EKOFIN.al

EKOFIN.al Gjithçka nis nga Ekonomia. Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Në mbrojtje të bizneseve.
(1)

Gjithçka për transparencën.

Edukimi digjital shihet si një mjet i fuqishëm që përgatit fuqinë punëtore të së ardhmes, modernizon metodat e të nxënit...
11/12/2025

Edukimi digjital shihet si një mjet i fuqishëm që përgatit fuqinë punëtore të së ardhmes, modernizon metodat e të nxënit dhe sjell përfitime të qëndrueshme në aspektin e kostove afatgjata.

Nga data 10 dhjetor ka hyrë në fuqi Plani i Veprimit të Agjendës Digjitale për Arsimin 2025–2030, që përfshin edhe standardet për arritjen e kompetencës digjitale.

Lexo të plotë:👇

https://ekofin.al/4-5-miliarde-leke-per-laboratore-smart-dhe-projekte-te-ia-hyn-ne-fuqi-plani-i-veprimit-per-agjenden-digjitale-per-arsimin/

Kryeministri bullgar Rosen Zhelyazkov dorëhiqet. Ai e njoftoi dorëheqjen e qeverisë sot pas disa protestash mbi politika...
11/12/2025

Kryeministri bullgar Rosen Zhelyazkov dorëhiqet. Ai e njoftoi dorëheqjen e qeverisë sot pas disa protestash mbi politikat ekonomike dhe dështimin e perceptuar për të luftuar korrupsionin. Zhelyazkov njoftoi dorëheqjen në një deklaratë të transmetuar në televizion pak minuta para se parlamenti të votonte mocionin e mosbesimit.

Kjo dorëheqje ndodh pak para se Bullgaria të bashkohet me zonën e euros më 1 janar, ndërsa të mërkurën, në sheshin “Pavarësia” përpara godinave qeveritare në Sofje u mblodhën 50 mijë protestues.

Lexo të plotë:👇

https://ekofin.al/bie-qeveria-ne-bullgari-kryeministri-jep-doreheqjen-pas-protestave-masive/

Shpenzimet e të huajve në Shqipëri gjatë periudhës Janar-Shtator 2025 kanë arritur në rreth 4.42 miliardë euro, duke shë...
11/12/2025

Shpenzimet e të huajve në Shqipëri gjatë periudhës Janar-Shtator 2025 kanë arritur në rreth 4.42 miliardë euro, duke shënuar nivelin më të lartë historik të regjistruar deri më sot. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur shpenzimet ishin rreth 3.86 miliardë euro, rritja është e forte, mbi 560 milionë euro më shumë në vetëm nëntë muaj.

Ky zgjerim i shpejtë i të ardhurave nga turistët e huaj konfirmon vijimin e bumit turistik që ka karakterizuar vendin në dy vitet e fundit.

Lexo të plotë:👇

https://ekofin.al/4-42-miliarde-euro-nga-turizmi-ne-9-muaj-vijon-rritja-e-forte-e-te-ardhurave/

Në vitin 2025, Grupi OTP riafirmon për të tretin vit radhazi pozicionin kryesues në rajon, sipas renditjes ‘Top 100 CEE ...
11/12/2025

Në vitin 2025, Grupi OTP riafirmon për të tretin vit radhazi pozicionin kryesues në rajon, sipas renditjes ‘Top 100 CEE Banks’ nga revista prestigjioze ‘The Banker’, si dhe mori disa pozicione të para në rang kombëtar, në të njëjtën listë. Gjithashtu, filialet e Grupit OTP të Malit të Zi, Sllovenisë dhe Uzbekistanit u vlerësuan me çmimin prestigjioz “Banka e Vitit 2025”. Këto vlerësime theksojnë pozicionin e Grupit OTP si një nga institucionet financiare të pavarura kryesuese në rajon, të përkushtuar ndaj rritjes së qëndrueshme, stabilitetit, përfitueshmërisë dhe inovacionit.

Lexo të plotë:👇

https://ekofin.al/the-banker-rendit-grupin-otp-ne-krye-te-100-bankave-me-te-mira-ne-rajonin-e-evropes-qendrore-dhe-lindore/

Vlerësimi vjen nga e përjavshmja britanike The Economist, e cila renditi 36 vendet më të pasura të botës. Luís Montenegr...
11/12/2025

Vlerësimi vjen nga e përjavshmja britanike The Economist, e cila renditi 36 vendet më të pasura të botës. Luís Montenegro e quajti këtë një “vlerësim të drejtë për meritën dhe punën e palodhur të popullit portugez”.

Portugalia është shndërruar në mënyrë të heshtur në performuesen më të suksesshme të eurozonës, duke kryesuar renditjen e The Economist për ekonomitë globale në vitin 2025.
Ajo fitoi këtë veçim bazuar në inflacionin, prodhimin e brendshëm bruto, tregun e punës dhe të dhënat e tregjeve financiare të 36 vendeve më të pasura në botë.

Lexo të plotë:👇

https://ekofin.al/eurozona-ka-nje-yll-te-ri-portugalia-shpallet-ekonomia-e-vitit-2025/

Esmeralda TopiDelegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë shpreh shqetësime serioze mbi efektet e “Paqes Fiskale”. Në pra...
11/12/2025

Esmeralda Topi

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë shpreh shqetësime serioze mbi efektet e “Paqes Fiskale”. Në prag të votimit në parlament të nismës që i hap rrugën faljes masive të borxheve dhe rishikimin e detyrimeve tatimore për bizneset, BE paralajmëron qeverinë mbi rreziqet e saj.

“Komisioni theksoi shqetësime serioze që lidhen me dekurajimin e përmbushjes tatimore dhe përsëriti nevojën për vendosjen e masave të forta kundër pastrimit të parave brenda këtij propozimi, ndërkohë që vazhdon angazhimin për uljen e numrit të madh të përjashtimeve tatimore”, tha për Faktoje.al, zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian.

