Agron Prebibaj

Agron Prebibaj Gazetar

Trinom-trinia nikajMerturase
22/08/2025

Trinom-trinia nikajMerturase

NikajMËRTURI - "NDERI I KOMBIT", FOBIA E REXH BYBERITGjin Progni përcjell mesazhe, Majko e Denaj, sjellin kritikaI PRITE...
26/05/2024

NikajMËRTURI - "NDERI I KOMBIT", FOBIA E REXH BYBERIT
Gjin Progni përcjell mesazhe, Majko e Denaj, sjellin kritika
I PRITET FJALA PRIFTIT!
Agron PREBIBAJ

Sinqerisht kisha vëndosur të mos merrem me Rexh Byberin, pasi unë si kritiku i tij ndër vite, nuk doja as nuk dua të bëhem ndihmës në çuarjen pas hekurave të një bashkëpatrioti timin, pasi jam i sigurtë se ai e ka biletën të prerë për në shtepinë 313-të, gjithnjë duke shpresuar se Rexh Byberi do rregullojë standartin pa fobi krahinore e madje deri fetare.
Por budallai nd'mekaniko - elektro'huti mbetet magar deri i pa kurësuer me veprimet e tij.
Siiqerisht më dhimbsej, por tashmë jo, pasi ai as nuk dëgjon as nuk shikon hekurat pas shpine, duke përfshirë deri privatizimin e tenderave, me të cilat nuk do merrem pasi kolapsi mendor me uri, e dergon në humnerë.
E ndoça me vëmëndje çeljen e Turizmit në Nikaj-Merturin "Nderi Kombit", që nga fillimi këmbë e krye mashtrim, pasi e nisi me një propogandë me Benet Becin, gjeti variantin ti vinin në ditën turistike zotin Majko e Ministren Denaj, por aty aprovoi deshtimin, gënjeshtren e vesin shpirtëror e mbushur me fobi, injorim e pabesi, i cili falimentoi përballë qytetarit nikajmerturas por edhe para zyrëtareve shtetarë.
Zoti Majko në fjalën e tij e qortoi fort, duke i dhënë mesazhin për asgjë në Nikaj-Mertur, po ashtu perifrazoi znj.Denaj, duke deklaruar se do merren ata me Nikaj-Merturin, e veçenarisht me Curraj Eper.
Ndërsa keyetari i Shoqatës Nikaj-Mertur z.Gjin Progni ka folur qartë duke përcjellur mesezhe e përshkruar thesarin turistik, historik e kulruror si "Edeni i alpeve shqiptare", kështu e ka cilësuar burrëmadhi intelektual në fjalen e tij në ditën e çeljes së turizmit.
Duhet theksuar qartazi fobia e tij, se përgjatë ketyre viteve nuk ka kryer asnjë invesim në zonë, përjashto uljen tjegullave (mbuloja) e spitalit Lekbibaj, të cilat vetëm i ka larë me ujë, dhe po të njëjtat i ka vëndosur përseri.
More unë e kam njohur vite më parë mentalitetin e shokut Rexhë, kam shkruar me qellim që kritika të merret edhe si sherbesë, por vetëm vazhdimësi në stilin e tij.
Tashme i provuar me logjikën e njeriut edhe të thjeshtë, z.Rexh Byberi i mbytur në inferioritetin e tij shpirtëror, vetëm sa ushqeu fobi ndaj gjithkujt; së pari ndaj NikajMërturasve, ndaj Btyqasve, Gashianëve, Berishasve e deri fobia ndaj intelektualëve të Krasniqes, deri edhe në manipulimin e votës nepermjet blerjes, duke shkelur kështu standartin burrnor e ligjor në mendimin e votimin e lirë.
Shkoi në Nikaj-Mertur me propogandë në hapjen e turizmit pa prirë me asgjë në investimin e turizmit në këtë zonë, një takim me jo më shumë se 25 qyterarë të zonës, aty ishin nxënësit e shkollës me mesuesit, aty ishte administrata e Bashkisë Tropojë, ky ishte organizimi më i deshtuar për një kryebashkiak.
Nuk mund të lë pa theksuar fobinë edhe ndaj priftit katolik, të cilit ju nderpre fjala duke hequr spinën e korentit të mikrofonit, sikur u fikën dritat, në një kohë që drita kishte kudo në Lekbibaj, ja pra edhe veprimi që vjen nga një zyrtarë mjeranë.
Turizëm të mbarë në Nikaj-Mertur e kudo në Malësinë e Gjakovës.

EDUART NDOCAJ, LIDERI I MADHĒSHTISĒ SĒ VOTĒSPritja e Lulzim Basha nē Milano, pēr "Barazia e Votēs"!Politikani demokristi...
01/05/2024

EDUART NDOCAJ, LIDERI I MADHĒSHTISĒ SĒ VOTĒS
Pritja e Lulzim Basha nē Milano, pēr "Barazia e Votēs"!

