ALBAS

ALBAS ME NE MË PRANË DIJES! Shtëpia botuese ALBAS është themeluar në vitin 2000 dhe që në fillimet e saj ajo ka pasur si politikë botimet shkollore.
(1)

Me seli në Tiranë, Tetovë dhe Prishtinë ALBAS jo vetëm që e sjell tekstin shqip sa më afër nxënësve në hapësira të ndryshme gjeografike, por edhe e përpilon atë sipas kërkesave të veçanta të sistemeve arsimore në këto vende. Në listën e botimeve të ALBAS përfshihen 25 tekste shkollore të miratuara nga Ministria e Arsimit e Kosovës dhe 20 tekste shkollore të miratuara nga Ministria e Arsimit e Maqe

donisë. Për lëndët me rëndësi kombëtare si gjuha shqipe dhe historia e Shqipërisë ALBAS bashkëpunon me autorë të njohur të këtyre tri vendeve, me qëllim që këto tekste të kenë një frymë sa më të hapur mbarëkombëtare shqiptare. Kur nisi reforma arsimore në Shqipëri në drejtim të teksteve shkollore, ALBAS ka qenë ndër të parat shtëpi botuese që mori pjesë me një numër të konsiderueshëm tekstesh shkollore. Në vitin 2004 ajo fitoi për herë të parë tekstin alternativ Letërsia dhe gjuha shqipe 10, ku u bënë përpjekje për integrimin e lëndës së gjuhës shqipe me letërsinë dhe kulturën e të shkruarit dhe të folurit. Gjatë viteve 2004-2009 Albas ka synuar të plotësojë linjat në disa nga titujt më të rëndësishëm të kurrikulave arsimore si: Gjuhë shqipe, Matematikë, Dituri natyre, Biologji, Kimi, Histori, Edukatë shoqërore, Fizikë etj. Tashmë ajo operon në tregun e teksteve shkollore me 70 tituj shkollorë. Po kështu ALBAS i vjen në ndihmë mësuesve me materiale ndihmëse, libra mësuesi, zbërthime planprogramesh e objektivash, teste etj. Albas ka botuar deri tani 18 libra mësuesi. Përveç kësaj Albas ka një numër të madh botimesh ndihmëse për nxënësit; ku hyn dhe seria e botimeve enciklopedike; atlaset, lexime plus, fleta pune etj., të cilat përfshijnë të gjitha lëndët që zhvillohen sot në shkollë. Shtëpia botuese Albas ka një numër të madh bashkëpunëtorësh: studiues, pedagogë, punonjës shkencorë e didaktë, mësues të kualifikuar të cilët kanë sjellë në tekste koncepte bashkëkohore, shkencore dhe didaktike. Sot ALBAS, ka një sërë botimesh të cilat janë profilizuar në disa drejtime kryesore:

Tekste shkollore
Botime ndihmëse për shkollat
Seria e atlaseve
Kolana e Lexim Plus
Botime të ndryshme artistike e studimore
Botime psikologjike

Albas ju pret në Fun Fair! 📚✨Nga sot deri më 1 Qershor, vizitoni stendën e Albas në panairin e fëmijëve dhe zbuloni libr...
30/05/2026

Albas ju pret në Fun Fair! 📚✨

Nga sot deri më 1 Qershor, vizitoni stendën e Albas në panairin e fëmijëve dhe zbuloni libra, aktivitete dhe surpriza për më të vegjlit.

Ju mirëpresim!

“Çelësi i Gjuhës Shqipe” është një udhërrëfyes me këshilla, teknika dhe pika kyçe që të ndihmojnë të shkruash, të analiz...
28/05/2026

“Çelësi i Gjuhës Shqipe” është një udhërrëfyes me këshilla, teknika dhe pika kyçe që të ndihmojnë të shkruash, të analizosh dhe të kuptosh më saktë.

Ky karusel është për ty që do të jesh një hap më afër suksesit në maturë.
Suksese në provime! 🎓

25/05/2026

Një histori për heshtjen, izolimin dhe guximin për t’u rikthyer tek jeta. “Hikikomori” është ai libër që të mbetet gjatë në mendje. 📖

"Poezia si kujtesë"🤍Në kuadër të 21 Majit, Revoltës së Spaçit, Poetja Laureate Rita Petro dhe IDMC sollën bukurinë e fja...
21/05/2026

"Poezia si kujtesë"🤍

Në kuadër të 21 Majit, Revoltës së Spaçit, Poetja Laureate Rita Petro dhe IDMC sollën bukurinë e fjalës poetike të heronjve të fjalës së lirë, poetëve dhe shkrimtarëve që u dënuan sepse zgjodhën të mos heshtnin.

Përmes interpretimeve të të rinjve, muzikës dhe vargjeve që mbajnë ende peshën e kohës, aktiviteti në Teatrin "Skampa" të Elbasanit solli një mesazh të qartë: kujtesa nuk ruhet vetëm duke përmendur historinë, por duke ia rikthyer zërin atyre që u përpoqën t’ua shuanin.

Sepse kur brezi i ri lexon poetët e ndaluar dikur, liria e fjalës nuk mbetet vetëm një e drejtë, bëhet përgjegjësi. ✨

Poetja Laureate Rita Filipi dhe IDMC (Jonila Godole) zhvilluan në Elbasan një aktivitet përkujtimor për bukurinë e fjalë...
21/05/2026

Poetja Laureate Rita Filipi dhe IDMC (Jonila Godole) zhvilluan në Elbasan një aktivitet përkujtimor për bukurinë e fjalës poetike të heronjve të fjalës së lirë, poetëve dhe shkrimtarëve të vrarë, të burgosur e të internuar gjatë diktaturës komuniste, në kuadër të 21 Majit, "Revoltës së Spaçit".

ALBAS IDMC-Instituti për Demokraci, Media & Kulturë

Poetja Laureate Rita Petro dhe IDMC (JonilaGodole) zhvilluan në Elbasan një aktivitet përkujtimor për bukurinë e fjalës poetike të heronjve të fjalës së lirë, poetëve dhe shkrimtarëve të vrarë, të burgosur e të internuar gjatë diktaturës komuniste, në kuadër të 21 Majit,

“Poezia si kujtesë”Një takim poetik në përkujtim të poetëve dhe shkrimtarëve të vrarë, të burgosur dhe të internuar gjat...
19/05/2026

“Poezia si kujtesë”
Një takim poetik në përkujtim të poetëve dhe shkrimtarëve të vrarë, të burgosur dhe të internuar gjatë diktaturës komuniste.

📍 Teatri “Skampa”, Elbasan
🗓️ E martë, 19 maj
🕛 Ora 12:00

Një event kushtuar kujtesës, fjalës së lirë dhe qëndresës përmes artit.

Botimet shkollore ALBAS , klasa 1
15/05/2026

Botimet shkollore ALBAS , klasa 1

Botimet shkollore ALBAS , klasa 6
15/05/2026

Botimet shkollore ALBAS , klasa 6

Address

Rr: “G. W. Bush”, Ushtari I Panjohur
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 20:00
Sunday 09:00 - 14:00

Telephone

+355696006005

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ALBAS posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to ALBAS:

Share

Category