerëzit, në familje dhe në historitë që zgjedhim të mos i harrojmë.
There are days when history does not feel distant. It feels present.

Today, the judgment by the Kosovo Specialist Chambers in The Hague brought one of the most painful and complex chapters of our history back into focus. On the same day, Emina Çunmulaj, an Albanian model with an international career in fashion, shared images from her visit to the Çast Museum in Prishtina. The museum was created to preserve the stories of survivors of wartime sexual violence , stories that for years remained untold. The clothes, objects and testimonies preserved there bring us closer to the lives of those who experienced it. History of a war does not live only in documents or courtrooms. It lives in people, in families and in the stories we choose not to forget.

Video: — from her visit to the Çast Museum, Prishtina.

Arti i detajit te Thom Browne.Në koleksionin SS27, fantazia e frymëzuar nga A Bug’s Life shkon deri te detaji më i vogël...
16/09/2026

Arti i detajit te Thom Browne.

Në koleksionin SS27, fantazia e frymëzuar nga A Bug’s Life shkon deri te detaji më i vogël: qëndisje, aplikime, aksesorë dhe këpucë të mbuluara me kristale. Një vështrim nga afër mbi gjuhën e veçantë të stilistit amerikan.
The art of detail at .
In the SS27 collection, the fantasy inspired by A Bug’s Life extends to the smallest details: embroidery, appliqués, accessories and crystal-covered shoes. A closer look at the distinctive visual language of the American designer.

Photo: /

Emporio Armani dhe Giorgio Armani kanë emëruar Dario Vitale Drejtor Kreativ të Emporio Armani dhe Giorgio Armani Accesso...
16/09/2026

Emporio Armani dhe Giorgio Armani kanë emëruar Dario Vitale Drejtor Kreativ të Emporio Armani dhe Giorgio Armani Accessories, duke shënuar herën e parë që një rol i tillë kreativ brenda grupit i besohet një stilisti jashtë familjes Armani. Vitale vjen pas një etape të shkurtër në Versace, ku ishte gjithashtu drejtori i parë kreativ jashtë familjes themeluese. Përpara saj, ai kaloi rreth 14 vjet në Miu Miu, ku arriti në pozicionet Design Director të ready-to-wear dhe Head of Image, duke qenë pjesë e një prej periudhave më të suksesshme të markës. Më herët ka punuar edhe në Bottega Veneta dhe Dsquared2. Emërimi hap një kapitull të ri për Emporio Armani, ndërsa linja kryesore Giorgio Armani vazhdon nën drejtimin e Silvana Armani për womenswear dhe Leo Dell’Orco për menswear. Vitale merr detyrën menjëherë, me përgjegjësi edhe për aksesorët Giorgio Armani.
and have appointed Dario Vitale Creative Director of Emporio Armani and Giorgio Armani Accessories, making him the first designer outside the Armani family to take on such a creative role within the Group. Vitale arrives following a brief tenure at , where he was also the first creative director from outside the founding family. Before that, he spent around 14 years at , eventually becoming Design Director of ready-to-wear and Head of Image, contributing to one of the brand’s strongest periods. Earlier in his career, he also worked at and . The appointment opens a new chapter for Emporio Armani, while the Giorgio Armani main line continues under Silvana Armani for womenswear and Leo Dell’Orco for menswear. Vitale takes up his new roles with immediate effect.

Photo: Jeannette Montgomery Barron

Pas Cannes-it dhe Sarajevës, Dua i  mbërrin tashmë edhe në kinema për publikun e Kosovës. Prej 15 shtatorit, filmi po sh...
16/09/2026

Pas Cannes-it dhe Sarajevës, Dua i mbërrin tashmë edhe në kinema për publikun e Kosovës. Prej 15 shtatorit, filmi po shfaqet në në Prishtinë dhe Prizren, duke e sjellë përpara publikut të gjerë pas një rrugëtimi ndërkombëtar që tashmë ka lënë gjurmë. Filmi i dytë i regjisores kosovare pati premierën botërore në Semaine de la Critique të Festivalit të Cannes, ku Basholli dhe bashkëskenaristja Nicole Borgeat fituan Prix SACD. Më pas, Dua u prezantua në Sarajevo Film Festival, përpara se të kthehej në Prishtinë për të hapur edicionin e 18-të të PriFest. Historia na çon në Prishtinën e fundit të viteve ’90, përmes syve të Duas, një vajze 13-vjeçare që përjeton ndryshimet e moshës, miqësinë dhe zbulimin e vetes, ndërsa rreth saj tensionet etnike dhe kërcënimi i luftës bëhen gjithnjë e më të pranishme. Pas suksesit ndërkombëtar të Zgjoi / Hive, Blerta Basholli rikthehet me një histori tjetër të rrënjosur në Kosovë, e cila po gjen vend në disa prej skenave më të rëndësishme të kinemasë ndërkombëtare.
Following Cannes and Sarajevo, Dua by Blerta Basholli is now in cinemas for audiences in Kosovo. Since September 15, the film has been screening at Cineplexx in Prishtina and Prizren, bringing it to a wider audience after an international journey that has already earned significant recognition. The Kosovar director’s second feature had its world premiere at Semaine de la Critique during the Cannes Film Festival, where Basholli and co-writer Nicole Borgeat received the SACD Prize. Dua later screened at the Sarajevo Film Festival before returning to Prishtina to open the 18th edition of PriFest. Set in Prishtina in the late 1990s, the story unfolds through the eyes of Dua, a 13-year-old girl navigating adolescence, friendship and self-discovery as ethnic tensions and the threat of war grow increasingly present around her. Following the international success of Hive, Blerta Basholli returns with another story rooted in Kosovo, now finding its place on some of international cinema’s most important stages.

