LAJME SHQIP

LAJME SHQIP Video shqip

03/08/2026

Mos u mërzit kot për të ardhmën! Thjesht kalimtarë jemi në këtë jetë☝️

temaedites.al

Në vitin 2007, Lionel Messi mori pjesë në një sesion fotografik bamirësie te organizuar nga UNICEF dhe gazetaDiario Spor...
16/07/2026

Në vitin 2007, Lionel Messi mori pjesë në një sesion fotografik bamirësie te organizuar nga UNICEF dhe gazeta
Diario Sport. Gjatë realizimit te fotografive, ne krahët e tij
ndodhej një foshnje vetem disa muajshe.
Ai fëmije ishte Lamine Yamal.

Sara Mila ironi për peshën: Më dobësuan hallët e popullit
15/07/2026

Sara Mila ironi për peshën: Më dobësuan hallët e popullit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në pikën kufitare të Vërmicës, ku si pasojë e një aksidenti ka ndërruar...
29/06/2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në pikën kufitare të Vërmicës, ku si pasojë e një aksidenti ka ndërruar jetë polici Rexhep Gashi.

Një ditë pushimi pranë liqenit u kthye në dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti i saj...
28/06/2026

Një ditë pushimi pranë liqenit u kthye në dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti i saj, Luigi Cavallari, 84 vjeç, rezulton i zhdukur prej pasdites së së shtunës pasi u hodh në ujërat e liqenit Vico për t’u freskuar nga temperaturat e larta.

Shqipëria ka shpallur “njeri të padëshirueshëm” Igballe Hudutin. Vendimi është marrë nga minsitri i Brendshëm, Besfort L...
25/06/2026

Shqipëria ka shpallur “njeri të padëshirueshëm” Igballe Hudutin. Vendimi është marrë nga minsitri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe vlen për një periudhë 15-vjeçare.
Mësohet se motivi i këtij vendimi bazohet në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e kësaj shtetaseje vlerësohet si kèrcènim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike. Urdhri i Ministrit të Brendshëm Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit. Gjatë ditës së sotme edhe kryeministri Edi Rama pati një reagim ndaj saj, lidhur me përfshirjen në prótest në Tiranë, teksa e akùzonte për lihje me regjimin iranian. Kryeministri Rama ka publikuar edhe një foto të saj krah ish-presidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad.

“Jemi në fazën e fundit”/ Rama zbulon afatin për anëtarësimin në BE: Tani nis...***Kryeministri Edi Rama e cilësoi hapje...
31/05/2026

“Jemi në fazën e fundit”/ Rama zbulon afatin për anëtarësimin në BE: Tani nis...

*
*
*

Kryeministri Edi Rama e cilësoi hapjen e fazës së mbylljes së kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e integrimit të Shqipërisë.

Gjatë podkastit “Flasim”, Rama deklaroi se më 26 maj vendi përfundoi procesin e hapjes së kapitujve negociues dhe hyri në fazën finale të rrugëtimit drejt anëtarësimit në BE.

TRAGJIKE/ Babai e harroi në sediljen e pasme të makinës, ndërron jetë 2-vjeçarjaNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë...
21/05/2026

TRAGJIKE/ Babai e harroi në sediljen e pasme të makinës, ndërron jetë 2-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku jë vajzë 2-vjeçare ka ndërruar jetë pasi babai i saj e la për disa orë mbyllur në makinë. Incidenti tragjik ndodhi në qytetin galician të Brion, ku fëmija pësoi një atak kardiak si pasojë e temperaturës së lartë brenda mjetit.
Sipas raportimeve nga mediat, babai i fëmijës harroi ta çonte atë në çerdhe, pasi u shpërqendrua nga një telefonatë gjatë udhëtimit të mëngjesit. Ai kishte lënë më parë fëmijën më të madh të familjes në shkollë dhe më pas ishte nisur për në punë, pa e kuptuar se vajza dyvjeçare kishte mbetur në sediljen e pasme të makinës.

Alarmi u dha në familje disa orë më vonë, kur nëna shkoi ta merrte fëmijën nga çerdhja dhe u informua se nuk kishte qenë atje në mëngjes. Prindërit njoftuan menjëherë shërbimet e urgjencës, por fëmija nuk mundi të shpëtohej.
Policia ka nisur një hetim mbi rrethanat e sakta të incidentit tragjik, ndërsa autoritetet lokale thanë se familja po merr mbështetje psikologjike. Këshilli i qytetit të Brión shpalli dy ditë zie në kujtim të fëmijës dhe njoftoi se do të mbahet një minutë heshtje. Në një deklaratë, shprehu ngushëllimet e tij për familjen, duke deklaruar se do të vinte në dispozicion të gjitha burimet e nevojshme komunale për t’i mbështetur ata.

