Lajmet.al

Lajmet.al Lajmet.al është gazeta online e pavarur e cila synon të krijojë një trend të ri në mediat online duke

Policia e Shkodrës ende nuk e ka identifikuar personin e tretë që ishte në makinën ku mbetën të vrarë Hamza Lici dhe Arl...
31/10/2024

Policia e Shkodrës ende nuk e ka identifikuar personin e tretë që ishte në makinën ku mbetën të vrarë Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Por në media është publikuar një foto e personit të dyshuar, i cili u largua menjëherë pas ngjarjes dhe është filmuar nga një kamera amatore.

Personi në fjalë është parë i veshur me bluzë, xhaketë dhe pantallona të zeza, ndërsa hetuesit janë angazhuar intensivisht për të bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e tij.

Mediat raportojnë se policia po bashkëpunon me autoritetet për të mbledhur çdo provë që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Mit’hat Havari, ish-drejtues i lartë i Policisë, në një intervistë për “Breaking” në Top News, ka akuzuar ish-presidenti...
31/10/2024

Mit’hat Havari, ish-drejtues i lartë i Policisë, në një intervistë për “Breaking” në Top News, ka akuzuar ish-presidentin Ilir Meta për nxjerrjen e informacionit nga dokumente të klasifikuara kur ishte kryeministër. Sipas Havarit, Meta ka dekonspiruar tri herë informacione sekrete në botën e krimit, duke përmendur konkretisht raste kur ai, si drejtor policie, i kishte dërguar Metës dokumente të rëndësishme të cilat më pas përfundonin në duart e personazheve të lidhur me krimin.

Havari thekson se e ka parë Metën si një person me karakter të ulët, të lidhur me Ish-Sigurimin e Shtetit. Ai kujton rastin kur, pas dërgimit të një dokumenti të klasifikuar për një grup kriminal, është përballur me një deputet të përmendur në të, që i bëri një koment domethënës duke nënkuptuar se ishte në dijeni të përmbajtjes. Havari ndjeu zhgënjim dhe pa sinqeritetin e Metës të vihej në dyshim për herë të tretë nga tradhtia e tij.

Në një tjetër rast, babai i një të përfshiri të rëndësishëm e vizitoi Havarit për të kërkuar sqarime mbi një hetim. Ai tregoi gjithashtu se si, pas një periudhe të vështirë në punë, u rrëmbye nga një person me emrin Artur, i cili ishte një "ushtar" i Metës. Ky rrëmbim kishte si qëllim të detyronte tërheqjen e tij nga një tender rrugor.

Këto rrëfime, sipas Havarit, tregojnë për natyrën e dyshimtë të Metës dhe lidhjet e tij të forta me personazhe të botës së krimit, duke e cilësuar atë si të pabesueshëm dhe të pandershëm në raport me detyrën e tij publike.

"Emrin e kam dërguar në 1992 kur kam qenë drejtor i policisë së Elbasanit, për keq, ai është marrë vendosur nën përgjegjësi penale për sjellje të ashpra, të rënda. Pastaj ai u katapultua shpejt në politikë. Dua të j*p një kontribut sot dhe të them një të vërtetë të madhe, Ilir Meta nuk është një burrë i mirë, dinjitoz, përveç se ka qenë bashkëpunëtor i Ish Sigurimit të Shtetit me dokumente që e bën atë me karakter të ulët.

Mua personalisht më ka tradhtuar 3 herë, në tre raste më ka dekonspiruar me botën e krimit. Kur kam qenë drejtor i policisë së Tiranës i kam dërguar një dokument zyrtar të klasifikuar një kopje të ministrit të Brendshëm dhe një kopje kryeministrit që ishte Ilir Meta, aty përmendeshin dy persona në një situatë të caktuar të një grupi kriminal, njëri ishte deputet dhe tjetri ishte thjesht një pronar lokali po që ishin miq të tyre.

