Revera Media al

Revera Media al Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Revera Media al, Media, Tirana.

Business • Research • Insight • Strategy • Society

News 🗞️ | Economy 💹 | Business 💼 | Law ⚖️ | Magazine 📖 | Podcast 🎙️
Informacion i verifikuar & analiza profesionale mbi zhvillimet kryesore në Shqipëri dhe më gjerë 🌍

27/08/2026

Gati skema për sigurimet në bujqësi, një pjesë të primit e subvencionon shteti

EKONOMI | 27 GUSHT 2026

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se është drejt përmbylljes puna për ngritjen e një skeme sigurimesh në bujqësi, që synon të mbrojë fermerët dhe prodhimin bujqësor nga dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Skema synohet të jetë e aksesueshme si për fermat e vogla, ashtu edhe për ato të mëdha, duke ofruar më shumë siguri përballë dëmeve nga ngricat, breshëri, përmbytjet dhe zjarret.

Një nga elementët kryesorë të skemës do të jetë mbështetja nga Buxheti i Shtetit për një pjesë të primit të sigurimit. Kjo do të ulë koston që duhet të përballojë fermeri dhe synon ta bëjë sigurimin më të përballueshëm dhe të aksesueshëm.

“Fermeri nuk duhet të mbetet vetëm përballë një stuhie, një ngrice apo një zjarri që mund të dëmtojë punën e një viti të tërë”, u shpreh ministri Salla.

Sipas tij, sigurimet në bujqësi synojnë të krijojnë më shumë mbrojtje, siguri dhe qëndrueshmëri për fermerët, si dhe një sektor bujqësor më të përgatitur për risqet që lidhen me fatkeqësitë natyrore.

Ministri theksoi se puna do të vijojë për t’i kthyer shqetësimet e ngritura nga fermerët në terren në masa konkrete mbështetëse.

BujqësiaShqiptare Subvencione ZhvillimRural Buxheti Shqipëri

27/08/2026

Viti i ri shkollor 2026–2027/ Rregulla më të forta për celularët, tekste dhe programe të reja

Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit kanë përcaktuar rregullat dhe prioritetet për vitin e ri shkollor 2026–2027 në sistemin parauniversitar.

Udhëzimi i përbashkët nr. 15, datë 18 gusht 2026, i botuar në Fletoren Zyrtare më 27 gusht, përcakton detyrime për organizimin e procesit mësimor, tekstet shkollore, sigurinë e nxënësve, përdorimin e celularëve, programet e reja mësimore, digjitalizimin dhe vlerësimin e shkollave.

Tekstet shkollore

Shpërndarja dhe sh*tja e teksteve duhet të përfundojë përpara nisjes së procesit mësimor. Tekstet do të jenë falas për nxënësit e klasave I–V dhe në përdorim falas për klasat VI–IX të arsimit bazë publik.

Për klasat I, VI dhe X parashikohet pajisja me tekste të reja ose të përditësuara gjatë vitit 2026. Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar duhet të raportojë në Ministrinë e Arsimit deri më 20 shtator për ecurinë e këtij procesi.

Ndryshime në kurrikulë

Programet e reja lëndore për klasën e parë dhe klasën e gjashtë do të zbatohen për herë të parë gjatë vitit shkollor 2026–2027. Parashikohet gjithashtu përdorimi i moduleve kurrikulare, udhëzuesve për nivelet e arritjeve dhe materialeve për veprimtaritë praktike.

Në shkollat që disponojnë Laboratorë Smart, teknologjia duhet të përdoret jo vetëm për TIK-un, por edhe për metoda interaktive dhe simulime në shkencat e natyrës, matematikë, STEM, gjuhë të huaja, lëndë shoqërore dhe projekte ndërdisiplinore.

Përdorimi dhe funksionimi i laboratorëve do të monitorohet dhe shkollat duhet të raportojnë në fund të çdo periudhe mësimore.

Ndryshime në gjimnaze

Për klasën X hyn në zbatim për herë të parë plani i ri mësimor i miratuar në tetor 2025. Të reja janë edhe programet e disa lëndëve të kurrikulës bërthamë dhe asaj me zgjedhje.

Disiplina dhe siguria

Në ditën e parë të shkollës, nxënësit duhet të njihen me rregulloren e brendshme, të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, kodin e veshjes, rregullat e sigurisë dhe bashkëjetesës, si dhe masat për përdorimin e telefonave celularë.

