Geek Room

Geek Room Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë re

Xiaomi ka zgjedhur Vjenën për të prezantuar zyrtarisht serinë Xiaomi 17T, duke sjellë dy modele për herë të parë në linj...
30/05/2026

Xiaomi ka zgjedhur Vjenën për të prezantuar zyrtarisht serinë Xiaomi 17T, duke sjellë dy modele për herë të parë në linjën T, Xiaomi 17T dhe Xiaomi 17T Pro. Me këtë seri, kompania synon të ngushtojë edhe më shumë hendekun mes “flagship”-ëve dhe çmimit, një formulë që i ka funksionuar prej vitesh.

Fokusi kryesor i 17T Series është kamera, falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me Leica. Të dy modelet vijnë me kamerë kryesore 50MP dhe telefoto 5x, duke mbështetur zmadhim deri në 10x me cilësi optike dhe deri në 120x AI Ultra Zoom. Risi është Leica Live Moment, një veçori që kap lëvizjen dhe emocionin përtej një fotografie statike, tashmë e shtrirë edhe në modalitetin Portrait për një efekt më natyral. Modeli Pro shkon edhe më tej, me video 4K në 60fps dhe efekte kinematografike në kohë reale.

Edhe ekrani është një pikë e fortë. Xiaomi prezanton Xiaomi Vision Care, me certifikim të katërfishtë nga TUV Rheinland për mbrojtjen e syve. Të dy pajisjet përdorin panele AMOLED 1.5K me ndriçim deri në 3500 nits, ndërsa 17T Pro arrin 144Hz, duke e bërë ideal për gaming dhe konsum multimedial.

Nën ekran, 17T Pro fuqizohet nga MediaTek Dimensity 9500 (3nm), ndërsa 17T nga Dimensity 8500-Ultra (4nm), të dy të ftohur nga sistemi 3D IceLoop. Bateritë janë masive: 7000mAh me 100W HyperCharge për Pro dhe 6500mAh me 67W për 17T.

Çmimet nisin nga 749 euro për 17T dhe 899 euro për 17T Pro, ndërsa blerësit përfitojnë edhe prova falas të shërbimeve si Google AI Pro, YouTube Premium dhe Spotify Premium. Një paketë që e bën 17T Series një nga prezantimet më ambicioze të vitit.

Më shumë detaje gjen në link in bio 👉

▪ Ndiq për të rejat më të fundit nga bota e teknologjisë

Gucci ka bërë një hyrje historike në botën e F1, duke u shpallur partner i ekipit Alpine Formula One Team nga sezoni 202...
30/05/2026

Gucci ka bërë një hyrje historike në botën e F1, duke u shpallur partner i ekipit Alpine Formula One Team nga sezoni 2027. Duke nisur nga viti i ardhshëm, skuadra do të garojë zyrtarisht nën emrin Gucci Racing Alpine Formula One Team, një zhvillim që shënon herën e parë që një shtëpi luksoze mode merr rolin e Title Partner në Formula 1.

Si pjesë e bashkëpunimit, Gucci po lançon platformën Gucci Racing, e përshkruar si një nismë e re biznesi dhe përvoje, e ndërtuar mbi vlerat e performancës, precizionit, disiplinës dhe ekselencës, aty ku takohen luksi dhe sporti elitar. Epoka e re do të reflektohet edhe vizualisht në pistë, pasi Alpine do të braktisë ngjyrat aktuale blu dhe rozë, për t’u prezantuar me ngjyrat ikonike të Gucci-t.

Këshilltari Ekzekutiv i Alpine, Flavio Briatore, e cilësoi marrëveshjen si një moment krenarie dhe ambicieje: “Partneriteti me një markë të kalibrit të Gucci-t është diçka për të cilën jam jashtëzakonisht krenar. Alpine ka një histori të të bërit gjërat ndryshe dhe ka treguar më parë se moda mund të fitojë në Formula 1”.

Ai shtoi se përmirësimet në performancë dhe nisja më e mirë e sezonit në histori për ekipin e bëjnë këtë bashkëpunim edhe më domethënës.

Më shumë detaje gjen në link in bio 👉

▪ Ndiq për të rejat më të fundit nga bota e teknologjisë

Tirana po përgatitet të mirëpresë JunctionX Tirana 2026, edicioni i katërt i hackathon-it që ka vendosur Shqipërinë në h...
30/05/2026

Tirana po përgatitet të mirëpresë JunctionX Tirana 2026, edicioni i katërt i hackathon-it që ka vendosur Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të teknologjisë dhe startup-eve. Nga 19 deri më 21 qershor, dhjetëra ekipe do të bashkohen për 48 orë intensive, ku idetë kthehen në prototipe funksionale me potencial real ndikimi.

Hackathon-i është i hapur për zhvillues, dizenjues, sipërmarrës, studentë dhe çdo mendje krijuese që dëshiron të ndërtojë diçka që ka vlerë. Pjesëmarrësit mund të vijnë me ekip të formuar ose të krijojnë ekipin në ditën e parë të eventit, me maksimum 5 persona për skuadër.

Ngjarja do të zhvillohet në Piramidën e Tiranës, një simbol i transformimit urban dhe kreativ të qytetit. Për tre ditë me radhë, Piramida do të mbushet me kod, ide, mentorë dhe energji startup-i, duke reflektuar rritjen e shpejtë të ekosistemit teknologjik shqiptar.

Pjesëmarrja është falas dhe përfshin ushqim, pije, swag, mentorim dhe networking me profesionistë të industrisë. Përtej çmimeve, JunctionX Tirana është një derë reale drejt skenës globale të inovacionit. Për më shumë informacion dhe aplikime: JunctionX Tirana Official Website.

