Lajme111

Lajme111 Autoservis Autoservis Gimaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë M. Ç., me detyrë Trup Sh...
13/03/2025

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë M. Ç., me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin Operacional Alpin në Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u krye pasi më datë 12.03.2025, ndërsa drejtonte automjetin e tij në rrugën “Resh*t Petrela” është përplasur me një automjet Audi që drejtohej nga shtetasi N. G., i cili ka marrë trajtim mjekësor në QSUT dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.62 mg/l.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

Për ankesa me Whatsapp 0694151511

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor J. R.,...
05/03/2025

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor J. R., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Korçë, i dyshuar për veprat penale “Mosdhënia ndihmë” , “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndalimi i tij u bë pasi me datë 03/03/2025 duke drejtuar mjetin e tij në aksin Hoçisht - Bilisht, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë plagosjen e shtetasit D. GJ., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmë të aksidentuarit dhe duke mos njoftuar organet e rendit.

Si pasojë e aksidentit shtetasi D. GJ., është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas një operacioni të zhvilluar në disa qyetete të Shqipërisë, ka ekzekutuar masat e sig...
02/03/2025

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas një operacioni të zhvilluar në disa qyetete të Shqipërisë, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për punonjësit e policisë si më poshtë:

➡️ N/Komisar SH. R., me detyrë Shef Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë, i dyshuar për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.

➡️ K/Komisar E. D., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.

➡️ Komisar E. A., me detyrë Shef Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, i dyshuar për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.

➡️ Ish punonjësi i policisë E. H., i liruar nga strukturat e Policisë së Shtetit, në vitin 2022, i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.

Caktimi i masave të sigurimit personal u bë i mundur pasi nga hetimet e zhvilluara nën drejtimin e SPAK, janë siguruar prova dhe fakte të cilat krijojnë dyshime të arsyeshme, se këta punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, me të cilët në funksion të mbarëvajtjes kriminale, janë implikuar në veprat penale respektive.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

Për ankesa me Whatsapp 0694151511

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas një operacioni të zhvilluar në disa qyetete të Shqipërisë, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për punonjësit e policisë si më poshtë:

➡️ N/Komisar SH. R., me detyrë Shef Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë, i dyshuar për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.

➡️ Komisar E. A., me detyrë Shef Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, i dyshuar për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.

➡️ Ish punonjësi i policisë E. H., i liruar nga strukturat e Policisë së Shtetit, në vitin 2022, i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.

Shpallur në kërkim K/Komisar E. D., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.

Caktimi i masave të sigurimit personal u bë i mundur pasi nga hetimet e zhvilluara nën drejtimin e SPAK, janë siguruar prova dhe fakte të cilat krijojnë dyshime të arsyeshme, se këta punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, me të cilët në funksion të mbarëvajtjes kriminale, janë implikuar në veprat penale respektive.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

Për ankesa me Whatsapp 0694151511

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Z. Florian Sulejmani së bashku me përfaqësues të institucion...
24/02/2025

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Z. Florian Sulejmani së bashku me përfaqësues të institucionit morën pjesë në konferencën e Europol-it me temë “Të drejtat themelore në zemër të policimit”, zhvilluar në datat 21 – 22 Shkurt në Hagë.

Mbi 130 pjesëmarrës nga 25 vende anëtare të BE-së dhe 11 vende jo anëtarë diskutuan dhe ndanë përvojat mbi perspektivat e respektimit të të drejtave themelore në polici dhe gjetjen e praktikave bashkëpunuese për të ruajtur besimin midis forcave policore dhe komuniteteve që iu shërbejnë.

Në kuadër të kësaj konference, Drejtori i Përgjithshëm z. Sulejmani zhvilloi edhe një takim zyrtar me Drejtorin e Departamentit të Krimit Ekonomik dhe Financiar Europian, z. Burkhard Mühl, ku i prezantoi rolin e Agjencisë në funksion të mbikëqyrjes dhe rezultatet e arritura në këtë drejtim.

Gjatë takimit fokusi u vendos te krijimi i urave të bashkëpunimit mes Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Europolit, për shkëmbimin e informacioneve dhe veçanërisht të dhënave të siguruara nga përdorimi i aplikacioneve të enkriptuara Sky ECC dhe EnchroChat, ku përfshihen punonjës të strukturave që Agjencia mbikëqyr.

03/02/2020

Një tjetër debat i pazakontë mes anëtarit të KLP Tartar Bazajt që kërkon kartolinat e Vitit të Ri dhe kryetarit të KLP Gent Ibrahimi për një prokurore që e zuri banesa poshtë nga tërmeti i 26 nëntorit 

24/12/2019
23/12/2019

Pak ditë më parë, në emisionin investigativ

22/12/2019

Këngëtarja e njohur do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës "Eurosong 2020".

10/12/2019
07/12/2019

GATI SEKUESTRIMI I PASURIVE TE KOMPANISE TRANZIT, QE I MERR PASURITE SHQIPTAREVE NEPERMJET KORRUPSIONIT POLITIK.

Ekziston nje kompani TRANZIT, pas te ciles nuk dihet se kush fshihet?!
Kur i telefon qytetareve, duket vetja si organ shteteror, pa bere asnje prezantim apo te japin nje arsyetim ligjor mbi kompetencat e tyre.
Lind pyetja si operon kjo kompani ne vendin tone, si i blen borxhet dhe kujt ia blen? Jane shume pikepyetje qe vetem organi akuzes mund t'i japi pergjigje. Si shkak i nje 'gjobevenie te legjitimuar me dytyrim ndaj qytetareve' nga kjo kompani, Avokatet Antikorrupsion po pergatisin dosjen ndaj kompanise TRANZIT per ta dorezuar ate prane organeve te drejtesise, per fillimin e menjehershem te hetimeve dhe bllokimin e pasurise se tyre.

04/12/2019

Vilaxhinjtë dhe miliarderët e PD/ 8 vjet “shqyen” pronat dhe xhepat e shtetit; prej 8 ditësh nuk po nxjerrin 1 cent nga xhepi

Address

Tirana

Telephone

+355698110000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lajme111 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Lajme111:

Share