JOQ Videos

JOQ Videos Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from JOQ Videos, Media/News Company, Tirana.

02/05/2026

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë me një histori të pazakontë, duke treguar se i është marrë krevatin e foshnjës në rrethana ende të paqarta.

Sipas denoncimit të tij, ai e kishte nxjerrë krevatin jashtë garazhit vetëm për disa minuta, por kur është kthyer, ka konstatuar se ai ishte zhdukur pa asnjë gjurmë.

I habitur nga ngjarja, qytetari shprehet se nuk e kishte menduar se një objekt i tillë do të merrej brenda një kohe kaq të shkurtër dhe në një hapësirë pranë banesës së tij.

Ai i ka bërë thirrje personit që e ka marrë që ta kthejë sa më parë krevatin, duke theksuar se bëhet fjalë për një send të domosdoshëm për foshnjën.

02/05/2026

Denoncimi i qytetares:
Pershendetje JOQ, Dua te ndaj me ju nje shqetesim serioz qe po ndodh aktualisht ne shkollat e Tiranes. Me date 4 maj pritet te nise projekti “Te bejme detyrat pas shkolle” ne 50 shkolla te Tiranes.

Gjithashtu lind nje pyetje e rendesishme: pse mesuesit peten nese duan apo jo te jene pjese e ketij projekti (madje po perfshihen edhe mesues nga portali apo ne pension), ndersa oficeret e sigurise
nuk pyeten fare dhe detyrohen ta zbatojne? Ne jemi nje nga kategorite me te nenpaguara ne sistem dhe po detyrohemi te kryejme detyra shtese pa pagese, nen presion dhe me friken e humbjes se vendit te punes nese kundershtojme.
Dhe mbi te gjitha lind nje dyshim serioz: a eshte ky projekt vertet per edukimin e nxenesve dhe lehtesimin e prinderve, apo po zbatohet thjesht si nje nisme formale, pa studim real dhe pa transparence mbi menyren se si menaxhohen fondet publike?
Oficeret që janë vendosur dhe shkollat e tyre qe preken nga projekti, kane firmosur kontratat me baze Kodin e Punës për 8 orë pas peridhës së provës, oficerët e vjetër prej 7 vitesh kane firmosur kontratat fillimi dhe mbarimi i procesit mësimor!
Projekti pas shkolle nuk është vazhdim i proçesit mësimor!Eshtë strukturë që përfshin aktivitete jo të detyrueshme jashtë orarit mësimor. Në Vendimin e Këshillit të Ministrave, jemi cilësuar punonjës arsimor jomësimor si pjesë e strukturës së IA-së!
Diferencimi nuk është vetëm në mënyrën e trajtimit në disnivelin e pagave, në të cilën as bashkeqeverisja nuk ka kthyer përgjigje për interpelancë me kryeministrin e vëndit në bazë të kërkesës! Propozimi adreson situatën e mësuesve të prekur nga vendimmarrjet e mëparshme (referuar Vendim nr. 425, datë 26.6.2024, Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë në
në institucionet arsimore dhe në institucionet plotësuese të sistemit arsimor parauniversitar), duke synuar të rregullojë pagesën për ata mësues që janë me kontratë pune pa afat dhe të punësuar para vitit 2017. Kjo masë siguron pagesën me grupin e parë të pagës për të gjithë të pu

02/05/2026

Rrugët e Fierit të pakalueshme nga balta, pas ‘punimeve’ u bënë edhe më keq

Një qytetar nga Fieri ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen e rënduar të infrastrukturës në një prej lagjeve të qytetit.

Ai thotë se rruga “Rrapi Saqellari” dhe “8 Marsi”, në lagjen “Afrimi i Ri”, që ndodhen shumë pranë qendrës së Fierit, janë prej vitesh në gjendje të mjeruar, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e banorëve.

Sipas tij situata përkeqësohet edhe më shumë gjatë reshjeve të shiut, kur segmenti bëhet pothuajse i pakalueshëm.