Më shumë detaje gjen në link in bio 👉

▪ Ndiq për të rejat më të fundit nga bota e teknologjisë

Prindërit nuk duhet të shqetësohen për zgjedhjen e degës së studimit për fëmijët e tyre në epokën e inteligjencës artifi...
29/05/2026

Prindërit nuk duhet të shqetësohen për zgjedhjen e degës së studimit për fëmijët e tyre në epokën e inteligjencës artificiale, thotë Jensen Huang, drejtuesi ekzekutiv i Nvidia. Në një intervistë për Channel NewsAsia, Huang theksoi se disiplinat që kanë pasur vlerë historikisht do të vazhdojnë të jenë të rëndësishme edhe në të ardhmen, pavarësisht avancimit të AI.

Sipas tij, në vend që të kërkojnë “degë rezistente ndaj AI”, studentët duhet të mësojnë si ta përdorin inteligjencën artificiale për të thelluar dijen dhe përmirësuar mjeshtërinë e tyre. Ai përmendi gazetarinë, tregimin e historive, artin dhe dizajnin si fusha që do të mbeten thelbësore, pasi kërkojnë ndjeshmëri, kreativitet dhe aftësi njerëzore që teknologjia nuk i zëvendëson lehtë. Huang vuri në dukje se intervistuesit më të mirë nuk janë vetëm të përgatitur, por edhe të aftë të dëgjojnë, të jenë të pranishëm dhe të reagojnë në mënyrë dinamike.

Duke iu referuar konceptit japonez “wabi-sabi”, bukuria e papërsosmërisë, Huang sugjeroi se cilësitë unike njerëzore mund të bëhen edhe më të çmuara në një botë të mbushur me AI. Mesazhi i tij ishte i qartë, pasi pavarësisht pasionit që zgjedh një i ri, pyetja kryesore duhet të jetë se si AI mund ta ndihmojë të përmirësojë mësimin, zanatin dhe qëllimin personal.

Më shumë detaje gjen në link in bio 👉

▪ Ndiq për të rejat më të fundit nga bota e teknologjisë

29/05/2026

Fundi i pritjeve për pagesat nga Shopify! Tani mund t’i kalosh direkt në llogarinë tënde, falë bashkëpunimit mes Raiffeisen Bank Shqipëri dhe Shopify përmes RaiAccept.

Një hap i rëndësishëm për tregtarët e e-commerce në Shqipëri.

Mëso si ta aktivizosh shërbimin duke klikuar në raiffeisen.al.

Meta po forcon ndjeshëm strategjinë e saj të abonimeve, duke zgjeruar globalisht planet me pagesë për aplikacionet kryes...
29/05/2026

Meta po forcon ndjeshëm strategjinë e saj të abonimeve, duke zgjeruar globalisht planet me pagesë për aplikacionet kryesore Instagram, Facebook dhe WhatsApp, si dhe duke nisur testime për abonime të reja të fokusuara te bizneset, krijuesit dhe përdoruesit e Meta AI.

Me çmime që variojnë nga $2.99 deri në $3.99 në muaj, planet Instagram Plus, Facebook Plus dhe WhatsApp Plus u ofrojnë përdoruesve funksione shtesë si personalizim profili, reagime të avancuara, ikona të personalizuara, analiza për Stories dhe mjete të tjera që synojnë përdoruesit më aktivë. Sipas shefes së produkteve në Meta, Naomi Gleit, kompania planifikon të shtojë edhe më shumë veçori “argëtuese” në të ardhmen.

Këto plane nuk zëvendësojnë Meta Verified, abonimin ekzistues të fokusuar te verifikimi dhe mbrojtja nga imitimi, por synojnë të ofrojnë më shumë mjete shprehjeje dhe kontrolli për përdoruesit. Në këtë mënyrë, Meta kërkon të diversifikojë të ardhurat përtej reklamave, në një moment kur rritja e përdoruesve globalë është thuajse e saturuar.

Paralelisht, kompania po teston abonime të reja nën markën e përbashkët “Meta One”. Për përdoruesit e Meta AI, do të ofrohen dy plane: Meta One Plus dhe Meta One Premium, ku ky i fundit sjell kapacitet më të lartë llogaritës, arsyetim më të thellë për detyra komplekse dhe më shumë mundësi gjenerimi imazhesh e videosh. Testimet do të nisin fillimisht në disa tregje të përzgjedhura.

Ndërkohë, krijuesit dhe bizneset do të kenë akses në plane profesionale, nga Meta One Essential deri te Meta One Advanced, që përfshijnë dukshmëri më të lartë në feed, rezultate kërkimi të përmirësuara, mjete analitike të avancuara dhe opsione për menaxhim ekipor.

Më shumë detaje gjen në link in bio 👉

▪ Ndiq për të rejat më të fundit nga bota e teknologjisë

28/05/2026

3 ditë teknologji, 300+ të rinj nga rajoni dhe një valë inovacioni në ITP Prizren gjatë Digi Camp & Digital Skills Festival!

🚀 Nga hackathon-et intensive te panelet frymëzuese, Geek Room ishte aty për të ndarë energjinë e këtij festivali. Visar Haxhifazliu (GIZ) na mirëpriti në këtë ekosistem, ndërsa Muhamed Rexhepi (ITP) na tregoi transformimin rrënjësor nga kamp ushtarak në qendër të së ardhmes. Ministri Lulëzon Jagxhiu ndau vizionin qeveritar për t’i dhënë jetë këtij parku në bashkëpunim me GIZ Kosova. Për ta mbyllur, u njohëm me "DRIT’ Libreza Digjitale", aplikacioni fitues që do të përfaqësohet në Helsinki.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Geek Room posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Geek Room:

Share