07/04/2024
Turistët shtrenjtojnë sërish bregdetin, rriten me 25% çmimet e apartamenteve
Çmimet maksimale të sh*tjes së apartamenteve në bregdet kanë arritur 4,000 euro/m², kurse të vilave, 2 milionë euro. Për agjentët e sh*tjes, shtrenjtimi në Vlorë dhe Durrës vjen si pasojë e kërkesës reale, kryesisht nga të huaj. Në Sarandë, rritja e shpejtë e çmimeve po sjell rënie të sh*tjeve me 50%. Për agjentët e pasurive të patundshme, tregu po shkon drejt një flluske, që mund të shfryhet në muajt e verës, në të kundërt rrezikohet kolapsi. Modeli i ri i prenotimit pa filluar ende nga puna projekti po zbatohet nga Durrësi deri në Sarandë. Blerjet bëhen nga shqiptarë të diasporës dhe Kosovës dhe të huaj.
Brenda vitit, çmimet e pronave në bregdet janë rritur mbi 25%. Në resortet që po zhvillohen në Palasë, Orikum dhe Sarandë, çmimi maksimal i sh*tjes së apartamenteve është 4,000 euro/m².
Në vijën e parë të ndërtimit të resorteve në Lungomare, apartamentet po sh*ten me çmim 3,500 euro/m². Krahasuar me vjet, çmimet e pronave të vijës së parë në Lungomare në Vlorë janë shtrenjtuar mbi 25%.
Çmimi i pasurive për rezidentët në Radhimë dhe Orikum brenda vitit ka shënuar rritje nga 67 deri në 88%, sipas të dhënave për çmimet e sh*tjes të agjencive së pasurive të paluajtshme. Agjentët e pasurive të patundshme pohojnë se në vijën e parë në zonat bregdetare të Jugut nuk gjen pasuri të paluajtshme me çmim nën 3,000 euro/m².
Në Golem, çmimi maksimal i sh*tjes ka arritur 1,500 euro/m², kurse në Gjirin e Lalëzit, vlerat variojnë nga 2,400 deri në 3,300 euro/m².
Krahasuar me vjet, çmimet maksimale në këtë zonë për ndërtimet e reja janë rritur me 25%. Edhe për apartamentet në godinat e vijës së dytë të ndërtimit, çmimet janë shtrenjtuar me 25%.
“Këtë vit, çmimet kanë ndryshuar krahasuar me vjet. Çmimi më i ulët shkon në 1,500 euro/m², kurse më i larti, në 3,500 euro/m² në zonën e Lungomares. Brenda qytetit të Vlorës çmimet variojnë nga 700 euro deri në 1,700 euro/m², – sipas Aurela Xhaferaj broker pranë agjencisë “Century 21 Aulona”.
“Shpërthim” të çmimeve sivjet ka pasur edhe për zonat Radhimë dhe Orikum.
Sipas znj. Xhaferaj, në Radhimë, çmimet variojnë nga 1,500 deri në 2,500 euro/m². Në Orikum, çmimet nisin nga 800 deri në 1,500 euro/m² nga 800 euro/m² që arrinte niveli maksimal i tyre vitin e kaluar.
Krahasuar me të dhënat e marra nga agjencitë imobiliare për çmimet e vitit të kaluar, në këtë zonë rezulton se vlerat maksimale të sh*tjes për m² janë rritur nga 66 deri në 88%.
Jonian Antoni, administratori i kompanisë “Century 21 Albania”, thotë se kërkesa në bregdet është në varësi të çmimit dhe zhvillimit të infrastrukturës së zonës. “Zhvillimet më të mëdha në 5 vitet e fundit priten në tërësi në Rivierën Shqiptare dhe veçanërisht në Vlorë, për shkak të dy projekteve të rëndësishme infrastrukturore që pritet të përfundojnë së ndërtuari, si Aeroporti i Vlorës dhe tuneli i Llogorasë”.
Kërkesa për blerje në Vlorë është më tepër nga të huajt dhe emigrantët, sipas Aurela Xhaferajt, nga agjencia e pasurive të patundshme “Century 21 Aulona”, ndërsa vendasit fokusohen te blerjet me çmime më të ulëta.
“Vendasit janë kryesisht nga Tirana të cilët blejnë afër detit, kurse vlonjatët parapëlqejnë bulevardin ose qytetin”, pohon ajo. Sipas saj, 50% e blerjeve janë për qëllim banimi dhe 50% për investim nëpërmjet rish*tjes, apo dhënies me qira.
Për ndërtimet e zonave të reja rezidenciale të pozicionuara në vijën e parë të ndërtimit në Lungomare çmimet kanë arritur 3,500 euro/m² sipas të dhënave të agjencive të pasurive të patundshme. Krahasuar me vjet, çmimet maksimale në këtë zonë për ndërtimet e reja janë rritur me 25%. Edhe për apartamentet në godinat e vijës së dytë të ndërtimit, çmimet janë shtrenjtuar me 25%.
Kërkesa e lartë shtrenjton edhe Durrësin
Në Golem dhe në Shkëmbin e Kavajës nuk gjen më apartamente në ndërtime të reja me çmime ekonomike. Në këto zona nuk ka më ndërtime të reja në vijën e parë. Projektet e reja po zhvillohen në vijat e fundit dhe apartamentet po sh*ten me çmime nga 1,100 deri në 1,800 euro/m².
Në Golem, pranë zonës së pishave të buta, po zhvillohet një zonë rezidenciale dhe apartamentet po sh*ten me çmime 1,100 euro/m², sipas zyrës së sh*tjeve. Krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar, çmimet e apartamenteve për ndërtimet në vijën e dytë të Golemit janë rritur me 30%.
