Inès

Inès Fitness | Swimming | Fighting ⚔️🇦🇱🦅

23/12/2025

🇦🇱 3 KËNGËT MË TË BUKURA TË 2025-ËS 🇦🇱

Lamtumirë tallava, zhargon i çalë dhe tekste boshe!

Libri im i ri (që mezi e gjeta) !!!! “Gjuha e Albanëve ose Shkipëtarëve”, Shkruar nga studjuesi gjerman Ritter Von Xylan...
12/12/2025

Libri im i ri (që mezi e gjeta) !!!!
“Gjuha e Albanëve ose Shkipëtarëve”, Shkruar nga studjuesi gjerman Ritter Von Xylander është sjellë në shqip nga Frida Vokopola dhe Albert Gjoka. Për fat të mirë Zoti sjell njerëzit e duhur në kohën e duhur. Pikërisht në kohën kur po mundohen të zhdukin edhe ato që na kanë mbetur, dalin dy studjues shqiptarë që përkthejnë Ksilanderin i cili thotë se Shqipja është gjuha më e vjetër në botë! Ksilanderi ka jetuar në vitet 1800 dhe nuk ka ardhur kurrë në Shqipëri.

Mundohuni ta gjeni librin para se të “zhduket”. Te Adrioni kishte mbaruar, Albasi s’e njihte fare (ose s’do ta njohë), ca librari të tjera jo e jo, te “Tirana book” kishin mbetur dy kopjet e fundit që i mora unë.

09/12/2025

Konkurs: Kush flet më bukur në gjuhë të huaj?

Robert D’Angely:‘Gjuha primitive e Indisë ka qenë gjuha pellazgjike, sepse banorët e parë të saj kanë qenë të racës së b...
08/12/2025

Robert D’Angely:

‘Gjuha primitive e Indisë ka qenë gjuha pellazgjike, sepse banorët e parë të saj kanë qenë të racës së bardhë. Por mbasi vendi ishte në kontakt me popujt e racës së verdhë dhe të zezë, ishte e natyrshme që në rrjedhën e mijëvjeçarëve u detyrua të pësonte ndikimin e tyre; kështu sot kemi një sasi gjuhësh që mund të klasifikohen në tre grupe të mëdha: 1) gjuhët me origjinë ariane ose pellazge, që fliten nga pjesa më e madhe e popullsive të Indisë. 2) gjuhët dravide, që fliten në Dekan; 3) gjuhët mundajane ose kolariane, që fliten vetëm nga disa miliona individë. Nga ajo që do të shtjellojmë, del se gjuha pellazge, nën goditjet e përsëritura të gjuhëve fqinje jo ariane të të verdhëve dhe të zezakëve (dhe më vonë të gjuhëve mesopotame, p***e, e mbi të gjitha arabe) ka ndryshuar shumë, deri në atë pikë sa të humbasë natyrën e vet si gjuhë e pastër. Prandaj ka qenë e nevojshme që të ringjizet si gjuhë e argëve pushtues të Ekspeditës së parë të ariasve, për të rifituar pak nga format e saj primitive, siç na vërtetohet nga sanskritishtja, që shkruhej e vetmja kudo në Indi. Sanskritishtja, e formuar mbi bazën e gjuhës pellazge, si zendishtja, greqishtja dhe latinishtja, ka dhënë rregullat gramatikore dhe morfologjinë më të përsosur dhe më klasike nga të tria gjuhët e tjera, që po ashtu kanë qenë të vetmet gjuhë të shkruara dhe të ngritura në shkallën e gjuhëve liturgjike: zendishtja për mazdaizmin, greqishtja për Kishën e Lindjes dhe latinishtja për Kishën Katolike. Ajo u bë gjuha mbizotëruese ose më mirë më e përhapura midis gjuhëve të Indisë. Sanskritishtja më e lashtë që kemi, është ajo, në të cilën janë shkruar Vedat dhe mbi të gjitha: RIGVEDAT, monumenti gjuhësor e filologjik më i rëndësishëm i Indisë, që është hartuar sipas disa autorëve midis 2000 dhe 1500 para Krishtit. Duke krahasuar zgjatjen e nevojshme për formimin e tyre për të tria gjuhët: sanskritishten, greqishten dhe latinishten, konstatojmë se pellazgjishtes i është dashur të paktën një mijë vjet zhvillim për t‟u bërë sanskritishte - nga 3000 deri në 2000, greqishte - nga 1700 deri më 700 dhe latinishte - nga 1200 deri më 200 para Krishtit.’

04/12/2025

💔 Keni shumë për të mësuar nga ky djalë! Mos ja hidhni fajin ambjentit, shoqërisë, propagandës por drejtojuni vetes. Kush do të bëhet njeri i mirë, e gjen mënyrën.

