Artan Dega

Artan Dega Shqiperia Europiane e ka vendin ne Bashkimin Europian ��

25/08/2026
17/08/2026

Tani veç sorrat e bufat e bufit do zihen me njeri tjetrin per copezat e protestes.

Qytetaret qe kishin vertet halle nuk jane aty, e meritojne te degjohen nga qeveria dhe do te degjohen.

11/08/2026

Kosova eshte në Kosove dhe e shqiptareve te Kosoves...e Serbia vec duhet me u mesu me kete fakt.

Endrrat me "E madhe" mund ti realizoje vec ne gjume Vuçiç.

Kosova Republike e Pavarur.

11/08/2026

LAJM I PABESUESHËM PO 100% I VËRTETË🙏

🇦🇱🥇 Nga një sulm brutal, te vendi i parë në botë.

Bekimi i teknologjisë digjitale për vendet në zhvillim është i jashtëzakonshëm, sepse kur vjen puna tek teknologjia e re nuk ka më vende të mëdha a të vogla, të zhvilluara apo në zhvillim.

Madje përkundrazi, kush është më mbrapa mund të bëjë kërcime të mëdha përpara (leapfrogs), duke kapërcyer në pak vite etapa që të tjerëve u janë dashur dekada. Shembulli i Estonisë e ka treguar këtë në mënyrën më spektakolare, por edhe tabela bashkëngjitur e tregon më së miri sesi vende me emër të madh e vende me emër të vogël gjenden në pozicione krejt të pazakonshme për klasifikimet me të cilat jemi mësuar🤷🏻‍♂️

Pse ka rëndësi kjo hyrje sot?

Sepse sot kemi marrë një lajm spektakolar që lidhet pikërisht me teknologjinë dhe që askush nuk do ta imagjinonte dot deri jo shumë vite më parë😍

Më 15 korrik 2022, kur regjimi kriminal i Teheranit ndërmori sulmin e paprecedentë kundër infrastrukturës sonë digjitale, synimi ishte sa i qartë, aq edhe i egër:

Të gjunjëzonte një shtet të vogël demokratik, që kishte guxuar t’u jepte strehë atyre që ai regjim i përndjek dhe i vret, njësoj siç Shqipëria u dha strehë hebrenjve apo edhe italianëve gjatë Luftës së Dytë Botërore; vëllezërve e motrave të Kosovës gjatë spastrimit etnik të regjimit të Beogradit; apo mijëra afganëve pas rënies së Kabulit në duart e barbarëve pa din e iman të Afganistanit👿👹👺

Ai sulm mund të na kishte kthyer mbrapa në epokën e sporteleve dhe radhëve të pafundme, duke na hedhur në lumë qindra miliona euro të investuara ndër vite në Shqipërinë Digjitale, sepse mbrojtja jonë kibernetike ishte ende e dobët. Por edhe falë partnerëve tanë, rezistuam dhe nuk na gjunjëzuan🤝

Përkundrazi, ai sulm u bë pikënisja e një kthese epokale.

Vendosëm të ndërtonim një mur të atillë mbrojtës për shtetin digjital të Shqipërisë, që të ishte e pamundur të shembeshin me një sulm të ngjashëm infrastrukturat e tij publike dhe, po, siç edhe e kam thënë asokohe kur shumëkush u tall me fjalët e mia, të kalonim nga grupi i shteteve me mbrojtje të dobët, në grupin e shteteve me mbrojtje shembullore🦅

Lajmi i sotëm kurorëzon një vizion ambicioz dhe një punë të jashtëzakonshme, me një sukses historik:

🇦🇱 SHQIPËRIA KA DALË E PARA NË BOTË NË NATIONAL CYBER SECURITY INDEX (NCSI), ME 98.33 PIKË💪🇦🇱🦅

Më 15 korrik 2022 u goditëm.

Në vitin 2023 kaluam në vendin e 54 falë nisjes së ndërtimit të një arkitekture të re të mbrojtjes dhe mbledhjes së kapaciteteve të larta profesionale në agjencinë e re të mbrojtjes kibernetike.

Në vitin 2025 u ngjitëm në vendin e 15, pas zhvillimit të plotë të arkitekturës së re inovative të mbrojtjes në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë izraelitë.

Sot jemi në majën e klasifikimit botëror për zhvillimin e kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike.

Ndërkohë sulmet e regjimit kriminal të Teheranit, dhe jo vetëm, nuk kanë rreshtur asnjë ditë. Por nuk keni dëgjuar më gjë për to, sepse kanë dështuar me sukses çdo ditë👎🤡

Ky nuk është një kërcim magjik në renditje dhe as një dhuratë e rënë nga qielli, po rezultati i një pune të madhe për të ngritur kapacitete teknologjike të nivelit botëror, aftësi institucionale e profesionale të klasit të parë dhe për të ndërtuar një sistem që nuk pret më goditjen për të reaguar, por punon çdo ditë për ta parandaluar atë, falë edhe modelit të parë të Inteligjencës Artificiale proaktive të futur në një arkitekturë mbrojtjeje kibernetike në Europë📲🧠🔐

Dhe po, ky kapërcim epokal është po ashtu dëshmi e fuqisë së aleancave të vërteta dhe të forta. Kur goditesh, e kupton edhe më mirë se kush qëndron krah teje dhe çfarë mund të ndërtohet së bashku.

Regjimi i Teheranit deshi të na tregonte sa të dobët ishim.

Në fakt, na detyroi të bëhemi fuqia që jemi sot në mbrojtjen e Shqipërisë Digjitale.

Nga shënjestër e një prej sulmeve kibernetike më të rënda ndaj një vendi të NATO, sot Shqipëria është në avangardën botërore të zhvillimit të kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike.

Si gjithnjë, përgjigjja më e mirë ndaj atij që kërkon të të gjunjëzojë është thjesht të ngrihesh më lart se ç’ke qenë ndonjëherë dhe ne treguam edhe njëherë se dimë ta bëjmë këtë sa herë dikujt i shkon mendja të na ulë poshtë🦅🇦🇱🔐

Puna vazhdon me këmbëngulje, sepse në botën e re të teknologjisë i pari sot mund të mbetet i fundit nesër, ndërkohë që muri ynë mbrojtës duhet të shtrihet kudo, edhe në sektorin privat🤝

11/08/2026
11/08/2026

📰 🇪🇺 Financial Times: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Europian

Në një koment për Financial Times, Kryeministri Edi Rama thekson progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, duke nënvizuar se vendi ka tashmë një rrugë të qartë drejt Bashkimit Europian.

“Vendi është në momentin më të mirë në shumë aspekte”, shprehet Kryeministri Rama, ndërsa Financial Times evidenton Shqipërinë mes vendeve kandidate që po avancojnë konkretisht në procesin e reformave dhe negociatave.

Artikulli e vendos zgjerimin e BE-së në një kontekst të ri gjeopolitik, ku integrimi europian nuk është më vetëm një proces ekonomik, por edhe një zgjedhje strategjike për sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e Europës.

Address

Tirana
1001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Artan Dega posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share