Lojtari në fokus

Lojtari në fokus Futbolli në qendër

“Kemi tifozët më të mirë në botë”. Këto janë fjalët e kapitenit Berat Gjimsh*ti pas ndeshjes me Moldavinë, ku Shqipëria ...
17/11/2023

“Kemi tifozët më të mirë në botë”. Këto janë fjalët e kapitenit Berat Gjimsh*ti pas ndeshjes me Moldavinë, ku Shqipëria siguroi kualifikimin për herë të dytë në Euro 2024. Ai gjithashtu u shpreh se është një kualifikim i merituar dhe shpreson që në Europian të arrijnë diçka më shumë.

Ka vend vetëm për festë në Kombëtaren kuqezi, pas barazimit në Moldavi që na siguroi kualifikimin në Euro 2024. Pas ndes...
17/11/2023

Ka vend vetëm për festë në Kombëtaren kuqezi, pas barazimit në Moldavi që na siguroi kualifikimin në Euro 2024. Pas ndeshjes trajneri Sylvinho u shpreh për mediat se ai është krenar që po trajnon Shqipërinë, ndërsa këtë merrit e ndan me të gjithë personazhet e tjerë që kanë sjellë në këto rezultate për kuqezinjtë.

Jemi në Europian. 🇦🇱🦅Ka vetëm festë kuqezi ❤️🖤 në kryeqytetin e Moldavisë pas barazimit 1-1 që na siguron pikën e nevojs...
17/11/2023

Jemi në Europian. 🇦🇱🦅Ka vetëm festë kuqezi ❤️🖤 në kryeqytetin e Moldavisë pas barazimit 1-1 që na siguron pikën e nevojshme për kualifikimin në Euro2024. Mjafton goli i Sokol Cikallesh*t me penallti në minutën e 25-të që skuadra kuqezi të luajë thjesht për prestigj dhe festë ndeshjen e mbetur me Ishujt Faroe.

Shqipëria do të luajë finalen e parë të nëntorit ndaj Moldavisë në transfertë, ku mjafton një pikë për të siguruar kuali...
16/11/2023

Shqipëria do të luajë finalen e parë të nëntorit ndaj Moldavisë në transfertë, ku mjafton një pikë për të siguruar kualifikimin në Euro2024. Në prag të kësaj sfide, kapiteni Berat Gjimsh*ti shprehet besimplotë se skuadra mund të dalë më pikë të plota dhe të presë biletën për në Gjermani. Sa i përket presionit, Gjimsh*ti shprehet se mund të jetë në favor të Shqipërisë pasi mund të kthehet në më shumë grintë në fushë.

Nuk ka asnjë objektiv tjetër veç fitores për Sylvinhon në transfertën moldave që mund të kthehet në një mbrëmje historik...
16/11/2023

Nuk ka asnjë objektiv tjetër veç fitores për Sylvinhon në transfertën moldave që mund të kthehet në një mbrëmje historike për Shqipërinë. Për Kombëtaren kuqezi mjafton vetëm 1 pikë që të sigurojë kualifikimin në Europian, por trajneri shprehet se të dyja skuadrat do të luajnë për fitore. Shqipëria do të përballet me Moldavinë në orën 18:00 në stadiumin “Zimbru”, ndërsa ndeshja konsiderohet si një finale.

Pas shkarkimit të Rudi Garcias, do të jetë Walter Mazzarri timonieri i ri i Napolit. Trajneri italian rikthehet te skuad...
14/11/2023

Pas shkarkimit të Rudi Garcias, do të jetë Walter Mazzarri timonieri i ri i Napolit. Trajneri italian rikthehet te skuadra që ka trajnuar prej vitit 2009 deri më 2013. Pas 10 vitesh ai do kërkon të rimëkëmbë kampionët e Italisë që kanë bërë një start jo shumë të mirë të sezonit.

Në prag të finales me Moldavinë, Etrit Berisha shprehet optimist se Shqipëria 🇦🇱 mund ta sigurojë kualifikimin në Euro20...
14/11/2023

Në prag të finales me Moldavinë, Etrit Berisha shprehet optimist se Shqipëria 🇦🇱 mund ta sigurojë kualifikimin në Euro2024 që më 17 nëntor. Megjithatë momenti sipas tij është shumë delikat dhe duhet bërë kujdes. Ai shpjegon gjithashtu pse zgjodhi të transferohej tek Empoli. Shqipëria do të luaj më 17 nëntor në transfertë ndaj Moldavisë ku mjafton vetëm 1️⃣ pikë për të prerë biletën në Gjermani 🇩🇪.

