TIME MEDIA

TIME MEDIA RTV MEDIA AL (REVISTA TIME VISION) është projekt mediatik i Agorës

Mehmet KRAJA: Filmi, letërsia, shkrimtari i vetëmburrurNë një shkrim të disa ditëve më parë një shkrimtar i Shqipërisë n...
18/09/2026

Mehmet KRAJA: Filmi, letërsia,
shkrimtari i vetëmburrur

Në një shkrim të disa ditëve më parë një shkrimtar i Shqipërisë nxori një konstatim që tërhoqi vëmendjen e lexuesve të portaleve dhe të mediave sociale në Kosovë (unë e lexova te “Panorama”, 6 shtator 2026). Ai shkroi për filmin shqiptar, e quajti të shëmtuar, shkroi për aktorët kosovarë që nuk iu përshtaten roleve të fshatarëve analfabetë të Librazhdit dhe të Milotit dhe që, dihet tashmë, nuk kuptohen çfarë flasin. Vetëm se, vetëm se, në këtë e sipër, bëri dy konstatime për letërsinë e Kosovës, njërin për Anton Pashkun dhe tjetrin për letërsinë e Kosovës në përgjithësi.
Megjithëqë me punët e filmit jam marrë me kompetencë profesionale (sukseset e filmit të Kosovës të viteve të fundit vijnë nga gjeneratat e studentëve që iu kam dhënë skenarin e filmit), kufizohem të shprehem për atë që shkruan shkrimtari i vetëmburrur, sepse nuk kam dijeni sa gjen shprehje neo-socializmi i Shqipërisë në filmin shqiptar. Por, konstatimi për letërsinë e Kosovës se ajo është “një natë pa mëngjes” është një zhgardhnim i mendjes së një shkrimtari diletant dhe mediokër. Pastaj: “Kosovarët kanë kinema eklektike e cila duket sikur ka dalë nga librat e Anton Pashkut, një shkrimtari të talentuar që shpjegon në tre faqe si punon galexhanti i banjos”. Së pari, ku me e marrë që kinemaja e Shqipërisë të dilte, ta zëmë, nga librat e Kadaresë! Së dyti, këtij shkrimtari të Shqipërisë me parashenjën e propaganduesit ideologjik të neo-socializmit duhet thënë se kur shkroi Anton Pashku “Oh”, “Sinkopa” dhe “Gof” si anti-drama dhe anti-roman, ju në Shqipëri nuk e dinit vërtet se çka është galexhanti i banjos!
Pashku duket ta ketë pasur këtë në
mendje, kur p***a shkruar tre faqe për këtë “subjekt të lartësuar”!

18/09/2026

📸 Muzeu Historik Kombëtar kërkon 1,000 Dea: A e keni marrë emrin nga Dea e Butrintit?

Muzeu Historik Kombëtar ka ndërmarrë një nismë të veçantë për të gjetur 1,000 vajza dhe gra që mbajnë emrin Dea, duke u frymëzuar nga një prej figurave më të njohura të trashëgimisë arkeologjike shqiptare, Dea e Butrintit.

Postimi i plotë i tyre:

Po kërkojmë 1,000 Dea! ✨
Gjithçka nisi me Dean e Butrintit, që ndër vite ka frymëzuar edhe emrin e shumë vajzave shqiptare: Dea.
Sot duam t’i gjejmë. ❤️
A mund të bëhemi 1,000 Dea?
Nëse quhesh Dea, na shkruaj në koment.
Nëse njeh një Dea, bëji tag ose dërgoja këtë postim.
Dhe na shuaj një kuriozitet: A është emri yt i frymëzuar nga Dea e Butrintit? Na trego!
Nga një Dea… te 1,000 Dea. Fillojmë?

Marrë nga Kult Plus

Më pëlqejnë njerëzit që nuk kanë frikë “të zbardhin” diçka tepër personale...Njerëz që nuk kanë frikë të ecin me një njo...
18/09/2026

Më pëlqejnë njerëzit që nuk kanë frikë “të zbardhin” diçka tepër personale...
Njerëz që nuk kanë frikë të ecin me një njollë në këmishën e tyre...
Njerëz që qeshin dhe bëjnë shaka me gabimet apo gafat e tyre...

Më pëlqejnë njerëzit që mund t’i japin komplimente edhe një të panjohuri p.sh në një dyqan ushqimesh dhe miqësohen me dikë edhe kur janë duke larë duart në banjë...

