Botimet PRINC

Botimet PRINC Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Botimet PRINC, Publisher, Eshref Frashëri, Tirana.

17/11/2025

COD në bashkëpunim me Katedrën e Albanologjisë në Universitetin Ludwig Maximilians në Mynih, Shoqatën Martin Camaj dhe shtepinë botuese Princ, sjell për herë parë një udhëtim intim mes letrave të rralla midis Martin Camajt dhe Arshi Pipës.

“Slow Texting” - 260 letra të shkëmbyera përgjatë 33 viteve, do të ekspozohen në hapësirën e bibliotekës së COD-it, duke na bërë pjesë të dialogut njerëzor mes dy figurave të rëndësishme të albanologjisë.

🗓 19 nëntor 2025 | 18:00

Ju mirëpresim!

Nën logon e librarisë "Dukagjini" , dy prej librave mbi artet pamore të botuar nga Sh.B. Princ, të ekspozuar në raftet e...
14/10/2025

Nën logon e librarisë "Dukagjini" , dy prej librave mbi artet pamore të botuar nga Sh.B. Princ, të ekspozuar në raftet e instalacionit :
- "Mbi shpirtëroren në art dhe veçanërisht në pikturë", Vasili (botuar fillimisht më 1912), përkthyer nga (botimi i parë më 1996 / Përpjekja, botimi i dytë më 2022 /Princ) ;
- "Politika e Instalacionit", Boris Groys. Një libër me 12 ese, përzgjedhur, përkthyer dhe hartuar në një libër integral me lejen e autorit nga . Botuar më 2015.

22/03/2025
20/03/2025

📚 Dita Botërore e Poezisë 📚

organizon promovimin e vëllimit poetik "Po ti, kush je?" nga autori i njohur Gazmend Krasniqi. ✍️

🗓️ 21 mars, ora 18:00
📍 Biblioteka e Kryeministrisë

Bashkohuni me ne për një udhëtim magjik në botën e fjalës! ✨

Më 25 Janar, së bashku me familjarët, miqtë dhe dashamirët e Denada Males festuam botimin e librit të saj të parë, me ti...
28/01/2025

Më 25 Janar, së bashku me familjarët, miqtë dhe dashamirët e Denada Males festuam botimin e librit të saj të parë, me titull "Eudaimonia".

Në këtë roman autorja trajton tema lidhur me tranzicionin shqiptar, duke u nisur nga marrëdhëniet personale dhe ndërpersonale të karaktereve, që përbëjnë edhe strukturën shoqërore. Këto karaktere, në kërkimin e padukshëm të "lumturisë së epërme", luajnë në jetën e zakonshme dhe atë politike e artistike.

Ky roman i sapobotuar i autores debutuese, i shkruar më 2016 midis Parisit dhe Tiranës, çel edhe botimet për 2025-n nga Sh.B. Princ.

Libri gjendet te libraritë dhe .

Pamje nga ditët e Panairit të Librit.
18/11/2024

Pamje nga ditët e Panairit të Librit.

BOTIMET PRINC sapo botoi librin "Po ti, kush je?" nga Gazmend Krasniqi, libër i cili është edhe pjesë e kolanës poetike ...
24/10/2024

BOTIMET PRINC sapo botoi librin "Po ti, kush je?" nga Gazmend Krasniqi, libër i cili është edhe pjesë e kolanës poetike .

GAZMEND KRASNIQI ka lindur në Shkodër, ku ka studiuar fillimisht për pikturë dhe pastaj për letërsi, dhe jeton në Tiranë. Që nga viti 1993, kur ka dalë me librin e parë me poezi, ai është autor i rreth 40 botimeve me poezi, tregime, romane, eseistikë, dramaturgji, hartime antologjike të poezisë shqipe, përkthime dhe studime letrare. Ka doktoruar me temën Poezia shqipe si histori letrare (bot. Poezia shqipe, një histori letrare), si dhe ka botuar studimet: "Arti i Poezisë", "Modernizmi dhe postmodernizmi në letërsi" dhe “Si ta lexojmë letërsinë shqipe”. Një pjesë e krijimtarisë së tij është botuar në: Voix Vives de Méditerranée en Méditerranée, Anthologie Sete 2017, Editions Bruno Ducey; The New Condemned: Contemporary Albanian Poetry in English. World inkers, New York, USA 2022; New European poets, Minesota, 2008; Pais remoto, POESÍA CONTEMPORÁNEA DE ALBANIA, Chile 2020; Lyrik aus Albanien, Nr. 189; Schweizer Literaturzeitschrrift, Dezember 2016;  Olipa kerran toivo. Aviador Kustannus, Finland 2019; Antologia della letteratura albanese contemporanea, Roma 2007;  Una marea di sogni https://www.poesiadelnostrotempo.it; Six poems, The Galway Review, August 2015, Irland; Three poems, Balkan Poetry Today, Bristol UK 2017; Poésie albanaise, Brussels 2007; www.transcript-review.org/gazmendkrasniqi (english, french and german); 22xPecs, Pecs, Hungary 2010; Izbor iz savremene albanske proze; Nvo Prostory, Podgorica 2011; Cobpemeha пoеэија Aлбанија, Scopje 1995

Ai është lektor i lëndëve të teorisë letrare dhe të estetikës në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Libri do të jetë në librari këto ditë, por mund t'jua shpërndajmë edhe nëpërmjet postës. Gjithashtu, për një takim me autorin, do të na gjeni te Panairi i Librit në datat 13-17 Nëntor.

🇦🇱

Address

Eshref Frashëri
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Botimet PRINC posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Botimet PRINC:

Share

Category