Shtëpia Botuese "Polis"

Shtëpia Botuese "Polis" - Që prej vitit 2007 �⁣
- Librat më cilësorë në treg për fëmijet dhe mësuesit �⁣

🎁 Një dhuratë me vlerë për fëmijët gjatë periudhës festive✨Gjatë festave, dhuratat më të çmuara janë ato që, përveç gëzi...
15/12/2025

🎁 Një dhuratë me vlerë për fëmijët gjatë periudhës festive

✨Gjatë festave, dhuratat më të çmuara janë ato që, përveç gëzimit kontribuojnë edhe në zhvillimin e fëmijëve.
Seria e librave “Përrallat me një mësim dhe vizatim” përfaqëson një zgjedhje të menduar dhe edukative për fëmijët, duke ndërthurur leximin, ilustrimin dhe të nxënit aktiv.
Këta libra u ofrojnë fëmijëve mundësinë të njohin përralla të zgjedhura me kujdes, të pasura me mesazhe pozitive, ndërkohë që angazhohen në ngjyrosjen e personazheve dhe skenave përkatëse. Kjo qasje e bën librin jo vetëm një burim leximi, por edhe një përvojë krijuese dhe ndërvepruese.
👨‍👩‍👧‍👦 Për prindër, mësues, gjyshër dhe familjarë:
Leximi i përbashkët dhe rikujtimi i mesazhit të çdo përralle ndihmon fëmijët ta kuptojnë dhe ta përvetësojnë më mirë përmbajtjen, duke e shndërruar librin në një mjet të vlefshëm edukimi dhe komunikimi.

🎄 Këtë sezon festash, zgjidhni një dhuratë që mbetet në kohë:
një libër që edukon, argëton dhe frymëzon.

15/12/2025

Abetarja "Mësojmë shkronjat hap pas hapi" është hartuar në përputhje me “Standardet e zhvillimit dhe të të nxënit” dhe “Kurrikulën e Re të Arsimit Parashkollor”.
📝Në veprimtaritë e këtij libri janë mbajtur parasysh të gjitha njohuritë që duhet të përvetësojnë fëmijët 5-6 vjeçarë në lëndën e gjuhës shqipe.
✅Ky libër është hartuar për të ndihmuar fëmijët e moshës 5-6 vjeç në arritjen e rezultateve të të nxënit në lëndën gjuhë shqipe dhe komunikim, por jo vetëm.
Në të ndërthuren natyrshëm të gjitha fushat e zhvillimit dhe të të nxënit, sepse gjatë veprimtarive praktike për njohjen e shkronjave fëmijëve iu duhet edhe të numërojnë, të qarkojnë, të flasin për veten, familjen apo shokët e tyre, të vizatojnë, të ngjyrosin, të ndjekin radhën e numrave për të shkruar grafikun e një shkronjë shtypi etj.

Kalendari është një nga lojërat didaktike të përfshira në librin “Materiale plotësuese kurrikulare – 1”📅 Kalendarin në f...
11/12/2025

Kalendari është një nga lojërat didaktike të përfshira në librin “Materiale plotësuese kurrikulare – 1”
📅 Kalendarin në format A3 e vendosim në një vend të dukshëm, zakonisht në mur, në mënyrë që fëmija ta ketë përpara çdo ditë.
🗓 Çdo mëngjes, së bashku me fëmijët, përcaktojmë elementët kryesorë të ditës:
🔸Ditën e javës (e hënë, e martë…)
🔸Datën dhe muajin (janar, shkurt…)
🔸Stinën (pranverë, verë, vjeshtë, dimër)
🌤 Pas kësaj, fëmijët shohin jashtë dritares dhe zgjedhin simbolin për motin: diell, shi, borë, ylber.
Ky aktivitet i thjeshtë por i strukturuar ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësi njohëse, gjuhësore dhe sociale, duke i orientuar në kuptimin e kohës, rutinës dhe lidhjes me natyrën përreth.

🌟 Përfitimet kryesore të lojës janë:
Zhvillimi i njohurive për motin dhe stinët;
Përforcimi i njohurive mbi shkronjat dhe numrat;
Ndërtimi i rutinës ditore dhe aftësive organizative;
Nxitja e komunikimit, socializimit dhe shprehjes së mendimit.
👉 Një veprimtari didaktike e thjeshtë, e cila sjell mësim të vlefshëm dhe gëzim çdo mëngjes.

