Gazeta Fjala

Gazeta Fjala

04/09/2026

👑“Aktrimi ka qenë ëndrra ime, ia dedikoj atyre që më mësuan”/ Reshat Arbana në lot: Nuk dal dot në pazar dhe kafe se të gjithë duan të rrinë me mua

🏆Aktori i mirënjohur Reshat Arbana është vlerësuar për karrierën e tij të gjatë artistike në nisje të ceremonisë së Festivalit të 14-të të Filmit Shqiptar.

Në fjalën e tij, Arbana u shfaq i emocionuar dhe kujtoi rrugëtimin e tij në skenë, duke ia dedikuar çmimin edhe aktorëve të mëdhenj që e frymëzuan në fillimet e karrierës.

“Jam tepër i emocionuar. Kemi dalë mijëra herë në skenë. Këtu e them si burrat, emocionet që kam ndjerë sonte, nuk i kam ndjerë ndonjëherë. Faleminderit shumë. Në këto kohë të çmendura që po jetojmë, ngjarje si kjo e sotmja janë evenimente me rëndësi të madhe shumë. E kisha vendosur veten në gjumë dhe thashë se e kisha mbyllur me dekoratat, çmimet, titujt. Ja që në kuadrin e ditëlindjes së 86-të, më akordohet një çmim që vërtet më ka emocionuar shumë.Rri pyes veten: ‘Çfarë bëra unë që mora tërë këto çmime e medalje?’. Punova shumë. Më është dashur diçka e vogël, siç thoshte Kadri Roshi, që ai e quante dhunti, por unë e quaj talent. E ka dhënë ai i madhi i artit dramatik, të tjerat ishin punë. Dhe vërtet që ishin punë.

Kam pasur dashuri e dëshirë të madhe të bëhesha aktor. Isha adoleshent dhe me një shokun tim vinim çdo natë në shfaqje, por e kishim të ndaluar të hynim, se ishte një tabelë që na ndalonte. Unë e kam nisur karrierën me atë ankthin e madh nëse do të bëhesha dot aktor. Por e zbriti fuqimploti, u hap shkolla e aktorëve. Dhe thashë: ‘Sa të bëhem ushtar, po shkoj të j*p prova, mbase fitoj’. Edhe fitova.

Fillova punë në Teatrin Kombëtar, në oborrin e të cilit shkëlqenin aty yjet e mrekullueshme, për të cilët ruaj një dashuri e respekt të madh. Ja, ia dedikoj këtë çmim edhe atyre të dashurve dhe të mrekullueshmëve aktorë.

Isha adoleshent dhe shihja çdo javë Hamletin të të madhit Naim Frashëri. Shihja Kadri Roshin në rolin e Zofit. Shihja Lazër Filipin në rolin e Leninit dhe thoja: ‘Si ka mundësi? S’do bëhem kurrë aktor’. Por, me ndihmën e këtyre njerëzve të mrekullueshëm, të këtyre aktorëve të mëdhenj, të vërejtjeve, sugjerimeve, përkrahjes, arrita të bëhesha një aktor që gëzoj respektin e popullit.

Nuk dal dot në Pazar, nuk ulem dot në kafe, se të gjithë duan të rrinë me mua”, u shpreh Reshat Arbana.

🗣Më kanë kërcënuar shumë dhe drejtpërdrejtë. Nja dy i kam çuar në Policinë e Shtetit. Kanë bërë gjë? Jo, nuk kanë bërë g...
04/09/2026

🗣Më kanë kërcënuar shumë dhe drejtpërdrejtë. Nja dy i kam çuar në Policinë e Shtetit. Kanë bërë gjë? Jo, nuk kanë bërë gjë. Është hera e parë që e them edhe juve, kisha përmend asnjëherë. Jo vetëm kërcënimi, por edhe bullizimi, edhe linçimi, edhe sharja, edhe fyerja, në këtë kontekst, janë të turpshme, janë të neveritshme. More zotëri, Arlind Qori do ti? Dil atje edhe konkurro. Do ti Agron Shehaj? Çfarë quhesh e të tjerë me radhë, apo ke ti ndonjë kandidat? Dil garo! Do ti Sali Berisha, dil garo. Po jo kështu, jo kështu, jo duke linçuar.

