Hapësirë Mendimi

Hapësirë Mendimi The best way to predict your future is to create it…
(1)

Të votosh apo të mos votosh – kjo është dilema.Dhe jo, nuk është thjesht një pyetje për ata që kanë kohë të mendojnë gja...
10/05/2025

Të votosh apo të mos votosh – kjo është dilema.

Dhe jo, nuk është thjesht një pyetje për ata që kanë kohë të mendojnë gjatë, por një sfidë për çdo njeri që jeton në këtë tokë dhe paguan çmimin e qeverisjes, qoftë në taksa, zhgënjime apo heshtje.

Na thuhet se vota është një e drejtë. Na thuhet se është një detyrë. Disa madje e quajnë shenjë e qytetarisë. Por sa herë e kemi ushtruar këtë të drejtë si një bekim, dhe jo si një rit që përsëritet me pesimizëm kronik? Siç do kishte thënë Oscar Wilde: “Demokracia është sistemi që garanton se nuk marrim më shumë se çfarë meritojmë.” Dhe ndoshta kemi marrë saktësisht aq sa kemi toleruar.

Qeveritë, këtu e gjetkë, kanë një zakon të vjetër: nuk ikin me dëshirë. Ato qëndrojnë, zgjaten, dhe në shumë raste, harrojnë pse ishin zgjedhur. Shakespeare do e kishte përshkruar këtë me fjalët e ndonjë mbreti të plakur që mban kurorën jo nga merita, por nga mërzia e alternativave.

Dhe prapë, ne jemi këtu, në prag të një tjetër dite votimi, duke mbajtur në dorë një fletë që vlen më shumë se ç’duket – jo sepse sistemi është i përsosur, por sepse pa atë fletë, nuk ka as iluzion ndryshimi. Dhe iluzioni ka fuqinë e vet.

Mark Twain dikur tha se “në qoftë se vota do të ndryshonte ndonjë gjë, nuk do na e lejonin.” E ndoshta ka të drejtë. Por ndoshta edhe jo. Sepse ndonjëherë, kur të gjithë flenë, mjafton një njeri që rri zgjuar për të ndezur dritën.

Nuk kam vendosur ende për kë do të votoj nesër. Nuk e di nëse po zgjedh më të mirin, apo thjesht më pak të keqin. Por shpresoj që vota ime të shkojë për një të ardhme më të mençur se e kaluara jonë, për një qeverisje më të ndershme se kujtimet e mia dhe më të freskët se lodhja kolektive që na ka pushtuar prej dekadash.

H.J

Zgjedhjet 2025: Shqipëria voton — por kush vendos?Zgjedhjet janë kulmi i demokracisë – një moment kur qytetarët marrin n...
01/05/2025

Zgjedhjet 2025: Shqipëria voton — por kush vendos?

Zgjedhjet janë kulmi i demokracisë – një moment kur qytetarët marrin në dorë fatin e vendit përmes një votimi të lirë. Në një sistem të shëndetshëm politik, fushata zgjedhore duhet të jetë një garë e hapur mes programesh dhe kandidatësh që përfaqësojnë ide, vizion dhe zgjidhje konkrete.

Por në Shqipëri, kjo logjikë shpesh duket e përmbysur. Programet mbeten të mjegullta, debatet janë të rralla dhe kandidatët ngjajnë më shumë me përfaqësues të bindur të liderëve partiakë sesa me zëra të pavarur të qytetarëve. Në thelb, pyetja nuk është "kush ka ofertën më bindëse?", por "kush do t’i bindet më shumë udhëheqësit?"

Në Romën e lashtë, perandori Kaligula – në një akt sfide ndaj Senatit që i dilte kundër – emëroi kalin e tij, Incitatus, si senator, për të përqeshur institucionin dhe për të treguar se pushteti ishte i përqendruar vetëm në duart e tij. Sot, në Shqipëri, liderët politikë shpesh zgjedhin "gomerë" – jo në kuptimin zoologjik, por si simbol të bindjes së verbër dhe mungesës së profilit politik. Deputeti nuk ka rëndësi si individ; mjafton të jetë aty për të ngritur dorën kur i kërkohet.

