Elbasani Plus

Elbasani Plus Informacione plus për Elbasanin dhe jo vetëm. Zhvillimet dhe ngjarjet më të fundit në qarkun e Elbasanit

27/07/2025

SKANDAL NË MES TË VLORES – KAMARIERI 18 VJEÇAR DHUNOHET NË LOKAL NGA EFEKTIV POLICIE DHE NJË KRIMINEL I NJOHUR

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Skelës në Vlorë, në ambientet e një hoteli të njohur, ku një kamarier është sulmuar brutalisht gjatë orarit të punës, në prani të klientëve vendas dhe të huaj, nga një efektiv policie jashtë detyrës dhe një person me të kaluar kriminale.

Burime nga vendngjarja dhe pamjet filmike tregojnë se Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit rrugor të Vlorës aktualisht mban detyrën e policit ne qytetin e Dibrës së bashku me Leart Bimon, person me precedent të rëndë penal, kanë ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj një kamarieri të ri, vetëm pse ai kishte çuar në tavolinë një shishe uji më shumë se porosia.

Sipas dëshmitarëve, Isufi është parë teksa i afrohet kamarierit në mënyrë kërcënuese duke ber kontakt fizik ndërsa më pas, Leart Bimo e sulmon fizikisht disa herë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e të riut. Dhuna është kryer në prani të klientëve që të tmerruar nga skena, janë larguar menjëherë duke lënë lokalin bosh.
Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është dyshimi se dhuna mund të ketë qenë e organizuar, me qëllim intimidimin dhe sabotimin e aktivitetit të biznesit. E gjithë kjo ndodh në një qytet turistik, në sezon të lartë, kur qytetarë dhe vizitorë kërkojnë siguri – dhe në vend të saj përballen me dhunë të egër nga njerëz që duhet të ishin garant të ligjit.

Ky nuk është një incident, është një ngjarje dhune ndaj një të riu që ka dalë nga shtëpia për të siguruar të ardhura familjes ndërsa krimi dhe uniforma ndajnë të njëjtën tavolinë!

Pasditja në "Parkun Rinia" Elbasan
25/07/2025

Pasditja në "Parkun Rinia" Elbasan

01/07/2025

“Përpihet” nga zjarri landfilli pranë inceneratorit në Elbasan, flakët përhapën në të gjithë sipërfaqen me mbetje

📢 NJOFTIM PUNE – ElbasanKërkohet një zonjë për kujdesin ndaj një të moshuari 70-vjeçar të sëmurë dhe për mbajtjen e shtë...
26/06/2025

📢 NJOFTIM PUNE – Elbasan

Kërkohet një zonjë për kujdesin ndaj një të moshuari 70-vjeçar të sëmurë dhe për mbajtjen e shtëpisë.

🕘 Orari i punës: 09:30 – 16:00
📍 Vendndodhja: Lagjja 28 Nëntori, Elbasan
💰 Paga: 50,000 lekë të reja në muaj
📞 Kontakti: +355 67 531 5080

Të interesuarat janë të lutura të telefonojnë për më shumë informacion. Faleminderit!

17/06/2025

Krasta, mushkëria e qytetit, prej disa orësh nën flakë

Hëna e sotme mbi Elbasan
11/06/2025

Hëna e sotme mbi Elbasan

Më 11 maj 1996, gjatë asaj që do të bëhej një nga ditët më vdekjeprurëse në historinë e malit Everest, patologu nga Teks...
07/06/2025

Më 11 maj 1996, gjatë asaj që do të bëhej një nga ditët më vdekjeprurëse në historinë e malit Everest, patologu nga Teksasi, Beck Weathers, u përfshi në një stuhi katastrofike pranë majës. Ai ishte pjesë e një ekspedite tregtare të udhëhequr nga alpinisti i njohur Rob Hall. Duke vuajtur tashmë nga verbëria prej borës për shkak të një ndërhyrjeje të fundit në sy, Weathers u detyrua të qëndronte në mal ndërsa pjesa tjetër e grupit vazhdoi drejt majës. Por kur një stuhi e papritur shpërtheu, duke i çorientuar dhe bllokuar ngjitësit në "zonën e vdekjes", situata u bë menjëherë e rrezikshme. Temperaturat ranë në mënyrë drastike, shikueshmëria u zvogëlua dhe disa anëtarë të ekipit humbën jetën, përfshirë Hall dhe udhërrëfyesin tjetër Doug Hansen. Në atë kaos, Weathers humbi ndjenjat dhe u rrëzua në dëborë.

Gjatë 18 orëve që pasuan, Weathers qëndroi i ekspozuar në ajrin ngrirës dhe të varfër në oksigjen, i përplasur nga erërat dhe i mbuluar nga shtresa dëbore. Bashkëngjitës që kaluan aty pranë menduan se kishte vdekur—fytyra e tij ishte ngrirë plotësisht, duart të palëvizshme dhe nuk jepte asnjë shenjë jete. Në fakt, ai u shpall i vdekur jo një, por dy herë. Dukej sikur mali kishte marrë një tjetër viktimë. Megjithatë, thellë në mjegullën e hipotermisë dhe sëmundjes nga lartësia, diçka brenda Beck-ut u zgjua. Kundër çdo shansi, ai rifitoi një fije vetëdije. Me aq forcë sa i kishte mbetur, u tërhoq vetë nga ajo varrë e akullt—gjysmë i verbër, i ngrirë rëndë, por i shtyrë përpara nga dëshira për të mbijetuar.

I vetmuar nëpër të ftohtin therës, Weathers arriti të kthehej në Kampin IV, duke habitur alpinistët e tjerë me kthimin e tij. Ishte pothuajse i panjohshëm—fytyra e nxirë nga ngricat, duart të ngurta dhe të padobishme—por ishte gjallë. Më pas u ndërmor një shpëtim i guximshëm, përfshirë një evakuim me helikopter në lartësi ekstreme, një nga të parët e këtij lloji. Beck Weathers do të humbiste dorën e djathtë, shumicën e gishtave të dorës së majtë dhe një pjesë të hundës për shkak të ngricës, por ai mbijetoi. Qëndresa e tij e pabesueshme u bë një nga historitë më të jashtëzakonshme të mbijetesës që ka dalë ndonjëherë nga Everesti—provë se edhe në mjedisin më të pamëshirshëm në botë, shpirti njerëzor ndonjëherë mund t’i mbijetojë edhe vetë vdekjes.

06/06/2025

Gëzuar Kurban Bajramin!

Janë gjetur këto çelësa përgjatë rrugës në ish Kombinatin e Drurit. Kujt i kanë humbur të kontaktojë në: +355 69 245 000...
03/06/2025

Janë gjetur këto çelësa përgjatë rrugës në ish Kombinatin e Drurit. Kujt i kanë humbur të kontaktojë në: +355 69 245 0002

Cili kamion po ecën mbrapsht?
02/06/2025

Cili kamion po ecën mbrapsht?

🤔
28/05/2025

🤔

Moment.
27/05/2025

Moment.

Address

Tirana
<<NOT-APPLICABLE>>

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Elbasani Plus posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share