➡️Erion Brace tregoi në Dritare TV se protestuesit e Revolucionit Flamingo kanë shkuar poshtë pallatit ku banon, duke e sharë dhe filmuar.

👀 Pas kaq vitesh, ende këta të dy në qendër të politikës shqiptare…Njëri kërkon të shkruajë historinë, tjetri thotë se h...
04/09/2026

👀 Pas kaq vitesh, ende këta të dy në qendër të politikës shqiptare…Njëri kërkon të shkruajë historinë, tjetri thotë se historia duhet ndryshuar. Rastësi, mungesë alternativash apo shqiptarët i duan ende aty? 👇🇦🇱

04/09/2026

🔴Herën e fundit kaloi oqeanin si kryeministër, Sali Berisha udhëton sot drejt SHBA-së pas 14 vitesh✈️

🗣“Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë. Nisem për në SHBA po me atë bindje si në mars të 1991 se vendi i madh i lirisë do mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjet e tyre për tu çliruar nga diktatura autoritare e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Prania juaj këtu dëshmon se ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë. Në rrafshin tim unë shkoj dhe takoj miqtë e tij u them “Unë erdha”,-tha Berisha ndër të tjera nga Rinasi.

MUND TA VRASËSH PAK TRURIN/ Gjeje sa pika shikon në foto?
04/09/2026

MUND TA VRASËSH PAK TRURIN/ Gjeje sa pika shikon në foto?

✈️ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve në gjashtëmujorin e parë të vi...
04/09/2026

✈️ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 🤝🇦🇱

6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj, me një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025🇦🇱✈️

-Edi Rama

✍️Sot u shua një pjesë e zemrës sime…Sot humba babanë tim të shtrenjtë. 🖤🕊️Ka dhimbje që nuk mund t’i mbajë asnjë fjalë....
04/09/2026

✍️Sot u shua një pjesë e zemrës sime…
Sot humba babanë tim të shtrenjtë. 🖤🕊️

Ka dhimbje që nuk mund t’i mbajë asnjë fjalë. Sot, përballë ikjes tënde, babi, edhe fjalët e mia heshtin.

Ti ishe një nga shtyllat më të forta të jetës sime, një pjesë e pandarë e asaj që jam. Në çdo hap që kam hedhur, në çdo arritje dhe në çdo gjë të mirë që kam ndërtuar, ka diçka nga ti, nga mësimet e tua, nga dashuria, mundi dhe sakrificat e tua.

Shpresoj që çdo gjë që kam arritur në jetë të të ketë bërë krenar. Shpresoj që, edhe atje ku s’mund të të shoh më, të jesh duke më parë dhe të ndiesh se gjithçka që ke bërë për mua nuk ka qenë kurrë e kotë.

Dhe tani që po shkon drejt asaj bote ku është edhe nëna ime, kam vetëm një lutje për ty:

Kur ta takosh nënën, përqafoje fort për mua. 🤍
Thuaji se më ka munguar çdo ditë dhe se dashurinë për ju të dy e kam mbajtur gjithmonë të gjallë në zemrën time.

Tani jeni përsëri bashkë…
Dhe unë mbetem këtu, me kujtimet tuaja, me mallin dhe me një dashuri që nuk do të shuhet kurrë.

Ndoshta nuk mund t’ju kem më pranë, por do t’ju mbaj gjithmonë me vete — në zemrën time, në shpirtin tim, në çdo fjalë të mirë që do të them dhe në çdo hap që do të hedh.

U prehsh në paqe, babi im. 🕊️
Përqafoje nënën fort për mua…
Dhe, nëse mundeni, më ruani të dy nga lart.

Ju dua sot, nesër dhe përtej çdo kohe.
Përjetë vajza juaj. 🤍🖤

〰️Mimoza Ahmeti〰️

MINISTRIA: IKU PA ARDHURMinistria e Shëndetësisë Evis Sala dha dorëheqje?!Nuk ka lajm. Iku si hije. Pa lënë gjurmë. As n...
04/09/2026

MINISTRIA: IKU PA ARDHUR

Ministria e Shëndetësisë Evis Sala dha dorëheqje?!