Filozofët romakë, si Seneka dhe Ciceroni, paralajmëronin për rrezikun që i kanosej republikës kur institucionet bëhen formale dhe zbrazen nga përmbajtja. Kur vendimmarrja përqendrohet te një njeri i vetëm ose nje grup i vogël njerëzish, ndërsa të tjerët bëhen thjesht figurant, atëherë s’kemi më republikë, por një teatër me role të përcaktuara nga lart.

Ndërkohë, një zhvillim i ri po formëzohet në horizont: disa parti të vogla mund të fitojnë mjaftueshëm mandate për të pamundësuar formimin e një qeverie të vetme nga njëra prej dy forcave politike kryesore. Nuk është një zgjidhje magjike – por është një realitet që mund të detyrojë klasën politike të mësojë të jetojë me një fjalë të harruar në politikën shqiptare: balancën.

Çfarë do të zgjedhin shqiptarët kësaj here? Pas dhjetë ditësh, do ta mësojmë.

Ps. Dhe siç do të thoshte Oscar Wilde: "In politics, the only sin is to be boring."
Në këto zgjedhje, do të jetë pikërisht ky mëkat – mërzia e një skene që përsërit veten – së bashku me mëkatet e së kaluarës, që do të ndikojnë më shumë sesa çdo shfaqje e bukur e radhës.

H.J

14/04/2025

Writer and public intellectual lost 1990 presidential election to Alberto Fujimori

Një tjetër penë e artë e gjuhës shqipe është shuar, dhe me të, një zë që do t’i mungojë thellësisht lexuesit shqiptar. 9...
27/11/2024

Një tjetër penë e artë e gjuhës shqipe është shuar, dhe me të, një zë që do t’i mungojë thellësisht lexuesit shqiptar. 99 vite jetë — një jetë pothuajse po aq e gjatë sa vetë shteti shqiptar, një udhëtim i gjatë përmes territ të historisë shqiptare, një tokë e ashpër, e mbushur me premtime të thyera dhe shtigje të pafundme drejt lirisë së humbur.

Sami Repishti ishte një mendimtar që u mungoi shumë shqiptarëve, jo për faj të tij, por të një sistemi që shpesh i kthen shpinën atyre që më shumë se të tjerët mund ta ndërtonin dhe ndriçonin këtë vend. Artikujt e tij do të mungojnë; do të mungojnë analizat e tij të mprehta mbi shoqërinë dhe politikën, por mbi të gjitha, do të na mungojë eleganca e mendimit dhe arti i të shkruarit, që në çdo fjali reflektonte një dashuri të thellë për lirinë dhe demokracinë.

Ai ishte një profesor pak i dëgjuar në atdhe, por një zë i fuqishëm në diasporë, duke na treguar se çfarë do të thotë të luftosh për shtetformim dhe demokraci, edhe kur vendi yt i refuzon këto ideale.

Shqipëria, në dekadat e saj të vështira, shpesh ka dështuar t’i vlerësojë bijtë e saj më të mirë. Dhe megjithatë, Sami Repishti, i mërguar nga padrejtësia, nuk hoqi kurrë dorë nga shpresa se një ditë, Shqipëria do të bëhej ajo që duhej të ishte: një shtet që respekton dinjitetin njerëzor, që njeh të kaluarën dhe ndërton me krenari të ardhmen.

Sami Repishti ishte një zë për të drejtat e njeriut, për lirinë e mendimit, dhe për një komb që ende pret të realizojë potencialin e tij të plotë.