Politikani demokristian nē diasporē zoti Eduart Ndocaj, ka organizuar vērtē njē takim madhēshtor nē Milano pēr kauzēn e votēs sē shqiptarēve nē diasporē, i pari me kēto pērmasa kombētare nē sherbim tē sē drejtēs pēr tē zgjedhur e pēr tu zgjedhur.
Zoti Eduart Ndocaj, lezhiani i suksesēshem nē emigracion nē mbi 30 vite, biznesmeni, aktivisti, piktori e politikani konseguent, vēndos tē jetē kēmbēngulēs nē votēn e çdo shqiptari anē e kēnd botēs.
Politikani demokristian, ish deputeti Ndocaj, sot kalorēsi i votēs sē lirē nē Shqiprinē e zbrazur nga politikat keqqverisēse, e hap siparin e votimit nepermjt slloganit "Barazia e Votēs", duke organizuar takimin e madh kombêtar mes pēsonaliteteve tē politikēs Italiane e elitēs shqiptare nē diasporē.
Aty u prit Lulzim Basha me disa deputetê tē parlametit shqiptar, aty u bisedua qartazi e haptazi pēr krizēn sociale, shoqērore e politike qē ka mbērthyer atdheun e tyre, ndaj dhe lēngimi i kombit duhet frenuar, e diaspora duhet tē jetē pjesē e sherimit tē plagēs sē vēndit tē vet, por kjo arrihet me tē drejtēn e votēs.
Sipas zotit Ndocaj, zēri ynē do jetē kryeministri i ardhēshem z.Basha i cili pērfaqēson pilitikanin e ri e pērendimor.
Poltikani, Eduart Ndocaj, lideri i madhēshtisē sē votēs shqiptare!
, Agron PREBIBAJ

Ndiçeni dekumetarin: Kulla e Deli Tahir Progni, kala qëndrese e bësëlidhje për liri!
14/12/2023

Ndiçeni dekumetarin:
Kulla e Deli Tahir Progni, kala qëndrese e bësëlidhje për liri!

Autor: Adrian ProgniFolëse: Denada HysaBashkëpunëtorë-KonsulentëZef Nika dhe Besim Progni

16/11/2023

Sofra e Nikaj-Merturit në Londër!

PROGRES RAPORTI I BE, KRITIKA PËR BUXHETIN E ULËT PËR BUJQËSINËSkemat mbështetëse, kapacitet administrative...!       , ...
11/11/2023

PROGRES RAPORTI I BE, KRITIKA PËR BUXHETIN E ULËT PËR BUJQËSINË
Skemat mbështetëse, kapacitet administrative...!
, Prof.Gjok VUKSANI

Kapitulli 11: Bujqësia dhe zhvillimi rural...
Disa nga rekomandimet e Komisionit për vitin 2022 nuk janë zbatuar dhe mbeten për tu zbatuar gjatë këtij viti , duhet :
→ të sigurohet kapaciteti i nevojshëm administrativ për ngritjen e rrjetit të të dhënave kontabël për fermat (FADN);
→ te plotësohet kuadri ligjor për politikën e cilësisë dhe prodhimin e ushqimit organik;
Për çështjet horizontale,: duhet të përmirësohet regjistëri i fermave për ta harmonizuar plotësisht me acquis të BE-së.
NUK PATI ASNJË PËRPARIM, për krijimin e sistemit të identifikimit të parcelave të tokës (LPIS).
PAGESAT E DREJTPËRDREJTA PËR FERMERËT JANË TË LIDHURA ME PRODHIMIN (coupled) DHE NUK I NËNSHTROHEN RREGULLAVE TË PËRPUETHSHMËRISË (cross-compliance rules).
Të gjitha masat mbështetëse për fermerët duhet të sillen në përputhje me rregulloret e BE-së.

BUXHETI KOMBËTAR I BUJQËSISË MBETET I ULËT...

Kapaciteti i zbatimit të sistemit këshillimor në bujqësi mbetet i ulët.
Kapaciteti institucional për zbatimin e politikave agrare është ende i ulët.
Legjislacioni për politikën e cilësisë është pjesërisht i harmonizuar me rregulloret e BE-së.
Për bujqësinë organike, nevojiten përpjekje për të miratuar legjislacionin për prodhimin organikë!

COVIDI PARLAMENTAR "ONLINE & FLAKADANËT OPOZITARMos përgjakni parlamentin?Përgjakja komuniste ndaj bashkëkombasve dhe el...
10/11/2023

COVIDI PARLAMENTAR "ONLINE & FLAKADANËT OPOZITAR
Mos përgjakni parlamentin?

Përgjakja komuniste ndaj bashkëkombasve dhe elitës filloi që në "44-ën, u pasua për afro gjysmë shekulli, u pasua me përgjakje nga makineria shtëtërore në vitet "91-92, por kulmoi deri në përgjakjen parlamentare e dhunën rilindase.
Sot ndodhemi me parlament në rrethana mizorie e ligësie, dhuratë kjo nga kryeministri Rama dhe Znj.Nikolla, të cilët nuk i japin opozitës të drejtën që jua jep kushtetuta, ndërsa opozita proteston me karrige të përmbysura e flakadanë, një mjet gjetje demokratike në jetën parlamentare, përballë ushtrimit të dhunës e shkeljes së kushtetutës në dëm të opozitarizmit, në dëm të demokracisë.
Se kryeministri Rama është gufosur e turullosur, kjo tashmë e gjithëpranuar, por kryeparlamentarja znj.Nikolla duhet të respektojë kushtetuten dhe opzitën, një nënë kurrë nuk duhet keqpërdorur me marra'mendjen e kryetarit të partisë.
Keto ditë po shohim fyerje të rënda e dhunë fizike, e cila siç do shoqërohet me pasoja deri të rënda.
Znj.Nikolla! Bëni kujdes, mos të përgjaket parlamenti, jeni nënë, ushtroni detyrën kushtetuse ose nese je pëng jep dorëheqje!

EDI RAMA, SHKELËSI I RREGULLAVE KOMBËTAREShqiptarët janë Kastriotianë! - Me 17 janar priti Erdogan në Kurbin, në zemren ...
14/10/2023

EDI RAMA, SHKELËSI I RREGULLAVE KOMBËTARE
Shqiptarët janë Kastriotianë!