Nuk ka lajm. Iku si hije. Pa lënë gjurmë. As një ligj për shëndetësinë.

Lajm ishte kur pranoi të bëhej ministre.

Akademike ndërkombëtare në Cambridge, Memorial Sloan Kettering në New York dhe Gemelli në Romë.
Është bashkëthemeluese e Lucida Medical, një kompani britanike që zhvillon teknologji me inteligjencë artificiale kundër kancerit.

E pasur. Ka deklaruar 5 milionë euro.

U habitën analistët. Si? Qysh?
Edhe ne punojmë. Pse nuk kemi euro mënjanë?!
Morali: korrupsion?

Nuk e njihja ministren.
Kisha miqësi me babain- Bashkim Sala. Me të ëmën-Valdete Sala.

Rasti e desh që 6 muaj më parë, Evisi, na priti në zyrë, bashkë me Filip Çakulin.

Një fëmër e gjatë. E bukur. Veshur thjeshtë. Por me shije. Parukjerja, me flokët e saj kishte bërë art.

Pas kafes, ajo nisi të tregoi për fatin e mjekësisë.

Herë e parë që dëgjonim një ministre që kur fliste dukej sikur recitonte.

-Kishim probleme me ligjin për kompanitë e ilaçeve. Demode. Shtigje të hapura për korupson.

Bëmë disa takime me pronarët e kompanive.
Hartuam një projektligj. E dërgum në qeveri.

U dogj në vend që të piqej.

Mbajmë në fuqi ligjin e vjetër, që me të drejtë i tharton pronarët?!

Duke zbritur shkallët e ministrisë mendoja:
Ministria i ka ditët të numëruara.

-Mitro Çela

04/09/2026


Policet i shkarkoi populli, jo drejtori!
Tre police hajvane ne Kucove u pezulluan nga detyra, disa ore pasi i publikua nje video qe tregonte nje sjellje aspak profesionale dhe absurde te tyre, per shoqerimin e nje burri ne nje fshat te Kucoves.
Njoftimi i policiese thote se “Drejtori pezulloi menjehere nga detyra efektivet…..”.
Jo, nuk u pezulluan menjehere.
U pezulluan disa ore me vone, pasi videoja ishte shperndare dhe ishte shikuar nga qindra mijera njerez.
U pezulluan pasi dhjetra mijera njerez kishin shprehur zemrimin dhe mllefin e tyre kunder policise, qeverise dhe shtetit.
Pra, policet idjote nuk i shkarkoi drejtori, por populli.
Ta dije populli cfare force ka, nuk do te ishte ne kete gjendje.

-Mentor Kikia

✍NGA ALBAN DURAJ/ Më 15 shtator Erion Veliaj del nga burgu...***Avokati Alban Duraj në një analizë të detajuar rishikon ...
04/09/2026

✍NGA ALBAN DURAJ/ Më 15 shtator Erion Veliaj del nga burgu...
***
Avokati Alban Duraj në një analizë të detajuar rishikon çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ndër të tjera zoti Duraj argumenton:
"Sipas mendimit tim, çështja e Erion Veliajt përfaqëson një nga rastet më komplekse dhe simbolike që sistemi ynë i drejtësisë dhe i politikës ka pasur për të trajtuar në këto 35 vjet demokraci, jo vetëm për shkak të peshës politike të Kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit shqiptar, por sepse ajo prek drejtpërdrejt ekuilibrin delikat mes tri kolonave: pavarësinë e pushtetit vendor, funksionimin e administratës vendore dhe garancitë themelore kushtetuese të individit.

Z. Erion Veliaj ndodhet në gjendje paraburgimi që prej 10 shkurtit 2025. Fillimisht, kompetencat e tij si kryetar bashkie iu suspenduan nga qeveria. Kujtojmë këtu mitingun madhështor të organizuar nga kryeministri Edi Rama me punonjësit e Bashkisë, ku, përmes atij mitingu, ai u tregoi se ishte vetë ai Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Kjo shfaqje e tij vërtetoi atë që kishte diskutuar në nje nga mbledhjet me socialistët, ku u shpreh se: grupet armiqësore brenda Partisë Socialiste do të merrnin goditjen e merituar, dhe se Erion Veliaj mund të mbillte pemë sa të donte, por nesër do të varej pikërisht tek ato pemë. Te gjithë ne jemi habitur kur me ze dhe figure e kemi dërgjuar në tv ku mos të harrojmë se kronikat e mbledhjeve të kryeministrit Rama bëhen në zyrën e tij të shtypit dhe më pas u jepet mediave.