Aksidenti ndodhi ndërsa Spanja po përballet me një valë temperaturash veçanërisht të larta për muajin maj. Agjencia shtetërore meteorologjike “Aemet” paralajmëroi se në disa zona të vendit, zhiva mund të arrijë 38 gradë Celsius. Meteorologët flasin për temperatura ekstreme që ngjajnë më shumë me mesin e verës, ndërsa theksojnë se vitet e fundit periudhat e nxehtësisë intensive janë shfaqur gjithnjë e më herët.

Pasuria e jashtëzakonshme e fshatit shqiptar ku ndodhen plot 10 minerale kritike për Evropënaradoksalisht, ngjitur me ve...
13/05/2026

Pasuria e jashtëzakonshme e fshatit shqiptar ku ndodhen plot 10 minerale kritike për Evropën

aradoksalisht, ngjitur me vendburimin në Bitinckë janë të vendosura panelet diellore, të cilat janë prodhuar në vende të tjera të botës, ndërkohë që lënda e parë që përdoret për t’i ndërtuar ndodhet ngjitur me to.

Nëse do të shfrytëzohej ky vendburim, ne do të mund t’i ndërtonim panelet diellore në vendin tonë me kosto shumë më të ulët. Një paradoks i ngjashëm me historinë e naftës… Në një kohë kur Bashkimi Europian po rrit presionin për sigurimin e lëndëve të para kritike, zona si kjo mund të kthehen në pika kyçe interesi. Në këtë vendburim gjenden plot 10 minerale kritike të përcaktuara në listën e BE-së…

“Nga të gjithë mineralet kritike që ka përcaktuar BE del se në qarkun e Korçës dalin 10 lloje mineralesh kritike ose elemente kritike, siç mund të përmendim kobaltin, mineralet e tokave të rralla të rënda dhe mineralet e tokave të rralla të lehta, boksitet ku kemi përmbajtje të aluminit dhe të litiumit, por edhe për mineralin hekur-nikel po studiohet për një përmbajtje më të ulët të litiumit”, u shpreh Panajot Aliçkolli, specialist gjeolog.

Qarku i Korçës ka edhe vendburime të tjera të cilat mund të shfrytëzohen. E veçanta është se këto elementë janë minerale kritike, pra për të cilat Evropa ka nevojë dhe varet nga vendet e tjera për të prodhuar produkte të ndryshme të industrive.

“Një ndër vendburimet e tjera që po flasim për qarkun e Korçës që hyn në minerale strategjike në vendin tonë është edhe miniera e bakrit të Rehovës, e cila nga përllogaritjet shkon në 5 mln ton rezerva të bakrit Arsenikun, që është një nga mineralet edhe ky kritik, e kemi në zonën e Zëmblakut. Nuk është objekt, është shfaqje, shfaqje të mineralizuara të dala në disa vende. Megjithatë kërkohet një vlerësim i mëtejshëm i këtij lloj mineralizimi kritik duke kryer kërkime të mëtejshme gjeologjike si shpime”, u shpreh Panajot Aliçkolli, specialist gjeolog.

Gjetjet për mineralet e klasifikuara kritike nga BE konfirmohen edhe në një raport të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Këto përfshijnë bakrin, nikelin, kobaltin, litiumin, si dhe elementët e tokave të rralla, të cilët përdoren në teknologjitë moderne, energjinë e gjelbër dhe industrinë ushtarake… Në total, nga 34 minerale të konsideruara kritike, Shqipëria ka rezerva për 19 prej tyre…

“Mineralet kritike sipas përcaktimeve të BE janë ato minerale që kanë nevojë të lartë përdorimi dhe vështirësi furnizimi, këta janë konsideruar kritikë Këta minerale janë konsideruar të tillë sepse për nevojat e kohës, sidomos në fushat e teknologjive të avancuara miqësore me mjedisin, siç janë turbinat e erës, siç janë mjetet dixhitale aktuale, industria e mbrojtjes ka shumë kërkesë për përdorimin e tyre, që është një kërkesë e shtuar, kurse furnizimi është jashtë vendeve të BE”, u shpreh Bilal Koçi, drejtor i Burimeve Minerale.

Në shumë raste, mineralet janë identifikuar, por nuk janë studiuar në thellësi dhe nuk janë kthyer në industri funksionale. Kjo është veçanërisht e dukshme për elementët e tokave të rralla, të cilët nuk gjenden si vendburime të pastra, por si elementë shoqërues në depozita ekzistuese, si boksitet, fosforitet apo mineralizimet e hekur-nikelit.

04/05/2026

Kush e ka fajin për aksidentet që ndodhin?
🤔🤔🤔
Shteti apo shoferët?
Jepni mendimin tuaj
👇👇

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LAJME SHQIP posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share