- Me 17 janar priti Erdogan në Kurbin, në zemren e katoliçizmit shqiptar, - në vënd që të nderonte he**in tonë Gjergjin; ndërsa me 16 tetor në ditëlindjen e diktatorit Hoxha po pret Samitin i Berlinit!??
Gjithçka e qëllimëshme nga vagabondi shqiptar! .prebibaj

DUKAGJINI, THESAR HISTORIK, KULTURE E TURIZMIGjin Markaj- atleti dukagjinas, shkrimtari Lazer Stani - tregimtari ynë!   ...
09/10/2023

DUKAGJINI, THESAR HISTORIK, KULTURE E TURIZMI
Gjin Markaj- atleti dukagjinas, shkrimtari Lazer Stani - tregimtari ynë!
, Agron PREBIBAJ

Dukagjiniasi, jetën dhe historinë shekullore e ka të vëndosur e të shkruar në prehrin e Alpeve shqiptare, pse jo duhet thënë e mbushur më shumë me dhimbje sesa me gëzime, pasi e kishin vëndosur përjetësisht qëndresën e rezistencën ndaj secilit pushtues ndër shekuj, të vëtëvendosurit e të
kryqëzuarit unikal për atdhe e fe.
Por edhe Dukagjini si krahinë më terren të thyer e malor e infrastrukturë të dobët, me patjeter se do banonte drejt zonave urbane e në emigrim, por ajo çfarë befason në nacionalizmin e tyre të shëndoshë; shikimi nga Dukagjini, shikimi nga kullat e tyre si amanet i të parëve.
Në fakt pishtarët e parë nacionalistë, ishin burrat antikomunistë të cilët e thyen kufirin, e për t'u vëndosur larg përtej oqeanit në SHBA, por gjithnjë të interesuar për Dukagjinin, të interesuar për të vetët; kushririn, kumaren e mikun, madje duke dhënë kurajo se edhe Shqipëria do ndryshojë, gjithnjë pranë tyre edhe me kontribute financiare.
Ndërsa sot në Amerikë kemi edhe një plejadë tjeter emigantësh, të pas "90-es të cilët me intelegjencë e zgjuarsi duke kujtuar vuajtjet e të parëve, bënë mision të mundur integrimin e shpejtë, duke përveshur mangët në punë me mundësinë amerikane, duke krijuar vetë biznese e shkolluar fëmijët në Universitetet prestigjoze Amerikane.
Ky vlerësimi maksimal i ardhur nga Dukagjinasi në "tokën e premtuar"!
Tek po shikoja keto vite shpejtësinë e investimeve në infrastrukture e objektet e kultit, nga protofoli i vetë emigrantëve në Amerikë, përzgjodha si përsonazh të parë zotin Gjin Markaj, i cili tashmë një lubues i fortë për Dukagjinin e tij të dashur dhe më përtej.
Përsonaliteti i botës tonë intelektuali z.Gjin Markaj e nis bisedën me kulturën e historinë dukagjinase: - ne këtu në Amerikë jemi organizuar një grup shokësh nga Dukagjini dhe keto vite jemi munduar të kontribojmë, së pari për historinë tonë që nga kishat e deri tek memoriali i martirëve të kishës katolike, si dhe në infraktrukturën rrugore mes fshatrash, e kontribute për qindra familje, e cila po vijon me projektin tonë human të vëndosur në Shkoder, i cili tashmë një tjeter realitet.
Ndërsa vazhdon, - ju e dini se Dukagjini ndër shekuj është edukuar me shkollën e jetës së ashper: atëherë kur të parët tanë flinin në fier e me kokën në cumer, por kur mblidhej familja, fliste i madhi, e flitej me radhë, ndërsa të vegjlit dëgjonin me vëmendje për tu përgatitur për neser, kjo shkolla e kulturës familjare duke frymëzuar të vegjlit me dashuri njerëzore, por edhe me përgatitjen për qëndresë ndaj çdo pushtuesi; duke përfunduar me mesazhin se ne, do jemi me shikimin nga Dukagjini, po ashtu do frymëzojmë fëmijët tanë në dashurinë e veshtrimin nga vëndi i të parëve tanë.
Kurse shkrimtari, ish themeluesi I RD, ish deputeti i Dukagjinit z. Lazer Stani, pohon me krenari se, Dukagjini është një thesar për gjuhtarin, historianin, kulturologun, shkrimtarin etj, ndërsa për turizmin malor, ajo është pasuri parrallore me të gjitha resurset e florës e faunës, por që infrakrukura rrugore e ka lënë larg shfrytezimit të pasurive natyrore e lidhjes trgtare.
Por Dukagjini ka disa kohë që po lobon e zhvillon betejën për rrugën e cila ka hëngër mbi 60 jetë njerëzore, me popullsi e siperfaqe më shumë se 1/5-ta e Bashkisë Shkoder e cila shrihet nga deti e deri në Jezercë.
Por vetem rruga e premtuar, që lidh Prekal - Breg lumi, e cila për disa kilometra e lidh me qëndren Lekbibaj, kjo rruga e lidhjes me Gjakovën, rruga që kap njëren qafë të alpeve shqiptare, kjo dhe rruga tregtare më shpejtë e me krijim të ardhurash për secilën blegtor e deri të shfrytëzimi pasurisë formaceutike që kanë livadhet, kodrat e pyjet,
janë bimët medicionale, arraoret, geshtenjat e plotë të tjerë, me themel turizmin malor që zhvillojnë ekonominë dukagjinase, por edhe rriten potencialet e tregut shqiptar.
Atletët dukagjinas, gjithëçka për Dukagjinin!