Më pëlqejnë njerëzit që entuziazmohen nga idetë dhe emocionohen për historitë e suksesit të të tjerëve...

Më pëlqejnë njerëzit që jetojnë pak jashtë “skemave”, të cilët marshojnë me hapin e ritmit të daulleve të tyre dhe që e kthejnë në mision të ndihmojnë e t’i bëjnë të ndihen mirë ata që i rrethojnë...

𝐍𝐠𝐚 𝐕𝐢𝐫𝐧𝐚 𝐋𝐢𝐬𝐢
#𝐎𝐛𝐬𝐞𝐫𝐯𝐞𝐫𝐊𝐮𝐥𝐭

18/09/2026

Peshqit

Sot Hëna në Shigjetar ju kërkon të bëni një bilanc të punës së bërë deri tani.

Mund të jetë momenti për të mbyllur një bashkëpunim, projekt ose situatë që nuk ju kënaq më dhe për të përgatitur një fazë të re.

Marrëdhëniet me eprorët ose persona me autoritet kërkojnë më shumë kujdes.

Në dashuri, megjithatë, situata është shumë më e bukur: ndiheni të kërkuar, të rëndësishëm dhe më të sigurt në ndjenjat tuaja. /noa.al

18/09/2026

Ujori

Hëna në Shigjetar sjell sinjale shumë të mira për paratë, dashurinë, udhëtimet dhe kontaktet profesionale.

Mund të lindin njohje të reja ose një mundësi që vjen përmes miqve, ambienteve sociale apo një udhëtimi.

Kushtojini pak vëmendje edhe familjes dhe pamjes suaj, sepse një rifreskim i vogël mund t’ju rikthejë shumë siguri.

Në dashuri, një gjest i thjeshtë por i menduar mirë mund të ketë shumë efekt./noa

18/09/2026

Bricjapi

Ka shumë energji rreth jush, por ritmi i ngadaltë nuk është domosdoshmërisht një problem.

Ju jep kohë të analizoni më mirë projektet dhe njerëzit me të cilët po ndërtoni marrëdhënie.

Dashuria reziston edhe mes tensioneve dhe mund t’ju bëjë të kuptoni sa të rëndësishme janë familja dhe miqësitë.

Pak spontanitet do t’ju bëjë mirë.

Jo çdo gjë duhet të jetë perfekte ose e planifikuar/noa

18/09/2026

Shigjetari

Hëna në shenjën tuaj krijon një nga kombinimet më të bukura për dashurinë.

Kjo mund të jetë një ditë me takime, afrime dhe emocione të forta, sidomos në mbrëmje.

Jupiteri rrit dëshirën për të njohur njerëz të rinj dhe për të jetuar diçka jashtë rutinës.

Vetëm mos e kërkoni me çdo kusht një histori në vende që nuk ju bindin. Lëreni një takim të lindë më natyrshëm.

18/09/2026

Akrepi

Keni energjinë dhe kthjelltësinë e duhur për të ndërtuar një strategji të zgjuar në punë.

Hëna në Shigjetar prek sektorin e pasurisë dhe mund të ndihmojë në rritjen ose mbrojtjen e asaj që keni ndërtuar.

Gjithçka duhet bërë me rregull dhe transparencë.

Në dashuri Venusi vazhdon t’ju japë shumë tërheqje dhe një aftësi të veçantë për të tërhequr vëmendjen e personit që ju intereson./noa

18/09/2026

Peshorja

Hëna në Shigjetar sjell optimizëm dhe, së bashku me Mërkurin në shenjën tuaj, ju ndihmon shumë në punë.

Jupiteri mund të favorizojë edhe financat dhe të ardhurat.

Megjithatë, Marsi, Saturni dhe Neptuni ju bëjnë më impulsivë, ndaj shmangni vendimet e nxituara.

Në dashuri, pikërisht kjo klimë e trazuar mund të sjellë një surprizë për ata që duan t’i japin fund vetmisë.

18/09/2026

Virgjëresha

Nëse një projekt nuk po ecën ose diçka nuk realizohet, mos këmbëngulni vetëm për të mos pranuar një ndryshim.

Kjo Hënë kërkon më shumë vëmendje ndaj familjes, fëmijëve dhe prindërve.

Edhe në çift mund të ndiheni sikur ju mungon hapësira ose qetësia.

Sot është më mirë të mos ngarkoni më tej situatat.

Nga nesër Mërkuri ndihmon të rikthehet më shumë dialog dhe qartësi.

Address

George W Bush
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when TIME MEDIA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share