H.J

Letra e Alain Delon për Romy Schneider -1982-"Të shikoj ndërsa fle. Jam pranë teje, jam te shtrati yt i vdekjes. Ke vesh...
19/08/2024

Letra e Alain Delon për Romy Schneider -1982-

"Të shikoj ndërsa fle. Jam pranë teje, jam te shtrati yt i vdekjes. Ke veshur një tunikë të gjatë, të zezë dhe të kuqe, me një qëndisje në pjesën e sipërme. Besoj se janë lule, por nuk përqendrohem shumë t'i shikoj. Të them lamtumirë, më të gjatën nga të gjitha lamtumirat, kukulla ime. Kështu të kam quajtur gjithmonë: kukullë. Nuk harxhoj kohë të shikoj lulet, shikoj fytyrën tënde dhe mendoj se je e bukur dhe se nuk ke qenë kurrë më e bukur se sa në këtë moment. Mendoj gjithashtu se është hera e parë në jetën time që të shoh të qetë dhe të paqtë. Mund të thuhet se një dorë e butë ka fshirë nga fytyra jote frikërat dhe mosmarrëveshjet. Të shikoj ndërsa fle. Më thonë se ke vdekur. Në çfarë mënyre jam fajtor unë për këtë? …Gjithmonë bëhet kjo pyetje përpara dikujt që e ke dashur dhe e do ende. Kjo ndjenjë na përpin, pastaj kthehet prapa dhe më në fund bindemi se në fund të fundit nuk jemi fajtorë. Jo fajtorë, por gjithsesi përgjegjës. Ja. Edhe unë jam. Është për shkakun tim që zemra jote pushoi së rrahuri natën e kaluar. Për shkakun tim, sepse 25 vjet më parë u zgjodha për të qenë partneri yt në "Christine". Ti vije nga Vjena dhe unë të prisja në Paris me një buqetë me lule në dorë që nuk dija si ta mbaja. Por producentët më kishin thënë: "Sapo të zbresë nga pasarela, shko tek ajo dhe jepi lulet", unë prita me lulet në dorë si një idiot, mes një hordhë fotografësh. Ti zbrite nga aeroplani, unë iu afrova. I the nënës tënde: "Duhet të jetë Alain Delon, partneri im!". Asgjë tjetër, asnjë shkëndijë dashurie. Kështu që shkova në Vjenë, ku xhirohej filmi, dhe ishte atje ku rashë marrëzisht në dashuri me ty. Dhe ti u dashurove me mua. Shpesh i bëmë njëri-tjetrit pyetjen tipike të të dashuruarve: "Kush nga ne të dy u dashurua i pari, ti apo unë?". Numëronim dhe përgjigjeshim: "As ti, as unë, të dy". O Zot, sa të rinj dhe të lumtur ishim! Në fund të filmit të thashë: "Eja me mua, të jetojmë së bashku në Francë", dhe ti u përgjigje menjëherë: "Po, dua të jetoj me ty, në Francë". E mban mend, apo jo? Familja jote, prindërit e tu, dolën jashtë kontrollit. Dhe e gjithë Austria, e gjithë Gjermania. Thanë se isha një uzurpator, një rrëmbyes. Më akuzuan se po merrja "perandoreshën". Unë, një francez, që nuk flisja një fjalë gjermanisht. Dhe ti, kukulla, që nuk flisje një fjalë frëngjisht. Në fillim e donim njëri-tjetrin pa thënë asnjë fjalë. Shikonim njëri-tjetrin dhe qeshnim. Kukull, dhe unë isha "Pepè". Pas disa muajsh, unë ende nuk flisja gjermanisht, por ti flisje frëngjisht aq mirë saqë mundëm të luanim në teatër. Atëherë regjizori ishte Visconti. Na thoshte se ngjanim, se kishim mes vetullave të njëjtën "V" që rrudhej për shkak të zemërimit, për shkak të frikës së jetës, për shkak të tmerrit. Ai e quante "V e Rembrandt-it", sepse thoshte se në autoportretin e tij, ky artist ishte vetë-përshkruar me të njëjtën "V". Tani të shikoj duke fjetur dhe "V e Rembrandt-it" ka zhdukur. Tani nuk ke më frikë. Nuk je më në pritë, nuk je më pre e gjuetarëve. Gjuetia