(në foto, Breg Lumi-Shalë, Gj.Markaj & L.Stani)

***Apeli i intelektualit nga Amerika*!TË FORMOHET NJË KËSHILL MBARËKOMBËTAR, PËR TË KOORDINUAR STRATEGJITË DHE MBROJTJEN...
24/09/2023

***Apeli i intelektualit nga Amerika*!
TË FORMOHET NJË KËSHILL MBARËKOMBËTAR, PËR TË KOORDINUAR STRATEGJITË DHE MBROJTJEN E INTERESAVE TË SHQIPTARËVE NË BALLKAN
, Prend NDOJA, SHBA

Në kujtesën tonë kombëtare akoma rëndojnë të freskëta skenat e tmerrshme, kur përmes tytave dhe artilerisë serbe, vdekja përbinte jetë të pafajshme njerëzish. Ishte ajo kohë kur pushtuesi kreu masakrat më çnjerëzore, për ta zhdukur një popull të tërë. Trevat tona pjellore, me një natyrë të mrekullueshme, u shndërruan në pellgje mjerimi. Qetësia dhe paqja dridheshin nën hijen e okupatorëve serbo-rusë, ndërsa nën qiellin e Kosovës rrezet e dritës nuk mund të depërtonin përtej tymit të artilerisë dhe makinerisë vrastare të këtyre forcave. Një armatë e pajisur mirë i kishte shpallur luftë një populli të pafajshëm e të paarmatosur, që asnjëherë gjatë historisë nuk u sul të pushtonte atë që s’ishte e tij, por, si gjithmonë në vetëmbrojte të familjes e pragut të shtëpisë.
Në trungun më të vjetër të Europës - me fajin dhe pa fajin tonë, në oborrin e saj, ndërgjegjja paqësore dhe mirësia shpeshherë keqtrajtoheshin. Në vatrën tonë, shpeshherë liria përmbysej dhe jeta cenohej gjer në palcë. Sytë e vendeve europiane e vënin një perde, veshët i bënin të shurdhër, që mos ta prishnin qetësinë e tyre, ndërkaq disa vende, madje bënin plane dhe tregti me pushtuesin, në dëm të tokave tona. Tubimet dhe fjalimet vazhdonin më një ritëm të ngadaltë, si mos të ishte gjendje e jashtëzakonshme. Ndikimi rus i mbante nën kontroll lëvizjet europiane, që askush mos ta pengojë gjenocidin që po e shkaktonte Serbia në Kosovë. Në një aspekt, nga Rusia dhe disa vende aleate të saj, Serbia e kishte dritën e gjelbër që të bënte spastrimin etnik në Kosovë. Që të hapeshin sytë e botës së përparuar, që bota ta ndihmonte popullin tonë, zëshëm kërkoheshin flijime. Për t´i vënë themelet e lirisë dhe për t´i treguar armikut se, më parë e pranojmë vdekjen, sesa robërinë, më tërë familjen e Tij, heroikisht u flijua Komandanti legjendar, Adem Jashari. Në atë betejë frynte stuhia zjarr. Nga aty historia kombëtare ndryshoi rrënjësisht. Popullit iu rikthye shpresa dhe në fund të tunelit u pa një fije drite. Nga një det vuajtjesh dhe nga ofshamat e para të atdheut lindi një forcë, që në shpirt dhe në zemër e ndjente dhembjen. Ajo forcë, e dalë nga gjiri i popullit, u bë gur i pathyeshëm për armikun. Ata ishin më të zgjedhurit, ata vendosën ta flijonin jetën e tyre për lirinë e Atdheut; ashtu të ngjeshur me tokën Amë, në Mëmë-e-Dhe, i treguan armikut që kjo Tokë ka Zot, ka bijtë dhe bijat e saj që i thonë armikut Ndal!
Për t´u përballur me forcat e armikut, duhej mobilizim e diplomaci e spikatur, por ishte e domosdoshme për ta shpalosur edhe gjoksin nëpër vijat e frontit, dhëmb për dhëmb me okupatorin, duke e vënë atdheun mbi të gjitha. Atë obligim, të trasuar nga brezat e mëparshëm e morën bijtë dhe bijat mbarëshqiptare, më burrërisht se ndonjëherë më parë. Por lirisht mund të themi se atë peshë të rëndë të përballjes me një okupator që posedonte një armatë ndër më të fortat e Europës, e mori i tërë populli i Kosovës. Nën rrjetën e hekurt të ushtrisë jugosllave, bijtë dhe bijat tona lëviznin dhe qëndronin me aq besë dhe përpikëri, saqë populli brenda kornizës së besës e ndiente mëvetësinë dhe aromën e lirisë. Pushtuesit çdo ditë ngapak i ndalej fryma, kur nuk gjente formë që t´i përçante shqiptarët, të depërtonte në mesin e tyre. Uniteti, mirëkuptimi, besa e solidariteti i popullit tonë ishte një shembull i veçantë dhe shkas i hapave të sigurtë drejt lirisë.
Te forcat tona, të shndërruara në UÇK, vdekja e kishte humbur peshën e saj mortore; njerëzit shndërroheshin në yje që shndrisin mbi atdheun. Koha tregoi qartë se, jo vetëm ushtarët në vija të frontit, por tërë shqiptaria ishte në luftë. Jeta rinore e kishte humbur buzëqeshjen e saj, atë ia kishin falë atdheut. Sot në ditarin e rreshkur të vuajtjeve, në rrudhat e ballit të tyre qëndron një histori e lavdishme. Aty mund t´i shfletosh rrjedhat kronologjike si një valë lumi, ku, në të shumtën e rasteve, ngjyra shndërrohet në të kuqe.