Në këtë proces do të përfshihen mësuesit, kujdestarët, shërbimi psiko-social, oficerët e sigurisë dhe pjesa tjetër e stafit.

Celularët

Udhëzimi kërkon zbatimin e rregullave të miratuara që prej shtatorit 2025 për ndalimin e përdorimit të telefonit dhe pajisjeve të ndërlidhura me të në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare.

Drejtoritë e shkollave duhet të përfshijnë në rregulloret e tyre të brendshme edhe masa shtesë për zbatimin korrekt të këtij ndalimi.

Lufta kundër dhunës dhe bullizmit

Shkollat duhet të funksionojnë me ekipe “antibulling”, të kenë këndin “Stop dhunës në shkollë”, të monitorojnë punën e komisioneve të disiplinës dhe etikës dhe të organizojnë aktivitete ndërgjegjësuese.

Rastet e dhunës duhet të raportohen dhe të zbatohen protokollet për identifikimin, parandalimin dhe raportimin e tyre.

Braktisja shkollore

Drejtoritë duhet të evidentojnë nxënësit që braktisin shkollën, por edhe ata që janë në rrezik braktisjeje.

Çdo rast duhet të raportohet menjëherë te strukturat vendore të arsimit dhe të vihet në dijeni njësia administrative përkatëse. Veçmas do të evidentohen transferimet dhe largimet për shkak të migrimit të familjeve.

Digjitalizimi

Administrimi i shkollave do të vijojë të zhvendoset drejt sistemeve digjitale. Mësuesit duhet të plotësojnë portofolin e tyre digjital në Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP), duke ngarkuar certifikatat, trajnimet, konferencat, kreditet dhe kualifikimet profesionale.

Dokumentet kryesore të shkollës, planet vjetore dhe dokumentacioni i stafit do të administrohen gjithashtu nëpërmjet sistemit.

Matja e performancës

Çdo shkollë duhet të plotësojë deri më 3 shtator 2026 Kartën e Performancës për vitin shkollor 2025–2026 dhe ta bëjë atë publike për prindërit dhe komunitetin.

Zyrat vendore të arsimit duhet t’i verifikojnë të dhënat deri më 10 shtator, ndërsa në fund të muajit do të shpallen shkollat e suksesshme.

27/08/2026

BILL GATES

“Punë të rezervuara për njerëzit” dhe taksë për AI-n

Bill Gates paralajmëron se inteligjenca artificiale mund të ketë pasoja serioze për tregun e punës dhe propozon krijimin e “Human Reserved Jobs” – vendeve të punës që do të rezervoheshin posaçërisht për njerëzit, edhe në rastet kur AI mund t’i kryejë ato.

Ai e krahason këtë ide me një rezervat natyror: ashtu si disa zona mbrohen nga zhvillimi sepse konsiderohen me vlerë, edhe disa profesione mund të mbrohen nga automatizimi.

Gates përmend kujdesin për fëmijët dhe shërbimin në ushtri si shembuj të qartë, ndërsa në arsim dhe shëndetësi sugjeron të përcaktohet se cilat funksione duhet të mbeten njerëzore dhe cilat mund t’i kalojnë AI-së.

AI BillGates Puna TreguIPunës EArdhmja Inovacion

27/08/2026

🎯Administrata Tatimore në zbatim të planit operacional të turizmit, ka filluar kontrollet për subjektet që kanë realizuar të ardhura përmes platformës Booking.com.

📍Mbas përfundimit të fazës së informimit janë përzgjedhur 100 tatimpagues, individë dhe subjekte, të cilët për periudhën tetor 2022 – dhjetor 2025 rezultojnë me rreth 24.9 milionë euro të ardhura të realizuara përmes Booking.com.

🔍 Kontrollet që do të ushtrohen nga Drejtoria e Hetimit dhe Drejtorite Rajonale do të evidentojnë nëse këto të ardhura janë deklaruar në përputhje me detyrimet ligjore në fuqi.

📣 Administrata Tatimore u bën thirrje individëve dhe subjekteve që realizojnë të ardhura përmes platformave online të deklarojnë saktë të ardhurat për të shmangur pasojat administrative dhe penale.