DHJETORI ka ardhur me vjersha, gaz e ritëm për fëmijët.Te “Material mbështetës për zhvillimin gjuhësor” gjeni edhe vjers...
10/12/2025

DHJETORI ka ardhur me vjersha, gaz e ritëm për fëmijët.
Te “Material mbështetës për zhvillimin gjuhësor” gjeni edhe vjersha të shkurtra për muajin edhe festat, të përshtatshme për lexim në klasë dhe në shtëpi: “Dimri”, “Viti i Ri”, “Vjen ky Viti i Ri”, “Bora”,etj.

Ideale për:
- zhvillimin e të folurit dhe fjalorit
- ushtrime me rimë dhe ritëm
- recitime në aktivitete festive

Shfletoni dhe përzgjidhni vjershat me fëmijët.

🌟 Për fëmijët e çgrupmoshës 2-4 vjeç! 📗 Librat janë krijuar posaçërisht për më të vegjlit, aty ku fillojnë hapat e parë ...
08/12/2025

🌟 Për fëmijët e çgrupmoshës 2-4 vjeç!
📗 Librat janë krijuar posaçërisht për më të vegjlit, aty ku fillojnë hapat e parë drejt njohurive bazë.
💡 Hartuar sipas programit të çerdhes, për grupmoshat 18–24 muaj dhe 2–3 vjeç, këto libra ndihmojnë fëmijët të mësojnë pa u mbingarkuar, përmes lojës dhe përjetimeve të përditshme.

🎯 Të orientuar drejt koncepteve kryesore që duhet të njohin fëmijët në këtë moshë, në mënyrë të thjeshtë, të këndshme dhe të përshtatshme për moshën.

📩 Na kontaktoni në inbox për më shumë informacion ose për porosi!

Zbuloni "Wooden Pattern Blocks", një lojë edukative dhe krijuese për të eksploruar format dhe simetrinë. 🧩🎨 Argëtim dhe ...
08/12/2025

Zbuloni "Wooden Pattern Blocks", një lojë edukative dhe krijuese për të eksploruar format dhe simetrinë. 🧩
🎨 Argëtim dhe Krijimtari për Fëmijët tuaj!
✅ 155 pjesë shumëngjyrëshe: Krijoni forma të ndryshme si kafshë, insekte, zogj dhe objekte të tjera.
✅ Materiale të sigurta: Pjesët janë të lëmuara mirë, të lyera me bojë jo-toksike dhe të përgatitura nga dru i qëndrueshëm.
✅ Lojë edukative shumëfunksionale: Ndihmon në njohjen e formave, ngjyrave dhe numrave, duke frymëzuar imagjinatën dhe zhvillimin intelektual e fizik të fëmijëve.
✅ Dhurata ideale: Perfekte për pushime, Krishtlindje ose ditëlindje. Një aktivitet argëtues për gjithë familjen!
💡 E përshtatshme për fëmijët dhe të rriturit që duan krijimtari dhe argëtim të përbashkët!
📩 Na kontaktoni për më shumë detaje ose për të porositur.

Kriteret e pranimit për kategoritë e kualifikimit. - Kualifikimi i punonjësve arsimorë.
05/12/2025

Kriteret e pranimit për kategoritë e kualifikimit. - Kualifikimi i punonjësve arsimorë.

04/12/2025

📚👩‍🏫Një libër kushtuar përvetësimit të koncepteve matematikore në mënyrë të thjeshtë, argëtuese dhe shumë praktike.
📕Libri “Koha për Matematikën” ndërtuar si një libër me materiale përforcuese të cilat ndihmojnë fëmijët të përgatiten për klasën e parë.
🧩Materialet janë hartuar me nivele të ndryshme vështirësie dhe impenjimi.
✅Konceptet në këtë libër paraqiten sipas fushave të zhvillimit dhe të të nxënit, ashtu siç janë parashikuar në “Standardet e zhvillimit dhe të të nxënit” dhe në “Kurrikulën e Re të Arsimit Parashkollor”, për fëmijët 5-6 vjeç.
👉🏻Nepërmjet këtij libri fëmijët zotërojnë 4 kompetencat bazë në lëndën e matematikës të cilat janë:
1. Zgjidhja e situatave të thjeshta problemore
2. ⁠Arsyetimi dhe komunikimi matematik
3. ⁠Modelimi matematik dhe lidhja konceptuale
4. ⁠Përdorimi i teknologjisë në matematikë
❗️Tematikat përfshijnë koncepte mbi numrin, matjen, gjeometrinë statistikën dhe probabilitetin
📥Për porosi na shkruani në inbox

Address

Rr. “Myslym Shyri”, Mbrapa Bar “Santa”, Tiranë
Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 14:00

Telephone

00355 692489440

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shtëpia Botuese "Polis" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shtëpia Botuese "Polis":

Share

Category