Në paqe kuvendohet shumë për luftën. Shpeshherë, disa, "burrërisht" notojnë mbi gjakun dhe mundin e atyre që vërtet i falën çdo gjë lirisë. Në paqe shpesh ëndjet shkelin mbi mendjen dhe harrojnë gjakun e derdhur për liri. Nga skenat e dueleve të luftës, në liri lindin "artistë" skenash që luajnë role heronjsh. Lindin edhe ata që prekin hojet e ëndjeve të tyre, duke e politizuar kohën dhe veprat më të lavdishme të ushtrisë sonë. Ata lehtë flasin për luftën, ashtu si me ndjesinë e një filmi. Është lehtë të flasin nga një tavolinë plot, për ata që ushqeheshin nëpër male një herë në 24 orë. Është lehtë të flasin nga dhoma e nxehtë, për jetën e atyre që nëpër llogore me javë dhe muaj të tërë i rrihte shiu, era dhe bora. Ata, edhe nëse shpëtuan gjallë, shëndeti i tyre i vuan gjithmonë pasojat. Është lehtë të flasin nga banjat me ujë të ngrohtë, për ata që mjaftonte një herë në muaj të pastroheshin te ndonjë burim uji, apo në ndonjë pellg ku shkrihej bora. Është lehtë të flasin, kur në tavolinë kanë verë dhe pije te llojllojshme për ata që e shkrinin borën për t´i lagur buzët. Është lehtë të flasin duke u rrezitur në plazhe për ata që prisnin me ditë dhe javë për pak rreze për t´i tharë rrobat e tyre në ndojnë lëndinë atdheu. Më në fund, është lehtë të flasin, kur çdo lëvizje fizike e kane të mundshme, për ata që sot u mungojnë gjymtyrët, u mungon shëndeti. Është lehtë, sot, të kritikojmë, apo të tregoimë ligje dhe të drejta njerëzore për ata që përpara, e kishin natë e ditë djallin, që në çdo moment ua sillte vdekjen që t´i kafshonte.
Mbi të gjitha, vështirësia më e madhe ishte kur shpirti thyhej në gjysmë, pikëllimi e arrinte pikën kulmore kur ata e humbnin shokun- njeriun më të afërt të jetës, kur e grabiste vdekja para syve të tyre. Ishte e rëndë për ata që me të plagosur në krahë të udhëtonin me ditë e net të tëra për ta kaluar kufirin, që t´ua shpëtojnë jetën të tjerëve. Apo bartja e armatimit, në rrugën ku më parë kishin rënë shumë dëshmorë dhe prapë vazhdonin në të njëjtën udhë- në udhën e vdekjes. Koha nuk priste ndryshimin e motit, për ta sjellë armatimin përmes kufirit shqiptaro-shqiptar, por në kohë acari, bore e shiu ata ishin me ditë të tëra maleve duke udhëtuar. Nuk ishte e lehtë për një ushtri të pabarabartë me numër, me teknologji e armatim, me një përvojë të shkurtë, krahasuar me armikun. Ashtu e thyen kufirin e hekurt të vendosur nga shteti jugosllav dhe hynë në Koshare. Duke e mposhtur një ushtri me përvojë qindravjeçare u zhvillua një betejë që nuk mbahet në mend që nga koha e Gjergj Kastriotit. Aty i hyri tmerri armikut, aty e panë që Adem Jashari ishte gjallë. Nga tmerri që panë, pas çdo lisi u shfaqej nganjë Adem. Këta ishin, pra, luftëtarët e lirisë. Andaj në portën e mendjes duhet ta vëmë një filter pastrues që të dalë vetëm e vërteta nga mendja dhe goja e jonë për ushtrinë tonë çlirimtare. Ata që sot e meritojnë çdo lavdatë, çdo emër i tyre duhet që përjetësisht të ruhet në altarin e kombit, ashtu siç bëjnë popujt e përparuar të botës. Nëse vendit i kanoset ndonjë rrezik, ata prapë janë të parët. Ata shndërrohen në të djeshmit. Por, ne, si i trajtojmë këta sot? Nga brendia, çdonjëri i do dhe i respekton luftëtarët e vërtetë dhe përulet para veprës së tyre. Por nga shumë njerëz, respekti është thyer në gjysmë, ka mbetur në udhëkryq, ngaqë disa persona, për përfitime personale, në emër të UÇK-së, në të kaluarën dhe sot kanë bërë veprime të papranueshme, që nuk përkojnë me karakterin e UÇK-së. Andaj, mendoj se është nevojë kombëtare që mos t´u qëndrojmë besnik keqbërësve që e kanë përbaltur emrin e ushtrisë sonë. Është nevojë kombëtare që tërë populli ta kuptojë se ushtria e jonë jemi ne, janë vëllezërit dhe motrat tona, që çdonjëri duhet të bashkohemi rreth tyre, duhet ta kuptojmë, më në fund, se të gjithë, në rast nevoje, duhet të bëhemi si ata për interesa të përbashkëta. Armiku, në radhë të parë, ata i mban në shënjestër, me dënime, maltretime, me çdo armë që e ka në dispozicion. Sulmi ndaj tyre nuk është një rrjedhë normale e procedurave juridike, siç mendojnë disa nga “modestia”e tyre. Por, kjo është përtej normales dhe shumë qëllimkeqe dhe kundër boshtit kurrizor të kombit tonë. Është një përgatitje për të cilën armiqtë tanë investojnë shumë, vetëm e vetëm për realizimin e qëllimeve të tyre. Kjo është arma e fundit në duart e tyre, pas humbjes së betejës në luftë. Në rrethana të tilla, pajtimi dhe afërsia në mes njëri- tjetrit është e domosdoshme, por askuj nuk i takon vendi që nuk e meriton. Pa dyshim, të gjithë e duam vendin, të gjithë e duam lirinë e plotë, por nganjëherë me ide dhe mendime ndryshe. Duhet të ulen të gjithë së bashku, pozitë e opozitë, t´i shprehin brengat si vëllai më vëllanë, sepse një hall të njëjtë e kanë të gjithë. Vetëm një parti e kemi dhe duhet t´i kontribuojmë të gjithë-ajo është partia e kombit, është kombi ynë, për sot dhe për nesër. Meqë si komb jemi të ndarë në disa shtete të Ballkanit, është më se e nevojshme organizimi mbarëkombëtar nga njerëzit e dijes, i atyre që e kuptojnë testamentin mijëravjeçar të kombit dhe vlerën e tij. Ta formojnë një Këshill mbarëkombtëar, që të bëhet mburojë apo ombrellë e të gjithë shqiptarëve në Ballkan. Të bëhet si një urë lidhëse e unitetit kombëtar dhe problemet madhore të kombit mos të shtjellohen “skutave” e ndarazi, por të kenë një seli parlamentare që i mbron interesat mbarëkombëtare, të kërkohen të drejtat e popullit tonë në Ballkan, ato të drejta që bota më ligjet e saj ua garanton, ashtu siç ua garanton popullit hebre kudo që gjenden nëpër botë bashkëkombësve të vet. Ky Këshill mbarëkombëtar duhet të mbyllë ndasitë brenda etnisë sonë dhe nga aty të dalë mendimi ynë i kristaltë dhe imazhi ynë mbarëkombëtar.

