01/02/2022
Strategjia amerikane për arrestimin e Ilir Metës
Shkruan Sokol Pepushaj
Berisha e Nano, Rama e Veliaj, Arben Kraja e Ilir Meta me të shoqen, duam a nuk duam, janë mish e thua. Me vilat luksoze në Gji të Lalzit, janë komshi.
Vilat ka ca llafe se përdoren për prodhim hashashi dhe kujdesohet Babloku vetë, që droga të rritet shëndetshëm e të tregtohet edhe me kujdes të policisë.
Sa për kufijtë, prapë llafe janë, sikur i siguron një ambasador i pasigurtë për veten e që paguhet me Urdhër Mbrojtjeje.
Për drogë nuk po flitet fare, e gjithkush e ka parë se Shqipëria ka qënë plot e përplot, apo jo?!
Edhe droga me sot e me nesër do sekuestrohet. Droga, Ilir Meta, Babloku vetë, duan apo nuk duan kapot e 4 Klaneve Mafioze, me sot a me nesër, por do të arrestohen.
Kur vjen kjo me sot a me nesër?
Pas pak ditësh, do ta shihni, ose vret veten, ose arrestohet milioneri më i përfolur dhe i akuzuar i Ballkanit, Ilir Meta.
Dikush që është dikush, na jep një lajm edhe më të mirë se arrestimi i Ilir Metës.
Le ta zëmë se lajmi është se Meta e Berisha arrestohen në një ditë, në një orë.
Atëherë, le të ecim me pak le ta zëmë.
Ja, le ta zëmë se ambasadorja Yuri Kim vazhdon atë plan- veprimin e organizuar e serioz të deklaratave publike nga ambasadori Donald Lu për arrestimin e secilit hajdut.
Vemi pak më thellë. E lëmë le ta zëmë e cekim në le ta besojmë. Nëse besojmë se ambasadori Donald Lu, kur foli më datën 7 nëntor 2017, se “Në shqip ju thoni: “Peshku i madh e ha të voglin”, por për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh”, ishte vërtetë ambasadori Lu, çdo të bëhej?
Do bëhej kjo që po bëhet, arrestimi i dy prej drejtuesve të Katër Klaneve Mafioze që drejtojnë 20 familjet kriminale dhe materializim i shprehjes së famshme amerikane “put your money where the mouth is” që në shqip thotë “veprat flasin më shumë se fjalët”.
Jemi tek Veprimi.
Shkurt e qartë, fjalët e Donal Lu, po bëhen veprim nga Yuri Kim.
Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk shpëtojnë dot, së pari nga vetvetja. Ata kanë pasuri shumë e jetësë që konsumon shumë.
Presidenti përpiqet të justifikoi paratë marramendëse që kanë “gëlltitur” prej vitesh tre fëmijët e tij në Londër. Tha diçka rreth kësaj. Gruaja e tij p***a trashëgimi nga vajzëria më shumë se Princesha Britanike e Uellsit, Lady Diana.
Përtej deklaratës së presidentit, deklarimi i pasurisë së familjes Kryemadhi, sipas çertifikatës zyrtare të trungut familjar, i njeh Monika Kryemadhit, 32, 5 meter katrorë shtëpi banimi dhe asnjë pasuri tjeter.
Nëse besojmë këto, dhe shprehjen e bukur amerikane se “dreka falas nuk ekziston”, i bie që secili të ketë pasuri mbi rrogën e trashëgiminë sipas çertifikatës së trungut ditën e martesës, do arrestohet e do të sekuestrohet.
Kjo do të ndodhë, me sot a me nesër, pasi secili nga “Peshqit” e mëdhenj shet p*rdhë se e ka gruan më të pasur se Princesha Britanike e Uellsit, Lady Diana
Ja pra, sa e thjeshtë qenka kjo Strategjia amerikane për arrestimin e Ilir Metës.