Lexo të plotë:👇

https://ekofin.al/be-shpreh-shqetesime-serioze-per-paqen-fiskale-ne-prag-te-votimit-ne-parlament/

Rezerva Federale e SHBA-së ka ulur normat e interesit për të tretën herë këtë vit, edhe pse përçarjet e brendshme krijoj...
11/12/2025

Rezerva Federale e SHBA-së ka ulur normat e interesit për të tretën herë këtë vit, edhe pse përçarjet e brendshme krijojnë pasiguri mbi ulje të tjera gjatë muajve të ardhshëm. Banka qendrore tha të mërkurën se po ulte objektivin për normën e saj kryesore të huadhënies me 0.25 pikë përqindje, duke e vendosur atë në intervalin 3.50% – 3.75% – nivelin më të ulët në tre vitet e fundit.

Por vendimmarrësit nuk bien dakord se si Fed duhet të balancojë dy prioritete konkurruese: një treg punësimi që po dobësohet nga njëra anë, dhe rritjen e çmimeve nga ana tjetër.

Lexo të plotë:👇

https://ekofin.al/fed-ul-normat-e-interesit-por-e-ardhmja-mbetet-me-dilema-dhe-dyshime-te-medha/

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka publikuar statistikat më të fundit të performancës së saj, duke reflektuar një rrit...
11/12/2025

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka publikuar statistikat më të fundit të performancës së saj, duke reflektuar një rritje të qëndrueshme të numrit të aplikimeve, regjistrimeve dhe shërbimeve të asistencës për sipërmarrjen. Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm për periudhën janar–nëntor 2025 janë regjistruar rreth 21 mijë biznese të reja, një tregues i rëndësishëm për dinamizmin e klimës së sipërmarrjes në vend dhe forcimin e kanaleve të shërbimeve digjitale.

Asistencë e zgjeruar për çdo hap të sipërmarrësve

Sipas raportimit mujor të QKB, gjatë muajit nëntor, janë realizuar 908 telefonata të asistuara nga operatorët, 392 komunikime përmes chat-it direkt dhe 746 kërkesa të trajtuara me anë të biletës së asistencës dhe e-mailit.

Lexo të plotë:👇

https://ekofin.al/21-mije-biznese-te-reja-te-regjistruara-gjate-janar-nentor-2025-qkb-synon-rritjen-e-digjitalizimit-dhe-asistences-per-bizneset/

Shqipëria shënoi sot 30-vjetorin e sistemit të Prokurimit Publik, një moment kyç për një sektor që ka kaluar transformim...
11/12/2025

Shqipëria shënoi sot 30-vjetorin e sistemit të Prokurimit Publik, një moment kyç për një sektor që ka kaluar transformime të thella dhe qëndron sot në qendër të reformave të qeverisjes, integritetit dhe modernizimit. Në aktivitetin e organizuar në Tiranë, ku morën pjesë institucione kombëtare, partnerë ndërkombëtarë dhe profesionistë të fushës, Kryeministri Edi Rama vuri theksin te rruga e gjatë e reformave, rezultatet e prekshme dhe sfidat që mbeten përpara, duke e quajtur prokurimin publik një nga shembujt më domethënës të progresit institucional në vend.

Lexo të plotë:👇

https://ekofin.al/rama-e-ardhmja-e-prokurimeve-publike-me-diellen-por-jo-me-kontroll-pa-kufi/

Përdorimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) nga individët dhe familjet shqiptare ka arritur nivele m...
11/12/2025

Përdorimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) nga individët dhe familjet shqiptare ka arritur nivele më të larta se kurrë, sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT. Rezultatet e anketës së vitit 2025 tregojnë një rritje të fortë të përdorimit të internetit, rritje të aksesit në shërbime digjitale, përdorim masiv të platformave online dhe përmirësim të ndjeshëm të aftësive teknologjike të popullsisë, duke konfirmuar thellimin e transformimit digjital në vend.

Sipas INSTAT, 87,2% e popullsisë 16–74 vjeç kanë përdorur internetin në tre muajt e fundit, një rritje me 1 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Lexo të plotë:👇

https://ekofin.al/2025-shenoi-rritje-ne-perdorimin-e-internetit-e-blerjeve-dhe-aftesive-digjitale/

Projektligji “Për Marrëveshjen e Paqes Fiskale”, i cili pritet të shqyrtohet dhe miratohet në Kuvend më 11 dhjetor 2025,...
11/12/2025

Projektligji “Për Marrëveshjen e Paqes Fiskale”, i cili pritet të shqyrtohet dhe miratohet në Kuvend më 11 dhjetor 2025, ka gjeneruar debat të gjerë publik për shkak të ndikimit potencial në klimën e biznesit, integritetin fiskal dhe parimet e konkurrencës së ndershme. Në një periudhë ku kërkohet forcimi i transparencës, rritja e besimit mes tatimpaguesve dhe përputhshmëria me standardet ndërkombëtare, çdo ndërhyrje në politikën fiskale duhet të jetë e kujdesshme, e argumentuar dhe e konsultuar gjerësisht me komunitetin e biznesit. Në këtë kuadër, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka paraqitur një reagim të detajuar mbi problematikat e projektligjit dhe pasojat që, sipas vlerësimit të saj, mund të prekin funksionimin e ekonomisë dhe të administratës tatimore.

Lexo të plotë:👇

https://ekofin.al/amcham-paqja-fiskale-rrezik-per-pastrim-parash-nxit-kapitalin-e-dyshimte-dhe-demton-administrimin-tatimor/

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when EKOFIN.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to EKOFIN.al:

Share