Opinon, nga PREND NDOJA! DEGRADIMI ETIK I POLITIKËS NË KOSOVË Lufta na bashkoi dhe së bashku me miqtë tanë e fituam liri...
12/09/2023

Opinon, nga PREND NDOJA! DEGRADIMI ETIK I POLITIKËS NË KOSOVË

Lufta na bashkoi dhe së bashku me miqtë tanë e fituam lirinë, ndërsa me karakterin tonë e humbëm paqen...! E çliruam Kosovën nga robëria dhe i dhamë krahë ta lirojmë Shqipërinë nga mjegullirat e mbetura të komunizmit. Përmes aleancës së krijuar me miqtë tanë për çlirimin e Kosovës gjatë viteve 90-ta, i dhamë mundësi Shqipërisë të krijojë aleanca më vendet vëndimmarrëse, në të mirë të kombit tonë. Nga brenda dhe jashtë atdheut, me flijime sakrifica dhe përkushtim janë arritjet që ne sot i shijojme, ndonëse nganjëherë nga dëshira për t`i realizuar të gjitha qëllimet tona që na takojnë, ato të arritura na duken fare të vogla, por në realitet, pa marrë parasysh ngecjet, janë arritjet më të mëdha në historinë tonë kombëtare. Me çlirimin e Kosovës, edhe Shqipërisë iu hapën horizonte të reja të zhvillimit ekonomik e politik dhe në të gjitha aspektet tjera, e në veçanti, në fushën e turizmit dhe infrastrukturës. Thonë: Miku i mirë në ditë të vështirë, ndërsa vëllai i mirë është gjysma tjetër e njeriut, është pjesa tjetër e jetës së njeriut, ku hidhërimet dhe gëzimet i kanë të përbashkëta. Fati i kombit tonë është i përbashkët, si një trup që nuk mund të ndihet i qetë, nëse një gjymtyrë vuan nga ndonjë sëmundje, pra nuk kemi shpëtim dhe as qetësi kombëtare pa unitet kombëtar. Me unitetin kombëtar dhe njohjen dhe respektin e vetvetes, dyert e Europës do t´ia hapim vetes sonë, së pari në shtëpinë tonë, aty ku është ardhmëria.
Kosova është dashur dhe duhet ta deklarojë veten e saj në mënyrë më të denjë, në veçanti politikisht, me programet e saj politike të koordinuara thellë me Shqiprinë, si dy shtete me një
trup të vetëm. Shqipëria sot, me gjithë ngecjet e saj, është shtet me prespektiva dhe arritjet më të shpejta ndër shtetet ballkanike; ka një vizion dhe strategji parimore; ka një shtrirje prespektivash që prin shumë para Kosovës dhe shumë vendeve tjera europiane, andaj Kosova duhet patjetër ta konsiderojë dhe respektojë bashkëpunimin njëzëri me Shqipërinë. Mendimet stoike të ideologjive që e mbyllin vendin në kornizë, sjellin vetëm fatkeqësi, e, shkas i këtyre mendimeve dhe atyre të pakontrolluara, siç dihet, edhe në të kaluarën, populli brenda dhe jashtë kufirit është i shqetësuar me ngërqin apo situatën kaotike të krijuar brenda vetes sonë, e në veçanti në pjesën veriore të vendit, në Mitrovicë. Gjithmonë Kosova duhet ta mbajë në qendër të vëmendjes faktin se jemi në varësinë Europës dhe Amerikës dhe se këto dy vende nuk e pëlqejnë lulëzimin e një shteti europian, nëse frymon jashtë Europës dhe Amerikës. Koha kërkon lidhëshmëri më botën e përparuar, unitetin kombtar që t´i bëjmë ballë presionit dhe qëllimkëqinjve që, ashtu si gjithmonë, pretendojnë ta shqyejnë ndonjë copë nga trupi ynë. S'është koha, as nuk ka qenë kurrë për sharje e fyrje në mes njëri- tjetrit, mes partive apo ideologjive. Zërat që luftojnë kundër njëri-tjetrit, përpos që tingëllojnë të neveritshëm, përmbajnë edhe efekte negative, duke e sulmuar njëri-tjetrin, informacionet dhe synimet tona ia dhurojmë falas Serbisë e cila i merr ato të gatshme. Zërat që kërkojnë unifikimin kombëtar janë në të mirë të kombit. Në sferën politike nuk duhet të ketë rast që "nxënësi" i dobët prapë ta përsërisë klasën, por ai duhet të largohet nga skena politike, andaj reformimet e shpeshta janë nevojë e prespektivave, mos të rrënjosen të njëjtat figura që kurrë nuk guxon t´i mposhtë tehu i mprehtë i intelegjencies kohore të brezave të rinj. Ndërkaq, diaspora që para lufte e shkriu çdo gjë për atdheun, me ngritjet profesionale të fituar në vendet e përparuara, duhet të inkuadrohet thellë në politikën vendore, sepse ata kanë vizion për hapjen