Pas ndalimit të zotit Veliaj, fillimisht u emërua si kryetare e Bashkisë Anuela Ristani, e cila ishte e preferuara e kryeministrit Edi Rama, por pas pak kohësh u shkarkua dhe u emërua si zëvendëskryetare Sara Goxhaj, krahu i djathtë i Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Menjëherë, pas disa orësh, u rikthye sërish Anuela Ristani, e cila u komandua si kryetare në detyrë. Pas këtij veprimi të z. Veliaj, dhe pas fitimit të zgjedhjeve të 11 prillit 2025, kryeministri Edi Rama mblodhi këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës, ku kërkoi shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, gjë të cilën e kishte paralajmëruar në ditën kur prezantoi kabinetin e ri qeveritar, ku, si kryetare të Bashkisë së Tiranës, prezantoi Ogerta Manastirliun. U zhvillua kështu një betejë ligjore dhe një revansh ndaj z. Veliaj, i cili u trajtua si armik i partisë, ndërkohë që u sulmuan edhe bashkëpunëtorë, të cilët ai vetë i kishte mbështetur politikisht dhe i kishte promovuar.

Vlen të theksohet se as prokuroria e posaçme (SPAK) dhe as kryeministri Rama nuk kanë ndjekur të njëjtin standard me z. Veliaj sa me z. Beqaj, z. Ahmetaj, z. Tahiri dhe shumë zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë, prej të cilëve kryeministri është distancuar publikisht, duke kërkuar që drejtësia të bëjë punën e saj, ndërsa ai do të bënte punën e tij. Të njëjtën gjë nuk bëri për zonjën Balluku, rasti i së cilës u investua nga Këshilli i Ministrave në Gjykatën Kushtetuese; për zonjën Spiropali është paralajmëruar përjashtimi, dhe ndaj zonjës Balluku u zhvillua një betejë ligjore në sallën e Kuvendit, ku mospranimi për heqjen e imunitetit pengoi rrjedhën normale të drejtësisë. Edhe pse Gjykata Kushtetuese e riktheu Veliajn si kryetar të njohur ligjërisht të bashkisë, pavarësisht paraburgimit, ai e humbi kontrollin efektiv të Bashkisë së Tiranës, ku zonja Ristani drejtonte bashkinë dhe nuk pranonte të merrte këshilla nga kryetari i mandatuar, z. Erion Veliaj. Jo vetëm kaq, por ajo nuk zbatoi as vendimin e gjykatës për rikthimin në detyrë të sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, z. Alban Dokushi. Këto elemente tregojnë persekutimin politik të ushtruar ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili kishte personalitetin e tij politik dhe ishte konkurrenti kryesor i kryeministrit Edi Rama për drejtimin e Partisë Socialiste, por edhe për shkak të marrëdhënieve që kishte krijuar me ndërkombëtarët.

Çështja që mua më shqetëson nuk është individi Veliaj, por fenomeni Veliaj, ku vazhdon e njëjta metodë si në diktaturë: nëse shpallesh armik i partisë, nuk ke kundër vetëm partinë, por edhe të gjitha instrumentet e saj, të cilat, edhe pa marrë urdhra, bëhen automatikisht kamikaze të liderit politik. Por mbi të gjitha, ajo që më shqetëson është standardi që po ndiqet nga drejtësia me z. Veliaj dhe me shumë qytetarë të këtij vendi: standardi i burgosjes pa prova, ndërkohë që për të tjerë provat nuk ekzistojnë fare.