Kur po shkoja në shkallët e Kryeministrisë u përballa me deputetin që tani është i vdekur, dhe më tha drejtor unë jam i pasur nuk kam nevojë të përfitoj nga lekë të pandershme. Ilir Meta i kishte thënë, unë e kuptova batutën kuptimplotë të zotërisë, me çfarë di unë s’më takon të them je apo s’je i pasur, të kam dëgjuar në intervistë që je rritur i varfër në Gjirokastër, jetim, me çfarë u pasur9ive me rrogën e kryetarit të bashkisë së Gjirokastrës 300 mijë lekë? Heshti dhe iku. Unë i shkova në zyrë dhe i thash kështu më ndodhi me filanin.

Nuk e di tha, ngriti supet. Pas disa ditësh më vjen në zyrë babai i personit tjetër të përfshirë, është i rëndësishëm ai pavarësisht se nuk është në politikë. Më tha ç’ke me djalin tim. I thash s’kam asgjë personale. Para disa vitesh unë isha i papunë, Sali Berisha nuk më afroi në çifligun e tij më merr një biznesmen në telefon, e njihja.

Do të tregoj një problem shumë të rëndë që më ka ndodhur, më ka rrëmbyer Arturi tha, ai është personazhi i vërtetë, s’po ia them mbiemrin, me një furgon mallrash llamarinë, më vuri kapuçin, më çuan në breg të lumit dhe më mbajtën 6 orë. E detyruan të tërhiqej nga një tender rruge që shpallej atë ditë në kryeministri. Arturi ishte ushtar i Ilir Metës", tha Havari.

Në portin e Livornos, policia italiane ka sekuestruar 40 kilogramë kokainë me vlerë tregu rreth 3 milionë euro.Droga ish...
31/10/2024

Në portin e Livornos, policia italiane ka sekuestruar 40 kilogramë kokainë me vlerë tregu rreth 3 milionë euro.

Droga ishte e fshehur në një kontejner të ardhur nga Ekuadori dhe e ndarë në 36 pako.

Tre shtetas shqiptarë u arrestuan në flagrancë teksa përpiqeshin të nxirrnin drogën nga kontejneri.

Sipas Prefektit të Livornos, Giancarlo Dionisi, ky operacion shënon një tjetër goditje të krimit të organizuar që përdor portin si pikë hyrjeje për trafikun e drogës.

Kokaina do të analizohet dhe më pas do të asgjësohet nga autoritetet.

Dy persona mbetën të vrarë në një atentat të ndodhur ditën e sotme në Dobraç të Shkodrës. Një nga viktimat është Hamza L...
30/10/2024

Dy persona mbetën të vrarë në një atentat të ndodhur ditën e sotme në Dobraç të Shkodrës. Një nga viktimat është Hamza Lici dhe një kalimtare e rastit, ndërsa Arlind Bushati mbeti i plagosur rëndë.
Arlind Bushati, pak ditë më parë është kërcënuar me armë zjarri. Ngjarja është shënuar më 11 tetor të këtij viti, ku dy personat të cilët lëviznin me një motor, janë afruar pranë tavolinës ku ndodhej Arlind Bushati dhe disa miqtë të tij.
Një prej autorëve të dyshuar, ka zbritur nga motori, ka nxjerr një armë në dukje automatike, dhe ia ka drejtuar Arlind Bushatit, por nuk është regjistruar asnjë e shtënë.
Kjo situatë ka krijuar panik, tek qytetarët që ndodheshin në lokalin ku qëndronte Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ku ky i fundit ka qenë kandidati i Partisë Demokratike, për kryetar bashkie në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022.
32-vjeçari Arlind Bushati, iu drejtua policisë së Shkodrës, duke kallëzuar për ngjarjen, por ndonëse policia e Shkodrës sekuestroi pamjet e sigurisë në ambientin ku ndodhi ngjarja, nuk

Një zbulim i ri i shkencëtarëve nga Johns Hopkins Applied Physics Laboratory ka ngritur hipotezën intriguese se në hënën...
30/10/2024

Një zbulim i ri i shkencëtarëve nga Johns Hopkins Applied Physics Laboratory ka ngritur hipotezën intriguese se në hënën e Uranit, Miranda, mund të ekzistojë një oqean i fshehur nën sipërfaqe, në të cilin mund të ketë jetë.