e dritareve të reja dhe prespektivave moderne për vendin. Pas luftës nga mungesa e përgjegjësisë shtetërore, ata edhe sot e mbajnë gjallë pjesën më të madhe të ekonomisë së vendit tonë. Ata nuk duhet të shikohen vetëm si furnizuese ekonomik, por duhet të jenë në brendi të zhvillimeve ekonomike dhe politike të vendit, sepse vendi ka nevojë për frymëzime të reja që vijnë jashtë kornizës së vendit. Në vendin tonë, përpos "zhurmës", shumë rrallë dëgjohet për zhvillimin ekonomik dhe prespektivat e vendit, ndërsa çdo ditë dëgjojmë trofe fyerjesh, sharjesh, akuza ndër më të ulëtat për njëri-tjetrin, deri edhe me atë "tradhtarë", e, kush, për kë? Vëllai për vëllain. Në traditën tonë janë të njohura disa veçori që dalloinë nga popujt tjerë, Me një peshë të veçantë, që vështirë të kalohet, ka qenë prekja në nderin e familjes. Por një më e rëndë se ato është me peshë sa guri i bjeshkës ta quash dikë tradhtar. Te nderi i shqiptarit kjo ka qenë më e rëndë se sa vdekja, edhe pse historikisht kemi pasur "vdekje" të tilla shumë shpesh gjatë rrjedhave historike. Sot japin dhe marrin "tradhti" çdo ditë, si të ishte fjalë përshëndetëse, Por, tradhtia, edhe sot peshën e ka të njëjtë - më të rëndë se vdekja. Nga pamja dhe niveli i komunikimit në "elitën" politike, dallon qartë që ka rënë poshtë nderi dhe karakteri i njeriut të sotëm në skenen politike, andaj nga niveli i ulët i karakterit njerëzor në atë fushë nuk pritet që të shkëlqejnë sukseset. Ta dallojmë ideologjinë, mendimin ndryshe nga tradhtia, ndërsa tradhtarin ta zhveshim haptas me argumente dhe fakte, e jo me dyshime apo fjalë boshe!
- Këta nuk mund t´i quajmë tradhtarë:
1)Tradhtarë nuk janë ata që kanë ideologji dhe parime ndryshe nga të tjerët, pasiqë askush nuk di mjaft e që mos të ketë nevojë për ndonjë ide tjetër.
2)Tradhtarë nuk janë ata që e japin një mendim, pa marrë parasysh se sa prapanik apo absurd është, sepse ata nuk e dinë atë që duhet ditur, apo atë që duhet për ta thënë.
3)Tradhtarë nuk janë ata që japin mendime të gabuara ndaj ndonjë religjioni apo ndonjë partie politike tjetër, sepse ata, atë e dinë për të vërtetë.
4)Tradhtarë nuk janë ata që nuk e vënë çështjen kombëtare në radhë të parë, sepse mund të ndodhë se ende nuk e kanë arritur ta kuptojnë mirë vlerën e kombit.
5)Tradhtarë nuk janë ata të cilët shajnë dhe fyejnë të tjerët pandalur, gjer në një masë. Ata nga paaftësia e tyre i derdhin ndjenjat dhe mendimet e tyre të mykura.
6)Tradhtarë nuk janë ata që bashkëbisedojnë haptas me armiqtë apo ish- pushtuesit tanë, komunikimet janë akti i parë njerzëor qe mund të hapin gjithmonë dritare të reja.
7)Tradhtarë nuk janë ata që nuk pajtohen me asgjë, nëse ka të tillë, atyre u mungon drita brenda trupit të tyre, ata vuajnë ngase nuk i dallojnë ngjyrat, e, në veçanti u mungon ngjyra e bardhë.
8)Tradhtarë nuk janë ata që, për t´u pasuaruar, shkelin moralin dhe etikën e punës. Ata gjithmonë në mendje dhe zemër mbesin të varfër dhe të paplotësuar.
9)Tradhtarë nuk janë ata që harrojnë dorën ndihmëtare që i ka ngritur, apo i ka ndihmuar në ditët më të vështira, atyre vështirësitë do t´u përsëriten prapë.
10)Tradhtarë nuk janë ata që e respektojnë kulturën dhe doket e çdo kombi tjetër, edhe të armikut, gjersa ato nuk e damkosin kulturën tonë. Respekti është kulturë që i paraprin paqes ndër popuj.
-Këta mund t´i quajmë tradhtarë apo të dyshar për tradhti:
1)Tradhtarë, është ai që bashkëpunon me ish-okupatorët e kombit tonë, në dëm të kauzës kombëtare.
2)Tradhtarë, është çdonjëri prej udhëheqësve politik që, për ndonjë interes personal, apo çfarëdolloi tjetër, me vetëdije i dëmton parimet e kombit.
3)Tradhtarë, është ai që për ndonjë çmim, për ndonjë bindje, besim, me vetëdije e përbalt imazhin e kombit.
4)Tradhtar është ai që për bindje fetare, me vetëdije shkel mbi vëllain e tij nga kombi dhe pretendon që atë ta zëvendësojë me ndonjë tjetër "vëlla" të ndonjë kombi tjetër.