Gjykata Kushtetuese e ka trajtuar mandatin e tij si të vlefshëm juridikisht, ndërkohë që statusi i tij penal mbetet krejt i ndarë dhe ende i pazgjidhur në themel. Duhet theksuar, që në krye, se kjo seancë nuk është thjesht një “rishqyrtim” në kuptimin e zakonshëm administrativoprocedural. Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj, ka bërë diçka disi të pazakontë në praktikën tonë: nuk e ka anuluar thjesht vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Lartë, por i ka dhënë asaj një detyrim të qartë motivimi, atë të arsyetimit specifik se pse asnjë nga masat alternative të parashikuara në nenin 237 e vijues të Kodit të Procedurës Penale (arrest në shtëpi, ndalim daljeje nga banesa, garanci pasurore, urdhër mbrojtjeje) nuk është e mjaftueshme për të zëvendësuar arrestin në burg. Ky është, në thelb, një kërkim për atë që në gjuhën e së drejtës procedurale evropiane quhet “arsyetim i individualizuar dhe i përditësuar”, pra jo thjesht rikonfirmim automatik i vendimeve të mëparshme, por një analizë e freskët e proporcionalitetit, e cila merr parasysh edhe kohën e re të kaluar në paraburgim.

Në planin e parimeve themelore, e drejta shqiptare, në linjë të plotë me nenin 53 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, kërkon që çdo person i mbajtur në paraburgim të ketë të drejtën për një gjykim brenda një afati të arsyeshëm, ose për lirim gjatë procesit. Standardi i vendosur nga Gjykata e Strasburgut, veçanërisht në jurisprudencën e saj mbi “arsyet përkatëse dhe të mjaftueshme” (relevant and sufficient reasons), është i qartë: sa më e gjatë periudha e paraburgimit, aq më rigoroz duhet të jetë kontrolli gjyqësor, dhe aq më bindëse duhet të jenë arsyet konkrete, jo abstrakte, që justifikojnë vazhdimësinë e tij.

Rreziku i arratisjes apo i ndikimit te provat nuk mund të supozohet automatikisht nga natyra e akuzës apo nga funksioni publik i të pandehurit; ai duhet të mbështetet me fakte konkrete e të përditësuara, jo me të njëjtat argumente të përsëritura muaj pas muaji, pa asnjë evolucion.

Këtu ka edhe një element specifik që e bën këtë rast interesant nga pikëpamja doktrinare: ndryshe nga rastet “standarde” të paraburgimit, Veliaj, deri para pak kohësh, mbante ende titullin formal të kryetarit të bashkisë, gjë që teorikisht i jepte akses simbolik apo indirekt në strukturën institucionale. Me shkarkimin e fundit të kompetencave të deleguara dhe krijimin e distancës administrative, ky argument specifik i “rrezikut institucional” mund të jetë dobësuar objektivisht, çka mund të jetë pikërisht një nga elementët që gjykata duhet ta rivlerësojë më 15 shtator. Nga këndvështrimi i pastër juridik, dua ta ndaj shumë qartë këtë çështje nga procesi penal. Kompetenca e kryetarit të bashkisë për të deleguar, dhe rrjedhimisht për të revokuar delegimin e funksioneve drejtuese, bazohet në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe përbën një të drejtë organizative të brendshme, e ushtrueshme pavarësisht nga statusi procedural penal i titullarit, për sa kohë që mandati i tij si kryetar i zgjedhur vazhdon të njihet ligjërisht gjë që, sipas vetë urdhrit të Veliajt, mbështetet edhe në dy vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese që kanë konfirmuar vazhdimësinë e mandatit të tij.

“Shkarkimi” i dytë i zonjës Ristani brenda pak muajsh, i shoqëruar me dorëheqjen e saj pas njëmbëdhjetë vitesh në atë funksion, krijon një pasiguri reale mbi atë se kush ka sot autoritetin e nënshkrimit për akte, kontrata dhe marrëveshje financiare të Bashkisë së Tiranës, një boshllëk që prek drejtpërdrejt funksionimin ditor të një institucioni me buxhet dhe kompetenca të konsiderueshme, siç e ka theksuar edhe opozita në kërkesën e saj zyrtare për seancë të Këshillit Bashkiak. Kriteret ligjore që rregullojnë vendimmarrjen për masën e sigurisë janë shprehimisht të përcaktuara nga Kodi i Procedurës Penale: rreziku i arratisjes, rreziku i përsëritjes së veprës penale, rreziku i ndikimit te provat ose dëshmitarët dhe jo gjendja administrative e bashkisë apo perceptimet publike rreth saj. Çdo përzierje e këtyre dy niveleve do të përbënte një gabim themelor metodologjik dhe do të cenonte rëndë besueshmërinë e vendimit, pavarësisht drejtimit që do të marrë ai. Nëse ndaj anëtarëve të gjykatës së lartë si ekspert i ligjit dhe me koptence të plotë profesionale them se 15 shtatori do t’a çoj Erion Veliaj në zyrën e kryetarit të bashkisë së Tiranës për të vijuar punën e tij dhe për ven në jete planin e tij për të realizuar ambicjet e tij politike të ideuar në IEVP e Durrësit. Zoti Veliaj do lirohet nga burgu edhe për shkakë të praktikës unifikuese që vet anëtarët e gjykatës së lartë kanë ndryshuar dhe publikuar në fletoren zyrtare në korrik të vitit 2026 ne të cilën për masën e sigurimit personal, prokuroria merr barrën e proves.

