Semafori.al

Semafori.al Semafori.al është një Media Online e pavarur dhe apolitike e cila u shërben qytetarëve për të lexuar lajmin pa filtra në kohë reale.

16/02/2025
10/02/2025
10/02/2025

Zarf i zi në Bashkinë e Tiranës...

19/01/2025

Njoftim mortor për TikTok-un

Me keqardhje të madhe ju njoftojmë se ndërroi jetë app i budallenjve "TikTok", i lindur më shtator 2016 në Kinë dhe i bërë global më shtator 2017.

TikTok-u, që dikur ishte një platformë e këndshme për video të shkurtra dhe edukative, u kthye në një arenë ku budallenjtë, kurvat dhe dembelët shqiptarë, por jo vetëm, u transformuan në "influencerë". Ai bëri të mundur që njerëz nga dhomat e tyre të gjumit të bëheshin "VIP" duke kapur gifte dhe duke pretenduar famë përmes karlliqeve që postonin.

TikTok-u krijoi një botë ku talenti nuk ishte i nevojshëm, ku vetëm një kërcim, zhveshje apo sharje me robt e shpisë mes budallenjve mjaftonin për t'u bërë i famshëm. Ai bashkoi ata që s'donin të punonin, por preferonin të "jetonin" në live-stream dhe ata që mbanin kamera hapur për orë të tëra duke pritur "tap tap tap", "lule" apo ndonjë dhuratë tjetër virtuale si: luan, avion, univers etj.

Ceremonia e lamtumirës do të mbahet online, në çdo cep të kujtesës sonë.

Familja e pikëlluar: Të gjithë ata që bënë famë pa asnjë meritë.

TikTok, të qofshim falë që për disa vite na bëre të harrojmë realitetin. Tani pusho në paqe, në atë database të përjetshme ku videoja e koqeve të kandarit nuk do të ngarkohet më kurrë.

Address

Rruga Bardhyl
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Semafori.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share