Dhe lutuni Shqip!

U prehsh në paqe o njeri i bukur ❣️

28/11/2025

Këngëtarja rumune Andrea Vilcan, na e uron kështu festën e flamurit dhe pavarësisë 🫶

Nëse nuk ke vdekur, je ende në kohë të bësh diçka për Shqipërinë! Gjergj Fishta 🇦🇱 HYMNI I FLAMURIT KOMBETAR 🇦🇱Porsi fle...
28/11/2025

Nëse nuk ke vdekur, je ende në kohë të bësh diçka për Shqipërinë!

Gjergj Fishta 🇦🇱 HYMNI I FLAMURIT KOMBETAR 🇦🇱

Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit
Po rrehë Flamuri i Shqypnis,
E thrret t’ bijt e Kastrijotit
Me mbledhë tok nder çetë t’ ushtris.

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t’ gjith deshmorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

Per mbas Flamrit t’ vet Shqyptari,
Kur rrokë armët per t’ drejta t’ veta,
Atje lufta ndezet zhari,
Atje anmiku vehet m’ t’ leta.

Bini, Toskë!...

Mbi njatë Flamur Perendija
Me dorë t’ vet Ai e ka shkrue:
“Per Shqyptarë do t’ jét Shqypnija;
Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue!”

Bini, Toskë!...

Shka? A thue ‘i mend se atë tokë t’ bekueme,
Qi vetë Zoti na ka dhanun,
Sod me e shkelë kamba e poshtnueme
E nji t’ huej’t na kem m’ i a lanun?

Bini, Toskë!...

Ah; jo, kurr. Njiqind herë para
Kem’ me u shkri me gra, me fmi!
Kem’ me mbetë kortarë nder ara,
Se me shkelë lamë t’ huej’n n’ Shqypni.

Bini, Toskë!...

M’ kambë, Sokola të Shqypnis!
Flamri ynë, qé, n’ ajr po shtiellet
Si pol veshet t’ Perendis,
Kah na ban hije prej qiellet.

Bini, Toskë!...

Ma mirë dekë me u shue nen hije
T’ Flamrit t’onë në fushë t’ mejdanit,
Se me rrnue nji jetë robnije
Per nen sukuj t’ huejë t’ Balkanit.

Bini, Toskë!...

Armët e Besen na i njeh bota;
Trima n’ zâ kem’ pasun t’ Parët,
Luften né na e msoi Kastrjota:
Kè, thue, frigë do t’ kenë Shqyptarët?!

Bini, Toskë!...

Urra! Djelm, eh ‘u u dhashtë e mbara!
Sod a kurr, me dekë p’r Atdhé!
Flamri i ynë, qé, u nis perpara:
Ndimo, Zot, per Atmè e Fé!

Bini, Toskë!...

“ODINI ishte Mbreti i tetë me rradhë me prejardhje nga PRIAMI i TROJËS” 🦅❤Prejardhja e ODINIT danez është gjurmuar nga S...
19/11/2025

“ODINI ishte Mbreti i tetë me rradhë me prejardhje nga PRIAMI i TROJËS” 🦅❤

Prejardhja e ODINIT danez është gjurmuar nga Studiuesja Britanike Gladys Taylor dhe në Përmbledhjen “The Magnet of the Isles” (Magneti i Ishujve), Londër 1971, në faqen 37 thuhet:

“Familjet Mbretërore të vendeve Skandinave erdhën nga ODINI, gjenealogjia e të cilit ashtu si është dhënë në Prologun e Prozës Skandinave EDDA përcillet deri te Mbreti i Trojës Priami, derisa John D. Keyser, në librin “The Trojan origins of Europian Royality” (Origjina Trojane e Familjeve Mbretërore Europiane) shkruan:

“ODINI’’ ishte Mbreti i tetë me rradhë me prejardhje nga PRIAMI i TROJËS”

Themeluesi i Mbretërisë së Danimarkës ODINI me PLIS 🇦🇱në kokë.

Punime të Ilustratorit të mirënjohur Danez të shekullit XIX

Lorenz Froelich

Dansk: Odin og Vølven, ilustrim til Karl Gjellerups gendigtning af Den ældre Eddas Gudesange.

Siç u dëshmua DARDANO-TROJANËT ishin vendimtarë në krijimin e POPUJVE, MBRETËRIVE dhe PERANDORIVE të MËDHA të NJERËZIMIT, po edhe të vendeve të mëdha të mbarë EUROPËS së sotme.

Nga ORHAN REXHEPI “MBRETËRIA E DARDANISË 3500 VJET TË PLOTA”.

12/11/2025

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Inès posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Inès:

Share