Kryeministria.org është një faqe interneti e mosvarme që u publikua për herë të parë online në mesditën e 28 Nëndorit të 1912. Zyra e redaksisë u vendos në katin e dytë të një vile pasi aty kapte më mirë wirelessi i Qaniut, komshiut përballë.
Webmaster i parë ishte Ismail Qemali dhe adminët ishin rreth 20 delegatë nga e gjithë Shqipëria të cilët kanë hyrën në histori si firmëtarët e parë të borderosë. Shpenzimet e serverit mbuloheshin me kontribute nga biznesmenët e diasporës dhe nga reklamat e Gugëll Pasens dhe ndonjë PPP e vockël.
Që nga ajo kohë faqja numëron 30 milionë vizita patriotike në muaj. Aktualisht janë të punësuar mbi 52 korrespondentë në Shqipëri dhe jashtë saj si në Kamëz, Lazarat, Himarë, etj.
Vizita në këtë faqe dikur kushtonte 1 Frangë në kohën e Zogut, 1 Lek në kohën e Enverit dhe 1 Euro në kohën e Salës por falë reformave tashmë ajo është krejtësisht falas si shëndetësia, (mjafton vetëm të keni paguar faturat e prapambetura të energjisë, ujit, taksat e Bashkisë dhe kontributet shoqërore).
Pyetjet e juaja dhe Përgjigjet tona
Edhe njëherë se nuk e kuptova. Cfarë është kjo tamam tamam?
Përgjigje: Kryeministria.org është thjesht një faqe interneti që publikon artikuj humoristikë duke parodizuar zhvillimet e politikës shqiptare . Artikujt, shifrat, vendimet që publikohen nga kjo faqe edhe pse inspirohen nga ngjarje aktuale nuk duhet të merren si ngjarje të ërteta apo të citohen si zyrtare.
Po nëse unë lexoj emrin e plakut tim në shkrimet tuaja?
Përgjigje: Në shkrimet tona personazhet mbajnë emra të rremë, me përjashtim të rasteve kur parodizohen figurat publike dhe politike. Këta të fundit do ti gjeni të përmendur me emrat e tyre të vërtetë. Cdo ngjashmëri tjetër emrash me personazhe realë apo ngjarjesh është thjesht rastësi e frymëzuar nga fantazia e humorit.
A mund ta vë në gjumë fëmiun tim duke i lexuar gjojna nga faqja juaj?
Përgjigje: Shkrimet tona nuk janë për lexuesit nën moshën 18 vjec pasi mezi i kuptojnë ata që janë 78 vjec.
Pse ka një filxhan kafeje në vend të shqiponjës tek logo?
Përgjigje: Për shumë shekuj në flamur ka qëndruar shqiponja dykrenore e cila gabimisht mendohej si simbol i bashkimit kombëtar. Në fakt, simboli i vërtetë që bashkon shqiptarët nuk është ai shpend parazit por është filxhani i kafesë.
Pikërisht filxhani i bardhë, paqëtues si veladoni i Papës së Romës ka bashkuar shqiptarët në gëzime, hidhërime, rryshfete, marifete, njohje dashurie, lëpirje tradhëtie, leje ndërtimi, mbrëmje diplomimi, etj.
Nëse më vjen frymëzimi a mund tju dërgoj shkrimin tim?
Përgjigje: Pse jo. Ju mund të dërgoni shkrimin tuaj duke klikuar këtu