Hulumtimi tregon se ky oqean, që ndodhet rreth 1.7 miliardë milje larg Tokës, mund të ketë ekzistuar rreth 100-500 milionë vite më parë, përbën gati gjysmën e përmasave të kësaj hëne që ka një sipërfaqe të ngurtë.

Tom Nordheim, bashkautor i studimit, e cilëson këtë gjetje si “tejet befasuese” dhe ka bërë thirrje për nisjen e një misioni të ri për studimin e hënës Miranda.

Nga imazhet e Voyager-2 të NASA-s në 1986, studiuesit vunë re formacione interesante të terrenit të Mirandës, të cilat i krahasuan me një mozaik kuadratesh, duke aluduar se këto formacione janë rezultat i forcave të fuqishme të baticave që veprojnë në hënën Miranda.

Këto elemente sipërfaqësore i udhëhoqën studiuesit drejt një modeli kompjuterik, që tregoi për mundësinë e një oqeani nën sipërfaqen e saj të akullt.

Edhe pse nuk është ende e qartë nëse ky oqean ekziston, rezultatet nxisin përsëri dëshirën për një mision eksplorues për të verifikuar nëse Miranda vërtet fsheh një oqean dhe mundësi për jetë.

Dy persona mbetën të vrarë në një atentat të ndodhur ditën e sotme në Dobraç të Shkodrës. Një nga viktimat është Hamza L...
30/10/2024

Dy persona mbetën të vrarë në një atentat të ndodhur ditën e sotme në Dobraç të Shkodrës. Një nga viktimat është Hamza Lici dhe një kalimtare e rastit, ndërsa Arlind Bushati mbeti i plagosur rëndë.

Arlind Bushati, pak ditë më parë është kërcënuar me armë zjarri. Ngjarja është shënuar më 11 tetor të këtij viti, ku dy personat të cilët lëviznin me një motor, janë afruar pranë tavolinës ku ndodhej Arlind Bushati dhe disa miqtë të tij.

Një prej autorëve të dyshuar, ka zbritur nga motori, ka nxjerr një armë në dukje automatike, dhe ia ka drejtuar Arlind Bushatit, por nuk është regjistruar asnjë e shtënë.
Kjo situatë ka krijuar panik, tek qytetarët që ndodheshin në lokalin ku qëndronte Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ku ky i fundit ka qenë kandidati i Partisë Demokratike, për kryetar bashkie në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022.

32-vjeçari Arlind Bushati, iu drejtua policisë së Shkodrës, duke kallëzuar për ngjarjen, por ndonëse policia e Shkodrës sekuestroi pamjet e sigurisë në ambientin ku ndodhi ngjarja, nuk mund të identifikojë e më pas arrestojë autorët.

Kujtojmë se në mars të vitit 2022, babait të Arlind Bushatit, Xhemal Bushatit, iu vendos eksploziv në një godinë që kishte në pronësi në pedonalen e Shkodrës.

Një kamera sigurie mund të ketë regjistruar atentatin që ndodhi pasditen e sotme në Shkodër, ku mbeti i vrarë Hamza Lici...
30/10/2024

Një kamera sigurie mund të ketë regjistruar atentatin që ndodhi pasditen e sotme në Shkodër, ku mbeti i vrarë Hamza Lici dhe mbeti i plagosur Arlind Bushati. Ngjarja dyshohet të jetë organizuar nga atentatorë që kanë vëzhguar lëvizjet e viktimave, duke i shënjestruar ata si objektiva të sulmit.

Atentatorët përdorën një automjet tip Land Rover dhe qëlluan me breshëri automatike ndaj Licit dhe Bushatit, duke i shkaktuar atij të paktën 30 plumba. Raportet tregojnë se Bushati ka marrë një plumb në kokë, ndërsa Lici ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor ende nuk ka identifikuar një pistë lidhur me këtë krim të rëndë, megjithatë janë të njohura përplasjet mes fisit Lici dhe Bajrave, që mund të kenë ndikuar në motivet e atentatit. Investigimi vazhdon për të zbuluar detajet e tjera të ngjarjes.

