Korrieri Sportiv

Korrieri Sportiv Një faqe e vërtetë e jetës sportive të vendit, ku pasqyrohet me bashkëpunëtorë çdo ngjarje e karakterit sportiv.

13/09/2026

Presidenca lezhjane “ndan rruget” me trajnerin shkodran Elvis Plori!

Dy ndeshjet e para, me rezultate jo te pritshme ne Lezhe, kane bere te detyrueshme levizjen…

Nw “pole” Mirel Josa por edhe te tjera emra vendas e te huaj!

Korrieri Sportiv

07/09/2026

Ndodh nje ngjarje ne nje fushe futbolli, hyn policia, ndersa demtohen lojtaret hyn mjeket dhe autoambulanca?!

A kemi Ministri Sporti, a e dijne ata qe luhet futboll ne Shqiperi, e duhet bere “Ligji per Sportin”?!

Si mendoni ju?!

Korrieri Sportiv

07/09/2026

Deri kur o FSHF?!

Besa e Flamurtari dhuruan spektakël në javën e parë të kampionatit, por niveli i arbitrimit ishte i ulët dhe FSHF mund të kishte bërë minimalen, ta kishte spostuar të premten ose të hënën për të vendosur VAR në përdorim, çka do të ulte ndjeshëm polemikat. Përveç një penalltie tepër të dyshimtë, një gol i Besës ishte dukshëm jashtë loje dhe në Vlorë me të drejtë ankohen. Kategoria e Parë meriton më shumë vëmendje dhe respekt, për nivelin e lartë, shpenzimet dhe emrin që kanë shumë nga klubet aty…!!!

Korrieri Sportiv

03/09/2026

Vendimi nr. 3 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 02.09.2026

Share:
AF Elbasani, për mospërmbushje të përgjegjësive lidhur me rendin dhe sigurinë, për incidentet e ndodhura pas përfundimit të ndeshjes, si brenda ashtu edhe në afërsi të stadiumit, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Zyrtari i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet gjatë zhvillimit të veprimtarive sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundimin e dënimit.

Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/j të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i KF Vllaznia, Elis Dervishaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani, Human Lancaster Rowan, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Delvina, në lidhje me faljen e dënimit për zhvillimin e ndeshjeve pa spektatorë, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Brajan Selmani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Bruno Telushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

31/08/2026

Teksa sheh ndeshjet e Superiores, duket sikur luan Bylisi kudo, qe nga Egnatia e deri te Vora. Sa shume trajnere, lojtare vendas e te huaj jane promovuar ne Ballsh…

31/08/2026

Alban Xhaferi reagon përsëri: Beteja ime nuk është dhe nuk do të jetë kundër individëve. Qëndrimi im është kundër një sistemi që po dëmton rëndë besimin te futbolli shqiptar

Postimi në facebook:

48 orë pas përfundimit të ndeshjes Elbasani–Vllaznia, në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një video e imja nga një përplasje verbale e ndodhur në përfundim të takimit.

Nuk dua të ndalem te shkaqet dhe rrethanat që më çuan në atë reagim, sepse asnjë rrethanë nuk e justifikon veprimin. Për këtë arsye e ndiej për detyrë të sqaroj opinionin publik.

Së pari, i kërkoj publikisht dhe thellësisht ndjesë arbitrit Ergys Spahiu dhe familjes së tij për veprimet e mia në atë moment tensioni dhe presioni të jashtëzakonshëm psikologjik. Ai personalisht nuk kishte asnjë faj në atë përplasje dhe reagimi im ndaj tij ishte i papranueshëm. Çështja është tashmë e sqaruar mes nesh në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok.

Gjithashtu, i kërkoj ndjesë çdo familjeje shqiptare dhe kujtdo që ka parë apo dëgjuar ato pamje. Një sjellje e tillë nuk përfaqëson as edukatën time, as vlerat që përfaqësoj.

Së dyti, dua të jem shumë i qartë: beteja ime nuk është dhe nuk do të jetë kundër individëve. Qëndrimi im është kundër një sistemi që, sipas bindjes sime, po dëmton rëndë besimin te futbolli shqiptar. I bëj thirrje Presidentit të FSHF-së, z. Armand Duka, që të ndërhyjë dhe që së bashku me klubet dhe të gjithë aktorët e futbollit të ndërtojmë një sistem më transparent, më të drejtë dhe më të kontrollueshëm, ku puna, mundi, investimi dhe djersa e askujt të mos mohohen.

Së treti, për një pjesë të mediave që prej ditësh kanë zgjedhur ta zhvendosin të gjithë debatin nga problemet reale të futbollit tek ideja se “e keqja është Alban Xhaferi”, kam vetëm një përgjigje: më gjykoni për veprimet e mia, më kritikoni kur gaboj — dhe për këtë rast e pranova publikisht gabimin tim — por mos e përdorni atë për të fshehur problemet që kërkojnë përgjigje.