5)Tradhtar është ai që qëllimisht bën përçarje në mes kombit, pa marrë parasysh ngjyrat e tyre.
6)Tradhtar është ai që e shkel kulturën e tij dhe mbi atë pretendon të mbjellë doke dhe zakone të huaja.
7)Tradhtar është ai që nuk i respekton heronjtë kombëtarë, flamurin dhe lirinë.
8)Tradhtar është ai që për ndonjë qëllim të caktuar, apo ndonjë çmim, pretendon që ta ndryshojë të vërtetën e historisë kombëtare.
9)Tradhtar është ai që bën takime të fshehta me armikun, pa marrë parasysh arsyen, mbetet dyshim tradhtie.
10)Tradhtar është ai që e kërkon ndihmën e armikut, për ta mposhtur vëllain e tij nga kombi.
-Njerëzit pa skelet, me shumë fytyra (butakët):
1)Gënjeshtarët janë çerdhja e të gjitha ligësive, Të gënjeshtari, edhe e vërteta rri strukur.
2)Njerëzit që rrinë indifirentë ndaj kombit, ndaj qenies së tij, shohin, dinë dhe nuk reagojnë.
3)Njerëzit që, për të depërtuar me lehtë, tjetërsohen apo për dëshirën e ndonjë "bosi" i ikin realitetit dhe e flasin ndryshe, servilohen.
4)Njerëzit që nuk e vlerësojnë dhe respektoinë shoqërinë dhe të mirat e saj, shprehjet e tyre edhe ndonëse jo më ndonjë qëllim të caktuar, sjellin nxitje kaosi të kotë, zhurmagjinj.
5)Njerëzit që i shikojnë nga "lart" të afërmit dhe shoqërinë e tyre dhe duke i përçmuar të tjerët mendojnë ta ngrisin veten e tyre, qeshen në prezencë dhe të përbaltin pas shpine.
5)Njerëzit që pasurohen me djersën e të varfërve, pa e shpërblyer atë djersë aq sa e ka meritën dhe duke respektuar të varfrin, ashtu si çdo njeri tjetër.
6)Njerëzit që ankohen për çdo gjë dhe nuk bëjnë asgjë dhe mbeten gjithmonë asgjë, ata kanë ekzistuar, por kurrë nuk kanë jetuar.
7)Njerëzit që nuk dëgjojnë, nuk e dinë që nuk dinë dhe ligjërojnë për diturinë dhe e nxënë vendin e të diturit, pamaturia e tyre krijon çdo lloj rrjeti të rrezikshëm.
8)Njerëzit që informacionet e gabuara apo demagogjike i vënë në praktikë dhe për interesa të tyre politike i shpërndajnë të parët.
9)Njerëzit që nuk dinë ta dalloinë vlerën e njeriun nga njeriu dhe i shërbejnë me të njëjtën monedhë të gjithëve, ata më së shumti shkojnë si delja pas turmës.
10)Njerëzit që nuk dinë çka i takon njeriut dhe dalin jashtë kornizës dhe ligjeve natyrore të njeriut dhe kultivon fuqi negative në rrethin ku jetojnë.
Njerëz të thjeshtë të jetës normale me saktësinë e sensit njeri:
1) Duke e njohur vlerën e tij, i vlerëson dhe respekton edhe të tjerët dhe asgjë tjeter nuk vlerëson më shumë se njeriun dhe parimet njerëzore.
2) Ata që nuk vrapojnë për të nxënë miq, por i fitojnë ngadalë dhe jetojnë gjatë duke e shijuar jetën me ta.
3) Ata që nuk flasin shumë për besën, moralin, karakterin, diturinë, besimin, patriotizmin, por ato i ruajnë të shkruara në brendi të gjoksit të tyre.
4) Ata që jetën e kanë ndërtuar në bazë të së vërtetës, nuk lëndojnë kurrë dhe e njohin mirë arsyen e jetës.
5) Ata që kur fitojnë tituj, pasuri, prapë mbesin të njëjtit njerëz të mirë, ngase e kuptojnë se ta fitosh pasurinë, nuk do të thotë që e ke fituar edhe diturinë.
6) Ata që e njohin veten dhe i dëgjojnë të tjerët me dashuri, flasin pak, sepse asnjëherë nuk duhet thënë të gjitha.
7) Ata që dinë t´i hapin udhë të mbara jetës me dritën e mendjes dhe nuk e presin fatin, por fatin e sjellin vetë në jetën e tyre.
😎 Ata që më në fund e kuptojnë se çdo gjë është kalimtare dhe pasuria shpirtërore dhe dashuria ndërnjerëzore është boshti i të jetuatit bukur.
9) Ata që bashkëbiseduesit ia kuptojnë edhe "plagët" e padukshme të tij, edhe nëse nuk mund t´ndihmojë, të paktën nuk ia lëndojnë plagët, në veçanti mërgimtarëve që vijnë në atdhe.
10) Ata, që në errësirë e vënë mendjen të udhtoinë, e jo syrin, sepse në mendje u peshojnë hapat e tyre.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agron Prebibaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Agron Prebibaj:

Share