Ai shprehet se banorët e zonës kanë bërë disa ankesa pranë bashkisë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim apo ndërhyrje konkrete për përmirësimin e gjendjes.

Qytetari u bën thirrje autoriteteve vendore të marrin masa sa më parë për sistemimin e rrugës dhe përmirësimin e kushteve për komunitetin.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq jam nje qytetar i qytetit te fierit kjo esht rruga Rrapi saqellari dhe 8 marsi ne lagjen afrimi i ri esht kaq pran qendres se fierit dhe esht ne kete gjendje te be mjeruar perej kaq vitesh madje kur ka reshje rruga behet pothuajse e pa kalueshme, ne banoret e lagjes jemi ankuar disa her ne bashki dhe nuk ka patur asnje reagim. Anonim ju lutem.

02/05/2026

Në parkun e fëmijëve te “7 Xhuxhat” në Tiranë, një nga hapësirat më të frekuentuara të kryeqytetit, ku çdo ditë kalojnë qindra qytetarë, është shtuar ndjeshëm prania e minjve, të cilët lëvizin lirshëm mes lodrave dhe zonave të gjelbëruara.

Banorët e zonës tregojnë se brejtësit, në përmasa të ndryshme, shfaqen shpesh mes hapësirave ku luajnë fëmijët, duke krijuar një situatë shqetësuese. Sipas tyre, kjo hapësirë është ndër të paktat vende argëtimi për të vegjlit e lagjes, çka e bën edhe më problematike praninë e tyre.

Prindërit shprehen të alarmuar për rrezikun që minjtë paraqesin për shëndetin, duke theksuar se ata mund të kthehen në burim infeksionesh dhe sëmundjesh. Ndërkohë, banorët e përshkruajnë situatën si të papranueshme dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.

Ata bëjnë apel për ndërhyrje urgjente, dezinfektim dhe mirëmbajtje të vazhdueshme të parkut, në mënyrë që kjo hapësirë publike të rikthehet në një ambient të sigurt dhe të pastër për të gjithë.

02/05/2026

Një banor i zonës së Bregut të Lumit në Tiranë ka denoncuar kushtet e papërshtatshme të qendrës shëndetësore funksionale në këtë lagje, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga autoritetet.

Sipas qytetarit, në zonën e “Tresh*t” dhe afër shkollës “Kol Jakova”, banorët përballen me vështirësi serioze për të marrë shërbimet bazë mjekësore. Ai thekson se ambientet ekzistuese janë në gjendje të amortizuar, me mure të lagështa dhe suva të rëna, çka përbën rrezik dhe nuk ofron kushte minimale për trajtim shëndetësor.

Banorët e zonës apelojnë për ndërtimin ose rikonstruksionin e një qendre shëndetësore të rregullt, që do të garantonte kushte dinjitoze dhe shërbime të aksesueshme për komunitetin.

Ky denoncim vjen si një thirrje për institucionet përgjegjëse që të marrin masa konkrete për përmirësimin e kushteve dhe plotësimin e nevojave urgjente të banorëve.

Denoncimi i qytetarit:

Pershndetje jam nji banori bregut te lumit ju lutem publikoje qe te kemi dhe ne nji qender shndetsore te rregull. Nishtula nr3 bregu lumit tek trreshi, Shkolla Kol Jakova

01/05/2026

Një qytetar ka denoncuar një rast të rrezikshëm në rrugën pranë hyrjes së universitetit “Epoka” duke ngritur shqetësimin për mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Ai ka dokumentuar me pamje se si një automjet ka kryer parakalim në momentin e fundit, në vijë të pandërprerë, pikërisht në korsinë nga ku dalin mjetet nga universiteti. Më pas, drejtuesi i mjetit ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, pa dhënë asnjë sinjal paralajmërues apo përdorur borinë.