Alban Xhaferi vjen nga një familje e nderuar dhe e respektuar shkodrane. Jetën dhe punën time i kam ndërtuar me ndershmëri, punë dhe me besim të palëkundur në Zot. Kam gabuar dhe do të gaboj si çdo njeri, por do të kem gjithmonë forcën të kërkoj falje kur gaboj dhe po aq forcë të ngre zërin kur besoj se po bëhet një padrejtësi.

Për Vllazninë, për Shkodrën dhe për një futboll shqiptar më të drejtë, do të vazhdoj të luftoj — por gjithmonë duke nxjerrë mësimet e duhura edhe nga gabimet e mia njerëzore.

Alban Xhaferi

31/08/2026

Klajdi Kola apo Bujar Pregja, punonjes ne FSHF dalin e flasin duke komentuar moviolen ne televizione!!!

31/08/2026

Ka shume shume te drejte!!!

Presidenti Xhaferi në ‘Supergol’: Po diskutohet për arbitrat, po klubet dhe investimet e tyre kush i mbron?

Vllaznia është ndëshkuar nga arbitrimi në ndeshjen e djeshme ndaj Elbasanit dhe si rrjedhojë në kampin shkodran ende nuk u ka dalë zemërimi nga vendimet e dyshes Maletaj- Barjamaj. Presidenti Alban Xhaferi ka qenë mjaft aktiv ne reagimet e tij dhe mbrëmjen e sotme ka bërë edhe një dalje publike në emisionin “Supergol” ku është shprehur:

“Ne i kemi bërë deklaratat tona tashmë për gjithë çështjen dhe kuptohet që ne si Vllazni dënojmë çdo akt- dhune dhe këtë e kemi treguar me vite. Unë dua të shkoj tek problematika që çon në gjëra të tilla.

Nga njëra anë flasim si t’i dalim për Zot arbitrave, si t’i dalim për Zot sistemit por unë mendoj se një çështje shumë e rëndësishme është se si t’i dalim për Zot klubeve dhe problematikave të tyre.

Klubet financojnë me miliona dhe nuk duhet ta pësojnë nga gjëra të tilla. Unë po ndalem tek Vllaznia. Ne kemi disa raste, që nga sezoni i kaluar kur jemi ndëshkuar rëndë dhe në të gjitha studiot televizive e po ashtu edhe në Federatë e kanë pranuar se kanë qenë gabime të arbitrave. Pikërisht prej këtyre gabimeve, ne sezonin e kaluar na u mohua titulli kampion.

E fillojmë sezonin e ri dhe menjëherë na mohohen dy gola, nuk jepet një karton i kuq kundër nesh dhe këto nuk janë më gabime, por faje të rënda apo veprime keqdashëse. Çështja që duhet të diskutojmë ne të gjithë njerëzit e futbollit është si duhet ta mbrojmë investimin tonë?

Jo vetëm kaq, por menjëherë pas ndeshjes së djeshme del Klajdi Kola dhe bën një gjyq publik ndaj meje. Po ashtu edhe Federata në 12.00 të natës bën një deklaratë dhe përmend emrin tim. Ajo që ndodhi, i përket një Komisioni që do të dalë me një vendim në ditët e ardhshme. Por kurrsesi nuk duhet bërë një gjyq publik, e për më tepër në një Televizion Publik siç dihet deklarata e Klajdi Kolës.

Nuk mundet askush që me një rast të akuzojnë Vllazninë apo mua se ishim ne e keqja e gjithë kësaj gjëje. Po me problematikat e arbitrimit që kanë ndodhur deri tani, kush do merret? Ne kuptohet që presim vendimet e Disiplinës për sjelljen tonë, por e përsëris, më e rëndësishme është të parandalojmë shkaqet që po çojnë në gjëra të tilla.

Duhet ta pranojmë se dje në Elbasan kemi hasur një organizim ndeshje jashtë çdo standarti. Në tribunë ka patur më shumë të pranishëm sesa e parashikon rregullorja, kemi dëgjuar sharje dhe ofendime ndaj çdo lojtari nga fillimi e deri në fund të ndeshjes. Unë e dua qytetin e Elbasanit dhe kam shumë respekt për njerëzit e tij, kam shumë respekt për presidentin e kësaj skuadre, por ne si drejtues nuk duhet të lejojmë që në tribunat VIP të ketë persona që nxisin konflikte. Dhe po e them madje publikisht, asgja nuk ka ndodhur ende se çfarë mund të ndodhin në vazhdim në disa tribuna stadiumesh”.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

30/08/2026

Analistet qe mbrojne Tiranen se u behet padrejtesi e madhe, te nisin fazen pergatitore se vjen shpejt janari dhe atehere behen “superekip”!

Sot Tirana u mbrojt per 60-te minuta, cka rralle e
kemi pare te luaje keshtu. Trajneri i Tiranes “ e mesoi shqipen me heret” se sa duhen! Por kjo Tirane eshte shume larg pritshmerive pasi fizikisht nuk eshte aty ku duhet!!!

es

30/08/2026

Bravo Teuta!

Ekip qe ka ndryshuar ne saj te merkatos dhe Tetoves!

FT’ Teuta-Tirana 3-1
Golat: Zhongo, Boci, Umejego

Address

Tirana
1001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Korrieri Sportiv posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share