Kombëtarja🇦🇱 do të luajë në nëntor dy finalet e fundit drejt Europianit, ato ndaj Moldavisë🇲🇩dhe Ishujve Faroe. Në prag ...
14/11/2023

Kombëtarja🇦🇱 do të luajë në nëntor dy finalet e fundit drejt Europianit, ato ndaj Moldavisë🇲🇩dhe Ishujve Faroe. Në prag të transfertës moldave ka folur në konferencë për shtyp Elseid Hysaj, i cili theksoi se mjafton vetëm një barazim për të realizuar ëndrrën europiane. Megjithatë skuadra duhet të futet vetëm për fitore, pasi sipas tij nëse rrezikojnë dhe humbin ndeshjen, atëherë i gjithë presioni do të binte mbi skuadrën kuqezi për finalen e fundit ndaj Ishujve Faroe.

Tragjedi në futbollin shqiptar. Sulmuesi i Egnatias, Raphael Dwamena ka humbur jetën në moshën 28-vjeçare. Futbollisti g...
11/11/2023

Tragjedi në futbollin shqiptar. Sulmuesi i Egnatias, Raphael Dwamena ka humbur jetën në moshën 28-vjeçare. Futbollisti ganez u rrëzua pa ndjenja në tokë në minutën e 25-të të ndeshjes Egnatia-Partizani. Në ndihmë të tij erdhën menjëherë stafet mjekësore që më pas e transportuan me urgjencë në spital, por zemra e sulmuesit nuk arriti dot të fitonte betejën.
Një futbollist i madh, ndoshta i huaji më i mirë që ka luajtur ndonjëherë në Shqipëri, por mbi të gjitha një njeri i përulur dhe gjithmonë me besimin te Zoti. Mjekët e kishin këshilluar të mos luante më futboll, por ai vazhdoi dhe për pasionin la edhe jetën.
U prehsh në paqe Raphael Dwamena! 🕊

Kombëtares 🇦🇱 i ka mbetur edhe një hap për të shkuar zyrtarisht drejt Euro 2024. Dy finalet e nëntorit, ajo me Moldavinë...
10/11/2023

Kombëtares 🇦🇱 i ka mbetur edhe një hap për të shkuar zyrtarisht drejt Euro 2024. Dy finalet e nëntorit, ajo me Moldavinë 🇲🇩 në transfertë më datë 17 dhe ajo me Ishujt Faroe 🇫🇴 në “Air Albania” më datë 20, do të sjellin qershinë mbi tortë për kuqezinjtë 🔴⚫️. Kombëtares i mjafton vetëm 1 pikë në 2 ndeshjet e mbetura për të zyrtarizuar kualifikimin që tashmë konsiderohet 99% i arritur. Në prag të dy sfidave, trajneri Sylvinho ka bërë publike edhe listën me lojtarët e grumbulluar. Bie në sy mungesa e Armando Brojës që nuk ia del dot të rikuperohet nga dëmtimi që po e mban jashtë fushave. Nuk do të jetë gjithashtu në këto dy sfida as Enea Mihaj, ndërsa rikthehet Ardjan Ismajli. Risia e Sylvinhos për këto ndeshje është Arbnor Muçolli.

🧤 Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati
🧱 Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Berat Gjimsh*ti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Frederik Veseli, Mario Mitaj
⚽️ Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Nedim Bajrami,
🚀 Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Jasir Asani, Arbnor Muja, Arbnor Muçolli, Sokol Cikalleshi, Mirlind Daku

Milani mban gjallë shpresat për të kaluar fazën e grupeve në Champions League pasi mposht në një sfidë spektakolare PSG-...
07/11/2023

Milani mban gjallë shpresat për të kaluar fazën e grupeve në Champions League pasi mposht në një sfidë spektakolare PSG-në në San Siro. Kuqezinjtë e Piolit e panë veten në disavantazh pas golit të Skriniar, por Leao me një perlë e më pas Giroud i dhanë tre-pikëshin e parë “Djallit” në këtë edicion të Championsit. Milani tashmë ndodhet në vendin e tretë me 5 pikë, dy pikë më pak se Dortmundi i vendit të parë. Në vendin e dytë është PSG.

Sezonit fantastik të Myrto Uzunit në La Liga 2 i shtohet edhe qershia mbi tortë. Sulmuesi shqiptar është shpallur lojtar...
07/11/2023

Sezonit fantastik të Myrto Uzunit në La Liga 2 i shtohet edhe qershia mbi tortë. Sulmuesi shqiptar është shpallur lojtari më i mirë i sezonit 2022-2023 falë paraqitjeve të tij fantastike. Ai sezonin e kaluar me Granadën siguroi ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll, ku mori rolin e liderit në ekip, ndërsa me 23 golat e tij u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lojtari në fokus posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share