Një ngjarje tronditëse ka përfunduar në gjykatën e Fierit, ku 42-vjeçari Altjon Sulejmanaj është përballur me akuzën e t...
26/10/2024

Një ngjarje tronditëse ka përfunduar në gjykatën e Fierit, ku 42-vjeçari Altjon Sulejmanaj është përballur me akuzën e tentativës për zjarrvënie në banesën e prindërve të tij, pasi këta të fundit refuzuan t’i jepnin 10 mijë lekë të vjetra. Ngjarja ka shokuar komunitetin, ndërsa gjykata ka marrë vendimin për shtrimin e detyrueshëm të tij në një spital psikiatrik.

Gjatë seancës gjyqësore, Sulejmanaj nuk ka pranuar asnjë deklaratë, duke qëndruar i heshtur dhe i qetë përpara akuzës dhe mbrojtjes. Pas shqyrtimit të çështjes, gjyqtarja Miranda Naka ka vendosur që Sulejmanaj të dërgohet për trajtim të specializuar në spital psikiatrik, duke e konsideruar një rrezik për të tjerët dhe për veten.

Ngjarja nisi kur 42-vjeçari kërkoi nga babai i tij një shumë të vogël parash, të cilën ky i fundit refuzoi t’ia j*pë. Ky refuzim duket se e ka nxitur Sulejmanajn të veprojë me dhunë, duke spërkatur shtëpinë me benzinë dhe duke e vënë zjarrin, pa shfaqur asnjë shenjë pendese për aktin e tij.

Sipas policisë së Fierit, Sulejmanaj qëndroi tepër i qetë gjatëmarrjes në pyetje, duke ngritur dyshime për gjendjen e tij psikologjike, çka çoi në vendimin e shtrimit të tij në një institucion psikiatrik.

Një aksident tragjik ka ndodhur në Shkodër, ku një këmbësor 70-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.Ng...
26/10/2024

Një aksident tragjik ka ndodhur në Shkodër, ku një këmbësor 70-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35 në lagjen Draçin, kur drejtuesi i automjetit, i identifikuar si V. D., 21 vjeç, ka goditur këmbësorin P. B, duke e lënë të vdekur në vend.

Policia e ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, V. D., në Komisariat për të kryer veprime të mëtejshme hetimore.

Një ngjarje ka tronditur qytetin e Shijakut, ku një 28-vjeçar është arrestuar pas një konflikti me armë zjarri në aksin ...
26/10/2024

Një ngjarje ka tronditur qytetin e Shijakut, ku një 28-vjeçar është arrestuar pas një konflikti me armë zjarri në aksin rrugor Gjepalaj-Shijak. Fabian Calliku, i dyshuar si autor i kërcënimit, është vënë në pranga pasi kishte kanosur me armë zjarri dy persona të tjerë.

Sipas burimeve policore, incidenti ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas 29-vjeçar, E.Z., dhe një 17-vjeçar. Calliku, pas një shkëmbimi fjalësh dhe përplasjeje verbale, nxori kallashnikovin dhe kërcënoi dy të rinjtë, duke krijuar një situatë të rrezikshme në mes të rrugës.

Pas kërcënimit, Calliku u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij, duke tentuar t’i shpëtojë Policisë. Megjithatë, ai u lokalizua dhe u arrestua pak pas ngjarjes. Policia arriti të sekuestrojë armën e zjarrit që Calliku e kishte hedhur menjëherë pas incidentit, si dhe automjetin me të cilin ai ishte arratisur.

Tashmë, materialet hetimore i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës për veprime të mëtejshme ligjore. Policia po heton më tej për motivet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që Calliku do të përballet me akuzat e rënda që lidhen me kërcënimin me armë zjarri dhe arratisjen.