Credits:

Nëse veshjet mund të jenë një arsye për të zbuluar një serial, 'The Gentlemen' ka një të tillë. Seriali i Guy Ritchie, i...
16/09/2026

Nëse veshjet mund të jenë një arsye për të zbuluar një serial, 'The Gentlemen' ka një të tillë. Seriali i Guy Ritchie, i rikthyer në Netflix me sezonin e dytë, ka në qendër Theo James dhe këtë herë sjell në kast edhe aktoren italiane Benedetta Porcaroli. Historia lëvron mes Anglisë dhe Italisë së Veriut, ndërsa stili bëhet pjesë e fortë e identitetit të personazheve, eleganca britanike baahkëvepron me atë italiane, që hyn në histori bashkë me personazhin e Porcaroli. Mes imazheve të sezonit të ri, ajo spikat veçanërisht me një fustan nusërie në satin, stil vintage. 'The Gentlemen' ndërtohet mbi përballjen mes aristokracisë britanike dhe botës së krimit, në një histori që këtë sezon zhvendoset edhe drejt Italisë. Regjia e Guy Ritchie i jep kësaj historie një identitet vizual të kuruar, nga arkitektura dhe interierët te makinat dhe peizazhet. Veshja është pjesë e kostumografisë ashtu si materialet, aksesorët dhe detajet e garderobës te cilët marrin pjesë në ndërtimin e secilit personazh.
If clothing can be a reason to discover a series, 'The Gentlemen' gives us one. Guy Ritchie’s series, now back on Netflix for its second season, stars Theo James and this time welcomes Italian actress Benedetta Porcaroli to the cast. The story moves between England and Northern Italy, while style becomes a strong part of the characters’ identities: British elegance interacts with an Italian sensibility that enters the story through Porcaroli’s character. Among the images from the new season, she stands out in particular in a vintage-inspired satin wedding gown. 'The Gentlemen' is built around the encounter between British aristocracy and the criminal world, in a story that this season also moves into Italy. Guy Ritchie’s direction gives it a carefully considered visual identity, from the architecture and interiors to the cars and landscapes. Clothing is an integral part of the costume design, alongside fabrics, accessories and wardrobe details, all contributing to the construction of each character.

15/09/2026

“Sorry — you can’t generate ambition.” Me këtë fjali mbyllet një prej videove që paraprijnë Vogue World, Milano 2026.

Më 22 shtator, në Galleria Vittorio Emanuele II, Vogue World do ta vendosë modën italiane përballë një prej pyetjeve më aktuale të krijimtarisë: çfarë ndryshon kur teknologjia dhe inteligjenca artificiale hyjnë gjithnjë e më shumë në procesin krijues?

Pikënisja është artizanati italian dhe mënyra se si ai ka evoluar nga puna me dorë, te makineritë dhe teknologjitë e sotme. Por diskutimi shkon më tej. Në serinë e videove të realizuara për eventin, me Vittoria Ceretti në rolin e Vittoria.ai, teknologjia vihet përballë imagjinatës, emocionit, shijes, gjykimit dhe ambicies njerëzore.
“Sorry — you can’t generate ambition.” This is how one of the films leading up to Vogue World, Milano 2026 comes to an end.

On September 22, at the Galleria Vittorio Emanuele II, Vogue World will place Italian fashion in conversation with one of today’s most pressing questions around creativity: what changes when technology and artificial intelligence become increasingly present in the creative process?

The starting point is Italian craftsmanship and the way it has evolved from work done by hand to machines and today’s technologies. But the conversation goes further. In the film series created for the event, with as Vittoria.ai, technology is placed alongside human imagination, emotion, taste, judgment and ambition.

📽️Credits:

Ayo Edebiri në Chanel për Emmy Awards 2026. E nominuar për interpretimin e saj në The Bear, aktorja zgjodhi një kombinim...
15/09/2026

Ayo Edebiri në Chanel për Emmy Awards 2026. E nominuar për interpretimin e saj në The Bear, aktorja zgjodhi një kombinim ngjyrash që vështirë se kalon pa u vënë re. Blu e kuqe, do ta zgjidhnit?
in at the 2026 Emmy Awards. Nominated for her performance in The Bear, she stepped onto the red carpet in a colour pairing that immediately caught our attention. Blue and red, would you wear it?

Credits:

Address

Rruga, Frosina Plaku, Ndertesa 62, Hyrja 1
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when THELB posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to THELB:

Shortcuts

Share