Media Mapo

Media Mapo DREJTOR: Preç ZOGAJ, KRYREDAKTOR: Brahim SHIMA

Media MAPO është një agregim i iniciativave të një grupi gazetaresh, ekspertesh dhe figurash publike, që prej vitit 2000, për ndërtuar një institucion mediatik për të promovuar liberalizmin politik dhe ekonomik në Shqipëri.

14/08/2026

Një moment i rrallë dhe romantik u kthye në një kujtim të paharrueshëm. Teksa eklipsi i plotë i Diellit mbuloi qiellin, një i ri zgjodhi pikërisht atë çast për t’i propozuar partneres së tij për martesë. Një “PO” nën hijen e eklipsit, me një skenë që dukej si e dalë nga një film romantik.

Zbuloni se çfarë tregon shenja e horoskopit për fëmijën tuaj
14/08/2026

Zbuloni se çfarë tregon shenja e horoskopit për fëmijën tuaj

Raporti prind-fëmijë është një ndër lidhjet më të bukura dhe më të komplikuara që mund të ekzistojnë

14/08/2026

Në fjalimi të mbajtur sot përpara forcave të rendit, ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri disa deklarata të forta lidhur me politikën e jashtme dhe tensionet në Lindjen e Mesme.

Duke u ndalur te Irani, Trump u shpreh se Irani po pëson një humbje të thellë dhe paralajmëroi një lëvizje të fortë gjeopolitike lidhur me Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës.

“Pasi të përfundojmë mposhtjen e Iranit, i cili po mposhtet shumë keq, shumë shpejt do të deklaroj Ngushticën e Hormuzit një territor të Shteteve të Bashkuara,” deklaroi Trump.

Trump tha se SHBA ka kontrollin ushtarak detar në atë rajon: “Kjo është në thelb ajo që është. Ne kemi bllokadën. Asnjë anije nuk kalon përveçse nëse ne duam”,- tha Trump.

Gjatë fjalimit të tij përpara forcave të zbatimit të ligjit, ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, prezantoi të dhënat mbi nivelin e krimit në vend, duke pretenduar rënie historike të të gjitha llojeve të veprave penale gjatë mandatit të tij.

Trump theksoi se masat e ndërmarra nga administrata e tij kanë sjellë rezultate konkrete në sigurinë publike. “Vitin e kaluar, pati mbi 3,100 vrasje më pak se viti para se të merrja detyrën, 10,000 përdhunime më pak dhe 1.1 milion më pak krime me dhunë. Grabitjet ranë me 19%, vjedhjet e makinave pësuan rënie drastike prej 23% – dhe sipas të dhënave më të fundit, krimi ka vazhduar të bjerë ndjeshëm nën udhëheqjen tonë në vitin 2026, me grabitjet që janë ulur me edhe 20% të tjera dhe vrasjet me një rënie shtesë prej 23%.”, tha Trump.

14/08/2026

Në festivalin “Vajza Fest”, që po zhvillohet sot në fshatin Vajzë të Selenicës, është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Në event morën pjesë gjithashtu kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ish-Presidenti Bamir Topi, si dhe personalitete të tjera nga politika dhe jeta publike.

Në fjalën e mbajtur në edicionin e katërt të festivalit, kryeministri Rama nuk i kurseu batutat dhe humorin me të pranishmit.

Rama falënderoi kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për ftesën, duke thënë se këtë herë kishte vendosur ta pranonte atë, pasi katër vite nga krijimi i festivalit ishin të mjaftueshme për të dëshmuar se ideja funksionon.

Lajmin e plotë e gjeni në Mapo.al

14/08/2026

Ndërsa vendi përballet me protesta dhe situata të vështira të shkaktuara nga zjarret në disa zona, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shfaqet këtë të premte në fshatin Vajzë të Selenicës, ku është zhvilluar një aktivitet kulturor i komunitetit.

Rama ka marrë pjesë në edicionin e katërt të “Vajza Fest”, një event që bashkon banorët përmes traditës, kulturës dhe aktiviteteve artistike. Prania e kryeministrit në këtë aktivitet vjen në një ditë të ngarkuar për vendin, ku vëmendja publike është përqendruar te protesta dhe situata e krijuar nga zjarret.

Ndërsa në Tiranë vijojnë protestat dhe qytetarët shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë, në zona të ndryshme të vendit vijon përballja me vatrat e zjarrit dhe pasojat e tyre. Në këtë kontekst, shfaqja publike e Ramës në një aktivitet festiv në Selenicë ka tërhequr vëmendjen.

Gjatë qëndrimit në Vajzë, kryeministri është bërë pjesë e atmosferës së festës, e cila synon të promovojë traditat lokale, kulturën dhe potencialin turistik të zonës.

Pjesëmarrja e Ramës vjen në një moment kur qeveria ndodhet nën presionin e protestave dhe kritikave për mënyrën e menaxhimit të situatave emergjente, veçanërisht në lidhje me zjarret që kanë prekur disa territore të vendit.

Në këtë sfond, aktiviteti në Vajzë është shndërruar edhe në një tjetër dalje publike të kreut të qeverisë, në një ditë kur zhvillimet politike dhe situata në terren kanë mbajtur në fokus të opinionit publik qeverisjen dhe reagimin e autoriteteve.

Gjykata franceze del kundër Macron për rrjetet sociale
14/08/2026

Gjykata franceze del kundër Macron për rrjetet sociale

Gjykata Kushtetuese e Francës ka bllokuar ligjin që parashikonte ndalimin e aksesit në rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç, duke vlerësuar se dispozitat cenojnë në mënyrë disproporcionale lirinë e shprehjes dhe të drejtën për privatësi

El Nino kërcënon Amazonën
14/08/2026

El Nino kërcënon Amazonën

Amazonës i kanoset një periudhë kritike thatësire, pasi një fenomen i fuqishëm El Niño pritet të arrijë kulmin në fund të vitit, pikërisht në fund të sezonit të thatë

I dha sot tragjikisht fund jetës, 30 vjeçarja njeri i afërt i deputetit të njohur shqiptar(Lajmi në komentin e parë)
14/08/2026

I dha sot tragjikisht fund jetës, 30 vjeçarja njeri i afërt i deputetit të njohur shqiptar
(Lajmi në komentin e parë)

14/08/2026

Një situatë e pazakontë dhe njëkohësisht humoristike është regjistruar në një spital në Kinë, ku dy miq përfunduan me kokat të bllokuara në mbështetëset e stolave të sallës së pritjes.

Ngjarja nisi kur njëri prej tyre ngeci aksidentalisht teksa kishte zënë gjumë. Shoku i tij u përpoq ta ndihmonte, por në vend që ta nxirrte prej aty, përfundoi vetë i bllokuar në të njëjtën mënyrë.

Në pamundësi për t’i liruar, personeli i sigurisë ndërhyri dhe u detyrua të çmontonte stolat për t’i nxjerrë të dy nga situata e pazakontë.

Address

Rruga Abdyl Frashëri
Tirana

Telephone

+355683673191

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Media Mapo posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Media Mapo:

Shortcuts

Share