REVERA MEDIA | EKONOMIAIDA: Deri në 400 mijë euro financim për projekte në turizëm dhe kulturëAgjencia Shqiptare e Zhvil...
26/08/2026

REVERA MEDIA | EKONOMI

AIDA: Deri në 400 mijë euro financim për projekte në turizëm dhe kulturë

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka publikuar thirrjen e 7-të për propozime për projekte të vogla në kuadër të Objektivit Specifik 4.6 të Programit IPA CBC Greqi–Shqipëri, duke sjellë një tjetër mundësi financimi për projektet që synojnë zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërkufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në kuadër të thirrjes, fondi total në dispozicion është 2 milionë euro, ndërsa financimi për një projekt varion nga 120 mijë deri në 400 mijë euro. Financimi mbulohet në masën 80% nga fondet e Bashkimit Evropian dhe 20% nga financimi kombëtar.

Thirrja fokusohet në projekte që lidhen me turizmin e qëndrueshëm dhe kulturor, trashëgiminë kulturore dhe natyrore, digjitalizimin, inovacionin social dhe zhvillimin rajonal, duke synuar forcimin e bashkëpunimit mes zonave ndërkufitare të Shqipërisë dhe Greqisë.

AIDA vijon të informojë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe palët e interesuara, për mundësitë e financimit përmes portalit “Akses në Financë”, ku janë të aksesueshme thirrjet, kriteret e pranimit dhe kushtet e aplikimit.

Sipas kushteve të thirrjes, financimi i projekteve lidhet me partneritete dhe nisma të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri–Greqi. Subjektet e interesuara duhet të verifikojnë kriteret e pranueshmërisë përpara aplikimit.

📌 Afati i aplikimit: 30 shtator 2026

Përmes këtyre mundësive, AIDA synon të lehtësojë aksesin e biznesit dhe institucioneve të interesuara në instrumentet financiare të Bashkimit Evropian dhe të nxisë projekte që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, turistik dhe social të zonave ndërkufitare.

Turizëm Kulturë Investime BE BashkimiEuropian IPA Shqipëri Greqi FinancimEU BiznesetShqiptare MundësiFinancimi

26/08/2026

REVERA MEDIA | EKONOMI & FINANCË

Përdorimi i obligacioneve si kolateral për kreditë, në rënie për të tretin vit radhazi

Përdorimi i instrumenteve të borxhit të qeverisë si kolateral për kreditë bankare është në rënie për të tretin vit radhazi.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për 6-mujorin 2026, vlera e letrave me vlerë të borxhit qeveritar të vendosura si kolateral për kreditë bankare zbriti në 91 milionë lekë, në rënie me 56% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në numër transaksionesh, titujt e qeverisë u vendosën si kolateral në 18 raste, shifër 25% më e ulët krahasuar me një vit më parë.

Përdorimi i pakët i titujve të borxhit si kolateral këtë vit është përqendruar i gjithi te individët.

Nga 18 transaksione, në 16 raste janë përdorur obligacionet dhe vetëm në dy raste bonot e thesarit.

Titujt qeveritarë mund të ofrojnë avantazhe në raport me llojet e tjera të kolateralit, kryesisht pasuritë e paluajtshme. Instrumentet financiare janë më likuide dhe më të lehta për t’u vlerësuar, ndërsa procedurat e ekzekutimit në rast mospagimi janë më të shpejta dhe me më pak kosto.

Megjithatë, ky lloj kolaterali përdoret ende pak, si për shkak të njohjes së kufizuar të tij si alternativë nga huamarrësit, ashtu edhe për shkak të problematikave që bankat hasin në sigurimin e kredive me këto instrumente.

Një prej tyre lidhet me vlerën e tregut të titullit të ofruar si kolateral. Nëse kjo vlerë bie nën detyrimin e klientit ndaj bankës, një pjesë e detyrimit mund të mbetet e pambuluar.

Sipas të dhënave të AMF-së, gjatë 6-mujorit 2026, vetëm Banka Kombëtare Tregtare dhe Fibank kanë kryer transaksione të vendosjes së titujve të qeverisë si kolateral.

Burimi: BSH

Obligacione BonoThesari AMF BankaShqiptare TregjetFinanciare Financa EkonomiaShqiptare Shqipëri

24/08/2026

REVERA MEDIA | KULTURË & GJUHË

Shqipja, gjuhë kyçe për zbërthimin e familjes indo-evropiane

Gjuhëtari i njohur amerikan Brian Joseph ka vlerësuar rolin e veçantë të gjuhës shqipe në studimin dhe rindërtimin e familjes së gjuhëve indo-evropiane.

