ZËRI

ZËRI ZËRI shpjegon realitetin përmes dokumentarëve, hulumtimeve dhe videove shpjeguese.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve NSolution shpk dhe HORIZON shpk, t...
07/09/2026

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve NSolution shpk dhe HORIZON shpk, të dyja me pronar Ermal Beqirin për tenderin me objekt “Loti 1 – Shërbimi Internetit Linja 1 AKSHI”.

07/09/2026

Paolo Zampolli, i Dërguari Special i administratës amerikane për Partneritetet Globale, ndodhet në Tiranë, ku po zhvillon një seri takimesh me përfaqësues të komunitetit bektashi dhe të politikës shqiptare. Sot në Tiranë u mbajt ceremonia e 35-vjetorit të rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku u festua 15-vjetori i drejtimit të saj nga Baba Mondi, si dhe 11-vjetori i inaugurimit të kompleksit kulturor botëror.

Për sa i përket Shtetit të Bektashinjve Paolo Zampolli u shpreh: E kam dëgjuar. Kam dëgjuar Kryeministrin të flasë, kam dëgjuar Shenjtërinë e Tij të flasë. Në fund të fundit, njerëzit vendosin ose do të vendosin. Dhe mendoj se komuniteti ndërkombëtar do ta respektojë vendimin e popullit të Shqipërisë. Epo, po mësoj nga ju dhe mendoj se populli i Shqipërisë e dëshiron këtë. Prandaj, nëse populli juaj e dëshiron, mendoj se kjo është një gjë e mirë. Mirë, kam dëgjuar disa njerëz të flasin, por ndoshta jo popullin. Prandaj duhet të flasë populli.

Pse në Palasë shpronësimi u pa si zgjidhja e menjëhershme, ndërsa në Zvërnec, edhe pas 100 ditësh protestash, një mundës...
07/09/2026

Pse në Palasë shpronësimi u pa si zgjidhja e menjëhershme, ndërsa në Zvërnec, edhe pas 100 ditësh protestash, një mundësi e tillë nuk u mor në konsideratë?

Pse në Palasë shpronësimi u pa si zgjidhja e menjëhershme, ndërsa në Zvërnec, edhe pas 100 ditësh protestash, një mundës...
07/09/2026

Pse në Palasë shpronësimi u pa si zgjidhja e menjëhershme, ndërsa në Zvërnec, edhe pas 100 ditësh protestash, një mundësi e tillë nuk u mor në konsideratë?

Vasil Bedinaj dhe Luan MuçaPrej 100 ditësh, mijëra të rinj kanë mbushur rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) me në krye Jonaid Myzyrin ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve NSolutio...
07/09/2026

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) me në krye Jonaid Myzyrin ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve NSolution shpk dhe HORIZON shpk, të dyja me pronar Ermal Beqirin për tenderin me objekt “Loti 1 – Shërbimi Internetit Linja 1 AKSHI”‼️

Ermal Beqiri nga burgu fiton tender të ri për AKSHIN
07/09/2026

Ermal Beqiri nga burgu fiton tender të ri për AKSHIN

Jonaid Myzyri dhe Ermal BeqiriTIRANË-Biznesmeni Ermal Beqiri edhe pse i ndodhur në qelitë e paraburgimit në Francë, në Shqipëri kompania e tij vazhdon të fitojë miliona nga tenderat publikë

Kelly Osbourne ka bërë një rrëfim mjaft prekës lidhur me periudhën e vështirë që po kalon pas ndarjes nga jeta të babait...
07/09/2026

Kelly Osbourne ka bërë një rrëfim mjaft prekës lidhur me periudhën e vështirë që po kalon pas ndarjes nga jeta të babait të saj, legjendës Ozzy Osbourne.
Ajo ka treguar hapur se rënia e saj drithëruese nga pesha erdhi si pasojë e dhimbjes së madhe, aq sa u detyrua të përdorte paruke për të fshehur nëntrajtimin e fytyrës dhe krahët e dobësuar. "Kjo është e frikshme, nuk e kisha kuptuar se dukesha kështu. Dukesha me të vërtetë si një mumie e gjallë," është shprehur Kelly, duke treguar se synimi i saj ishte thjesht të mbronte veten dhe të mos tërhiqte vëmendjen negative gjatë nderimeve për babain e saj.

07/09/2026

Një avion mallrash i Amazon Prime Air doli nga pista gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, duke goditur disa automjete dhe më pas u përfshi nga flakët.

Nga aksidenti humbën jetën të paktën pesë persona, ndërsa pesë të tjerë mbetën të plagosur, tre prej tyre në gjendje kritike. Avioni Boeing 767 vinte nga San Juan i Porto Rikos. Mbi 200 pjesëtarë të ekipeve të emergjencës u angazhuan në vendngjarje, ndërsa autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djali i tij d...
07/09/2026

Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djali i tij dhunohet nga Jozefin Marku.

Ai u shpreh për “Shqipëria Live”, se familja e tij e ka përjetuar shumë keq ngjarjen dhe për momentin nuk është i gatshëm të flasë në media më gjatë.

Ai gjithashtu shtoi se postimet që po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale nuk janë bërë nga ana e tij.

“Faleminderit për interesimin tuaj. Ju jemi mirënjohës. E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen, sepse Shqipëria është vendi i shqiptarëve. Për këtë arsye kam lejuar djalin tim të marrë pjesë në Top Channel në fillimet e karrierës. Por nga ky rast jemi të shokuar dhe pa fjalë. Sa i përket asaj që postohet, dua të sqaroj se postimet që qarkullojnë nuk janë bërë nga unë dhe as me iniciativën time. Për momentin nuk jam i gatshëm të jem prezent në media, sepse nuk kam çfarë të them më shumë. me respekt, Arsim Kuçi”.

Birra e parë pas një dite të lodhshme pune duket se ka një efekt të menjëhershëm në humor. Sipas një studimi mbi mirëqen...
07/09/2026

Birra e parë pas një dite të lodhshme pune duket se ka një efekt të menjëhershëm në humor. Sipas një studimi mbi mirëqenien në vendin e punës, niveli i stresit ulet ndjeshëm vetëm pak minuta pas gotës së parë, pavarësisht moshës apo profesionit.

Studiuesit shpjegojnë se kjo ndjesi lehtësimi lidhet kryesisht me ndryshimin psikologjik: gllënjka e parë i sinjalizon trurit se orari i punës ka përfunduar dhe më në fund ka ardhur momenti për t’u shkëputur e për t’u çlodhur.

Credits: WASTED

Address

Tirana
1001

Telephone

+355692075095

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ZËRI posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to ZËRI:

Shortcuts

Share