ka mbaruar dhe ti më në fund pushon. Të shikoj përsëri dhe përsëri. Të njoh mirë, në çdo detaj. E di kush je dhe pse ke vdekur. Natyrshmëria jote, siç thuhet. Atë, të "të tjerëve", unë u përgjigjem se natyrshmëria e Romy-t ishte natyrshmëria e saj. Kjo është e gjitha! Më lini të qetë. Ti i bëje dëm të tjerëve sepse ishe vetja jote, e fortë dhe e veçantë. Një vajzë e vogël që u bë një yll shumë shpejt, shumë shpejt. Nga kjo vinin nga njëra anë kapriçot e tua, shpërthimet e tua të zemërimit dhe lojërat e tua prej fëmije, gjithmonë legjitime, natyrisht, por me pasoja të paimagjinueshme. Nga ana tjetër, autoriteti yt profesional. Po, një vajzë e vogël që nuk e dinte mirë me çfarë po luante, me kë dhe pse. Është në këtë kundërshti, dhe përmes kësaj të çarjeje që bëjnë vrull frika dhe fatkeqësia. Kur quhesh Romy Schneider dhe kur je në lulëzimin e jetës tënde dhe ke ndjeshmërinë dhe temperamentin tënd. Si mund të shpjegojmë kush ishe ti dhe kush jemi ne, të ashtuquajturit "aktorë", si mund të bëjmë që të kuptojnë se ne, duke luajtur role, duke interpretuar, duke qenë dikush tjetër përveç asaj që jemi në të vërtetë, çmendemi dhe humbasim veten? Si mund të bëjmë që të kuptojnë vështirësinë, nevojën për të pasur një karakter të fortë dhe të ekuilibruar për të qenë në gjendje të qëndrojmë në ndonjë mënyrë në këmbë? Por si mundemi ne, të gjejmë këtë ekuilibër në këtë botë. Ne, shoqëruesit e lodrave, klounët, akrobatët e cirkut të cilëve reflektorët u tregojnë rrugën e artë? Një herë the: "Nuk e di çfarë duhet të bëj në jetën time, por në një film jam në gjendje të bëj gjithçka". Ata nuk mund të kuptojnë se sa më i madh është një aktor, aq më i papërshtatshëm bëhet për jetën. Greta Garbo, Marylin, Rita Hayworth... dhe ti... dhe ndërsa ti pushon, unë ulërij dhe qaj, qaj pranë teje, qaj sepse kjo punë e ndyrë nuk është punë për një grua. Dhe unë e di gjithë këtë sepse burri që jam unë është ai që të ka njohur më mirë se çdo tjetër, ai që të ka kuptuar më mirë se çdo tjetër. Sepse edhe unë jam një aktor. Ne ishim të së njëjtës racë, kukull, flisnim të njëjtën gjuhë. Ata nuk mund të na kuptojnë, ata, të "tjerët". Aktorët po, të tjerët jo. Është e pashpjegueshme. Dhe kur je një grua si ti, nuk mund të kuptojnë se nga kjo mund të vdesësh. Unë të shkruaj pa rregull, pa ndonjë rregull të caktuar. Kukull ime, aq agresive, aq e mbushur me plagë. Nuk arritët kurrë të kuptoni as të pranoni rolin e personazhit publik që vetë e kishe zgjedhur dhe që e doje. Ishe një personazh publik dhe nuk i ke kuptuar kurrë ndërlikimet e mëdha të kësaj. Ti e refuzove rolin dhe të gjitha rolet që kjo punë sjell me vete. U ndjeve e sulmuar, e shpërthyer, e dhunuar në sferën tënde personale. Dhe ti, ti gjithmonë e ke ditur se fati të merrte me një dorë atë që të jepte me tjetrën. Jetuam së bashku më shumë se 5 vjet. Ti me mua, unë me ty. Së bashku. Pastaj jeta... ajo jeta jonë që në fund nuk i interesonte askujt, na ndau. Por ne u thirrëm njëri-tjetrin, shpesh, po kështu, i dhamë njëri-tjetrit sinjale. Në fund ishte filmi "La Piscine", ne u ribashkuam për të punuar së bashku. Shkova të të marr në Gjermani, njoha Davidin, djalin tënd. Pas atij filmi ti je motra