Observatori i Kujtesës

Observatori i Kujtesës Rreth Observatorit

Observatori i Kujtesës, projekt i Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë

Rreth Observatorit

Observatori i Kujtesës është një projekt i Insitutit për Demokraci, Media dhe Kulturë. Ai ka si qëllim mbajtjen gjallë të memorjes kolektive të shqiptarëve dhe risjelljen përpara tyre të historisë tragjike të komunizmit, në mënyrë që e kaluara të mos përsëritet. Interneti dhe mediat online kanë krijuar mundësi të reja për mbledhjen dhe shpërndarjen e informacionit, qoftë ky i krijuar aktualisht apo në të shkuarën. Në këtë këndvështrim ai ka hapur një hapësirë të re edhe për risjelljen në vëmendjen e publikut të asaj kategorie të informacionit që i përket kujtesës kolektive dhe individuale të përcjellë dhe të trashëguar nga njëri brez në tjetrin. Kjo rimarrje dhe rishfaqje e akteve të informacionit të depozituar në kujtesën kolektive, ka vlerë të jashtëzakonshme për t’i krijuar rrugë e perspektivë të ardhmes përmes shmangjes së gabimeve apo përvojave të hidhura të së shkuarës. Disa përparësi specifike të webit, si aftësia për sharing dhe për komentim të një përmbajtjeje, shkalla e lartë e interaktivitetit, hapësira e gjerë e veprimit për inteligjencën kolektive dhe kapacitetet për user generated content, etj., krijojnë kushtet që të mundësohet një shpërndarje dhe sjellje e risjellje në vëmendje e të gjithë përvojës së arkivuar në kujtesën e shqiptarëve gjatë komunizmit dhe më parë apo më pas. Observatori online i Kujtesës publikon përmbajtje të llojeve të ndryshme që lidhen sidomos me kujtesën për periudhën e diktaturës komuniste. Në këtë platformë online do të mblidhen dhe botohen materiale të ndryshme të botuara në mediat kryesore si dhe në media të ndryshme online si dhe materiale të tjera të ofruara nga institucione apo nga individë të ndryshëm që bartin dëshmi të rëndësishme të së shkuarës. Për të krijuar mundësinë e hapjes së debatit dhe të diskutimit mbi të shkuarën, Observatori eshte pajisur edhe me kapacitet blogimi dhe komentimi si dhe me mjaft opsione për sharing dhe ripostim. Përmbajtja e Observatorit të Kujtesës është multimediale, dhe përfshin materiale në tekst, video, foto, audio, grafika, animacione, të dhëna të vizualizuara, harta dixhitale, etj. Observatori aplikon edhe një kategorizim tematik si dhe një kategorizim kronologjik të përmbajtjes, për të lehtësuar navigimin dhe kërkimin nga ana e përdoruesve. Observatori i bën thirrje të gjithë lexuesve që të kontribuojnë në pasurimin e përmbajtjes me dëshmi, fakte, kujtime, shkrime, fotografi, video, etj., në mënyrë që e vërteta e së kaluarës të ndriçohet më mirë.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Observatori i Kujtesës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share