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë bërë publik vendimin e plotë unifikues, i cili sjell ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si caktohen masat e sigurimit personal në Shqipëri. Me këtë vendim, Gjykata e Lartë ka prekur pjesërisht praktikën e mëparshme të vitit 2011, duke vendosur kritere të reja që i j*pin më shumë mbrojtje lirisë së individit dhe kufizojnë përdorimin automatik të masës “arrest në burg”.

TRE SHTYLLAT E VENDIMIT TË RI

Rishikimi i praktikës gjyqësore mbështetet në tre parime thelbësore, të cilat gjykatat duhet t’i zbatojnë tashmë detyrimisht:

1. Detyrimi për një shqyrtim real të alternativave. Gjykata nuk mund të kënaqet më me arsyetimin se “arresti në burg” është masa e duhur. Ajo është e detyruar të shpjegojë qartë pse masat më të buta, si arresti në shtëpi ose detyrimi për paraqitje, nuk mjaftojnë në rastin konkret.

2. Rrezikshmëria nuk merret e mirëqenë nga vetë vepra. Kolegjet e Bashkuara hodhën poshtë praktikën si pas së cilës “arresti në burg” vendosej automatikisht për vepra të rënda, ose kur dënimi i parashikuar ishte i lartë. Tani, rreziku i posaçëm duhet të provohet përmes një vlerësimi individual, ku merren parasysh personaliteti i autorit, sjellja e tij, si edhe rrethanat familjare dhe shëndetësore.

3. Barrën e provës e ka Prokuroria. Ndryshe nga më parë, i hetuari nuk ka më detyrim të sjellë “prova pozitive” për të merituar lirinë. Tashmë është organi i akuzës ai që duhet të mbështesë, me fakte konkrete, pse liria e personit paraqet rrezik dhe pse asnjë masë tjetër nuk e shmang këtë rrezik.

Ky vendim unifikues u mor në kuadër të shqyrtimit të çështjes së shtetasit Begtash Zeneli, në banesën e të cilit, gjatë kontrollit, u zbuluan 7 kilogramë e 350 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Edhe pse Prokuroria kërkoi me këmbëngulje “arrest në burg”, Gjykata e Apelit caktoi “arrest në shtëpi”, duke marrë parasysh moshën e tij 63- vjeçare, faktin se ishte i rehabilituar ligjërisht dhe gjendjen e rëndë shëndetësore të bashkëshortes. Pasi shqyrtoi rekursin e prokurorit, Gjykata e Lartë vendosi të lërë në fuqi masën e “arrestit në shtëpi”. Sipas kolegjeve, edhe pse vepra ka një shkallë të lartë rrezikshmërie, kjo nuk mund të mbizotërojë automatikisht mbi rrethanat konkrete njerëzore të të dyshuarit, nëse nuk provohet rreziku i vërtetë i largimit apo i përsëritjes së veprës penale.

Në argumentimin e saj, Gjykata e Lartë nënvizoi se ky drejtim i ri është i nevojshëm për ta afruar drejtësinë shqiptare me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ). Sipas vendimit, “arresti në burg” duhet të mbetet gjithmonë “ultima ratio” (masa e fundit), pasi prezumimi duhet të jetë, në çdo rast, në favor të lirisë...

Address

Rruga Resh*t Collaku Shallvare
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gazeta Fjala posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category