ime, unë vëllai yt. Midis nesh gjithçka ishte e qartë, e sinqertë. Asnjë pasion tjetër. Miqësia jonë ishte në gjak, në ngjashmërinë dhe fjalët. Dhe pas kësaj në jetën tënde përsëri kishte fatkeqësi dhe frikë. Kukull ime, kjo punë kaq e dhimbshme! Kam jetuar me ty apo vetëm pranë teje? Deri në vdekjen e Davidit puna të mbante kokën mbi ujë, pastaj Davidi iku dhe puna nuk të mjaftoi më. Nuk u habita aspak nga lajmi i trishtë që edhe ti na kishe lënë. Për çfarë duhet të isha habitur? Për mos-vetëvrasjen tënde, ndoshta. Por jo për zemrën tënde të shkatërruar. I thashë vetes: "Ja ku është, fundi i tunelit!". Të shikoj ndërsa fle. Vëllai yt Wolfie dhe Laurent hyjnë në dhomë. Flas me Wolfie. Kujtimet tona shkojnë te shtëpia ime e fshatit. Te dobermanët që të frikësonin kaq shumë. Te shumë histori të tjera... më shumë se 20 vjet më parë, në Bavari, në një fshat të vogël. Wolfie ishte 14 vjeç, unë 23 dhe ti 20. Qeshëm shumë kur na u njoftua vizita e presidentit francez të "klubit të fansave të Romy Schneider". Pamë të vinte një vajzë e re dhe e hollë, me një palë syze, e bukur... quhej Bernardette. Kur u kthyem në Paris e telefonuam. U bë sekretarja jonë, për gjashtë vjet. Ajo është ende sekretarja ime! Të shikoj ndërsa fle, vetëm dje ishe gjallë dhe i the Laurent-it: "Shko të flesh, unë do të vij pas pak, do të qëndroj akoma me Davidin për të dëgjuar muzikë!". Këtë e ke thënë çdo mbrëmje. Para se të flije, doje të qëndroje vetëm me kujtimin e djalit tënd. Ule për të ulur. More një fletë dhe një laps dhe vizatove, për Sarah... vizatoje për vajzën tënde të vogël, derisa të kishe dhimbje në zemër dhe papritmas... aq e bukur. E bukur, e pasur, e famshme. Për çfarë tjetër do të kishe nevojë? Për paqe dhe për pak lumturi! Të shikoj ndërsa fle. Jam përsëri vetëm. I them vetes: ti më ke dashur. Unë të kam dashur. Unë të kam bërë një franceze, një yll francez. Po, për këtë arsye ndihem përgjegjës. Dhe kjo tokë që ti e ke dashur për shkakun tim, është bërë edhe atdheu yt. Franca. Wolfie ka vendosur, dhe gjithashtu Laurent ka shprehur dëshirën, që ti të qëndrosh këtu përgjithmonë në tokën franceze. Në Boissy. Atje, ku për disa ditë do të bashkohet me ty edhe djali yt David. Në një vend të vogël ku sapo ke marrë çelësat për shtëpinë tënde. Atje doje të jetoje, pranë Laurent-it, pranë Sarah-s. Atje do të flesh përgjithmonë. Në Francë. Pranë nesh, pranë meje. Unë jam kujdesur për udhëtimin tënd deri në Boissy, kështu që të lehtësoj Laurent-in dhe familjen tënde. Por nuk do të jem as në kishë, as te varri. Wolfie dhe Laurent më kuptojnë. Të lutem më fal, ti e di që unë nuk do të kisha mundur në asnjë mënyrë të të mbroja nga këta njerëz lakmitarë, nga kjo turmë e pangopur, nga ky "spektakël" që gjithmonë ke pasur frikë. Më fal. Do të vij të nesërmen dhe do të qëndrojmë vetëm. Kukull, vazhdoj të të shikoj, të të shikoj përsëri. Me shikimet e mia dua të të përpij dhe të të them përsëri se nuk ke qenë kurrë më e bukur dhe më e qetë. Pushoni në paqe. Jam këtu. Nga ty kam mësuar pak gjermanisht. Fjalët: "ich liebe dich"

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hapësirë Mendimi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share