Një vajzë 14-vjeçare me origjinë shqiptare humbi jetën mëngjesin e sotëm në rrugën "IV Novembre" në Piacenza, pasi ra ng...
25/10/2024

Një vajzë 14-vjeçare me origjinë shqiptare humbi jetën mëngjesin e sotëm në rrugën "IV Novembre" në Piacenza, pasi ra nga tarraca e një papafingoje në katin e shtatë të një pallati. Ajo gjeti vdekjen e menjëhershme dhe policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, pa përjashtuar asnjë pistë. Një mik dhe disa bashkëmoshatarë të saj janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

Prokuroria e Piacencës po përpiqet të sqarojë dinamikën dhe lëvizjet e të miturës para se të ndodhte tragjedia. 15-vjeçari, që ishte me të atë mëngjes, ka njoftuar fqinjët për ndihmë dhe aktualisht po merret në pyetje nga grupi hetimor. Pista e ngjarjes aksidentale mbetet ende e hapur, ndërsa hetuesit po përqendrohen në dëshmitë e të miturve që kanë qenë në kontakt me vajzën.

Fqinjët e kanë përshkruar si një tragjedi të rëndë, ndërsa shoqet e vajzës, pasi përfunduan shkollën, u mblodhën para banesës së saj dhe lëshuan tullumbace të bardha në shenjë homazhi.

Mediat turke nxjerrin në dritë informacione të reja për mënyrën sesi vepruan burri dhe gruaja që kryen sulmin terrorist ...
24/10/2024

Mediat turke nxjerrin në dritë informacione të reja për mënyrën sesi vepruan burri dhe gruaja që kryen sulmin terrorist në ambientet e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSAŞ) mesditën e së mërkurës.

Edhe pse qeveria e Erdoganit nuk e ka emëruar zyrtarisht PKK-në si organizatën që qëndron pas sulmit, organizata kurde tashmë është fajësuar nga dy ministra dhe autori i lindur në vitin 1992 në lagjen Beytüşşebap ka qenë një anëtar i PKK-së që nga viti 2016, por emri i tij mbetet i panjohur.

Siç raporton Hurryiet, dy autorët kishin kryer një vëzhgim të zonës para sulmit të tyre duke dokumentuar në mënyrë të pakujdesshme masat e sigurisë dhe ambientet e TUSAŞ.

Sipas versionit të paraqitur nga mediat turke, burri ka mbetur i vrarë në një shkëmbim zjarri me personat e sigurimit të objekteve, ndërsa gruaja ka hedhur veten në erë me granatë kur ka konstatuar se nuk ka mundur t'i shmanget arrestimit.

Mediat turke po publikojnë edhe emrat dhe fotot e viktimave të sulmit terrorist.

Këto janë:

* Zahide Güçlü, inxhiniere mekanike në TUSAŞ

* Cengiz Coşkun, Menaxher i Kontrollit të Cilësisë në TUSAŞ

* Hüseyin Canmaz, punonjës i TUSAŞ

* Atakan Şahin Erdoğan, oficer sigurie

* Murat Arslan, taksisti i cili u vra nga terroristët për të marrë automjetin me të cilin mbërritën në hyrje të TUSAŞ

Zahide Güçlü, e cila ishte nënë e dy fëmijëve, vdiq në momentin që mbërriti në portën e objekteve të TUSAŞ për të marrë lulet që i kishte dërguar i shoqi teksa festonte përvjetorin e martesës.

Sa i përket vjedhjes së taksisë me të cilën terroristët mbërritën në objektin e Industrisë Ajrore, kjo ndodhi rreth 45 minuta para sulmit. Autorët hipën në taksi dhe i thanë shoferit "duam të shkojmë në qendër të Ankarasë". Në një moment atij iu kërkua të ndalonte dhe më pas u qëllua. Më pas ata futën në bagazh trupin e pajetë të taksistit dhe u drejtuan për në ambientet e TUSAŞ.

Reagimi i parë i Turqisë

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi pas mesnate se "tridhjetë e dy objektiva", pozicione të PKK-së dhe aleatëve të saj, u bombarduan në Irakun verior dhe në territorin e Sirisë, pak orë pas sulmit në Ankara, i cili mori jetën e pesë personave.

"Siç lejohet nga e drejta jonë për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, një operacion ajror u krye kundër objektivave terroristë në Irakun verior dhe Siri dhe gjithsej 32 objektiva terroristë u shkatërruan me sukses dhe operacionet e linjës ajrore po vazhdojnë".

Address

Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lajmet.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share