27/06/2012
Kuriozitete
Portugalia ka emëruar të njëjtin
formacion në të katërta ndeshjet e
kompeticionit.
● Cristiano Ronaldo është i treti në listën
e golashënuesve të të gjitha kohërave
në kampionatet Europiane, me gjashtë
gola, mbrapa Michel Platini dhe Alan
Shearer.
● Skuadra e drejtuar nga Paulo Bento ka
goditur shtyllën dhe traversën gjashtë
herë këtë kompeticion, një rekord i
ri, dhe katër herë e ka bërë vetëm
Ronaldo.
● Herën e fundit që këto dy ekipe janë
përballur, Portugalia ka fituar 4-0 në
një miqësore në nëntor të 2010, vetëm
disa muaj më vonë pasi Spanja e
eliminoi ato nga Kupa e Botës me një
fitore të ngushtë 1-0.
● Spanja ka një rekord pozitiv në
përballjet kundër Portugalisë, në
34 ndeshje ka fituar 16, ka barazuar
12 dhe ka humbur gjashtë herë.
Megjithatë. “La Roja” ka fituar vetëm
dy nga 12 ndeshjet e fundit kundër
“Seleccao”.
● Dy golat e shënuar nga Xavi Alonso në
ndeshjen kundër Francës qëlluan me
ndeshjen e 100-t të tij me kombëtare.
● Spanja ka mbrojtjen më të mirë deri
tani në EURO 2012,duke pësuar vetëm
një gol dhe ka mbajtur rrjetën e
paprekur në 299 minutat e fundit.
● Skuadra e drejtuar nga Vicente del
Bosque ka shënuar pesë nga tetë gola
në 30 minutat e fundit të ndeshjes