26/08/2026
Jorida Tabaku: Kryeministri në hije” është sot pas hekurave.
Ergys Agasi, i dyshuar si një nga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, u arrestua sot.
Për vite me radhë, sipas dëshmive dhe raportimeve, ai ka lëvizur fijet brenda Policisë së Shtetit, ka ndikuar në tenderat e AKSHI-t dhe ka pasur akses te të dhënat personale të shqiptarëve. Dyshohet se kishte fuqinë të kërcënonte, të ndërhynte në regjistrat e pronave dhe të lidhte fijet e një shteti paralel që vendoste tenderat, frynte kontratat dhe rrëmbente biznesmenë.
Sot është pas hekurave.
Ergys Agasin, mjafton ti përmendim një fakt që përmbledh më së miri sistemin që e prodhoi dhe e fuqizoi.
Me vetëm 1 mijë lekë kapital, më pak se 10 euro, ai themeloi një kompani që, brenda tre muajve, deklaroi 242.4 milionë lekë të ardhura dhe 232.1 milionë lekë fitim para tatimit.
Me një normë fitimi prej 95.7% dhe kthim nga investimi prej 22 milionë për qind, kjo mund të jetë “kompania absolutisht më fitimprurëse në historinë e njerëzimit”.
Kjo është fotografia e një shteti të kapur dhe sistemit socialist.
Ergys Agasi është vetëm një hallkë në zinxhirin e gjatë të vjedhjeve, abuzimeve dhe krimit. Njl nga mazhordomët dhe mekanizmat e sistemit dhe “Pasqyra” e vërtetë e shtetit paralel që socialistët kanë ndërtuar gjatë këtyre viteve.
Arrestimi i tij, ndërsa lëvizte i lirë në mes të vendit dhe shoqërohej nga ish-punonjës policie që dyshohet se i garantonin mbrojtje, nuk mund të jetë fundi i kësaj çështjeje.
Duhet të jetë vetëm fillimi.
Fillimi i zbardhjes së plotë të aferës së AKSHI-t dhe i çdo çështjeje tjetër ku fijet e këtij sistemi janë shtrirë.
Sepse Ergys Agasi është vetëm një nga marionetat që e kanë mbajtur këtë sistem në këmbë. Por drejtësia nuk mund të ndalet te marionetat.
Duhet të ndjekë fijet deri te dora që i lëviz.
Njëra pas tjetrës, të gjitha shtyllat e këtij sistemi duhet të bien, për t’i hapur rrugën një procesi të drejtë dhe gjithëpërfshirës që të mbërrijë tek ideatori dhe përfituesi kryesor.