Në një ligjëratë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë, profesori Emeritus i Universitetit të Ohios tha se shqipja ofron të dhëna të rëndësishme nga tri këndvështrime: gjenetike, ballkanike dhe universaliste.

Sipas Josephit, dëshmitë e shqipes kanë ndihmuar në kuptimin e tingujve të proto-indo-evropianishtes dhe në rindërtimin e historisë së kësaj familjeje gjuhësore.

Ai theksoi gjithashtu rolin e shqipes në kontaktet mes gjuhëve të Ballkanit, duke sjellë shembuj që tregojnë se struktura të caktuara gramatikore mund të jenë kaluar nga shqipja në greqishten e disa zonave pranë Shqipërisë.

“Shqipja është një ‘lojtare’ kyçe në kontaktin midis folësve të gjuhëve të ndryshme në Ballkan”, ka deklaruar Joseph.

Sipas tij, shqipja nuk është e rëndësishme vetëm për historinë e saj, por edhe për të kuptuar se si ndryshojnë, ndikojnë dhe funksionojnë gjuhët njerëzore në përgjithësi.

REVERA MEDIA
IndoEuropiane KulturaShqiptare Gjuha AlbanianLanguage Prishtina AlbanianCulture

24/08/2026

REVERA MEDIA | TEKNOLOGJI & SHOQËRI

Studimi: Përdorimi i AI-së dobëson besimin e njerëzve te aftësitë e tyre mendore

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale për të kryer detyra që kërkojnë arsyetim mund të ketë pasoja më të gjera për aftësitë njohëse sesa mendohet.

Një studim i ri sugjeron se mbështetja e tepruar te chatbotët jo vetëm që mund të dobësojë aftësinë për të arsyetuar në mënyrë të pavarur, por edhe të ulë besimin e njerëzve te idetë dhe gjykimi i tyre.

Studimi, i botuar në revistën shkencore të rishikuar nga kolegët Technology, Mind and Behavior, zbuloi se pjesëmarrësit që mbështeteshin më shumë te AI kishin më shumë gjasa të pranonin se chatbot-i po “mendonte” në vend të tyre. Kjo shoqërohej edhe me një nivel më të ulët besimi në aftësitë e tyre për të menduar dhe arsyetuar në mënyrë të pavarur.

Teknologjia mund të ndihmojë mendimin, por pyetja mbetet: sa duhet t’ia delegojmë asaj?

Studim TeknologjiDheShoqëri ChatGPT AftësiNjohëse MendimKritik EdukimiDigjital Inovacion Digitalizim AIResearch

24/08/2026

REVERA MEDIA | EKONOMI & AKADEMI

Shqiponja Telhaj, profesoresha shqiptare që po spikat në akademinë britanike

Një tjetër histori suksesi shqiptare vjen nga Britania e Madhe.

Shqiponja Telhaj është Profesore e Ekonomisë në University of Sussex dhe kërkuese e asociuar në London School of Economics, dy prej institucioneve më të njohura akademike britanike.

Puna e saj fokusohet te ekonomia e arsimit dhe tregu i punës, ndërsa studimet e saj kanë ndikuar në politika të institucioneve si Departamenti Britanik i Arsimit, Banka Botërore dhe Higher Education Funding Council for England.

Telhaj ka shërbyer gjithashtu si këshilltare pranë Departamentit Britanik të Arsimit dhe institucioneve shqiptare, ndërsa prej vitit 2021 drejton Bordin e Akreditimit të Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Në prill 2026, ajo u nderua me titullin “Kalorës i Urdhrit të Lisit Akademik”, për kontributin në kërkimin shkencor dhe politikat publike.

Studimet e profesores shqiptare janë publikuar në revista prestigjioze ndërkombëtare dhe janë pasqyruar nga BBC, Financial Times, The Guardian, The Times dhe Sky News.

Një emër shqiptar në akademinë ndërkombëtare, një kontribut që shkon përtej kufijve.

Arsim KerkimShkencor UniversityOfSussex LSE LondonSchoolOfEconomics BankaBoterore PolitikaPublike ShqiptaretNeBote AlbanianSuccess AlbanianAcademia Shqiperi

23/08/2026

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Revera Media al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category