Klajdi Memajdini, nga “Devinf Real State”, tha se në vijën e dytë në Golem, apartamentet në fazë ndërtimi po sh*ten me çmime nga 900 euro/m² deri në 1,500 euro/m² në objektet e përfunduara. Në Gjiri i Lalëzit, çmimet e apartamenteve variojnë nga 2,400 deri në 3,300 euro/m².
“Çmimet janë rritur mbi 30% nga viti i mëparshëm. Shtrenjtimi është ndikuar nga rritja e kërkesës për ndërtime cilësore. Projektet me objekte rezidenciale të nisura tre apo disa vite më parë janë drejt përfundimit. Blerësit kanë interes për këto ndërtime, pasi përveç cilësisë së mirë të ndërtimit, infrastrukturës, brenda komplekseve çdo vit shtohet numri i turistëve ditorë.
Kjo po nxit interesin e individëve të investojnë për blerje pronash në bregdet, me qëllim dhënien e tyre me qira ditore”, pohon z. Memajdini. Sipas tij, blerësit potencialë të pronave në Durrës mbeten vendasit dhe shtetasit nga diaspora, për qëllime investimi.
Në Shkëmbin e Kavajës, çmimet e apartamenteve në ndërtimet e reja me vendndodhje në vijat e fundit të ndërtimit po sh*ten me çmime 1,700 deri në 1,800 euro/m² sipas ndërtuesve. Blerjet e apartamenteve po bëhen tërësisht nga të huajt për qëllime investimi, dhënie me qira apo edhe për banim gjatë stinës së verës. Në vitin 2021, për ndërtimet e vijës së parë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, maksimumi i çmimit arrinte deri në 750 euro/m².
Në Golem dhe në Shkëmbin e Kavajës nuk gjen më apartamente në ndërtime të reja me çmime ekonomike. Në këto zona nuk ka më ndërtime të reja në vijën e parë. Projektet e reja po zhvillohen në vijat e fundit dhe apartamentet po sh*ten me çmime nga 1,100 deri Në 1,800 euro/m².
Çmimet e apartamenteve shtrenjtohen me 11% në “Durrës Yacht Marina” brenda 8 muajve
Në “Durrës Yacht Marina”, çmimi minimal i sh*tjes së apartamenteve brenda 8 muajsh është rritur me rreth 11%. Më 8 mars u hapën sh*tjet për apartamentet në godinën e 7 të rezidencës “ParkView” ku sipas zyrës së sh*tjes, çmimet për tipologjinë e apartamenteve me sipërfaqe 58 metra katrorë nisnin nga 1,900 euro/m² deri në vlerat maksimale 2,600 euro/m², të përcaktuara në varësi të katit të apartamentit dhe pozicionimit të tij me pamje nga deti dhe pishina.
Për sh*tjet e fundit për godinat me vendndodhje 20 metra larg detit, çmimi minimal i sh*tjes, sipas komunikimeve të mëparshme me zyrën e sh*tjes, në qershor 2023 niste nga 1,715 euro/m². Ndërsa çmimi maksimal i sh*tjes për godinën në rresht të parë arriti deri në 2,600 euro/m².
Çmimi minimal i sh*tjes së apartamenteve krahasuar me sh*tjet e kryera një vit më parë është rritur rreth 11%. Në fillim, në to, çmimet nisnin nga 1,650 euro/m².
Pronat në projektin e ri “Durrës Yacht Marina” vijojnë të sh*ten në ajër. Për godinën në “ParkView” nga zyra e sh*tjeve u tha se leja e ndërtimit do të merret brenda një viti.
Sh*tja vijon me skemën e pagesës së prenotimit prej 1,200 euro dhe shlyerjen e totalit të vlerës së blerjes së apartamentit nëpërmjet 7 kësteve. Tarifa e paguar për prenotim nuk kthehet, por blerësit i llogaritet në këstin e fundit të pagesës.
Tre prej këtyre kësteve apo 40% e vlerës së apartamentit do të paguhet para marrjes së lejes së ndërtimit e ndarë në 20% e çmimit të blerjes që paguhet brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paraprake të Sh*tjes; 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 3 muaj nga data e lejes së ndërtimit dhe 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 6 muaj nga data e lejes së ndërtimit.
Për një apartament në rezidencën “ParkView” me sipërfaqe 58 m² që kushton 110 mijë euro, prenotuesi për blerje duhet të paguajë 44 mijë euro për totalin e çmimit të blerjes së pronës para marrjes së lejes së ndërtimit të objektit. Në rastin e godinës së shtatë për të cilën sapo kanë nisur sh*tjet, sipas zyrës së sh*tjes, leja e ndërtimit pritet të merret brenda një viti.
Projekti ka marrë statusin strategjik, pas të cilit shteti shqiptar u bë bashkaksioner, pasi në dispozicion të projektit u vunë 80 hektarë tokë shtetërore. Si investitore, kompania ka përfituar lehtësi të shumta, si përjashtimi nga taksa e infrastrukturës në ndërtim (4% e vlerës së sh*tjes dhe taksa e strehimit prej 3%).
Gjithsej, parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8,600 në fazën e dytë), ndërsa do të këtë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma. Parashikohen vetëm 280 vende për jahte. 93% e sipërfaqes së ndërtimit të parashikuar do të jetë rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.
Çmimet për tipologjinë e apartamenteve me sipërfaqe 58 metra katrorë nisnin nga 1,900 euro/m² deri në vlerat maksimale 2,600 euro/m², të përcaktuara në varësi të katit të apartamentit dhe pozicionimit të tij me pamje nga deti dhe pishina.