Qytetari apelon për më shumë kujdes dhe përgjegjësi nga drejtuesit e automjeteve, duke theksuar se veprime të tilla rrezikojnë jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Denoncimi i qytetarit:

Te lutem postojeni kte. I bej thirrje, o njerez te lutem msoni me i dhen makines me kundes, se mir veten q se doni po na merrni edhe ne t tjerve nqaf, qe ctaksirat kemi. Anonim. Te hyrja Epoka university. Mjeti parakalon n moment t fundit ne vija te panderprera te korsia q dalin makinat nga epoka. Me pas vazhdon t pershpejtoj. As bori asnj sinjal sperdori.

01/05/2026

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një tjetër rast vjedhjeje biçiklete, fenomen i cili, po shfaqet gjithnjë e më shpesh muajt e fundit në kryeqytet.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, të vëna në dispozicion nga qytetari, momenti i ngjarjes duket mjaft i qartë: një i ri afrohet me qetësi në zonë, vëzhgon përreth për t’u siguruar që nuk po e shikon askush, dhe më pas merr biçikletën duke u larguar po aq qetësisht sa edhe është afruar.

E vetmja “pengesë teknike” në këtë operacion rezulton të ketë qenë shala e biçikletës, e cila dukshëm ka qenë e ngritur më shumë seç duhet. Si pasojë, autori është parë teksa mundohet të hipë, në një moment që më shumë ngjan me një provë ekuilibri sesa me një largim të shpejtë nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë, edhe kjo pengesë nuk ka rezultuar e mjaftueshme për ta ndalur “misionin”, i cili është përmbyllur me sukses, të paktën nga këndvështrimi i autorit. Qytetari i bën thirje të kthejë mjetin pasi e ka të domosdoshëm.

01/05/2026

Banorët e zonës së Farkës së Madhe në Tiranë kanë ngritur shqetësimin për bllokimin e përsëritur të rrugës pranë Xhamisë çdo të premte, gjatë kohës së faljes së xhumasë.

Sipas raportimeve të qytetarëve, situata përsëritet çdo javë dhe lidhet kryesisht me mungesën e hapësirave për parkim në zonën e Farkës së Madhe. Automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt dhe fluksi i lartë i besimtarëve gjatë kësaj kohe shkaktojnë bllokim të qarkullimit në rrugën e fshatit.

Banorët shprehen se ky problem ka krijuar vështirësi të vazhdueshme për lëvizjen e automjeteve dhe kalimin e lirshëm të rrugës, duke kërkuar ndërhyrje për rregullimin e parkimit dhe menaxhimin e trafikut në zonë.

Situata mbetet e përsëritur çdo të premte, ndërsa komuniteti lokal kërkon zgjidhje afatgjatë për të shmangur bllokimet dhe kaosin në qarkullim.

Denoncimi i qytetarit:

Bllokohet rruga ke xhamia farkes per xhuma. Skan parkim Farka e madhe Çdo te premte ky problem, bllokohet rruga e fshatit

01/05/2026

Në hyrje të qytetit të Elbasanit është regjistruar sot një situatë e rënduar trafiku, e cila ka vijuar prej disa orësh dhe ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët.

Sipas denoncimit të një qytetari, radha e automjeteve arrin deri në 6 kilometra, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe bllokime të herëpashershme në segmentin hyrës të qytetit.

Ka dyshime se fluksi lidhet me 3 ditët pushim të kësaj fundjave ndërsa situata mbetet e ngarkuar dhe trafiku vijon të lëvizë me ritëm shumë të ngadaltë.

Denoncimi i qytetarit:

Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit – radha arrin deri në 6 km. Prej disa orësh është krijuar një trafik shumë i rënduar në hyrje të qytetit të Elbasanit. Radha e automjeteve ka arritur rreth 6 kilometra, duke shkaktuar vonesa të mëdha për drejtuesit dhe pasagjerët.

01/05/2026

Udhëtoni me kujdes!

Address

Tirana
10001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when JOQ Videos posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share