02/08/2026
MAGJI MBI JON — një event që u ndërtua me pasion, përkushtim dhe shumë punë.
Projekti “Magji mbi Jon”, në zemër të Himarës, për ne si LogIN Creative mbetet kënaqësia e një ngjarje të realizuar me sukses dhe mbi të gjitha, e një bashkëpunimi të ndërtuar mbi besim dhe profesionalizëm.
Realizuam menaxhimin e përgjithshëm të eventit, prodhimin skenik dhe grafik, koordinimin e partnerëve teknikë, organizimin e proceseve të regjistrimit audio dhe video, si dhe ndërtimin dhe funksionalizimin e plotë të strukturës skenike.
Nga ideja te skena.
Nga koordinimi te detaji.
Nga plani te momenti kur muzika nisi të tingëllojë live.
Çdo element kërkoi punë në ekip, koordinim dhe vëmendje maksimale ndaj detajeve.
🤝 Një falënderim i veçantë për Shoqatën “Për një jetë më të mirë ZANAFILLA”, për besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e këtij projekti.
🙏 Faleminderit Bashkisë Himarë për mbështetjen dhe besimin në realizimin e këtij eventi, si dhe për mundësinë për të kontribuar në një mbrëmje të veçantë për qytetin dhe publikun e Himarës.
Faleminderit të gjithë partnerëve teknikë, artistëve, stafit dhe çdo personi që kontribuoi pas skenës për ta bërë këtë mbrëmje të mundur. ASLV Blacklight Media & Innovations
“Magji mbi Jon” përfundoi si koncert, por për ne mbetet një tjetër histori suksesi e ndërtuar së bashku.
🎬 LogIN creative & production FACTORY
Creative vision. Professional production. Live experience.